BREAKING NEWS

TRAGJIKE/ Kastriot Myftaraj u hodh nga kati i katërt duke i dhënë fund jetës, zbardhet arsyeja e aktit ekstrem, dalin pamje nga vendi ku vdiq gazetari dhe analisti (VIDEO)

TRAGJIKE/ Kastriot Myftaraj u hodh nga kati i katërt duke i dhënë
x
BREAKING NEWS

“Rama nuk ka realizuar një nga qëllimet më të rëndësishme”, Frrok Çupi ‘shigjeton’ qeverinë: Ai nuk ka keq vetëm ministrat, por edhe...

“Rama nuk ka realizuar një nga qëllimet më të
x
BREAKING NEWS

Tronditëse/ Gazetari i njohur shqiptar i jep fund jetës, hidhet nga kati i katërt i banesës (EMRI+FOTO)

Tronditëse/ Gazetari i njohur shqiptar i jep fund jetës, hidhet nga
x
BREAKING NEWS

Dyshime për eksploziv në Rrugën e Kavajës në Tiranë, policia vendos perimetrin e sigurisë

Dyshime për eksploziv në Rrugën e Kavajës në
x
BREAKING NEWS

E rëndë në Tiranë, burri i jep fund jetës, hidhet nga kati i katër i pallatit

E rëndë në Tiranë, burri i jep fund jetës, hidhet nga
x
BREAKING NEWS

“Sot ditë e frikshme! Mund të ketë skenarë për viktima!”, Frrok Çupi del me paralajmërimin ‘bombë’ për protestën e Sali Berishës: Ai nuk kthehet pa një trofe!

“Sot ditë e frikshme! Mund të ketë skenarë për
x
BREAKING NEWS

Berisha dhe LSI i hedhin “benzinë” zjarrit dhe paralajmërojnë trazira gjatë protestës së sotme, sulmojnë Ramën dhe i kërkojnë të mos provokojë protestuesit, Noka kërcënon policinë

Berisha dhe LSI i hedhin “benzinë” zjarrit dhe
x
BREAKING NEWS

Informacione ‘sekrete’ për t’u futur në godinën e Parlamentit apo skenar dhune? Shikoni çfarë po ndodh në tarracën e Kuvendit disa orë para protestës së opozitës (VIDEO)

Informacione ‘sekrete’ për t’u futur në godinën
x

Opinion / Editorial

Degjenerimi, mënyra më e efektshme e shpërbërjes së një kombi!

Degjenerimi, mënyra më e efektshme e shpërbërjes së

Mërgimi i shqiptarëve larg atdheut në këta tri dekada të sistemit të ashtuquajtur “demokratik”, ia ka kaluar me disa fish, gjithë mërgimeve të kombit tonë në pesë shekuj robërie të perandorisë osmane. Ky mërgim, nuk po ndalet, dhe siç tregojnë testimet dhe llogaritjet e institucioneve ndërkombëtare, gjer në vitin 2050, nga katër million shqiptarë që ndodheshin në Shqipëri në fundvitet nëntëdhjetë, do të mbetën afërsisht 800 mijë të tillë. Kjo shifër e fundit, edhe për tri dekada, apo e shumta pesë dekada të tjera, do të zerohet. Pse ka ndodhur, po ndodh, e do të ndodhë kjo? Tri perandori: romake, sllave dhe turke, me pushtimet e tyre të egra, kaluan mbi trojet tona gjatë dymijë viteve, por nuk mundën ta zhbënin kombin tonë Iliro-arbëroro-shqiptar. Ndërsa tre apo e shumta pesë dekada, të kapitalizmit të sotëm, mbuluar me mantelin e lirisë së lëvizjes, demokracisë dhe globalizmit, na kanë vënë përballë kërcënimit serioz të shpërbërjes dhe asimilimit si komb. Për të shpjeguar në mënyrë të thjeshtë këtë rrezik, po e nis me thënin e një plaku të mënçëm të fshatit tim, këtu e disa dekada më parë. Ishte një plak pa shkollë, por me mendjen “tel”. “Nëse kërkon që ta qesësh fare fisin kundërshtar, mos përdor armën, por martesën”, ishte deduksioni jetësor i plakut në fjalë, i cili nuk e kishte parë filmin artistik “Njeriu me top”, sepse ai nuk ishte xhiruar ende, por ai kishte parë e përvetësuar “filmin e jetës”. Sipas plakut, me armë nuk arrin ta zhdukësh kundërshtarin, prandaj “Futi nuse të liga (të këqija) për djemtë, dhe pas disa vitesh, ai fis del vetë jashtë dorës”! Në kushtet e sotme moderne, “gratë e liga”, janë sinonim i “degjenerimit”. “Fiilozofia popullore” e plakut të fshatit tim  paskesh qenë botërore. Këtë na e verteton, ideologu i sistemit Kapitalist, Alen Dallesi, shef i CIA-s amerikane në vitet 1953 – 1961, i cili hartoi “doktrinën” e tij të luftës kundër socializmit, doktrinë që rezultoi me sukses për sistemin kapitalist. Sipas Dallesit, socializmi në Europën lindore, (kuptohet edhe në Shqipëri), nuk mund të shembet me topa, e raketa, por me degjenerim politik, ideologjik, ekonomik, ushtarak dhe moral. Degjenerimin në këto fusha, ne e kemi përjetuar dhe po e përjetojmë efektivisht në këta tri dekada të demokracisë dhe globalizmit. Lexuesi i çfarëdo niveli qoftë, le të shohë me sytë e ballit, por edhe me sytë e mendjes, se si ka vepruar “Doktrina” kapitaliste e Dallesit ndaj vendit dhe njerëzve tanë.

