BREAKING NEWS

COVID-19/ 6 humbje jete dhe 959 raste të reja në 24 orët e fundit në Shqipëri, ja zonat "më të nxehta"

COVID-19/  6 humbje jete dhe 959 raste të reja në 24 orët e
x
BREAKING NEWS

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i përgjigjet Kurtit: Faleminderit

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i
x
BREAKING NEWS

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë për përjashtimin nga PD të Berishës dhe lëshon paralajmërimin e fortë: Këta të tre janë fatkeqësia më e madhe për çdo shqiptar!

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë
x
BREAKING NEWS

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të fillojmë përgatitjet për ...

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të
x
BREAKING NEWS

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen të gjitha takimet. Zbardhet njoftimi zyrtar

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen
x
BREAKING NEWS

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali Berishën: Ndodhet në vështirësi! Aq i fortë është ai, sa kur kishte përballë Ramiz Alinë...

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e fuqishëm për politikën shqiptare

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e
x
BREAKING NEWS

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan qeverinë “Rama 3”, ja kush abstenoi (EMRAT)

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan
x

Opinion / Editorial

Dadaizmi qeverisës si sukses “fantastik i Rilindjes” nga Rama!

Dadaizmi qeverisës si sukses “fantastik i Rilindjes” nga Rama!

Ka një bazë filozofike qeverisja e Rilindjes. Ajo sigurisht bazën elektorale e ka të socialistëve rrjedhur nga PPSH, por baza kulturore e Rilindjes është modeli tashmë personal dhe kulturor i ideve të Ramës si artist postmodern, por dhe anarkist! Refuzimi i moralit dhe kulturës, por dhe arkitekturës së kohëve të ndryshme në Shqipëri e bën atë realisht një “Dada par exelance”! Nuk mund të them nëse sot është një “Dada” perfeksionist, sepse patjetër ekonomia, diplomacia dhe fitimi politik e financiar janë një botë e madhe kur luhet filozofia, por pikëpamjet “Dada” të kamufluara në politikë janë fantastike te Rama! Më duhet të sqaroj se: lëvizja Dada është një rrymë avangarde që lindi në vitet e Luftës së Parë Botërore. Grupi i parë u formua në Zyrih, por lëvizja u përhap gjithashtu në Francë, Gjermani dhe Shtetet e Bashkuara. Dada-istët janë anarkistë dhe pacifistë. Ata e shohin realitetin dhe historinë si një tërësi kaotike mbi të cilën njeriu nuk ka mundësi të ndërhyjë. Arti është një shprehje e jetës, për këtë arsye, ashtu si jeta, ai duhet të pranojë kaosin dhe të mos kërkojë një parim urdhërues. Vepra e artit duhet të kthehet në jetë dhe të mos shprehë parimet estetike të shoqërisë borgjeze, nuk duhet të jetë objekt i tregut dhe duhet të jetë shprehje e mendimit edhe para asaj të aftësive në përdorim. Kush e themeloi Dadaizmin? Sigurisht një grup intelektualësh dhe artistësh europianë, mes tyre poeti rumun Tristan Tzara. Dadaizmi pra: kuptimi, veprat dhe eksponentët e lëvizjes kulturore të lindur me manifestin e Tristan Tzara të vitit 1918 dhe që përfshin Duchamp midis artistëve. Sigurisht hipokrizia dhe morali borgjez ishin një nga objektivat më të mëdhenj të Dadaizmit dhe për këtë arsye nuk mendoj se Tzara ose dadaistët e tjerë do të ishin skandalizuar nga vulgariteti në politikë. Por ndoshta as ata nuk do të kishin sulmuar kundër konformizmit të - politikisht korrektëve. Arma e dadaizmit nuk është sulmi frontal, por ironia - në një kuptim dadaizmi është shumë aristokratik nga kjo pikëpamje. Një parim i rëndësishëm ishte ndalimi i marrjes seriozisht të kulturës dhe moralit borgjez. Unë besoj se dadaisti do të kishte parodizuar moralin dhe imoralitetin aktual politik në të njëjtën kohë, duke nxjerrë në pah hipokrizinë e tij të thellë. Dadaizmi është një lëvizje artistike dhe letrare e lindur në vitin 1916. Meqenëse nuk donte të kristalizohej në një formë të vetme ekspresive, është pothuajse e pamundur të japësh një përkufizim të Dadaizmit. Në përgjithësi, megjithatë, rryma konsiderohet anti-borgjeze dhe anarkiste, arti i dada i pakuptimtë, i çmendur dhe i shfrenuar. Po dhe filloi te Kabare Volteri.

