BREAKING NEWS

Video/ Ikin dritat gjatë koncertit të Noizy-t, revoltohet turma duke bërtitur njëzëri: Rama ik!

Video/ Ikin dritat gjatë koncertit të Noizy-t, revoltohet turma duke
x
BREAKING NEWS

Kërcet thika mes kushërinjsh, 5 persona dërgohen me urgjencë drejt spitalit

Kërcet thika mes kushërinjsh, 5 persona dërgohen me urgjencë
x
BREAKING NEWS

U plagos nga pronari i shtëpisë, punonjësi i IMT-së rrëfen tmerrin: Ishte i dehur, iu hodha sipër dhe i kapa armën pasi...

U plagos nga pronari i shtëpisë, punonjësi i IMT-së
x
BREAKING NEWS

Foto/ Çfarë po ndodh? Trafik kilometrik në aksin Elbasan-Tiranë

Foto/ Çfarë po ndodh? Trafik kilometrik në aksin
x
BREAKING NEWS

“Sezoni turistik në Jug po dështon prej...”, deputeti i PD akuzon ashpër kryeministrin dhe publikon foton: Ja çfarë po përpiqet të bëjë Rama

“Sezoni turistik në Jug po dështon prej...”, deputeti i PD
x
BREAKING NEWS

Moti bën kthesën drastike, çfarë ndodh me temperaturat javën e ardhshme

Moti bën kthesën drastike, çfarë ndodh me temperaturat
x
BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon
x
BREAKING NEWS

“Qeveria turp i Shqipërisë!” Salianji pas artikullit të The Sun: Rama nuk po bën asgjë për të parandaluar shpopullimin dhe trafikimin e qytetarëve

“Qeveria turp i Shqipërisë!” Salianji pas artikullit
x

Opinion / Editorial

Dekomunizimi si karikaturë e demokratokomunistëve të konvertuar!

Dekomunizimi si karikaturë e demokratokomunistëve të konvertuar!

