BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Dashuri në protestë me urrejtje për pushtet

Dashuri në protestë me urrejtje për pushtet

Dashuria mes PD dhe LSI-së nuk është aspak reale. Është një dashuri me shkuesi. Një lidhje nga halli. Një bashkëjetesë konfliktuale. Më së shumti një marrëveshje mes dy “bosave” që ka synim vetëm shtimin e numrave dhe përpjekjet për t`u dukur një opozitë e stërmadhe. Dhe kjo nisur nga numri i partive. Kjo sasi realisht nuk është fuqi. Nuk është ndryshim. Tek e fundit nuk janë numrat që i japin forcë frontit të bashkuar opozitarë. Zgjedhjet e përgjithshme të qershorit 2017 treguan fare qartë sa pa vend dhe boshe tingëllojnë listimi i partive që i bashkohen PD-së në kauzat e saj, ashtu sikundër është një butafori pa fillim e mbarim përpjekja për ta shitur frontin e opozitës të stërmadhe. Sikur në këtë front janë bashkuar një numër i pafund partish dhe liderësh që kanë pas tyre fuqi të shumta njerëzore. Të gjithë e njohim megalomaninë e opozitës kur flet në emër të popullit. Kur paralajmëron për protestën më të madhe, atë të radhës. Duke barazuar partitë në opozitë me tërë shqiptarët. Populli e ka në dorë thotë Basha. Populli e rrëzon Ramën. Pretendim që i bën opozitarët tanë, llogaritarë të rëndomtë që ne llogaritje përdorin jo matematikën për numrat, fantazitë e imagjinatën e shfrenuar për t`u shitur si një fuqi e madhe. Po sa real është pretendimi opozitar? Sa i vërtetë është deklarimi se përfaqëson vërtetë një forcë imponuese ndaj mazhorancës dhe se qeveria duhet t`i përulet e t`i bëjë çdo lëshim që do opozita? Të ndajë pushtet në tavolinë. T`i lëshojë pa votë qeverinë. Sa realiste është opozita që kërkon ndryshim pushteti brenda 4 muajve? Dhe siç e keni vënë re, asnjëherë nuk flet për zgjedhje, po për qeveri të tavolinave të kompromiseve, siç ishte dhe ajo e 18 majit që pasi u bë, u sha, u anatemua dhe mallkua si faji më i madh dhe veprimi më i pamenduar i Bashës.

Viti kalendarik ka ndryshuar, skema e veprimit opozitar është po ajo e një viti më parë. Fjalori po ai. Mburrja e njëjtë. Deklaratat si fotokopje. Kauzat false. Ashtu siç janë të njëjta edhe deklaratat që ka vënë objektiv të protestës, opozita jonë. Tërë përpjekja opozitare dhe kombinacioni më ri PD-LSI synon të krijohet ideja në masat e gjera të shqiptarëve se jemi para një ndryshimi historik. Se populli duhet të shpresojë që fronti i bashkuar opozitar do sjellë përparimin dhe ndryshimin. Se “qeveria antimafia” e projektuar nga Basha e Monika, identike me atë të një viti më parë që kërkohej qeveri teknike do ndryshojë brenda ditës tërë fatin e shqiptarëve. Dhe këtë e “garantojnë” forcat e bashkuara që sot janë në opozitë: PD, LSI, PDNJ, PDK, PA e ca parti të tjera që u njohim kryetarët, po nuk ua kemi parë kurrë anëtarët. Dhe qershia mbi tortë e këtij bashkimi janë miqtë deri dje armiq, PD dhe LSI. Edhe pse kujtesa më e afërt, evidenton përplasjet e thella në prag zgjedhjet e qershorit 2017. Tërë bataret e sharjeve dhe demaskimeve mbi LSI si një parti që u vodhi pushtetin demokratëve që u nxiu biografinë gjatë viteve në pushtet dhe sot kërkon të marrë flamurin e protestave për të treguar se është ajo fuqia e ndryshimit, fuqia e parë, se është ajo shpirti i revoltave, se janë anëtarët e saj që qëndrojnë në ballë të lëvizjeve kundër qeverisë. Të pafrikësuarit. Grupi i sulmit. Shpirti kryengritës. Po nëse zhurma për një bashkim dhe veprimtari të ngushtë dhe me qëllime të njejta mes PD dhe LSI-së dhe përpjekja për ta paraqitur si muaj mjalti sikur të jenë jo dy, po një parti, sikur atë që thotë njëra e vulos dhe e firmos tjetra është sa e gënjeshtërt aq edhe irreale. Në dukje, në simbolika e polemika në debate shfaqen sikur mes dy forcave opozitare që janë