Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Danke herr Edi! Stadiumit emrin do ia vëmë..... “Adolf Hitler”!

Postuar: 16/11/2019 - 07:21

Është një ulërimë e madhe, është një gjëmë pa përmasa, është një apokalips dhe përmbysje rrënjësore, një vrasje e pamëshirshme e shpirtit të shqiptarit këto tridhjetë vjetët e fundit. Shansi dhe fati i mirë mund t’i qëllonte një partie me karakter të theksuar radikalist të djathtë për të ardhur në pushtet, e cila do të manifestonte jo vetëm hakmarrjen, por dhe urrejtjen klasore, ndaj atyre të cilët me armë në dorë dikur i patën luftuar dhe që finalja e tyre dihet se ikën bashkë me okupatorin me bishtin në shalë. Ata mund ta kishin të drejtën morale, kundër heronjve, dëshmorëve dhe ish-partizanëve, pavarësisht se lidhjen e tyre dhe bashkëpunimin me armikun e kanë shitur dhe vazhdojnë ta shesin si patriotizëm të kulluar (sikurse ishin zërat e ish-kuislingëve brenda PD në fillesat e saj). Për fatin e mirë të tyre, për kohën që u erdhi, apo më saktë që jua u sollën (sepse po të ishte për ta edhe 1000 vjet të tjera të kalonin, kurrë nuk do të mund ta përmbysnin dot pushtetin e popullit), pra qenia e tyre klasore në drejtimin shtetëror, do të përligjte çdo veprim, çdo sulm me karakter anti-socialist, anti-komunist dhe për rrjedhojë shembjen e busteve, shtatoreve, memorialëve, shembjen dhe falsifikimin e historisë, përmbysjen tërësore të tyre nga ku heronjtë do të dilnin tradhtarë dhe anti-atdhetarë, teksa tradhtarët dhe një pjesë e veladonëve të zinj u shpallën dhe vazhdojnë të shpallen të tillë, në emër të demokracisë, që asnjëherë nuk u vendos duke i lënë me gisht në gojë gjithë shqiptarët! Në emër të demokracisë? Po si është e mundur, që një forcë e tillë politike si Partia Socialiste edhe pse populli e di mirë, që ajo është e distancuar nga çdo gjë me karakter socialist, të ndërmarrë veprime me karakter anti-demokratik, anti-shoqëror dhe anti- atdhetar? Ka plotë vende sot në botë, të cilat ende nuk e kanë provuar rendin socialist, ose socializmin, që do të thotë se në këto vende në fuqi është borgjezia, por ama heronjtë e dëshmorët e tyre që kanë rënë për Atdheun, i kanë në Altarin e Lirisë dhe u përulen në gjunjë, gjakut të derdhur të martirëve të tyre. Për fatin e keq edhe vet amanetin e arkitektit të tradhtisë, kapobandës socialiste, Ramiz Alia, kjo parti nuk e bëri realitet asnjëherë. Ai i porosiste se vërtet do ta kthenin timonin, por ama do t’i ruanin vlerat e socializmit dhe gjakun e dëshmorëve. Në fakt, porosia e tij në thelb do të kishte një kontradiksion të madh dhe do të ishte njëkohësisht edhe antifilozofike. Do të ishte e tillë, sepse çdo lloj përmbysje klasore, shoqërohet me përmbysje politike ideologjike, me përmbysje të marrëdhënieve ekonomike dhe etiko-morale. Ramizi këtë gjë edhe pse pati studiuar në Moskë, ose e pati harruar, ose e bëri enkas, për të atrofizuar trurin e asaj mase të popullit, që në të ardhmen ta kishte përsëri me vete dhe të mos i ndodhte ajo çka i ndodhi Çausheskut të Rumanisë, të cilin brenda dy orësh e arrestuan, gjykuan dhe pushkatuan sëbashku me Elenën, në ditën e Krishtlindjeve të vitit 1989. Natyrisht që Ramizi me tradhtinë e tij, si dhelpër e dredhive politike, kërkonte që të ruhej edhe imazhi “i mirë” dhe të bëhej i pëlqyeshëm për dy klasat, si për atë sunduese dhe për atë që vuante sundimin, porosi kjo, që u tentua të zbatohej që nga F.Nanua, i cili tërë kohën ngeli i gjunjëzuar e deri te Edi Rama, i cili vërtet rri drejt e flet shtrembër, por dhe shquhet si mjeshtër i karagjozllëqeve anti-kombëtare. Për hir të së vërtetës, brenda kësaj partie ka një plagë të rëndë e të dhimbshme, që çdo ditë e më tej, shoqërohet me plasaritje të madhe, ka një kontradiktë të brendshme të vetë partisë, që është ajo midis bazës së saj shoqërore dhe parisë borgjeze të saj. E para, pra baza e anëtarëve të saj, sëbashku me elektoratin e vet, është trashëgimtare e vlerave më të mira e të mëdha të popullit tonë. Ajo (pra baza e saj) në mënyrë kategorike nuk mund të pajtohet madje dhe revoltohet me veprimet e Parisë së Partisë së tyre, e cila vazhdimisht, por dhe në mënyrë të zbutur e deri te ato më flagrantet e të hapura, ka filluar atakimin pikërisht të këtyre vlerave, duke filluar jo vetëm me nëpërkëmbjen e heronjve dhe dëshmorëve, por dhe të vet Luftës së lavdishme Nacional-Çlirimtare, të rindërtimit të vendit, të reformave me karakter demokratik e deri te ngritja e veprave madhore që dhe vetë bota përparimtare e asaj kohe na i kanë vlerësuar si arritje. 

