BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

“Delet” në Parlament dhe “çakalli” president!

“Delet” në Parlament dhe “çakalli”

Kështu e ka quajtur presidenti Parlamentin, “Parlamenti i deleve”. Por, nuk ka qënë gjithmonë i tillë qysh kur “Çakalli” u zgjodh President. Qysh nga ajo kohë, Parlamenti, sipas tij, herë ka qënë “Parlament dele”, herë “Parlament legjitim” e herë “jolegjitim”. Megjithatë, po mbushen tre vjet që “çakalli” i vjen vërdallë këtij “dele Parlamenti”. Po i vjen vërdallë jo për të ulur tensionet, jo për të gjetur gjuhën e përbashkët për të bërë diçka në të mirë të Shqipërisë, por kush e kush të dominojë, kush të dali më i fortë në këtë politikë “çakejsh” që karakterizon klasën politike shqiptare. Herë me kërcënime për të shpërndarë këtë “Dele Parlament”, herë me “qetësi e dashuri” për të marrë “kalanë” nga brenda, e gjitha kjo, ka krijuar vetëm konflikte. A mund të quhet ky një “simbol i unitetit”? Kanë kaluar afro dy vjet qysh kur ai nga Pogradeci, kërcënonte se do të flijohej si Salvador Alende nëqoftëse nuk do të zgjidhet ngërçi i krijuar! Ngërçet, jo vetëm që nuk u zgjidhën, por u thelluan si asnjëherë tjetër më parë me këtë president në krye. Më vonë e “harroi” Alenden dhe mori pozat e një “luftëtari” si Mic Sokoli, apo të një “atentatori” si Avni Rustemi. As këto nuk i ecën. Më vonë deklaroi: “Tre rrugë kanë mbetur, ose të rrëmbejmë armët, ose të instalohet diktatura ose shqiptarët t’ia mbathin nga Shqipëria. Dy rrugët e para, janë të pamundura, kështu, vazhdon ai, mbetet rruga e tretë”. Edhe dikur paraardhësi i tij kështu deklaronte: “I bëj thirrje qytetarëve shqiptarë, të rrëmbejnë armët për të mbrojtur pronat e tyre nga narkoshteti”! Hej o politikë “çakejsh” ku “çakejtë “skërmitin” dhëmbët për pushtet përpara qytetarëve që nuk kanë ujë për të pirë, që kanë mbetur në mes të katër rrugëve ku politikanët luajnë mes tyre “vallen e shpatave” përpara një populli që edhe vatanin ja kanë mërzitur. Ky “simbol i unitetit”, bën të “paditurin” me pretendimin që “nuk ndodhej brenda vendit” kur “hienat” rreth tij dorëzuan mandatet. Koha e mëvonshme tregoi që ai ishte në unison me këta ish-mandatarë që u bënë gazi i botës. Ky “simbol i unitetit” gjithmonë ka qëndruar në krah të opozitës. Nuk e kam fjalën që të mos e mbajë atë afër, përkundrazi, por e ka mbajtur atë afër për ta patur një mbështetje për të rrëzuar qeverinë, “e cila është fajtore që ekonomia po shkon në greminë” që “vendi nuk po integrohet në strukturat europiane”, që “reforma në drejtësi po dështon për fajin e disa “Haxhi Qamilëve” e më tej akoma duke e kërcënuar “Dashin” e Parlamentit” se “do të përfundoni si Haxhi Qamili”. Të jenë vallë këto mendime të një kryetari shteti, edhe duke qënë më i përfoluri nga të gjithë politikanët e këtyre tridhjetë viteve, këtë askush nuk e beson por ja që është e vërtetë! Të jenë këto mendime të një kryetari shteti që ka vënë dorën, zëmrën dhe shpirtin e tij mbi Kushtetutë? Edhe kjo është e pabesueshme. Të paktën këto i ka vetëm me fjalë, kurse me vepra vetëm “këmbët” i ka në Kushtetutë, mendjen dhe zemrën i ka nga pushteti, duart i ka në “qypin me mjaltë” që i ofron pushteti. Që qeveria Rama është përgjegjëse për situatën e krijuar në ekonomi, e kudo që