BREAKING NEWS

“Na presin 3 ditë të nxehta”, Lajda Porja parashikon si do të jetë moti në gjithë Shqipërinë dhe surprizat e papritura në fundjavë

“Na presin 3 ditë të nxehta”, Lajda Porja parashikon si do
x
BREAKING NEWS

Degradon keq situata/ Të rinjtë godasin njëri-tjetrin me thika, ka të plagosur dhe disa të arrestuar. Zbardhet shkaku pse nisi konflikti në mes të rrugës

Degradon keq situata/ Të rinjtë godasin njëri-tjetrin me thika,
x
BREAKING NEWS

PS përgatit ‘goditjen’ e fortë ndaj Sali Berishës, Taulant Balla del me njoftimin e jashtëzakonshëm dhe zbulon lëvizjen që do të bëjë Kuvendi në shtator: E papranueshme dhe absurde...(FOTO)

PS përgatit ‘goditjen’ e fortë ndaj Sali Berishës,
x
BREAKING NEWS

Ish-drejtuesi i Sigurimit të Shtetit, Bujar Hoxha: Në dosjen ‘Bomba’, ‘Merimanga’ e grupi i famshëm ‘Intelektuali’ të përfshirë dhe politikanë shqiptarë, ja çfarë di për rastin e Ilir Metës

Ish-drejtuesi i Sigurimit të Shtetit, Bujar Hoxha: Në dosjen
x
BREAKING NEWS

E trishtë/ Humbje e madhe! Shuhet nga jeta akademiku dhe shkrimar i njohur shqiptar, autor i 135 veprave dhe albanolog me zë (EMRI+FOTO)

E trishtë/ Humbje e madhe! Shuhet nga jeta akademiku dhe shkrimar i njohur
x
BREAKING NEWS

Fillimi i vjeshtës me surpriza në qeverisjen Rama, ja kush përflitet se do të ikë nga kabineti

Fillimi i vjeshtës me surpriza në qeverisjen Rama, ja kush
x
BREAKING NEWS

Zbardhet vendimi i qeverisë: Rritet pagesa për ndihmën ekonomike, aftësinë e kufizuar dhe kujdestarin e personit, ja kategoritë që përfitojnë

Zbardhet vendimi i qeverisë: Rritet pagesa për ndihmën ekonomike,
x
BREAKING NEWS

Shërbimet sekrete të botës “zbarkojnë” në Itali, zgjedhjet në shtator alarmojnë inteligjencën e fshehtë, ndërhyrje emergjente për të parandaluar të papriturat, ja prapaskenat

