BREAKING NEWS

Publiku votoi, gara ashpërsohet, ky është banori që lë përfundimisht shtëpinë e Big Brother VIP

Publiku votoi, gara ashpërsohet, ky është banori që lë
x
BREAKING NEWS

Ambasadorja Kim mesazh të koduar Edi Ramës pas takimit me Lulzim Bashën: Zgjidh o Berishën o SHBA

Ambasadorja Kim mesazh të koduar Edi Ramës pas takimit me Lulzim
x
BREAKING NEWS

Ambasadorja Yuri Kim takon Lulzim Bashën

Ambasadorja Yuri Kim takon Lulzim Bashën
x
BREAKING NEWS

U propozua për 6 marsin / Sali Berishës i tërhiqet papritur nga gara kandidati i njohur, ja çfarë ka ndodhur

U propozua për 6 marsin / Sali Berishës i tërhiqet papritur nga
x
BREAKING NEWS

Flamur Noka nxjerr për herë të parë prapaskenat tronditëse: Si më “shiti” mua dhe Edi Palokën tek ambasada! Lulzim Basha do të arrestohet nëse shkon në këtë vend...

Flamur Noka nxjerr për herë të parë prapaskenat
x
BREAKING NEWS

Mblidhet kryesia e PS-së, zbardhen emrat: Ja kush janë 6 kandidatët e mundshëm për 6 marsin

Mblidhet kryesia e PS-së, zbardhen emrat: Ja kush janë 6
x
BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ MSH: Mbi 1000 të infektuar dhe 5 humbje jete në 24 orët e fundit

Covid-19 në Shqipëri/ MSH: Mbi 1000 të infektuar dhe 5 humbje
x
BREAKING NEWS

Moti i keq ‘zbarkon’ në Shqipëri, reshje shiu dhe dëbore gjatë natës (Zonat e prekura)

Moti i keq ‘zbarkon’ në Shqipëri, reshje shiu dhe
x

Opinion / Editorial

Dashuria e përkohshme, urrejtja që “kërcënon” dhe “egërsia” që përparon”!

Dashuria e përkohshme, urrejtja që “kërcënon”

