Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Demarkacioni, ose parathënia e integrimit në BE për Ballkanin Perëndimor

Postuar: 17/02/2018 - 09:30

Kontesti, kundërshtia, mosplotësimi me firma dhe vula të territoreve në Ballkan, është realisht një nga pengesat kryesore të integrimit në Europë të shteteve tashmë në rrugën e duhur si Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia, Kosova dhe padyshim Serbia. Problemi më i madh i territoreve mes shteteve në Ballkan është ai mes Serbisë dhe Kosovës. Problemi i madh i një modeli të vjetër konflikti shpeshherë barbar dhe i përgjakshëm. Në rrethanat e sotme, sigurisht që integrimi në Europë është proces demokratik dhe një plotësim kushtesh të ekonomisë, legjislacionit dhe demokracisë në standartet ku vendet e Europës do të pranonin Ballkanin Perëndimor. Por ky është një proces dhe pa as më të voglin dyshim është i pranueshëm në vijimësinë e tij pikërisht si proces. Kurse demarkacioni nuk mund të jetë proces. Nuk mund të nisë sot me 30% dhe pastaj të presim të bëhet 40% dhe të presin sërish të bëhet 50% dhe të presim sërish, duke pranuar dhe vonesat në bindjen se do të plotësohen. Po pra, duke bërë dhe hapa të parakohshëm si lëvizje. Demarkacioni o është dhe bëhet, ose është konflikt mes shtetesh dhe kombesh dhe pastaj mbas këtij momenti - del një objektiv nacionalist dhe zhurmë që ndalon çdo lloj integrimi në BE. Bashkimi Europian seriozisht dhe definitivisht nuk ka as luksin, as durimin, as modelin dhe as kohën e pranimit apo dhe afrimit prani tij- të shteteve që kanë mungesë demarkacioni mes tyre.

Shteti grek sigurisht ka detin me ne, ujrat të papërkufizuara dhe caktuara. Sigurisht është pjesë e BE-së dhe vetë BE-ja nuk do më që Shqipëria dhe Greqia, të kenë detin e pa kufizuar mes tyre. Nuk mund të pranohet që shteti grek pjesë integrale e BE-së, të mos ketë kufi të plotësuar juridikisht dhe politikisht (demarkacion) me një shtet kufitar dhe mik si Shqipëria, të dy anëtarë me NATO-n. Bisedimet me palën greke për të bërë demarkacionin Shqipëri dhe Greqi, janë shtysa dhe kërkesa të BE-së dhe pastaj të Greqisë dhe Shqipërisë në fakt. Sepse jo vetëm që nuk i kanë bërë, por dhe kur i kanë bërë – ka qenë një demarkacion me probleme kushtetuese dhe absolutisht jo i drejtë si në 2009-tën. Sot po tentohet e drejta dhe demarkacioni pa probleme dhe me një dakordësi të plotë nën “shikimin e BE-së” dhe pse ky shikim nuk duket mirë në analistët dhe opinionistët apo dhe politikën shqiptare dhe akoma më keq atë greke. Gjermania dhe Franca, por dhe Italia e padyshim SHBA-të, nuk duan probleme kufitare në aspektin ligjor dhe kombëtar mes Shqipërisë dhe Greqisë. Me sa duket, edhe ky problem do të zgjidhet dhe do të bëhet transparent, edhe pse te njerëzit e problemeve dhe nacionalizmave idiote si në Greqi dhe Shqipëri - do të ketë fjalë: Në Shqipëri do të bëjnë fjalë sidomos ata që i falën Greqisë detin dhe ujrat, për hatër të përfitimeve politike të tyre. Nuk ka se si të pranohet me probleme kufitare dhe Mali i Zi! Probleme me Kosovën në përgjithësi. Nuk është Serbia vendi më i indikuar të hyjë shpejt në BE, por Mali i Zi po të mbyllë demarkacionin me Kosovën dhe vetë ajo (Kosova) lehtëson punën e saj në shpejtim të integrimit, heqjes së vizave me BE-në dhe normalisht fillimin e ritmit më të shpejtë në integrim.