Në tri dekada është folur shumë për demokracinë dhe lirinë e shprehjes, besimit, ideologjive, pjesëmarrjes në forcat politike që ke bindjen se të përfaqësojnë. Sapo u shkëputëm nga partia shtet në vitin 1990 dhe lindi e para parti opozitare, PD, njëlloj si pas vitit 1944, nisi furtuna kundër ish ballistëve, zogistëve, legalistëve deri edhe atyre që shërbenin si roje apo lulishtarë në oborrin mbretëror të cilët u syrgjynosën, u burgosën apo u internuan. Fëmijët e tyre nuk mundën të ndjekin asnjë shkollim, mbetën thjesht punëtorë krahu. Po për çudi edhe postpluralizmi politik, mbajti të njëjtat qëndrime dhe eci në të njëjtat shina. Ndodhi më e çuditshmja. Ish-komunistët dhe fëmijët e tyre u konvertuan në demokratë. U vetëquajtën të reformuar. Pjesa më elitare e Shqipërisë. U shfaqën si të zbritur nga qielli i lumturisë, engjëllor dhe paqësorë. Shpëtimtarët e kombit. Prijësit e së resë. Njerëzit e së ardhmes. Të dinjitetshmit, progresistët e novatorët. Revolucionarët modern që do sillnin begatinë e demokracinë e kulluar. Shumë prej ish-komunistëve qëndruan në partitë e majta dhe u reformuan, hap pas hapi. Bile kjo ishte pjesa më vitale. Në krye të tri dekadave shumica e ish komunistëve u pajtuan me demokracinë dhe përqafuan ndryshimin. Iu bashkuan partive politike progresiste dhe morën pjesë aktive në reforma të paimagjinueshme deri në vitin 1990 për ta. Kush ka jetuar ndryshimin e madh, ka ndjerë natyrisht tronditje të thellë edhe brenda vetvetes dhe zhgënjime që i kanë shoqëruar tërë jetën pasi i besuan një ideali i cili në konkurrencë me kapitalizmin dhe ekonominë e tregut dështoi. Shumë ëndrra mbetën në sirtar dhe tronditja e atyre që besuan tek sistemi me progres siç trumbetohej gjatë pesëdhjetë viteve, ishte e paimagjinueshëm. është e vërtetë që sistemi komunist ra. Që shqiptarët provuan privacione shumë të rënda dhe mbetën prapa vendeve të tjera të zhvilluara të Europës. Kjo ka qenë edhe arsyeja që pas rënies së murit të Berlinit, masivisht, rinia shqiptare, intelektualët, punëtorët, fshatarët, të papunët, studentët së pari, iu bashkuan ndryshimit të thellë të ëndërruar për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa. Në perceptimin e qytetarëve shqiptarë, përmbysja e sistemit, u gjykua si mundësia e artë për një sistem të ri vlerash, atë të ekonomisë së tregut, me demokraci funksionale. Po nuk ndodhi kështu. Shqiptarët, provuan se trumbetuesit e rinj, ata që erdhën në pushtet pas vitit 1990,veçanërisht demokratët, vepruan njëlloj si ish-luftëtarët që zbritën nga malet, komunistët edhe pse në rrethana krejt të ndryshme dhe në një distancë kohore prej më shumë se gjysmë shekulli. Të njëjtat forma dhe metoda, pak më të sheqerosura dhe të ambalazhuara me demagogjinë antikomuniste nisën të zbatohen në drejtimin e vendit. E njëjta luftë klasash. Të njëjtat reprezalje ndaj atyre që kishin drejtuar gjyqësorin apo që kishin punuar në dikastere e drejtori a ndërmarrje. U lançuan figura dhe specialist të shquar vetëm se kishin shërbyer në sistemin e përmbysur. Shumë prej tyre u damkosën. Iu vu vula e turpit mbi shpinë. U shënjestruan. U cilësuan të papërshtatshëm për rendin e ri! Të gjithë administratorët u zëvendësuan me demokratë të konvertuar nga komunistë apo që ishin nëpër poste, po ndërruan fletën. Gjithçka në emër ë përmbysjes dhe çrrënjosjes së komunizmit të cilët u trajtuan si në diktaturë, të përmbysurit pas çlirimit të vendit. E tërë kjo strategji synonte të zëvendësonte nomenklaturën e vjetër me të ashtuquajturën të re. Nuk mbeti karvanarë pa u bërë gjyqtar, mjek, shef komisariati, kamerierë, muratorë pa u vendosur në krye të drejtorive dhe zyrave për të cilat nuk kishin asnjë lidhje pasi nuk kishin arsimim për të kryer detyra që kërkojnë, jo vetëm kulturë dhe përvojë, po edhe moral dhe ndershmëri. Në krye të punëve u vendosën militantë e partisë që i kthyen, shumica në komunistodemokratë, duke i kthyer institucionet në celula partie. Po ndryshe nga ata që zbritën nga malet me idele të larta dhe disiplinë të hekurt e devotshmëri që kryen punë të papaguara, demokratokomunistët e rinj, ‘partizanët’ e revolucionit 1990-ës, sollën në institucione korrupsionin galopant dhe instaluan mitmarrjen, fisin e farefisin. Në ballë u vendosën militantët. Kudo që të shkelje në zyrat e shtetit ndesheshe me politikanë të partisë që kishin në majë të gjuhës fjalët. Iku koha juaj! Tani jemi ne! Një diktaturë e re zëvendësoi të vjetrën. Një luftë e re klasash nisi të hedhë