Shërbimet sekrete të botës “zbarkojnë” në
x

Opinion / Editorial

Demagogjia politike e ithtarëve të së keqes

Demagogjia politike e ithtarëve të së keqes

Me ndryshimin e emrit të partisë nga LSI"Partia e Lirisë",Ilir Meta la pas sfurqet,lopatat,kazmat dhe sopatat, për të marrë shpatën e Don Kishotizmit.Në fushatën e sapo filluar në krye të partisë me emër të ri, i kthyer në një instrument çrregullues, së bashku me shokun e tij të armëve Sali Berishën, po promovojnë tek mbështetësit e tyre, premtime djallëzore në formë kredie. Me këtë etimologji që ju ka hasur në konotacion negativ, nga që e gjithë demagogjia e tyre është ndërtuar, mbi praktikën e vjetër me përralla nga e kaluara,kërkojnë të degdisin vëëndjen nga zullumet e tyre dhe etiketimet "non grata". Duke i lidhur e njëjta filozofi dhe të kapluar nga i njëjti hall,po zhurmojnë duke i rënë njëri gozhdës dhe tjetri potkojit, për të trazuar dhe masakruar cdo nismë në drejtim të integrimit në BE. Katrahura e këtij binomi të vënë në krye të fotorizmit dhe Partisë së Lirisë, ka trazuar jo vetëm shqiptarët që ndeshen cdo ditë, me demagogjinë avetureske të tyre, por edhe ndëkombëtarët që kanë ndërprerë çdo komunikim. Si foltorizmi ashtu edhe partia e lirisë,janë kthyer në "biznese"private nga lidershipët në krye të tyre, duke ushtruar trysni mbi institucionet, me lloj lloj marifetesh vetëm për destabiltet politik. Deklaratat senile të këtyre instrumenteve çrregullues, që po përjtojnë kaosin semiotik, po dëmtojnë jo vetëm marrdhëniet ndërpartiake, por edhe ato institucionale. Në fokusin e demagogjisë idhtare të tyre, nuk janë problemet madhore shqetësuse të shoqërisë, por ato personale në marrdhënie me drejtësinë. Të karakterizuar gjithnjë nga politikat personale, nuk janë shfaqur asnjëherë si promotor të moralit demokratik. Ata nuk e kanë trajtuar politikën asnjëherë si përgjigje ndaj problemeve që shqetësojnë shoqërinë, por për të përftuar pushtet e pasurim familjar. Katapultimi i Ilir Metës në detyrat më të larta shtetërore, pa vënë brisk në faqe, i dha mundësi për t'u bërë jo vetëm i fuqishëm, por edhe i pakontrollueshëm dhe i paprekshëm.Ai u vesh me delirin e madhështisë dhe të papërgjegjshmërisë, për gjithcka që ka bërë dhe po bën dhe tani, jashtë çdo arsyetimi logjik dhe parimeve demokratike. Aventurizmi i filozofisë së tij fillon me pragmatizmin e dështuar, që kërkonte t'i jepte frymëmarrje proceseve demokratike, kur në fakt me pabesinë dhe politikat fiktive,ai u bë shëmbulli më keq i funksionarit në krye të partisë së tij,të cilën e ktheu në fidanishte korrupsioni. Përpjekjet e tij në krye të asaj partie familjare, për t'u prezantuar si një formacion poltik modern, u davaritën pa shënuar asnjë histori suksesi. Konfiguracioni i asaj partie i ngjau një shtylle mbështetëse, që mbajti në këmbë qeveritë djathtas e majtas. Doktrina e saj nuk lëvizi nga istikami, sepse ishte dhe mbeti iluzore, duke u definiar në analet e biznesit së blerjes së votave, pa u promovuar si një intitucion drejtues. Dallimet esenciale të filozofsë së tij dhe formatit qeverisës,kanë qënë thjeshtë truke populiste me retorika të ashpra të standarteve nacional-komuniste. Në të dy krahët e qeverisjes që shërbeu si patericë mbështetëse, partia e tij nuk u bë kurrë faktor,për të luftuar dy shqetësimet e mëdha të shoqërnë shqiptare,sic ka qënë krimi i rganizuar dhe korrupsioni. Me t'u larguar nga koalicioni i majtë, për divergjencat që lindën midis tij dhe ish liderit të PS Nano, ai u pozicionua në llogoret e të djathtës, ku ndihej më komod për të elaboruar formulën e mbijetesës, si një subjekt plangprishës familjar e klanor. Me "autostradën" që shtroj brënda së djathtës, për ta detyruar të pranonte çdo ide të tij, duke e ditur se nga e njëjta sëmundje vunte edhe Saliu,mundi të integrohej dhe ta vinte në mengene qeverinë e të djathtës. Si një parti me orientim masiv populist, e zhytur në atokratizëm dhe allishverizëm, ashtu si dhe lideri i të djathtës, nuk u larguan për asnjë çast nga këto dukuri që po i demostrojnë edhe sot. Duke i lidhur e njëjta filozofi, Ilir Meta vazhdon të mbështesë foltorizmin si pjesë e mbetur e PD, në rrugën e përdorimit të dhunës për rrëzimin e qeverisë.Partia e Lirisë që në ndëtimin e saj, nuk u identifiua se kujt krahu i përkiste, por u kthye në një patericë për ngritje dhe rrëzim qeversh. Kjo praktikë i mëkoj asaj parazitizmin,duke i kërcëënuar partitë e mëdha PD-PS, se pa mbështetjen e saj nuk mund të qëndronin në pushtet.I vetmi program që ajo induktoj tek mbështetësit dhe pushtuesit e institucioneve, ishte logoja "mëso dhe fito". Kështu LSI u kthye në një korporatë abuzivizmi,në të gjitha nivelet e pushtetit qëndror e lokal. Duke gjetur shesh e bërë përshesh brënda institucioneve,pa u goditur për abuzivizmin e pushtetarëve të tij,luajti rrolin e një mafiozi si Espinoza,tek filimi aq i ndjekur nga shqiptarët"Oktopodi". Me dredhi e në rrugë dytësore, ai ju shmang përgjegjesive të 21 Janarit, aferës CEZ, vidopërgjimit,ku i doli shahit mbrojtës bashkëpuntori i ngushtë i tij Sali Berisha. Si në rrolet qeverisëse edhe atë të presidentit, u karakterizua nga papërgjegjshmria për detyrat, deri dhe në shkelje të interpretimeve kushtetuese. Ndërsa partia e tij që u kthye në familjare nën drejtimin e bashkëshortes, jo vetëm që filloj të shkërmoqej por edhe doktrina e saj e ndërtuar jo mbi parimet demokratike, u bë pluhur e hi nga që nuk u promovua asgjëkundi. I kthyer në simbol i pabesisë dhe mshtrimit si profesionist,Iliri edhe pas lënies së detyrës së presidentit, po sillet si një King Maker në krye të partisë së vjetër me emër të ri.Duke pretenduar se po bën heroin e munguar, e tradhëtojnë të dhënat për zullumet e shumta si dhe ao të bashkëpunimit agjenturor, të cilat jo vetëm e çvlersojnë por e motivojnë si një shëmbëlltyrë e së keqes pa lavdi.Për t'u ndier akoma i fuqishëm, ai e ka mprehur edhe me shumë "shpatën", për të goditur dhe fyer këdo që e kundërshton. Në këtë lojë të paprinciptë dhe të pamoraleshme, i kanë dalë në mbrojtje një grup analistësh të papërgjegjshëm, që nuk u besojnë akuzave të ngritura në drejtim të tij, duke u munduar ta mbanjë me fymë, kur ai sa ven e po fundoset në humnerën e padrejtësive. Politika populiste e Ilir Metës të kujton thënien e Aristotelit; "Se demagogjia është forma më e keqe e mundëshme e qeverisjes, sepse favorizon më shumë të varfërit se sa të pasurit, duke i konsiderur gabimisht të gjithë njerzit universalisht të barabartë, ndërsa ata janë të barabatë vetëm nga natyra". Por shoqëria shqiptae nuk mund të mbajë akoma në gjirin e saj këto shëmbëlltyra të së keqes, që kanë kapërcyer kufijtë e arsyes, ajo ka nevojë për reflektim, rrezon dhe mendim koncetrik.Largimi i këtyre figurave që nxisin terrorr dhe përcarje të shoqërisë,është një thirrje e domosdoshme për lrgimin e idhtarëve të së keqes, si një shërbim ndaj shtetit ligjr dhe konsolidimit të demokracisë.