bashkuar pas plagës së rëndë të 2013-ës, ku LSI u largua tinëzisht dhe rrëzoi qeverinë e PD-së, duke ikur drejt një dashurie të re me PS-në, rikthimi në dashurinë e parë nuk është aq rozë. Zërat për mospajtim me LSI-në në protestat e opozitës, lufta kundër ndarjes së meritave, bërrylat kundër bashkimit, etiketimet dhe frika për marrjen e elektoratit janë shtuar. Debatet për një afrim që nesër pasohet me rrjedhje të elektoratit në kërkim të një vendi pune në SHPK- LSI, janë shtuar. Ato nxiten nga të gjitha anët. Kryetari Basha kërkon prova nga LSI. Ai pret që kjo parti të kalojë provën e zjarrit. Pritshmëria është 27 janari. Nuk e dimë nëse pret që militantët e LSI-së t`i tregojnë sinorin qeverisë. Ngazëllimi i Bashës është që 27 janari të prodhojë 21 janarin e vitit 2011. Atëherë kur urdhrat i jepte vetë. Po më së shumti paralajmërimet vijnë nga zëra realistë që i thonë të vërteta në sy. Kështu, Kulluri, anëtar i asamblesë kombëtare të PD-së i kujtoi, Bashës se para zgjedhjeve ai e sulmoi fort LSI-në dhe më pas kërkoi falje se ishin ata që e larguan PD nga pushteti. Aleati i PD-së, Dashamir Shehi i dërgon sinjale partisë që e bëri deputet se duhet të ketë vëmendje ndaj manovrave të LSI-së. Se do i rrëmbejë vota, aq sa mos të vijë në pushtet. Në të njejtën linjë është edhe Agron Duka i PA-së. Zëra kritikë ka jo vetëm në qendër, por edhe në bazë. Dhe kjo se janë ata që kanë provuar mbi shpinë pragmatizmin e anëtarëve të LSI-së në bashki, në komisione e në institucione. -Na nxiu LSI. Na bëri pis pangopësia e tyre, - thonë me zë të lartë demokratët që e duan vërtetë këtë parti. Për t`i qetësuar edhe pse nuk është realist, Lulzim Basha kërkon t`i relaksojë të tijtë se sot është koha që LSI të jetë me PD krah për krah në protesta se duhet bashkim. Dhe kanë një qëllim. Të rrëzojmë qeverinë “Rama”. Dhe këtë objektiv e paraqesin aq të thjeshtë, thua se do përmbysin një kukull në rërë. Se cilat armë do vërë në funksion opozita për rrëzimin e qeverisë mbetet, për t`u parë. Sa më egër të demostrojë. Sa më eksese të tregojë. Sa më shumë të thyejë e dëmtojë, aq më shumë populli do ta largojë. Shqiptarët nuk mund të pranojnë logjikën opozitare. As alibitë e një opozite telendare. Qytetarët shikojnë përtej perdes që përpiqet të vendosë opozita. Militantët e LSI-së, ia kanë mbushur mendjen Bashës se janë në gjendje të konfrontohen. Të godasin e terrorizojnë. Dhe për këtë, kuvendin e 18 dhjetorit i kujtojnë. Ata i japin “guxim” më shumë militantëve të PD-së në vijën e parë të sulmit edhe në goditjen e institucioneve. Dhe justifikimi i Bashës për afrim me LSI-në është se tani erdhi koha që opozita të tregojë forcë. Nesër për pushtetin do shikojmë e do veprojmë. Do bëjmë llogari. Çfarë dhashë unë e çfarë dhe ti. Kësaj i thonë as më shumë e as më pak. Dashuri në protestë, shumë urrejtje në pushtet. Të llogarisim militantët e LSI-së si ushtri, si fuqi, si bashkim numrash,- thonë demokratët,- sa për ndarjen e pushtetit do shikojmë dhe nuk do tolerojmë. Dhe hilja e liderit të PD-së është kaq e lexueshme dhe pa sens sa edhe fëmijët e kopshtit nuk e marrin referencë. Në llogaritjet që bën PD, harron se LSI është parti dhjetra herë më ambicioze se PD. Dhe antarësinë e vet e ka afruar së pari me punësime. Dhe nuk është aq naive që të kontribuojë në protesta e të mos llogaritë thelat e pushtetit. Dhe sa ambicie ka kjo forcë politike për kolltuqet qeveritare e ka treguar në gjithë këto vite që ka bërë koalicione dhe nuk është mjaftuar me racione, por ka kërkuar të jetë zotëruese e dikastereve më të rëndësishme e fitimprurëse. Ndaj miklimi për ta bërë aleate në protesta dhe për ta larguar e mënjanuar nesër nga pushteti, është jo vetëm hipokrizi, por edhe mungesë sinqeriteti dhe pabesi.