-Në politikë: Nën udhëzimet e “doktrinës Dallese”, kemi krijuar rreth njëqind parti politike, të cilat ndonëse në thelb kanë të njëjtin program, emërtimet dhe “kahjet”e tyre janë të shumëllojshme, si: e majtë, e djathtë, e qendrës, konservatore, radikale, liberale, e plot emërtime të tjera, të cilat e kanë ndarë popullin (elektoratin) në parcela e taborre, të gatshëm për t’u konfrontuar në emër të militantizmit partiak.

-Në ideologji: Në aparencë, partitë politike aktuale, por dhe institucionet shtetërore e madje edhe shoqërore, mundohen të deklarohen si parti, organizata e shoqata pa ideologji, por thjeshtë organizime “pragmatiste”, me programe të larmishme sociale, përfaqësuese të shtersave të ndryshme të shoqërisë. Por realisht, këto parti, organizata dhe shoqata, përveç Partisë Komuniste,  kanë të njëjtën ideologji, atë të ruajtjes me çdo kusht të sistemit kapitalist, i cili, sipas apologjetëve të tij, nuk ka alternativë tjetër.

-Degjenerim tepër i dukshëm është realizuar në vendin tonë në fushën ekonomike. Dy degët e saj kryesore, industria dhe bujqësia, kanë vite që janë nxjerrë jashtë loje. E para, industria, duke u shkatërruar, ose shitur tek të huajt; ndërsa e dyta, bujqësia, duke e kthyer atë nga bujqësi moderne dhe të përparuar, në bujqësi mesjetare, të njëjtë me atë të para vitit 1944.

- Akoma më e dukshme është shkatërrimi dhe degjenerimi i ushtrisë dhe i çështjes së mbrojtjes së Atdheut. Një shkatërrim, si ai i ushtrisë sonë, nuk ka ndodhhur në asnjë vend të globit dhe në asnjë periudhë historike. Por shkatërrimin në fjalë, e ka përcjellë dhe po e përcjellë edhe degjenerimi: Prej dy dekadash, qytetarët shqiptarë janë privuar nga e drejta për t’u përgatitur për mbrojtjen e vendit, dhe aq më pak për t’u armatosur. “Ne,- thotë ministri aktual i “mbrojtjes” sonë, - nuk kemi ndonjë rrezik nga afrimi i luftës në Europë, apo qoftë edhe në Ballkan, se na mbron NATO”!!!  A thua se vetëm ne na mbron NATO, dhe jo shtetet e tjera anëtare të këtij institucioni politiko – ushtarak, të cilët jo vetëm përgatiten çdo ditë ushtarakisht për mbrojtjen e vendeve të tyre, por edhe armatosen e riarmatosen me armët më moderne të kohës.