ka të bëjë me mirëqenien e popullit, pavarësisht pasojave të tërmetit dhe pandemisë kjo nuk do shumë mend për ta kuptuar. Po ky president, të jetë fare pa faj për situatën e krijuar si kreu i shtetit? Nën shembullin e këtij Presidenti është bërë e modës tashmë e shumë kohë përpara, që “mjerë ai që i ka rënë në pjesë të tërheqë “parmendën, të tjerët, opozita dhe Presidenti, kanë si “detyrë” vetëm të shajnë, të kërcënojnë e të hedhin poshtë gjithçka që bën qeveria, edhe atë pak punë e përgjegjshmëri që ka. Kjo është detyra e opozitës dhe e presidentit? Po kështu nën shëmbullin e Presidentit, merr hov edhe opozita e ca opozitarë të tipit Maliqi, Manjani, Paloka and Co, që kërcënojnë edhe me jetë kryeministrin duke shkuar deri atje që të merren edhe me nënën e tij tashmë të ndarë nga jeta. Nuk dihet në çfarë “gjinie” hyjnë këta njerëz që hakmerren edhe ndaj të vdekurve si në rastin konkret, a kanë dhimbje njerëzore këta farë soji që edhe për nënën e kryeministrit, në vend të një fjale ngushëlluese, e bëjnë fajtore “për të birin e saj”! Njeriu, jo e jo që nuk mund të nxjerrë nga goja një urrejtje të tillë patologjike, por as kafsha, as shpendët, as insektet e zvarranikët, por duhet të jesh i kategorisë Manjan, Maliq apo Palokë. E keqja më e madhe e këtij vendi dhe e këtij populli është që nxitet urrejtje e hakmarrje, nxiten inate personale, të cilat ua errin arsyen të shohin përpara. Nejse! Po i lëmë mënjanë dekretet e fundit të firmosura prej tij në Qershor dhe Tetor të vitit të kaluar që askush nuk i zuri “për bishti” e të vijmë në kohët e fundit. Është një e vërtetë që “hungërima” e “çakallit”, “mua këtu me dorën mbi Kushtetutë do të keni deri në vitin 2022” i trembi “delet” e Parlamentit dhe tani, “çakalli” kërkon të shkojë më tej, që t’i shqyejë “delet”, por më parë se ta bëjë këtë, duhet t’i përçajë e t’i bëjë një nga një sepse në “tufë” e ka të vështirë.U trembën “delet” apo u tradhtuan nga ata që prinin “kopenë”, kjo nuk ka rëndësi, e rëndësishme është që ato, nuk i shkuan deri në fund shkarkimit të “çakallit” dhe u tërhoqën. Kohët e fundit, presidenti dekretoi ndryshimet e 5 Qershorit, që sipas një korrieri në Presidencë, “ndryshimet në Kodin Zgjedhor” janë i vetmi produkt i marrëveshjes konsensuale të 14 janarit dhe 5 qershorit, të dakordësuara në Këshillin Politik. Më poshtë, ky korrier i tij, thotë: “Meta do të jetë gjithmonë në krye të detyrës në mbrojtje të Kushtetutës, të të drejtave të patjetërsueshme, lirive dhe të drejtave të qytetarëve për të marrë në dorë fatet e tyre përballë çdo akti të ndryshimeve të njëanshme të dhunshme dhe me urgjencë të pajustifikueshme si ai i Kushtetutës që asgjësojnë shtetin e së drejtës, demokracinë dhe të ardhmen europiane”. Që ai ka qënë gjithmonë në krye të detyrës, këtë askush nuk e mohon, por ka qënë jo si “simbol i unitetit” por si përçarës i unitetit! Këtë, e ka treguar me vepra. Si kryetar i KLD-së e keqja e tij më e madhe dhe për këtë ka akuzuar jo pak herë edhe “vagabondët” ndërkombëtarë. Ai, ka krijuar gjithmonë konflikte të panevojshme me Parlamentin me “unin” e tij dhe nuk ka përdorur gjuhën e tolerancës. Edhe kur opozita protestonte dhunshëm për “rrëzimin e Qeverisë”, presidenti, sikur të mos e dinte që qeveria rrëzohet