BREAKING NEWS

Do të shpallet “non grata” së shpejti”? Ilir Meta bën deklaratën e fortë, zbulon planin e fshehtë: Le ta bëjnë gjatë kohës që jam President! Do e paguaj vetë biletën e ekstradimit, të mi ngrijnë asetet dhe llogaritë

Do të shpallet “non grata” së shpejti”? Ilir Meta
x
BREAKING NEWS

Escobar refuzoi ta takonte, Ilir Meta: Më falni për modestinë, por...

Escobar refuzoi ta takonte, Ilir Meta: Më falni për modestinë,
x
BREAKING NEWS

Presidenti Meta zbulon datën e zgjedhjeve të pjesshme lokale

Presidenti Meta zbulon datën e zgjedhjeve të pjesshme lokale
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim plas deklaratën e fortë, tregon nëse SHBA do të zbulojë provat që kanë fundosur Sali Berishën

Yuri Kim plas deklaratën e fortë, tregon nëse SHBA do të
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim e thotë për herë të parë: Ju tregoj kush i mblodhi provat për të shpallur non grata Sali Berishën

Yuri Kim e thotë për herë të parë: Ju tregoj kush i
x
BREAKING NEWS

SHBA i tregon prangat Sali Berishës, Yuri Kim ‘i shuan çdo shpresë’: Ka prova! I iku drejtësisë...

SHBA i tregon prangat Sali Berishës, Yuri Kim ‘i shuan çdo
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim bën paralajmërimin e fortë: Ata që janë në pushtet, nëse u kërkohet llogari duhet që të…

Yuri Kim bën paralajmërimin e fortë: Ata që janë
x
BREAKING NEWS

'Ballkani i Hapur', Yuri Kim zbulon qëndrimin e SHBA-së

'Ballkani i Hapur', Yuri Kim zbulon qëndrimin e SHBA-së
x

Opinion / Editorial

“Dekomunistizimi” është butafori, kur lejon akoma ish-enveristë në Kuvendin e Shqipërisë!

“Dekomunistizimi” është butafori, kur lejon akoma

PD nuk mund të jetë pas PS-së për komunistë në kuvend!

Sigurisht dalja e atij deputeti socialist me foton e Enverit në rrjet komunikimi sot, nuk është se ka “më faj” se dalja e Sali Berishës me Enverin në ditëlindje të Liljanës dhe fotografinë e Nexhmijes pas tij! Çelo nuk është qartësuar nëse duhet apo nuk duhet të respektohet Enveri në qenien e tij si deputetët socialist, por Sali Berisha si një ish-anëtar i partisë së Enverit, nuk është i qartë sot e kësaj dite që ka sharë dhe akuzuar apo linçuar mijëra individë në Shqipëri, duke ju thënë, “Komunista” dhe “Enverista”! Ka sharë dhe akuzuar e denigruar mijëra e mijëra pjesë të shoqërisë shqiptare, duke u bërë armiq dhe aplikuar luftë klasash si dikur ai që është me Saliun në fotografi! Berisha është Enveristi i fundit i Shqipërisë që përfaqësohet në kuvendin e Shqipërisë dhe do sërish të bëhet kryetar partie dhe kryeministër i Shqipërisë! Ku e kam fjalën? E kam fjalën se atij, ja merr mendja (kujton se do shpëtojë veten dhe familjen e tij) se mund të ketë sërish PD-ja një enverist sipër dhe Shqipëria një enverist sërish kryeministër! E kam fjalën se PD-ja sot do të aktivizojë diçka të 2018-tës si “dekomunistizimi”! E shikon këtë pothuaj si një epërsi ndaj PS-së! Mirëpo kjo nuk vlen. PD sipas një eksponenteje të saj, ka ndërmend këtë nismë. Kjo është një nismë e iniciuar nga PD që në vitin 2018 e mirë menduar nga një grup pune. Është një paketë e cila dhe për shkak të ngjarjeve të forta politike u la në sirtarët e PD dhe faktikisht që në periudhën e fushatës elektorale grupet brenda PD e kanë diskutuar. Ajo që bëri deputeti Çela është provokim dhe përdhosje e flamurit me figurën e diktatorit. Ajo që PD kërkon është pikërisht dekomunistizimi. Është një proces që ka vijuar që në fillimet e vitit ’90. Por nisma që vjen për shkak të disa demonstrimeve vijnë duke u rritur dhe kanë punuar në festa kombëtare. Ka shumë problematika sa i përket teksteve shkollore, kurrikulave dhe muzeve. Ne jemi në vitin 2021 në një mungesë totale të qeverisë për të implementuar ligjet që janë miratuar nga parlamenti. Unë ju sjell një shembull se përse është një kambanë alarmi. Në vitin 2016 përqindja e shqiptarëve që kishin perceptim pozitiv për Enver Hoxhën. Kjo vjen si pasojë e mungesave. Ne përmes kësaj nisme do të propozojmë një sërë simbolesh. Kjo është nismë që do të përfshirë një grup të gjerë. Mendojmë që është momenti i duhur për të manifestuar një dekomunistizim të plotë. Është një grup që do të ngrihet. Do të jemi në konsulta me profesionistë. Janë një sërë institucionesh që do të bashkërendojnë për një paketë efikase.  Fakti që ka nisur është gjë pozitive. Paketa do të hidhet në parlament dhe më pas do i nevojitet grupit parlamentar të PD për të bindur mazhorancën për një bashkëpunim plot sukses.

