BREAKING NEWS

Fillon sëpata e SPAK mbi familjarët e Berishës, Shkëlzeni thirret si dëshmitar për “Gërdecin”, ja faksimilet që e fundosin, zbardhen provat që tregojnë djalin e “non gratës” si pronar në hije të biznesit të vdekjes, si i vendosi ministrat nën urdhrat e...

Fillon sëpata e SPAK mbi familjarët e Berishës, Shkëlzeni
x
BREAKING NEWS

Deklarata e SHBA për “non-gratën” dhe kërcitja e prangave për familjarët e tij “tërbojnë” Sali Berishën, kreu i “Foltores” akuza, kërcënime dhe sulme ndaj SPAK

Deklarata e SHBA për “non-gratën” dhe kërcitja e
x
BREAKING NEWS

Fillon “hemorragjia” te grupi i dezertorëve të PD, Dash Sula, Lefter Gështenja dhe “rapsodi” Gjekmarkaj distancohen nga Sali Berisha pas ultimatumit amerikan

Fillon “hemorragjia” te grupi i dezertorëve të PD, Dash
x
BREAKING NEWS

Plas sherri në çetën anti-amerikane, Berisha i pret shpresat Bardhit për Sekretar të Përgjithshëm, deklaron se Noka është numri 2, “Foltorja” presion Gjykatës së Lartë për vulën para se të krijojë parti të re

Plas sherri në çetën anti-amerikane, Berisha i pret shpresat
x
BREAKING NEWS

Çfarë ndodhi në SHBA midis Yuri Kim dhe Edi Ramës, pse kryeministri shqiptar censuroi takimin me ish-ambasadoren amerikane?

Çfarë ndodhi në SHBA midis Yuri Kim dhe Edi Ramës, pse
x
BREAKING NEWS

Rëndohen pozitat e Edi Ramës në SHBA, McGonigal pranon akuzën e ryshfetit 225 mijë USD për lobimin e kryeministrit shqiptar, ish-agjenti i FBI rrezikon 5 vite burg për dosjen shqiptare

Rëndohen pozitat e Edi Ramës në SHBA, McGonigal pranon
x
BREAKING NEWS

Pagat 900 euro në shtet, zbardhet kalendari i rritjes së rrogave në sektorin publik, ja kur do ta përfitojnë shtesat mësuesit, policët, ushtarakët, mjekët dhe infermierët

Pagat 900 euro në shtet, zbardhet kalendari i rritjes së rrogave
x
BREAKING NEWS

McGonigal pranoi akuzat për lobim kundër PD-së, Basha del me reagimin e fortë: Sali...

McGonigal pranoi akuzat për lobim kundër PD-së, Basha del me
x

Opinion / Editorial

Dalja në pension e Mitt Romney dhe “elita e vjetër” politike shqiptare

Dalja në pension e Mitt Romney dhe “elita e vjetër”