me votë, në vend që të ulte në tryezë opozitë e mazhorancë, nga ballkoni i Presidencës, hidhte “shashka” dhe “molotovë”! Priste e përcillte “opozitën e bashkuar” dhe “kryeministrin” e ardhshëm që ky të merrte pozat e një “burri shteti” kur presidenti e di që ai “e gënjente edhe kur e pyeste për orën”! Siç duket, “kryeministri” i ardhshëm, po ja thotë të vërtetë orën e fundit të vet. Kjo, nuk e shqetëson presidentin, por e entuziazmon, sepse të gjithë e dinë sa e ka “nafakën” “kryeministri” i ardhshëm. Kohët e fundit, “udhëheqësi kokorroc” që ka “vënë” mend nga “fitoret” e njëpasnjëshme, ka thirrur në PD edhe disa “ujq” të vjetër, të cilët edhe ata e dinë sa i vlen lëkura, por thonë që “ka bërë përparime” që të përfitojnë ndonjë “kockë” për të rifituar kohën e humbur. Kthehemi përsëri tek ato ç’ka thotë një “bisht” në Presidencë dhe nuk e thotë vetë ai që e ka aq “në zemër” Kushtetutën. Si duket “çakalli” urdhëron korrierin e tij që të hungërijë si “çakall” për të parë reagimet e qytetarëve kur thotë “që ata të marrin në dorë fatet e tyre” kurse vetë “skërmit” dhëmbët”! Ç’të jetë kjo që “qytetarët, të marrin në dorë fatet e tyre”? A kanë këta qytetarë institucione demokratike, ashtu si janë, qysh nga legjislativi, ekzekutivi, gjyqësori etj. etj., por të rrëmbejnë “hunjtë” dhe të “vendosin vetë për fatet e tyre”? Në çfarë epoke jemi? Ç’të ketë në mendje ky “bisht” në Presidencë, që bëhet më i madh nga “sqepari”? Si duket, edhe për të hamendësuar, të drejtën ua jep Kushtetuta. Sipas këtij “bishti” që unë nuk mund t’i them dot “këlysh” si i thotë ai Kryeministrit të vendit, që tani na merr pozat e një “Superpresidenti” thotë: “Meta pa asnjë vonesë ka dekretuar ligjin “për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin 10019 dt 29.12.2008”. Këtë dekretim “vartësi” juaj President, nuk e kishte nga malli, por... nejse. Mazhoranca, nuk i kishte 84 vota për të miratuar ndryshimet kushtetuese por kishte vetëm 76. Të tjerat, në mos gaboj 32, ishin nga ato “dele” që zëvendësuan “hienat” që dorëzuan mandatet, krahas të tjerave edhe me bekimin e “vartësit” tuaj që sot është President. Këto “dele” që i u bashkuan “armiqve” socialistë, nuk i solli Rama, por ishin nga listat e “çakallit” dhe “kryeministrit” të ardhshëm dhe si e tillë, më kot akuzoni Ramën dhe e kërcënoni me jetë. Askush nuk u a ka fajin që po bëni “varrin” e vetvetes edhe për zgjedhjet e ardhshme. Rama, nga ana e tij është përgjegjës bashkë me “ibretin” e PD-së për ndryshimet Kushtetuese brenda natës në vitin 2008. Rama, nuk kërkoi falje për atë katastrofë që është strumbullari i të gjitha ngërçeve dhe telasheve pafund të kësaj politike, por ama ai me vepra, e hodhi një gjysëm hapi përpara. Fjala është për sistemin zgjedhor nga proporcional rajonal në proporcional të gërshetuar me atë mazhoritar ku zgjedhësit do të votojnë edhe për kandidatët dhe jo vetëm për listën e partive. Heqja e koalicioneve parazgjedhore u “prish” punë atyre partive që janë mësuar të “shullëhen” nën hijen e të tjerëve. Kjo e tremb edhe më shumë “çakallin” i cili synon që të shqyejë “delet”, por të gjitha gjasat, janë që të “shqyhet” ai nga “delet” që do të vijnë në “vathën” e ardhshme, sepse “deleve” të Parlamentit të sotëm, ja kanë marrë “erën”!