
Si ndodhi plagosja në Tiranë, policia jep detaje për ngjarjen

'Kërcet' thika në Tiranë, dalin detajet e para

Andi Bushati i kthehet Belind Këlliçit: Me frazën e fundit më tmerrove

Andi Bushati ka dy fjalë për Këlliçin dhe i tregon "skenarin" e fushatës: Më duket masë joshëse, sepse përballë një kandidati të pushtetshëm mediatikishit...

"E vrau me thikë, ai me pistoletë", flet dëshmitari i sherrit me dy viktima në Kavajë

Të shtëna me dy të vdekur në Kavajë, policia nxjerr detaje për identitetin e tyre: Viktimat kishin ndryshuar emrat

Ishin përplasur fizikisht ditë më parë, dalin detaje të reja nga të shtënat në Kavajë, ku humbën jetën dy persona

Tronditet Shqipëria/ Dy të vdekur në Kavajë, një në Elbasan dhe një në Mat, ç’po ndodh në vend?

David Kostelancik ose fundi i alışveriş, alleshverisheve dhe “kukullave” ruse në Shqipëri!

Shkruar nga Qamil Gjyrezi 27 Janar 2023

Politika dhe diplomacia amerikane e kanë patur të vështirë të ndikojnë në hapësirën ballkanike dhe në një Shqipëri të ndarë, të copëtuar nga gjeopolitika dhe qarqet më anti-shqiptare. Çështja shqiptare dhe albanët, e kanë patur të vështirë të kuptohen dhe përmenden në Amerikën e shekullit 19-të, që në kohën e George Washingtonit të madh, i biri i Marije Balës. Wodrow Wilson meriton një bust të madh sidomos në Shkodër, se mori vendime të rëndësishme për çështjen shqiptare dhe pengoi ndarjen e Shqipërisë, për të mos dhënë Vlorën tonë të dashur Italisë. Shqiptarët duhet të përulen para Nënë Terezës dhe ish Presidenti Klinton mbasi i dhanë shqiptarisë edhe një shtet tjetër Kosovën. Pa mbështetjen amerikane, çështja shqiptare do të merrte fund. Në këtë kontekst edhe mentaliteti dhe demokracia amerikane, nuk e kanë patur të lehtë të futen në mentalitetin tonë të cunguar nga pushtimet dhe gjendja psikologjike dhe ekonomike në shekuj! Nuk kam ndërmend të futem në fakte dhe në histori, por më bëri shumë përshtypje një deklaratë e vërtetë e Ilir Demalisë, se politikanët shqiptarë flenë në jorganin e rusëve që do të thotë kanë mentalitetin e alleshverishëve lindorë rusë, jo perëndimorë. Termi al??veri? ka mbisunduar në hapësirën shqiptare që në kohën e perandorisë turke dhe vazhdon edhe sot mbas 100 vitesh. Termi allshverish do të thotë pazar, tregtarë, trafik, zakon, lidhje dhe tregon shumë qartë mentalitetin tonë për ta kthyer çdo gjë në alleshverish, mblesëri, fejesë, pazar për çdo gjë, trafik për çdo gjë lidhje farefisnore për çdo gjë, për të blerë dhe shitur për të denigruar, sekte për të përfituar me çdo kusht. Institucionet inteligjente amerikane e kanë kuptuar shumë mirë këtë mentalitet të futur në mendjen tonë, por jo në genet tona albane ilire, që para luftës së dytë botërore nga Harry Fulz. Ilirët nuk kanë bërë pazar, trafik dhe nuk kanë bërë alleshverishe. Unë si studiues i arketipeve dhe psiko-analist e kuptoj mirë që aleshverishi nuk është në genet tona, por është i futur në mendjen dhe mentalitetin tonë nga sundimet lindore ruse, arabe, iraniane dhe turke. Në Shqipëri dhe hapësirën shqiptare, bëhet pazar për çdo gjë prandaj sot shitet vendi i punës, diploma, merret universiteti, shitet trupi dhe mendja, keqpërdoret prona e pronarëve të vërtetë. Politikanët shqiptarë blejnë dhe shesin çdo gjë, detin tokën dhe të ardhmen gati në 100 vite. Krejt diçka tjetër në formë dhe përmbajtje është mentaliteti perëndimorë, ku ka në themel tregtinë e lirë dhe konkurrencën, tregun e lirë që sjell demokracinë. Lajmi i fundit për skandalin në SHBA të zyrtarit të FBI-së McGonigal, i lidhur me Berishën Ramën, Nezën e ish sigurimin dhe Besnik Mustafajn tregon qartë se klasa politike në Shqipëri bën thjeshtë alleshverishe në dëm të politikanëve pro-perëndimorë Basha, Alibeaj etj dhe bashkëpunon me Berishën. Edi Rama ka korruptuar zyrtarin e FBI-së të punojë kundër Lulzim Bashës dhe bën pazare ne dem te politikes amerikane ne Shqipëri. Sot lexova shpejt një lajm jo-zyrtarë të emërimit të Z David Kostelancik si ambasadori te SHBA-ve në Shqipëri. Së pari falenderoj nga zemra zonjën Yuri Kim për kontributin e saj diplomatik politik dhe njerëzorë për të ardhmen e Albano Sferës, Shqipërisë. Nuk është e rastit që Zoti Kostelancik flet dhe shkruan shumë mirë turqisht, rusisht që kupton mirë mentalitetin lindorë të alleshverisheve pro ruse në Shqipëri, Ballkan dhe Azinë jug-lindore. Alleshverishet pro ruse kanë filluar me Enver Hoxhën, pavarësisht se largoi bazat ruse në Vlorë vazhduan me Ramiz Alinë, Sali Berishën, Fatos Nanon, Rexhep Mejdanin dhe vazhdojnë me Edi Ramën dhe gjithë modelet e tyre në Shqipëri dhe në hapësirën shqiptare. Neve pro perëndimorët dhe pro amerikanët mendonim se ndikimi rus dhe lindorë e alleshverishet morën fund mbas viteve 90-të, paskemi menduar emocionalisht dhe gabuar politikisht. Kim dhe Kostelancik do t’i japin fund kësaj paradigme që fillon nga lart poshtë, që nga shekulli i kaluar është dhe është drejtuar dhe keqpërdorur nga Sali Berisha, Edi Rama dhe Ilir Metaj në 32 vite. Fundi i aleshverisheve lindore dhe pro ruse duhet ta sjelli një klasë politike pro-perëndimore që do ta ndryshojë Shqipërinë njëherë e përgjithmonë!
Më të lexuarat


Belind Këlliçi, vendas të ardhur si qengjat në ‘89, femrën thereni, mashkullin mbajeni

Modeli jonë patetik i medias dhe fjalës së lirë!

Gazeta “SOT” dhe patriotizmi real, vetingu, antikorrupsioni e proamerikanizmi

Lidershipi Basha-Alibeaj ose “binomi” i së ardhmes!

Pse qytetarët duhet të paguajnë dy herë për të njëjtin “mall”?!

A është sulmi me breshëri kallashnikovësh ndaj Top Channel, sulm kundër fjalës së lirë?!!

Midis kontatimit dhe idesë në strategjinë e kuptimit

Shkolla Ushtarake “Skёnderbej”, historia dhe lavdia...

Ndryshimi midis dy deputetëve tanë!

Skënderbeu i kompletuar
