BREAKING NEWS

Zgjedhjet për kreun e PD/ Spartak Ngjela zbulon prapaskenat ‘bombë’ dhe paralajmëron Sali Berishën: Ja si gënjeu stafi i tij i çoroditur dhe i trembur

Zgjedhjet për kreun e PD/ Spartak Ngjela zbulon prapaskenat
x
BREAKING NEWS

“Ku je SPAK? Pse nuk e çon deri në fund këtë dosje”/ Taulant Balla shpërthen ndaj Sali Berishës e familjarëve të tij dhe nuk lë gjë pa nxjerrë: Pastrim parash me...

“Ku je SPAK? Pse nuk e çon deri në fund këtë
x
BREAKING NEWS

Artan Hoxha tha se mund të jetë vrarë, ‘ringjallet’ Talo Çela dhe bën këtë lëvizje nga arratia, Klodiana Lala jep detaje

Artan Hoxha tha se mund të jetë vrarë, ‘ringjallet’
x
BREAKING NEWS

Shpërthim i fuqishëm pranë një karburanti në Shkozet, dyshohet për të lënduar

Shpërthim i fuqishëm pranë një karburanti në Shkozet,
x
BREAKING NEWS

Prej më shumë se 3 dekadash në sistemin e drejtësisë, KPK shkarkon nga detyra prokuroren e njohur (EMRI)

Prej më shumë se 3 dekadash në sistemin e drejtësisë,
x
BREAKING NEWS

SPAK një tjetër goditje të fuqishme/ Nis hetimet pasurore për 32 emrat 'VIP' që bënë bujë në mega-operacionin, në “sitë” llogaritë bankare dhe pronat e paluajtshme

SPAK një tjetër goditje të fuqishme/  Nis hetimet pasurore
x
BREAKING NEWS

Digjet raundi i dytë/ Mbledhja në Komisionin e Ligjeve për zgjedhjen e Presidentit të ri zgjat vetëm 3 minuta, ja çfarë pritet të ndodhë sot në orën 18:00

Digjet raundi i dytë/ Mbledhja në Komisionin e Ligjeve për
x
BREAKING NEWS

‘Bomba’ e Arian Çanit, zbulon lëvizjen e papritur që do bëjë kryeministri Rama shumë shpejt: Nuk e ka lënë me kaq

‘Bomba’ e Arian Çanit, zbulon lëvizjen e papritur
x

Opinion / Editorial

“Dashuria morboze” mes elitës “amoral mediatike” dhe asaj folkpolitike!

“Dashuria morboze” mes elitës “amoral mediatike”