…Të gjitha qëndrojnë së bashku, por sipas kohëve, herë njëra e herë tjetra del në plan të parë dhe vetëm dashuria, është ajo më e “dobët” dhe nuk po gjen terren të dominojë e të zërë vendin që i takon, si e para që është... Sikur të ishte dashuria ajo që duhej të na karakterizonte në marrëdhëniet e përditshme me njerëzit, me të afërmit me politikanët, etj., etj., do të ishte një arritje e madhe për shoqërinë. Është fatkeqësi, ta themi qysh në fillim që dashuria, ajo që duhej të ishte kryefjala e jetës së përditshme, është e fundit apo më mirë ta themi është e përkohshme në vartësi të interesave e më tej akoma, një falsitet i shtirur. Kemi shumë arsye ta themi këtë, pavarësisht fytyrave “të shumta” të njerëzve që bëjnë sikur të duan, por e vërteta është që në mes janë interesat dhe kur ato prishen, atëherë, del në pah, “arma” që është gjithmonë në gatishmëri, urrejtja. Urrejtja, është gjithmonë “prezent” edhe midis miqve e shokëve edhe midis politikanëve edhe në marrëdhëniet midis njerëzve. Ka bazë kjo dhe nuk është e rastësishme. Po ta fillojmë nga lart e të kthehemi pak prapa në kohë do të shohim se diktatura qysh kur ajo u instalua mbas çlirimit, ndoqi politikën e urrejtjes. Urrejtja ishte midis komunistëve nga njëra anë dhe klasave të përmbysura siç i paraqiste komunizmi, pronarët e vërtetë të tokave e pasurive duke përjashtuar në rastin konkret ata që bashkëpunuan me pushtuesit dhe tradhtarët e vendit. Toka ju mor atyre që ishin pronarët e vërtetë dhe ju dha atyre të varfërve që nuk kishin toka apo prona si gjoja për t’i zënë ata me “xhan”! Në pamje të parë kjo dukej sikur i merrej “armikut” dhe i jepej “mikut”, por në të vërtetë krijoi armiq dhe nuk i bëri miq me politikën që ndoqi. Kjo armiqësi midis shtresave të popullsisë sa vjen e thellohet e nuk ndalet. Me ardhjen e këtij sistemi që kemi sot por që nuk mund t’i themi që “po gëzojmë” sepse shumica, nuk po e gëzon përveçse një pakicë shumë e vogël që ja kanë parë “hairin” pronës së tjetrit, që bënë “prokopi” me atë që nuk i takon, ata që jetojnë në luks e nuk dinë pasuritë sa dhe ku i kanë, është e pamundur që këta, të fitojnë respektin dhe dashurinë e atyre që vuajnë për bukën e gojës. Dashuri, nuk mund të ketë, sepse dashuria, është e lidhur me drejtësinë, me ndershmërinë, me sinqeritetin, me sakrificën e shumë të tjera, terma këto që po i harron koha. Por “dardha e ka bishtin prapa”! Kur them këtë, kam parasysh atë padrejtësi që u ndoq nga regjimi i kaluar, po thellohet edhe më shumë sot në këtë periudhë më shumë se tridhjetëvjeçare, që më shumë se demokraci, është hakmarrje e të persekutuarve të djeshëm, me “persekutorët” e sotëm, që këtij “lëmshi” askush nuk po ja gjen fillin!. Tek dëgjon një nënë në Pogradec, në foltoret që organizon Saliu i Tretë, të “këput shpirtin”! Pak a shumë ajo thotë që “na janë copëtuar zemrat nga malli për të gëzuar me nipat dhe mbesat që lindin larg Atdheut e ne, nuk i gëzohemi, të çmallemi me djalin, me vajzën, me nusen…”! Ky është malli që djeg çdo nënë shqiptare brenda apo jashtë vendit për njerëzit e dashur për të afërmit e saj në një kohë që secili e di se çdo të thotë zemër nëne. Kush e ka krijuar këtë klimë në këtë vend që prindërit, nuk po shohin kurrë gëzime? Janë këta politikanë, është kjo politikë që është ndjekur, është ai politikan që kjo nënë i hap zëmrën e ai bën sikur “preket” shumë! A thua ta dëgjojë për herë të parë ai këtë nënë? Ky politikan, në këtë moment që duket sikur i jep “të drejtë” kësaj nëne dhe “qederoset” shumë, por, në