rrënjë dhe të shndërrohet në strategji drejtimi. Edhe sot nga politika zbatohet e njëjta strategji për sa i përket ndarjes dhe luftës mes shqiptarëve nga ata që drejtojnë formacionet politike propagandohet përçarje. Njëra palë e cilëson veten engjëllorët, tjetra antikombëtarë e tradhtarë. Organizatë banditësh. Parti që ndanë Shqipërinë në veri dhe jug siç bëri Berisha në foltoren e “Bajram Currit”, ku me gojën plotë, pa asnjë vrarje ndërgjegje, akuzoi kryeministrin, Edi Rama se nuk e do veriun, është kundër Kosovës?! Po jo vetëm Berisha. Cilido në Partinë Demokratike është i gatshëm të akuzoi mazhorancën, pra pjesën më të madhe të popullit, ata që kanë zgjedhur me votë këtë qeveri si qytetarë të përgjegjshëm që i kanë manipuluar patronazhistët. Dhe në emër të kësaj përpiqen të mbushin mendjen e shqiptarëve se këta janë komunistët e rinj. Vetëm se një deputet socialist shpalosi një fotografi të Enver Hoxhës, u ngrit stuhia në atë lartësi sa gati të mbyste tërë Shqipërinë. E çfarë ndodhi nëse u shfaq një fotografi kur këtu përditë evidentohen figura të cilat i kanë bërë këtij vendi vetëm të këqija që e kanë shkatërruar ndër vite? Fotografia nuk është politik. As mesazh komunist. Kjo nuk është ndonjë hata e madhe se këtu plasi komunizmi dhe u rehabilitua Enver Hoxha. Kush dëshiron ta mbaj Enver Hoxhën në mendje asnjëri nuk mund ta ndaloi sikundër ata që duan Zogun, Mitat Frashërin, Mustafa Krujën, Vërlacin apo Esat Pashën. E rëndësishme është që partitë politike të kenë distancim nga individ të veçantë qofshin edhe udhëheqës të së djeshmes apo ata që sot trazojnë ujërat dhe turbullojnë mendjet e qytetarëve shqiptarë. E rëndësishme është çrrënjosja e ideologjisë dhe sjelljes komuniste. Duket se pritej një pretekst që antifoltoristët të hidheshin në sulm për të kërkuar nja kauzë joshëse ashtu si vite të shkuara dekriminalizimin, tanimë dekomunizmin. Që të kërkosh dekomunizmin dhe të jesh antikomunist nuk është ndonjë çudi e madhe dhe secili ka të drejtën e zotit të jetë antikomunist, antizogist apo antiballist, ose pro të gjithëve. Ndaj jemi në pluralizëm politik që secili të zgjedh me vullnetin e vet ku dëshiroj të aderoi, ndryshe cili është kuptimi i demokracisë dhe të drejtave të njeriut që nga mëngjesi në mbrëmje na propagandojnë liderët tanë politik. Të mburrësh Zogun apo Esat Pashën, është në modë. Të thuash një fjalë për ndonjë figurë nga sistemi i kaluar sikur të kafshon gjarpri. Duket se komunistët e konvertuar në antikomunist i ndryhen të kaluarës së tyre komuniste dhe po ngjajnë njëlloj si me të persekutuarit real, ata që kanë bërë vite të gjata burgu, janë njëmijë herë më tolerant nga ata që mbahen të persekutuar pa qenë asnjë ditë në burg ose kanë qenë atje, si hajdut pulash. Dekomunizmi nuk bëhet me urdhra. As ligje. Në se kërkojmë vërtetë ta largojmë çdo gjurmë të komunizmit nga brenda vetes tonë nga sistemi që sot rrekemi të reformojmë dhe ndërtojmë, atëherë le ta bëjmë këtë sistem më të fuqishëm, më të pakorruptuar, më të sigurt, të drejtë, të ndershëm, sistem të vlerave të vërteta, konkurrencës së ndershme,shkollimit më të mirë, largimit nga vesi dhe droga, papunësia dhe korrupsioni. Dhe këtë mund të bëjnë vetëm shoqëria e civilizua, masat e gjera të popullit, individët e papërzier në korrupsion, idealistët, ata që vërtetë janë me bindje demokrate dhe jo demokomunistë që flenë me demokracinë e zgjohen me komunizmin, bërtasin kundër komunizmit dhe sillen si komunist të kulluar. Komunizmi nuk është individi. është ideologjia dhe perceptimi, mendimi dhe vija e sjelljes së shoqërisë. Shqiptarët u ndanë nga komunizmi qysh në vitin 1990 dhe më kot rreken ca liderë që kanë brenda vetes komunizmin për të bërë revolucionin e dekomunizmit të Shqipërisë. Dekomunizimi nuk është një akt. Nuk është një moment. Nuk bëhet me deklarata. Me ndalimin e filmave dhe dramave. Të librave dhe rrënimit të shkollave. Dekomunizmi është proces i cili arrihet nga civilizimi i shoqërisë dhe zhvillimi, rritja e mirëqenies dhe përparimi. Me urdhra dhe ndalime, alla Alibeaj, Lulzim Basha, Grida Duma e Berisha apo shumë ish-komunistë të strehuar në partitë të vetëquajtura antikomuniste, vetëm e mbajnë gjallë dhe i japin oksigjen komunizmit. Të vetmit që nuk e bëjnë dekomunizmin, janë ish komunistët e konvertuar në demokrat apo anëtarë të partive që etiketohen antikomuniste. Dekomunizmi nga antikomunistët e konvertuar me tesera partie si karikatura të demokracisë, vetëm e mbajnë gjallë komunizmin!