Dalja në pension e një personi është një eveniment jashtëzakonisht shumë i rëndësishëm për të dhe familjen e tij, sepse për atë kurorëzohet me sukses një karrierë e gjatë në punën e tij dhe në profesionin e tij. Është kurorëzimi i të gjitha mundimeve dhe vuajtjeve dhe uljeve dhe ngritjeve, por edhe sukseseve të arritura gjatë jetës së tij profesionale. Ky është një moment, kur njeriu reflekton dhe mediton për gjithçka të arritur dhe për ato, që nuk ka arritur. Si në çdo fushë të jetës edhe në fushën e politikës vjen një moment, kur një politikan thotë: MJAFT! Këto ditë në shtypin botëror po flitet shumë për senatorin amerikan republikan Ëillard Mitt Romney, një ndër zërat më të fuqishëm dhe një ndër politikanët më potentë të Partisë Republikane Amerikane, i cili njoftoi tërheqjen e tij nga politika aktive (Një veprim të zgjuar prej një burri shteti.) Për ata, që nuk e njohin, senatori nga Utah ka qenë guvernator i shtetit të Masaçusets nga viti 2003 deri në vitin 2007, si edhe kandidati zyrtar për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në zgjedhjet presidenciale të vitit 2012, ku ai humbi përballë kandidatit të Partisë Demokratike Amerikane Barack Obama. Karriera e tij në politikën amerikane ka zgjatur diku rreth 20 vitesh, një karrierë me ulje dhe ngritje. 76 vjeçari Romney i tha mjaft politikës aktive, sepse mendonte, që kishte ardhur koha, që politika amerikane ka nëvojë për një gjak të ri politikanësh të rinjsh amerikanë, të cilët sipas tij do ta çonin më larg SHBA-në dhe supremacinë e saj botërore. Ai me veprimin i dha mesazhin kastës së vjetër amerikane, që të tërhiqeshin njëherë e mirë në pension dhe të ishin vëzhgues jo aktivë, sepse ata nuk janë personat e duhur në momentin e duhur dhe në çastin e duhur. Ai me veprimin u dha mesazhin brezit të ri të politikanëve amerikanë, që të ngrejnë zërin e tyre dhe të shprehin lirshëm dhe fuqishëm pikëpamjet dhe mendimet e tyre për të riformësuar si duhet strukturën e politikës amerikane në shekullin e ardhshëm. Sipas tij Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka nevojë për një elitë të re udhëheqësish për të përballuar ashtu siç duhet sfidat politike, ekonomike dhe shoqërore të saj dhe të botës në përgjithësi dhe brezi me mentalitet të vjetër nuk është i aftë të marri vendimet e së nesërmes. Senatori karizmatik Mitt Romney do të mbahet mend për përpjekjen madhore, që bëri në vitin 2004 për të bllokuar vendimin e Gjykatës së Lartë të Shtetit për martesat e të njëjtit seks duke amenduar në këtë mënyrë kushtetutën, e cila e kufizonte martesën midis një burri dhe një gruaje. Ndërsa një pikë tjetër e fortë e udhëheqjes nga ana e tij e shtetit të Masaçusets ka qenë balancimi dhe sufiçiti ekonomik i buxhetit të këtij shteti. Mitt Romney i përket kastës së politikanëve, që besonin fort tek idealet e republikanizmit modern dhe ai iu kundërvu populizmit anakronik të Donald Trump. Madje ai votoi pro ngritjes së akuzave kundër Donald Trump. Gjithashtu ai ka këshilluar tërheqjen e Trump-it nga fushata e ardhshme presidenciale amerikane, me idenë e vendosjes së një kandidati të ri në moshë, por më shumë të ri në mendimet dhe idetë avangarde, shumë të nevojshme për momentin, që po kalon SHBA-ja sot. Por le të kthehemi tek realiteti ynë i zymtë politik. Çfarë shembulli jep ky rast i senatorit Romney për kastën tonë „të vjetër dhe të re” politike? Politikanët tanë po vegjetojnë prej dekadash në fronin e politikës shqiptare. Ata janë politikanë, që kujtojnë dhe e mbajnë veten, se janë të pazëvendësueshëm dhe që nuk mund të arrihen nga brezi i ri. Gjithmonë thuhet dhe kërkohet me forcë nga populli shqiptar ardhja në pushtet e brezit të ri të politikanëve shqiptarë, të cilët janë me mentalitet dhe mendime të reja, të cilët janë të shkolluar në universitetet më të mira botërore Ata duhet të përçojnë drejt të ardhmes idetë avangarde dhe të përparuara, sepse bota, njerëzimi dhe teknologjia po përparojnë çdo ditë e më shumë. Brezi i vjetër i politikanëve të moshuar, por edhe ata, të rinj në moshë” me mentalitet të vjetër, duhen larguar një orë e më parë, sepse po e bukosin Shqipërinë dhe të ardhmen e saj. Po çmontojnë vlerat vitale të popullit tonë dhe po montojnë tek të rinjtë dhe të rejat frymën e pesimizmit dhe të paaftësisë për të ecur përpara vendi ynë. Ata na janë kthyer në despotë, satrapë dhe në monarkë me pushtet të pakufizuar, që nuk mund të gjykohen, por vetëm, që gjykojnë të tjerët. Me tërheqjen tuaj nga politika aktive i bëni nder vetes tuaj dhe Shqipërisë të vuajtur prej dekadash. Prandaj populli shqiptar ka vetëm një kërkesë imediate për momentin dhe për të ardhmen e Shqipërisë: Shikoni dhe mësoni nga përvoja botërore. Zbatojini ato tek vetja juaj!