Opinion / Editorial

Coronavirusi dhe rreziku i përhapjes në Shqipëri

Coronavirusi dhe rreziku i përhapjes në Shqipëri

Përhapja e coronavirusit me shumë shpejtësi në Kinë dhe përhapja e tij në shumë vende të botës pavarësisht masave të rrepta të izolimit dhe të karantinës nga qeveria kineze, tregon virulencën e këtij virusi të ngjashëm me virusin e SARS (Severe Acute Respiratory Syndrome, që u shfaq në Kinë në 2003 dhe infektoi 8098 raste dhe774 ) dhe MERS (Middle East Respiratory Sindrome që u shfaq në vitin 2017 me 2000 raste dhe në 2018; madje dhe më parë në Arabinë Saudite në 2002 nga lakuriqët e natës të infektuar), sepse janë viruse me origjinë zoonotike (nga kafshët) dhe prekin rrugët e frymëmarrjes, me kollë, temperaturë, vështirësi në frymëmarrje, dhimbje fyti dhe fyt i thatë, dhimbje muskujsh, dhe simptoma të tjera jo specifike (https://en.wikipedia.org/wiki/Coronavirus). Ky virus ka simptoma si ato të të ftohtit të zakonshëm dhe në përgjithësi simptomat në fillim janë jo të rënda. Coronavirusi u quajt dhe coronavirus i Wuhan-it, Wuhan, provincë në Hubei, qytet 11 milionë banorë në Kinë, për shkak të shpërthimit epidemik para tre javësh në Kinë. Diagnoza e kësaj sëmundjeje u vendos nga një mjek kinez që punonte në laboratorin virusal në Wuhan, që dha alarmin tek qeveria kineze, e cila në fillim e nënvlerësoi, por pastaj mori masa energjike. Po ky mjek u infektua nga ky virus dhe dje nga ndërruar jetë në spital në reanimacion në Wuhan. Mjeku quhej Dr Li Wenliang, 34 vjeç, oftalmologjist, i cili ishte kritikuar nga qeveria kineze për përhapje paniku që në dhjetor. Teoritë konspirative thonë se coranvirusi është pjesë e një paketë të luftës biologjike, por kjo duhet vërtetuar. Duke qenë se u përhap sipas mjekëve kinezë nga kapja e lakuriqëve të natës dhe gjarpërinjve të infektuar, të cilët përdoreshin për gatime për të ngrënë, ky virus mund të përhapet tek njerëzit nga kontaktet e ngushta nëpërmjet spërklave të pështymës, teshtitjeve, kollës, të cilat hyjnë në rrugët respiratore të njerëzve të tjerë në mjedise të mbyllura, biseda me njerëz të infektuar. Tek kafshët si lopët dhe derrat shkakton diarre, tek pulat dhe zogjtë shkakton probleme respiratore. Nuk ka mjekim specifik me medikamente antivirale dhe as vaksinim për coronavirusin, por vetëm mjekim simptomatik. Deri tani në Kinë, me gjithë masat e marra, janë infektuar deri të mërkurën, të vdekur 636 njerëz dhe të infektuar 31,161 (https://www.aljazeera.com/news/2020/02/chinese-doctor-sounded-alarm-wuhan-coronavirus-dies-200207004935274.html). Në gjithë botën janë prekur dhjetëra shtete dhe janë infektuar 200 vetë dhe 2 vdekje. OBSH lajmëron se sot nuk ka rritje të përhapjes së epidemisë në Kinë dhe në botë për shkak të masave të marra, por e gjithë bota është duke marrë masa për parandalimin e sëmundjes. Po në Shqipëri çfarë po ndodh? Nuk ka të sëmurë me Corona virus deri tani. Është ngritur një komision, i cili drejtohet nga MSH, dhe ISHP, me mjekët më të mirë të Spitalit Infektiv të QSUT, të cilët po zbatojnë ato masa që OBSH ka shpërndarë nëpërmjet komunikimeve zyrtarë. Por në Shqipëri duhen patur disa gjëra parasysh dhe disa masa, të cilat deri tani nuk janë marrë për arsye nga më të ndryshmet, përfshi dhe neglizhencat dhe vonesat në zbatimin e detyrave të vendosura. Një nga institucionet që është nga më të vendosurat për të zbatuar dhe promovuar elementët e parandalimit është Qendra Kombëtare e Emergjencave. Për rrezikshmërinë e coronavirusit do të sugjeroheshin edhe këto elementë shtesë të një emergjence epidemike te mundshme:- rregullimi i dhomave te karantinës me të gjitha pajisjet e nevojshme në çdo doganë ose në një ndërtesë të veçantë karantinë (quarantine-40 ditëshe); -sigurimi në çdo doganë i pajisjeve per matjen elektronike të temperaturës së njerëzve që sapo hyjnë në Shqipëri; -trajnimi i personelit për kontroll të njerëzve; -sigurimi i veshjeve për personelin shëndetësor për t’u mbrojtur nga infeksioni: maska, kapuça, këmbale, kominoshe të veçanta; -vendosjen e sistemit alert nga komisioni që është ngritur për të monitoruar situatën; -ka ekzistuar një spital për sëmundjet e konventës në Sarandë, me të gjitha pajisjet, por më vonë u përdor si spital i ushtrisë. Ndoshta duhet ribërë një spital i tillë edhe si karantinë edhe si spital i veçantë per rastet e epidemive të mundshme. Farmacitë duhet të gjejnë maskat për njerëzit. Ndoshta këto maska duhen shpërndarë falas në popullatë, për t’i mbajtur njerëzit si në autobus, rrugë, madje dhe në shtëpi. Si mjekim mund të përdoren antivirale si: Remdesivir dhe Antimalariku Chloroquine (https://www.youtube.com/ watch?v=pfGpdFNHoqQ). Deri tani nuk ka vaksinë për Coronavirusin. Të sëmurët e dyshuar nuk duhet të shtrohen në Spitalin Infektiv të QSUT sepse aty përbën një rrezik të madh përhapjeje në të gjitha QSUT dhe në Tiranë, por duhet një ndërtesë-spital i veçantë në të cilën Karantina të zbatohej për 14 ditë për çdo person të dyshuar. Shpresojmë që MSH, ISHP, mjekët e nderuar dhe respektuar të Spitalit Infektiv, të zbatojnë porositë e OBSH dhe të insistojnë që të hapet një ndërtesë e veçantë në Tiranë apo dhe jashtë saj për të vendosur të dyshuarit, të cilët do të karantinohen.