- Degjenerimi moral, është fusha më e prekshme dhe më delikate në jetën dhe identitetin e një populli e të një kombi. Për këtë pikë, ideologu kapitalist, Alen Dalles, konkludon: “Ne do të dekurajojmë shkrimtarët dhe artistët që angazhohen në përshkrimin dhe hulumtimin e proçeseve që ndodhin në gjirin e masave. Nga ana tjetër, do të kurajojmë dhe stimulojmë të gjithë ata krijues në fushat e artit, që të përshkruajnë dhe lavdërojnë ndjenjat më të ulta njerëzore. Ne do të mbështesim të ashtuquajturit artistë, të cilët do të mbjellin dhe ushqejnë në vetëdijen njerëzore, kultin e seksit, dhunës, sadizmit, tradhëtisë, me një fjalë çdo imoralitet”!

Në këtë fushë, “arritjet” e doktrinës “Alen Dallese”, në vendin tonë, janë sinjifikative. Mjafton të shohësh lakuriqësinë e veshjeve dhe të ideve në programet dhe spektaklet tona, në skenat publike apo televizive, si: “Portokallia”, “Al Pazar”, “Big Brother”, “Përputhen”, e gjer tek konkurimi më i fundit i përfaqësueses sonë të këngës në Eurovizion, të kuptosh rezultatet “historike” të Alen Dallesëve të kapitalizmit, të cilët, veçanërisht tek ne, kanë zbritur në plate ajkën e krijimtarisë artistike e popullore, dhe kanë ngjitur në skenë, banalitetin dhe fëlliqësitë e rrugës. Akoma më e prekshme është degjenerimi i familjes, e cila prej tridhjetë vitesh “bombardohet” me perversitetet më të paimagjinueshme, siç është bashkëjetesa, martesat midis gjinive, e gjer tek “Të drejtat e LGBT-ve”, këtyre ekzemplarëve të rrallë të shqoqërisë, të cilët kërkojnë të rikthehemi përsëri tek majmunët, kushërinjtë tanë të hershëm. Për këta të fundit, ndonjëri nga “modernët” e kohës së sotme, mund të arsyetojë e justifikojë, duke më kujtuar të “drejtat” e personave që lindin me shije të ndryshme seksuale. Sigurisht ka edhe të tillë, por këta persona janë tepër të rrallë, dhe legjislacioni i sotëm nuk i dënon, siç ndodhte para nëntëdhjetës. Po, çfarë mund të themi për disa nga këta persona, që difektin fizik e mendor, kërkojnë ta reklamojnë si arritje, me paradë dhe flamuj pederastësh? Aq më keq kjo, kur në krah të tyre gjatë parakalimeve e manifestimeve, shkojnë edhe ambasadorë ndërkombëtarë, dhe doemos politikanë e qeveritarë nga këta tanët. Në fillimet e demokracisë, kur vendi ynë u përfshi nga rrëmujat, shkatërrimet, konfrontimet, të cilat shkuan gjer në kataklizmonë e vitit 1997, një personalitet nga bota borgjezo-kapitaliste, midis të tjerave pati thënë: “Një popull, para se të modernizohet e qytetërohet, duhet fillimisht të degjenerohet!”.

Në vijim të kësaj thënie të çuditshme, po sjell për lexuesin një frazë të ditëve të sotme, të një gazetareje shqiptare, artikuluar në shkrimin: “Ronela, Marashi dhe të gjithë shqiptarët”, ku, duke u munduar të justifikojë disi spektaklin kontravers  dhe vulgar të këngëtares sonë në Eurovizion, në mbyllje të shkrimit thotë:  “Kanë kaluar disa dekada tashmë, të një shoqërie të hapur, të lirë e pa censure diktature, por sa pak jemi qytetëruar, sa pak”! Nëse qytetërimi vjen nga degjenerimi, atëhere mallkuar qoftë ai qytetërim! Në mbylje të këtij shkrimi, në mënyrë të përmbledhur dëshiroj të theksoj: Çdo popull, e çdo komb, për jetesë, por edhe për mbijetesë, në tokën e përbashkët me miliarda njerëz, dhe gjallesa të tjera të natyrës, mbështetet në tri pasuri kryesore: Në burimet natyrore; Në pasuritë kulturore; dhe Në vlerat shpirtërore. Fatkeqësisht, të tria këto pasuri të shqiptarëve janë të rrezikuara më tepër se kurrë. Nëse këto pasuri, do t’i lëmë në dorën e politikanëve dhe pushtetarëve aktualë, dhe të shefave të tyre ndërkombëtarë të tipit “Alen Dalles”, është e sigurtë se do të mbetemi shumë shpejt pa to. Atëhere do të jetë i pashmangshëm fundi i asmilimit tonë kombëtar.