Pra baza e kësaj partie këto i vlerëson me të drejtë, teksa udhëheqja e saj u është larguar dhe haptazi i ka tradhëtuar. Këto ishin arritje, dihet se u drejtuan nga PKSH-ja, por mbi të gjitha nga puna dhe shpirti energjik i popullit tonë. Ja që vlerat e tyre pikë së pari u atakuan nga vet PS (më vonë dhe LSI-ja si bijë plangprishëse e PS-së). Ata sulmin e filluan ndaj çdo arritje madhështore të popullit vetëm e vetëm se ato i kishte udhëhequr Enver Hoxha dhe PKSH-ja. Çështjen e luftës kundër arritjeve dhe ndërtimit të socializmit në fushën ekonomike, ata e kishin më të lehtë për ta atakuar sepse ishin autorët e tradhtisë. E kishin më të lehtë, sepse shfrytëzuan me sukses tradhtinë e tyre duke sabotuar gjendjen ekonomike e për ta çuar atë në pikën aq të rëndë e kritike sa që ta kishin të lehtë revoltën nga poshtë të popullit dhe kjo gjë u arrit në bashkëpunim me reaksionin n/kombëtar, duke ja faturuar njëkohësisht këtë dramë Enver Hoxhës. Nëse ne do kalonim për një moment në “skanerin e kujtesës” Kongresin e 10 të konvertimit të PPSH në PS, do të vërenim se tërësisht anëtarët e këtij Kongresi famëkeq, na qenkëshin ish-drejtues të lartë të KQPPSH, ish-deputetë të Kuvendit, ish-poetë e shkrimtarë me vetura mbas bythe, e deri te sekretarë të komiteteve të partisë si G.Ruci apo ministra të të dy kohëve si Gjinua i partizanit, “Goliku” etj. etj. Kështu që çështjen e sabotimit ekonomik të maskuar, ata e kishin të lehtë për ta kapërcyer, sikurse e kapërcyen, duke shpallur si burim të të gjitha të këqijave Enver Hoxhën dhe komunistët idealistë e të ndershëm. Ajo që do t’i vendoste në siklet të madh këta birbo, do të ishte qëndrimi ndaj Luftës Nac-Çl, i kësaj epopeje të lavdishme të popullit tonë, që për fat të saj (PS dhe partive të tjera të ashtuquajtura të majta) u erdhi në ndihmë Partia Demokratike e cila, shkuli me themel heronj e dëshmorë, ajo atakoi direkt Luftën Nacional-Çlirimtare duke e konsideruar si një luftë vëllavrasëse dhe gjithë gjeneralët tanë të brigadave partizane i konsideronte kriminelë, pa folur këtu që dhe datën e çlirimit, 29 Nëntorin e njehsonte me atë të popujve të Jugosllavisë. Vërtet PS-ja kishte raste që i dilte në “mbrojtje” të vërtetës historike, por ama ajo këtë e bënte me gjysmë zëri, për të mos e zemëruar elektoratin e vet, sepse ndryshe nuk e merrte dot pushtetin dhe kolltukun që ajo e ka aq fort për zemër. Asnjëherë e theksoj se asnjëri nga drejtuesit më të lartë të PS-së, kurrë dhe për asnjë moment nuk e kanë marrë në mbrojtje dhe publikisht e pa frikë, epopenë e lavdishme të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare, përkundrazi i janë trembur asaj si “djalli prej temjani”. Përkundrazi dhe kur i ngrihej monumenti e rehabilitohej Zogu me Bulevardin e parë, apo dhe kur Geraldina bashkëpunëtore në vjedhjen e floririt (si Mony -Mony e Lilit) do të na bëhej “drejtoreshë nderi” e një spitali dhe kur pinjolli i parë dhe i fundit i tyre, do parakalonte me bomba në mes të Tiranës, paria e Partisë Socialiste do të pajtohej me këto veprime edhe pse bënte sikur të ishte kundër. Ajo nuk ka qenë kurrë kundër tyre, sepse nëse do të ishte ashtu do të kishte zhdekretuar të paktën njërën prej tyre. Asnjëherë e theksoj përsëri, se asnjëherë nuk e pamë PS të organizonte një demonstratë masive për të mbrojtur vlerat e mëdha me karakter atdhetar, që kanë të bëjnë me luftën partizane me fitoren e saj që u sulmua në mënyrë të vazhdueshëm nga regjimi berishian. Përkundrazi ata nga taktika e qëndrimeve pasive ndaj veprimeve të partisë neo-fashiste të Berishës, si për xhelozi ndaj saj, kaluan dhe vet në veprime konkrete e aktive, sikurse ishte rehabilitimi i kryeballistit M.Frashëri e deri të ç’emërtimi i stadiumit me emrin e heroit të popullit “Q.Stafa” e deri te një palo institut, i vetmi i llojit të veçantë ndofta në gjithë rruzullin dhe që kjo PS na e mban në këmbë. Po kush i ka mbrojtur ata dëshmorët, heronjtë dhe luftën tonë? Së pari ka qenë vet akti i tyre madhor ndaj dhe ata janë përjetësuar në këngë, në valle, në art, në kulturë dhe ndaj populli i ka mbajtur dhe ruajtur si thesar në zemrën e vet. Kanë qenë njerëzit e ndershëm, ish-partizanët e formacioneve të brigadave sulmuese, ish-veteranë, (që sot kjo kupolë e PS i përbuz e i nëpërkëmb), kanë qenë familjet e dëshmorëve, të rinj e të reja intelektualët kurajozë dhe organizma të tjera progresiste, të cilat me ndjenjë qytetarie dhe atdhedashurie e kanë ngritur dhe vazhdimisht e ngrejnë zërin e tyre ndaj tradhtisë që po na bëhet. Aktet e fundit të tyre duke dekretuar se firma që do të merrte përsipër ndërtimin e këtij stadiumi, në këmbim të favorit ekonomik, do të kishte të drejtën edhe t’i vendoste emrin që do të dëshironte është sa diskriminuese aq dhe foshnjarake. Ju pyes juve krymisri im (më falni kryeministri im): Po sikur të vinte një naziskin i pasur gjerman dhe të të thoshte: Danke herr Edi! E ndërtoj unë, bile ju fal dhe disa miliona Euro, por të lutem mos më kundërshto sepse e kam për nder t’ia vë emrin “Stadiumi Adolf Hitler”. Pra si do vepronit ju z. kryeministër?! Apo do ja kaloje topin Salës, si personi i aftë për akte të tilla? Ai do e bënte vërtet sepse ty të është mirënjohës për ngushëllimin që i bëre me rastin e Gërdecit. Ishe i vetmi që “i hodhe cigare teksa popullit i digjej mjekra”. Nuk e thonë kot: “Mendja ndërton kalanë..... por dhe mendja ta bën hatanë”! Ruaje o zot kryeministrin tonë, për të mirën dhe lirinë e Shqipërisë e të shqiptarëve! Vdekje tradhtarëve!