fakt, nxjerr në pah “medaljen tjetër të fytyrës” së tij, sepse e vërteta, është pa mëdyshjen më të vogël që ai, bashkë me të tjerët, të majtë e të djathtë bashkë, me dekada kanë punuar për të nxitur urrejtje, urrejtje kjo që duke u thelluar, tashmë ka shkuar në egërsi! Më keq akoma ky politikan që kërkon të fitojë kapital politik në moshën e tretë, është iniciatori i kësaj gjendjeje që në njëmijë e një mënyra përçau e futi urrejtjen jo vetëm midis qytetarëve por edhe midis zonave të ndryshme. Kryesorja është, që ajo që duhet më shumë se kurrë sot, dashuria, është thyer si puna e bukës dhe nuk ngjitet më e aq më tepër me llafe boshe! Jo vetëm kaq, por është shkatërruar nga themelet ajo “ndërtesë” që i bashkonte me dashuri bijtë e saj, familja! As më shumë e as më pak, politikanët, kanë “privatizuar” sipas zonave të influencës Shqipërinë, ato zona ku ata kanë besim që të fitojnë zgjedhjet e ardhshme, të fitojnë besimin që nuk e kanë në zonat e tjera, duke lënë pas dore Shqipërinë! Gjithçka thonë e premtojnë politikanët, e dinë që nga të tjerët dëgjohen veresie, sepse e dine që nuk kanë kryesoren, nuk gëzojnë besimin dhe respektin e atyre që i dëgjojnë. Duke mos pasur këtë kryesore, i futen rrugës së mashtrimeve, vjedhjes së votës së lirë, të gjithë pa përjashtim sepse nuk janë të ndershëm por dallaveraxhinj! Më parë se të përgatiten fletët e votimit, bëhen pazaret e ndyra.. E ç’mund të bëhet më shumë se kaq për të futur urrejtje e përçarje e siç e shprehëm më lart deri në egërsi që po e përjeton kjo shoqëri?! Po pse kjo shoqëri është bërë, të themi kaq e egër? Ka shumë arsye. Së pari , dhe nuk kam ndërmend që t’i shtjelloj gjatë, është fukarallëku që ka “pushtuar” shumicën e sofrave, nga e cila “burojnë” në mos shumë të këqija, disa prej tyre, sepse “sherri”, thotë populli, vjen edhe nga fukarallëku”! Edhe kjo qëndron,pavarësisht që nuk të japin këtë përshtypje, turmat e qytetarëve të moshave të ndryshme tek lëvizin nëpër rrugë të qeshur me sytë tek telefoni, tek lëvizin me makina luksoze nëpër rrugët e kryeqytetit. Ato, kanë vetëm nga një person brenda ku të krijon përshtypjen që nuk shkojnë për punë, dhe më shumë se kaq lëvizin për të reklamuar makinën luksoze, që shkon “për të blerë domate”, “për të takuar një shok” apo edhe “ashtu kot, për të bërë një xhiro”! Të ketë vallë dashuri ai që qëndron gjithë ditën për të shitur dy shishe qumësht e një qeskë banane, për atë që drejton një makinë luksoze e nuk bën asnjë punë? Kapitalizmi, nuk është barazi, por pabarazi dhe kur kjo pabarazi vjen pa djersë nuk krijon kurrë dashuri! Kjo lloj shtrese, shumica e të cilëve janë pa punë, më tepër nga ajo që “i hanë duart”për punë, duan të duken që janë dikushi..Së dyti, është edhe pandemia që po e përjetojmë prej afro dy vite. E, që ta themi më troç, kjo pandemi përveçse me viruset e saj që po shkakton viktima, më të shumtat e viktimave po shkaktohen pikërisht nga ajo që infeksioni ka prekur më së shumti trurin e të gjithëve sidomos të politikanëve që nuk zbatojnë e nuk kërkojnë as rregullat më elementare për të mos u infektuar, sepse askush nuk e ka bërë atë edukatë ashtu si puna e ligjit. Nuk është vetëm në Shqipëri kjo, që politikanë e lloj-lloj “specialistësh” kanë lënë pas dore gjithçka tjetër dhe merren vetëm me vaksinat, kanë apo nuk kanë efekt, kush bën efekt e kush jo, “roma për toma”, ç’thonë sot nuk thonë nesër, që më shumë se infeksione nga virusi, kanë sjellë “virusin” e çoroditjes që e ka egërsuar së tepërmi këtë shoqëri.