LSI dhe PD nuk ndryshojnë shumë nga njëra tjetra edhe pse shfaqen si parti me ide të ndryshme. Për ta, qëllimi është ai i këtyre 27 viteve. Sundimi me çdo çmim. Pasurim me çdo mënyrë. Në historikun e marrëdhënieve politike të PD dhe LSI-së edhe kur kanë qenë bashkë edhe kur kanë funksionuar në pozicione të ndryshme, njëra palë në pozitë e tjetra në opozitë, janë gërryer nga kontradiktat e thella. Lufta për të qenë të parë. Secili për t`u shitur sa më i larë. Lufta në PD –LSI, është cila forcë është më militare dhe revolucionare sot në protesta dhe nesër në qeveri, kush do ketë portofolet më fitimprurëse. Askush nuk ndihet komod në frontin e bashkuar të opozitës, jo vetëm të vegjlit, por edhe PD e LSI. Asgjë nga ato që shpall bashkimi opozitar nuk është e vërteta. Thelbi është të bëhet sa më shumë zhurmë. Të ndalen reformat. Të pengohet integrimi. Të merret peng vetingu. Dhe e gjitha kjo të “mbrohet” Kushtetuta. Të luftohet për një drejtësi të pavarur. Dhe e tillë drejtësia konsiderohet, vetëm kur është në duart e PD-së dhe simotrës më të re, LSI. Përpjekja për të paraqitur opozitën e bashkuar si një shtim i rrufeshëm numrash dhe energjish është vetëm një angazhim për ta shitur opozitën me çmim sa më të lartë në sytë e qytetarëve. E vërteta edhe për këtë përpjekje fletë ndryshe. Në qershor, tërë opozita ishte përballë PS-së. Opozita deklaroi se pushteti ishte i fituar. Se qeverinë e krimit dhe kanabisit, populli e kishte ndëshkuar. Se fitorja do ishte e madhe, plebishitare. Se qeveria e pas qershorit do ishte vetëm e ekonomisë. Se Basha kishte planin fantastik gjerman. Se kishte programin më të mirë, amerikan. Se në fokus do ishte lufta kundër varfërisë. Në plan të parë do ishte zhvillimi. Ekonomia, punësimi. Sa të dukej sikur të nesërmen e paszgjedhjeve, Shqipëria do gdhihej e para në botë. Pa varfëri, pa kanabis, në barazi. Shkurt do hanim të gjithë me lugë floriri. Po populli, votuesi i mençur shqiptar nuk e besoi “Republikën e re”. Nuk u mashtrua nga numri i madh i partive. Flaku butaforinë e liderëve gënjeshtarë. Nuk u miklua nga ëmbëlsia e premtimeve. Besoi dhe i dha mazhorancën, PS-së. Shqiptarët kanë sensin e masës dhe nuhatjen drejtë të vërtetës. Nuk ecin në rrugë qorre. Nuk gënjehen nga tundja e dafinave edhe kur mbahen nga gishta manikyrësh. Përpjekjet e PD dhe LSI-së për t`u treguar si të ishin një dhe jo dy forca politike, se kanë në brendësi farën e bashkimit, sikur të mos kenë provuar nëpër vite dramat e trishtimit,deri sot nuk i kanë mbushur mendjen askujt se kanë ndryshuar dhe janë reformuar. Se kanë një strategji për Shqipërinë dhe po e zbatojnë sot me protesta dhe realitet do ta bëjnë, kur në pushtet të vijnë. Dramat e bashkimit imagjinar, PD –LSI janë provuar. Ndaj edhe kauza se “mbrojnë” kushtetutën është e sforcuar. Shqiptarët e dinë mirë se nuk është protesta e revolucioni që të sjellin në pushtet. Ndaj, sado që dashuria PD-LSI, ky aliazh më i ri të shfaqet i zjarrtë në protestë, po aq e thellë do jetë urrejtja mes tyre, nesër nëse vijnë në pushtet.