(Oreeee miqtë e mi lexues, pse kjo parullë mua sot, sepse më duket me një ngjashmëri të çuditshme, me atë të ballistëve?!)

 

Nga Ylli Meçe

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 08/12/2019 - 07:54

Pas leximit të librit “Blloku” njerëz të fushës së letrave, mes të tjerave vunë në dukje sidomos faktin që libri lexohej me interes ngaqë ishte i shkruar mjaft bukur, pra të jepte një shije të mirë leximi.

Postuar: 08/12/2019 - 07:50

Në këto tri dekada që pas përmbysjes së sistemit komunist, për herë të parë ndodh një rokadë norm

Postuar: 08/12/2019 - 07:48

Tërmeti i 26 nëntorit krijoi jo pak viktima, trauma që zor se kanë për t’u harruar, por gji

Postuar: 07/12/2019 - 07:15

Është praktika më normale që një kryeministër dhe çdo qeveritar të takohet me qytetarët nga më i

Postuar: 07/12/2019 - 07:14

Kaluam një tragjedi të madhe, me humbje jetësh e materialesh, që nuk përshkruhen dhe as nuk harro

Postuar: 07/12/2019 - 07:12

Sipas vlerësimit nga shkencëtarët, në botë për çdo ditë ndodhin mijëra tërmete të intensiteteve t

Postuar: 07/12/2019 - 07:08

Vazhdon të rezultojë si një pyetje e rëndësishme ajo që tundon të gjithë: A mund të riparojnë dëm