Kemi edhe një të veçantë tjetër ne, qytetarët e këtij vendi, që trashëgojmë një urrejtje nga e kaluara të cilën e shprehim në atë që nuk e duam njëri tjetrin, nuk i duam të mirën tjetrit, i gëzohemi më shumë disfatave të tjetrit sesa sukseseve të tij, duke arritur edhe në raste ekstreme për t’i shkatërruar pronën apo për t’i marrë jetën tjetrit, atë që është vetëm e drejta e Zotit! Europa, ndaj nesh ka shumë kusure, na ka përçarë, na ka diskriminuar, na ka ndarë në pesë “parcela” shtetesh të tjera. Kjo është e vërteta, por a është e vërtetë që na e ka “parë kokën dhe na ka vënë edhe festën”? Edhe kjo nuk përjashtohet, sepse edhe sot po e dëshmojmë që më shumë se bashkëpunojmë me të huajt, nuk bashkëpunojmë me tanët, më shumë se i duam të huajt, nuk duam njëri tjetrin, më shumë se po punojmë për të tjerët në vendet e tjera, nuk punojmë për vendin tonë, për vendlindjen tonë. Në qoftë se duam të shohim politikën e ndjekur nga politikanët tanë në këtë sistem tridhjetëvjeçar, le të shohim Shqipërinë si është katandisur, le të shohim këtë shoqëri të çoroditur, dhe më pas, nuk ka nevojë për komente! Shembullin e gjallë e kemi para syve sot, që politikanët ngrihen vetëm kur ju preket interesi, për të cilin,janë të gatshëm të përmbysin edhe Shqipërinë! Të gjithë janë të të njëjtit “kallëp” vetëm nga ngjyrat ndryshojnë! Sepse ndjekim këtë politikë prandaj ne, nuk kemi të ardhme dhe më vjen keq që shpreh këtë pesimizëm por mbi këtë pesimizëm, le të shohim realitetin. Nuk dua të përmend qindra e mijëra shembuj, por po marr vetëm njërin prej tyre. Dikur politikanë të partive të ndryshme, edhe në zgjedhjet e fundit parlamentare, ishin bashkë në koalicion. Përse u bashkuan? Për gjithçka u bashkuan, vetëm për Shqipërinë nuk u bashkuan. Dhe kështu janë bërë të gjitha koalicionet, për interesa politikanësh dhe asnjëherë për Shqipërinë. Interesat i kanë bashkuar apo ndarë politikanët dhe asnjë rast të vetëm nuk ka që të jenë bashkuar apo ndarë për interesin e përgjithshëm, për Shqipërinë. Në pamje të parë, dukeshin sikur kishin “një mëndje” , sikur i karakterizonte harmonia dhe dashuria pavarësisht bindjeve të kundërta.. Qëndruan të tillë disa muaj, me një dashuri të përkohshme, fallco! Më pas, nuk arritën qëllimin dhe doli në pah urrejtja. Kur e kishin “grurë” ishin miq, sepse kishin interesat e pushtetit, kur ky interes u prish, doli në shesh natyra e vërtetë ajo e urrejtjes, e trashëguar nga shekujt. Kjo, shprehet në atë që një drejtuese e një force politike i hakërrohet një kolegu që deri dje, e kishin “mjaltë”! “Mbi ty, rrëndojnë shumë faje për vrasjen në “X’ qytet” etj., etj. Nuk ka rëndësi se ku dhe kur, por e rëndësishme është që kur e kishin “grurë” ja mbulonin njëri tjetrit dhe sikur të realizonin ëndrrën e tyre atë të pushtetit, asnjëherë nuk do të zbuloheshin këto faje që rrëndojnë mbi këta njerëz, t’i quajmë “zjarrvënës” të Shqipërisë, por dalin pikërisht atëherë kur prishen interesat, njësoj sikur prishen pazaret e drogës të cilët, shembujt marrin nga politika e më keq akoma kur politikanët, janë “aksionerë” në korrupsione e krime! Ky është vetëm një rast, por e vërteta është që të gjithë këta që na drejtojnë kush më shumë e kush më pak, të gjithë janë të “molepsur”. Të gjithë janë të “infektuar” dhe të gjitha ja dinë njëri-tjetrit por në pamje shahen e përveshin mëngët për grusht, që naivët t’u qajnë hallin e të thonë “Bobo u vranë këta”, por nuk e kuptojnë që ata, më pas “përqafohen” me njëri tjetrin në prona, në toka, në troje e pasuri dhe për çudi nuk kërkojnë poste e ofiqe por merren mirë vesh edhe si aksionerë! Rrezikshmëria e këtij “infeksioni” qëndron në atë që kurrë nuk do të gjendet ndonjë vaksinë për shërim!