Hapi i sotëm ishte një model i mirë integrues në demarkacionin Mal i Zi dhe Kosovë! Kanë pasur presione të mëdha si miqësore dhe ato më jo miqësore Kosova dhe Mali i Zi, në dakordësinë mes tyre për kufirin. Europa nuk mund të pranojë më konceptet e luftës mes shqiptarëve dhe malazezëve si dikur dhe akoma më keq me një moral integrues europian, që sot presupozon ndaljen përfundimtare të efekteve nacionalizëm i kahershëm historik me dy popujve. Është derdhur gjak i madh, dhe nuk ka më nevojë për revokim të luftrave mes shqiptarëve dhe malazezëve. Akoma më shumë mes shqiptarëve dhe serbëve. Ky moment është më kyçi në integrimet e ardhshme të Ballkanit Perëndimor në BE. Kosova mund të pengojë shumë Serbinë, por dhe Kosova vetë mund të penalizohet. Kurse zgjidhja e demarkacionit me Malin e Zi, shtetin e ri të Kosovës e vendos në një pozitë avantazhuese. Zgjidhja e emrit Maqedonisë si ish republikë jugosllave do të jetë “demarkacioni i madh” mes Greqisë dhe Maqedonisë. Pa këtë zgjidhje, Maqedonia nuk ka për të qenë një vend normal në NATO dhe BE. Por koha punon për mirë. Tashmë në territorin gjeografik të banuar nga shqiptarët, koha po punon për mirë. Kudo ku ka treva shqiptare, etnike apo dhe po të themi shqipfolëse, apo dhe të kontestit historik, problemet me demarkacionin po zgjidhen dhe pse është shumë e vështirë?” Por po zgjidhen dhe kjo është paradhoma e pranimit në BE. Kurse unë do të preferoja të thosha parathënia. Pse parathënia?! Po sepse demarkacioni është kontesti i madh ballkanik. Etniciteti dhe territori në Ballkan, janë gjërat që duhen parathënë dhe shtruar më përpara. Si përfundim ata duhen zgjidhur më përpara të gjithave. Të gjitha parathëniet mes grekëve, maqedonasve, shqiptarëve, malazezve dhe serbëve – kanë lidhje me territorin në rradhë të parë dhe mbarimin me anën ligjore të këtij kufiri të mirë pranuar nga të gjithë. Deri dhe emri i kontestuar – Maqedoni ka të bëjë me territorin dhe asgjë tjetër.

Në këtë pikë prandaj me grekët ne duhet të firmosin kufirin dhe sigurisht dhe grekët të firmosin këtë kufi të tyre dhe largimin e ligjeve lufte superidiotë ndër kohëra. Në këtë rast, askush nuk humb, por të bësh kufirin e drejtë ndërkombëtar dhe kombëtar, mes dy shteteve të cilët nesër do jenë në BE. Po kështu mes Malit të Zi dhe Kosovës dhe akoma më shumë problemi i madh serb – me tokën e ashtuquajtur “territor serb” në Kosovën e Pavarur si shtet shqiptar.

Tashmë ka ardhur koha të plotësojmë demarkacionin dhe ky është dhe një nga pengesat e vërteta asnjëherë të thëna ashpër, por të ditura se nuk do të lejojnë (BE-ja) asnjë shtet me të tilla pengesa të hyjë në BE.

Nga Besi BEKTESHI

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 48

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 12/12/2018 - 07:21

Bashkohem me të gjithë zërat që konsiderojnë protestën e studentëve si një vlerë të shtuar për demokracinë.

Postuar: 12/12/2018 - 07:20

Po i japin leksion demokracie pikërisht ato djem dhe vajza që tashmë nuk duan asnjë negociatë, di

Postuar: 12/12/2018 - 07:18

Protestuesit studentë u futën në ditën e shtatë të protestës së tyre dhe do ta vazhdojnë atë deri

Postuar: 12/12/2018 - 07:16

Ka disa ditë që shqiptarët janë përballur me protesta të forta nga banorët e Unazës së Re, të cil

Postuar: 12/12/2018 - 07:13

CIA ka nxjerrë të tjera detaje sa i takon regjimit komunist në vendin tonë.

Postuar: 11/12/2018 - 07:19

Ashtu si në çdo lëvizje e protestë të viteve të fundit apo pas ndonjë skandali të shpërthyer

Postuar: 11/12/2018 - 07:17

Nuk dua të hyj në të drejtat e tyre legjitime, sepse i zoti e di ku i pikon çatia, tjetër gjë kam