Bukur shumë, por është pak! Partia Demokratike ka nevojë të bëjë dekomunistizimin e saj të plotë që është largimi me ligj, të komunistëve të fundit të saj nga kuvendi i Shqipërisë. Sepse Sali Berisha dhe Tritan Shehu janë ish-anëtarët e PPSh-së komuniste apo më mirë enveriste dhe janë dy personat që dalë në krah të diktatorëve të këtij vendi duke qenë dhe anëtarë të kësaj partie. Mbase propozimi ligj, duhet shoqëruar me anulimin e mandatit të të dy ish-komunistëve ose përjashtimin e menjëhershëm nga përfaqësimi demokrat! Pa larguar fizikisht ish-komunistët si mund të dekomunistizojmë vendin? Mirë që flamujt dhe nishanet e komunizmit janë të neveritshëm, por pse duhet të janë të “dashur” individët ish-komunistë dhe enveristë që vazhdojnë dhe në 2021 –shin, të jenë pjesë e përfaqësimit politik në kuvendin e Shqipërisë? Dikush do thotë se “është e drejta tyre të ndërrojnë bindjen”! Po jam dakord se mund ta ndërrojnë bindjen, por çfarë kuptimi ka që të tillë “bindje ndërruesish” duhet t’iu japin leksione njerëzve që nuk kanë qenë kurrë komunistë! Kush nga nazistët ndërroi mendje dhe në Gjermani u zgjodh Bundaskancelar!? Kush pra?! Apo komunist sekretar partie gjermano-lindor të jetë bërë Guvernator Landi?! Pse duhet t’iu mbajnë fjalime dhe t’iu tregojnë rrugën e demokracisë shqiptarëve këta tipa? Pse këta tipa bie fjala pikërisht dy komunistët e fundit Sali Berisha dhe Tritan Shehu (sepse Gramoz Ruçi u vetëlargua) duhet të mbajnë Shqipërinë vendin e vetëm “demokratik” me ish-komunistë në kuvendin e Shqipërisë? Por kur këto kanë të drejtë të japin leksione pse Çeloja i PS-së, të mos ketë të drejtë të ndërrojë mendje në invers? Bie fjala sa të besojë Sali Berishën si ish-komunist dhe enverist që bën si demokrat, pse mos të besojë Enverin vetë se i duket më origjinal dhe i besueshëm?! PD thotë se po edukohet brezi i ri me figurën e Enverit! Po mirë ky brezi i ri kur shikon një si Sali Berisha që është pjesë e politikës së afërt të Enverit (në familje të tij) dhe ditëlindjeve të familjes të tij, apo pjesë e miqësisë së djemve të tij pse të mos e duan dhe ato Enverin, kur e ka dashur Berisha!

Partia Demokratike liderin e saj siç e quajnë historik e ka pasur enverist (jo komunist, por Enverist) dhe jo kaq shumë komunist! Partia Demokratike duhet të “de enveristizojë” veten dhe kuvendin e Shqipërisë, duke ju larguar mandatin politik Berishës dhe Shehut! PD nuk mund të jetë pas PS-së për komunistë në kuvend!? Po pra, duke ndaluar me ligj kandidimin e ish-anëtarëve të partisë së Enver Hoxhës! Me çdo kusht dhe pa asnjë dyshim duhet bërë kjo! Në Shqipëri, duhen akuzuar dhe dënuar krimet e Enverit dhe jo komunizmit si filozofi kot ashtu në erë, sepse asnjë prej tyre pothuaj nuk ishte një komunistë por ishin sharlatanë të pa lexuar dhe injorantë shumica. Po, por u kthyen në enveristë, sidomos ata që u pranuan me dëshirë dhe vepruan për vite me radhë nën PPSH-në e Enverit dhe Nexhmijes, si Sali Berisha dhe Tritan Shehu! Mjaft me enveristë të tillë, që të japin dhe leksione demokracie. Mjaft me delirantë të tillë që nuk bëjnë asgjë, por prishin çdo situatë normale në Shqipëri. Mjaft me anëtarët e partisë së Enverit. E këtë gjë, duhet ta bëjë PD-ja e sotme e Bashës, sepse pikërisht individë të tillë enveristë, po t’ju përgatisin dhe puçin politik në parti, për t’ju marrë partinë, selinë dhe për ti linçuar si dikur Enveri, ato që mendonte se ishin kundërshtarë brenda partisë.

Duhet propozuar “de enverizimi” i politikës dhe padyshim dhe partisë e kuvendit. Mund ta bëjnë por jam në dyshim në se kanë këllqe ta bëjnë. E po folën dhe nuk bën gjënë më të rëndësishme se sa largimin jashtë përfaqësimit të lëtyrave të fundit të enverizmit shqiptar (mes tyre kryesori është Berisha), e gjitha çfarë po bëjnë është butafori. Asgjë tjetër, përveç tallje.