Një nga të këqijat e mëdha që ka zgjatur tranzicionin grotesk të shqiptarëve nga diktatura në demokraci, është dhe krijimi i një elite mediatike amorale, e cila vepron kryesisht në TV e mëdha kombëtare dhe emisionet e tyre politike krejtësisht në shërbim të interesave të elitës folkpolitike. Një elitë e tillë mediatike e pasuruar krejtësisht jashtë mesatares së shoqërisë si nivel, që nuk jeton asnjë sekondë, asnjë minutë, asnjë ditë me shoqërinë, është zhveshur nga morali dhe unë i them qartë se është “amoral mediatike”! Kjo elitë, nuk është problemi se mbipaguhet (shpesh fshehtas) për shërbimin kundra moralit dhe principeve që bën, por se po shkatërron me bombardimin e saj të përnatshëm, një pjesë të madhe të një shoqërie që akoma nuk ka krijuar arsyen e saj për t’i neglizhuar dhe mos i dëgjuar qoftë dhe një minutë të vetëm. Po pse “amoral mediatike”, pse në amoralitet?! Për këtë duhet në fillim të sqarohet dallimi mes imorales dhe amorales. Amorale është gjendje e veprimit, qëndrimit moralisht indiferent ose që nuk mund të gjykohet me kritere morale; dallohet nga imoralja, pasi, ndërkohë që kjo e fundit nënkupton antitezën e plotë ndaj moralit, amorali përcakton vetëm mungesën e vetë moralit ose, më saktë, pamundësinë e përdorimit të tij, në një rast të caktuar, si “kanun” vlerësimi. Pra gjendja amorale i referohet një personi, pa kuptim moral, ose që vepron pavarësisht nga ekzistenca e ligjit moral; edhe si emër: Je amoral! Tipat e tillë që thirren dhe paguhen kryesisht në testatat e medias së interesit folkpolitik dhe që është prodhim i saj financiar dhe ekonomik, janë për të shpërlarë trutë e një pjese shoqërie që ka “nge” t’i dëgjojë apo t’i shikojë çdo natë. Janë po ata që sigurisht kanë morbozitetin e dashurisë me folkpolitikën! Janë pothuaj të njëjtit individë, që as nuk dinë të flasin më mirë, as nuk kanë sentenca më të mira, as nuk kanë “idiomë më të bukur” dhe shpesh herë janë vulgarë, por që kanë në themel të tyre, mungesën, ose harresën e moralit! Nuk ju duhet fare dhe pse shprehen se mbajnë qëndrim! Bëjnë palët politike, si kundër është dhe e ndarë politika folklorike jona dhe me që janë kështu të ndarë, justifikojnë dhe mungesën e moralit që rrjedh pikërisht nga ky moment, sepse deklarojnë “moralin” e pjesës, ku janë pozicionuar! Në fakt, nesër kthejnë “inverterin” e tyre dhe kështu vazhdon amoraliteti i tyre mediatik në shërbim të një “folkpolitike” arrogante dhe plutokratike deri në zvetënim. Janë bllokadë e dhjetëra individëve të medias që nuk mund të pranojnë të jenë kaq pa “pudor” në shërbim dhe kaq pa moral në bisedë, apo shkrime, por qoftë dhe në qëndrime. Amoraliteti i tyre rrjedh se janë ngritur në lartësi ekonomike personale (mirëqenie) sa nuk kuptojnë si jeton ose çfarë është shoqëria poshtë. Nuk duan t’ia dinë, thjeshtë marrin me mend dhe bëjnë populizmin e gangsterit mediatik që kërkon përfitim, për ata nga, ku varet mirëqenia e tyre. Po pra, qoftë ky dhe dreqi me brirë apo mafia. Nuk kanë problem të paguhen nga të tilla afera (janë paguar dhe paguhen) dhe pastaj mbrohen me shprehjen – shtypi i lirë dhe demokratik. Kështu i bien në qafë medias së lirë të vërtetë, që çdo ditë ndeshet me jetën, me jetën e shoqërisë duke qëndruar afër saj. Kthimi në pasunarë të medias dhe të opinionit që rrjedh nga interesi morboz, bën dhe “dashurinë morboze” të tyre me politikën folklorike mesjetare dhe të deformuar në Shqipëri. Janë të qartë të ndarë nga shoqëria. Paguhen nga bordet vetë dhe me gratë e tyre në vende që marrin paga të jashtëzakonshme. Janë aksionerë dhe janë dhe të pasuruar pa frena që pastaj i bëjnë fresk politikës. Janë të anësuar në mënyrë të shëmtuar dhe qëndrimi është po aq folkpolitik dhe i turpshëm, sa partia apo individi por dhe interesi politik i ndërthurur me financa dhe ekonomi. Janë një duzinë apo diçka më tepër individë dhe sillen e sillen nga ekrani në ekran, duke bërë punën më të pa nder, që ka media sot dhe që është shpërndarja e “amoralitetit” dhe justifikimi i tij në shoqëri. Duke krijuar indiferencën ndaj moralit, sigurisht duan të çojnë një pjesë të interesave drejt imoralitetit. Në fund, ky është qëllimi final i kësaj plejade të shëmtuar post komuniste në Shqipëri. Janë rrufjanë shumë më të këqij se njerëzit e ideologjisë mediatike në diktaturë. Janë më të këqij, se në diktaturë dikush nga individët e medias besonte te ai moral që përhapte diktatura, kurse këta janë amoralë dhe në fund imoralë të plotë. Janë shumë më të pa nder, se sa ato në atë kohë. Dashuria e tyre morboze me politikën e korruptuar është një gjest kriminal në fakt. Është një “përbetim” për të mbajtur regjime të shëmtuara mafie dhe korrupsioni në pushtet. Dashuria e tyre me pushtetin “folkpolitk” është amoraliteti më i madh që ndodh në post diktaturë. Janë për faqe të zezë, por janë tashmë pjesë e madhe e problemit të përgjithshëm që kemi. Është problem se shiten për “shtyp i lirë” dhe për pjesë e “pa gabueshme” e demokracisë. Kur në fakt, janë shërbëtorë të ndyrë të plutokracisë ose demokraturës në 360 gradë të politikës në Shqipëri. Janë për turp dhe faqe të zezë. Po, por janë dhe sigurisht do të vazhdojnë përderisa kjo shoqëri të vazhdojë të sillet si e paditur deri në rraskapitje. Po po, deri në përhumbje të ndërgjegjes dhe nderit.