Në vitin 1916, Lufta e Parë Botërore shpërtheu në të gjithë Europën. Arti kishte pak hapësirë për t’u shprehur. Shumë artistë dhe intelektualë ikën në Zyrih, në Zvicrën neutrale, ku mund të krijonin të ashtuquajturin art të mërgimit. Qyteti ishte atëherë epiqendra e avangardës europiane. Fjala "dada" do të thotë kalë druri. Dadaizmi ishte kundër luftës dhe rregullave borgjeze. Dadaistët po kërkonin një art që do të shëronte dhe çlironte njerëzit nga çmenduria e kohës. Ndërsa lufta tërbohej në pjesën tjetër të Europës, dadaistët eksperimentuan me stile dhe mjete të ndryshme, duke protestuar në mënyrën e tyre (me marrëzi, humor dhe ironi) kundër çnjerëzimit dhe mizorisë së luftës. Këtë punë po bën dhe vazhdon të bëjë Edi Rama në politikën dhe kulturën filozofike shqiptare! Po lëmë jashtë korrupsionin dhe sundimin gjysmë tiranik të tij për faj të opozitës bolshevike kryesisht, por Rama po shkatërron “borgjezinë e mbetur” të PS-së dhe PD-së të trashëguar nga PPSH-ja si nëna e tyre e dikurshme! Ai shkatërroi PS-në si detashment politik revolucionar dhe shkatërroi PD-në si batalion bolshevik mbas Berishës! Rama urren artin e krijuar përgjithësisht në socializëm dhe atë post modernistin si imitim ndaj botës që është sot! Ai urren “borgjezizmin” e vilave italiane dhe po ashtu urren pallatet idiote të komunizmit - po kaq idiot shqiptar! Për ide të tij, ato hidhen në tokë të gjitha! Kështu sigurisht mendoj unë filozofikisht, por bashkoje këtë ide timen me interesat financiare të betoneve dhe konkluzioni del qartë mbi “dadaizmin” politik të Rilindjes Dada, që ka tashmë nën sundim dhe komanda - Edi Rama! Ai urren tradicionalen në arkitekturë (ose zakonoren) dhe sigurisht këtë e tregon banesa e tij në Surrel si imitim i të gjithave dhe jashtë tyre konceptualisht! Nuk ka gjë që kullat e malësive shemben dhe tradicionalja rrënohet si fakt –shitmendje shqiptare! Po ashtu “borgjezja” në veshjet e politikës, fashion e saj! Urrehet nga Rama një traditë e tillë gjysmë bolshevike dhe gjysmë moderne në Shqipëri! Kërkon rregull dhe prish vetë rregullin, sepse anarkizmi rebelues është karakteristikë artistike dhe kulturore e tij! Do kontroll dhe anarkizmi i tij nuk lejon kontrollin normal mbi territorin. Do shtetin dhe nuk e bën atë, për shkak të anarkizmit artistik të tij. E për këtë gjë është i suksesshëm në politikë! Është më i elaburuari në fjalë dhe anarkist i plotë në vendimmarrjen si politike dhe filozofike, duke pasur sukses në post interpretim të veprimeve të tilla të tij! Një shoqëri gjysmë mesjetare dhe gjysmë folklorike me karakteristika anarkiste si jona e do një tip si Rama kur bën “dada-izmin” e tij politik dhe filozofik në vitin 2021! Nuk e kuptojnë, por e pranojnë! Rama nuk do as Tiranën folklorike të qerpiçit dhe as atë borgjeze të Italisë dhe Zogut, por as atë të shëmtuarën si ndërtesa të Enverit! Ai do të ndërtojë Tiranën e interesave të tij ekonomike me “dada-izmin” si refuzues i atyre vlerave para Ramës! Rama urren mënyrën e trashëguar të baballarëve si në mendim dhe të folur! Nuk e do! Këtu ai është plotësisht dada-ist! Por artin, ai e ka me politikë dhe kur bën art është sërish politikan! Ai drejton si politikan dhe artist njëkohësisht dhe padyshim të dyja përbëjnë bazën e tij filozofike! Askush në opozitë nuk e ka kuptuar e aq më shumë konceptuar se si mund të sillesh me një individ të tillë që kërkon të çrrënjosë gjithçka që ishte përpara përfshi dhe pjesë të mëdha të artit dhe kulturës, por dhe mendimit estetik apo etikës, e moralit në përgjithësi! Në këtë pikë veprimi i tij i nxitur nga arti është i paparashikueshëm politikisht! E ky është dhe momenti arrogant i madh i tij. Ai i quan idiotë të gjithë përpara tij që mbajnë një qëndrim moral apo politik “vijëzor” apo racional vlerash qoftë dhe proporcional me një politikë korrekte. Më tepër respekton xhahilë që nuk kanë respekt as moral dhe as parime, mjafton të jenë të suksesshëm në jetë! Po dhe që mund të kenë qenë trafikantë apo të super korruptuar, mjafton që të kenë bërë sukses në jetë. Ai i do ata shumë më tepër se njerëzit që janë “political correct” sepse për të morali borgjez është armik. E ky është suksesi i tij me Rilindjen e sotme.