BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Demenca politike e shoqërisë s’lejon alternativa para elitokracive korruptive!

Demenca politike e shoqërisë s’lejon alternativa para

Sigurisht ky shkrim është bërë kur në Kosovë po votonin, kurse në Shqipëri merreshin me borën, fotot dhe Shën Valentinin. Në të vërtetë, për fatin tonë të keq, ne në Shqipëri jemi kthyer në një shoqëri që dikur unë thosha është në “amnezi” ose humbje të kujtesës kolektive, por në fakt sot them se është në “demencë politike”. Pikërisht në “demencë politike” sepse shoqërisë shqiptare i janë prekur aftësitë intelektuale (ia kanë dëmtuar me qëllim dhe në di taturë dhe këto tridhjetë vjet post diktaturë) dhe sociale, sa që kanë dëmtuar funksionet bazike të përditshmërisë morale, politike dhe ekonomike. “Demenca politike” ka dëmtuar kujtesën historike të largët dhe të afërt në Shqipëri. Kjo shoqëri ka harruar si kohën e fillimit të shtetit, monarkinë, pushtimin fashist dhe nazist dhe për më tepër “Enverizmin feudal” me ideologji demeko komuniste. Mirëpo kjo demencë politike si në “mjekësi”, ka sjellë humbjen e gjykimit dhe për më tepër ka çrregulluar dhe gjuhën politike dhe atë filozofike që kemi sot. Në Shqipëri tashmë “demenca” e imponuar politike, ka prishur kohezionin social dhe politik në mënyrë tragjike. Kjo demencë e imponuar politike, prej tre dekadash në post komunizëm, ka sjellë ndryshime drastike te të sjellët konfuz, të paqartë për të ardhmen dhe jo të zot për të sotmen. Kanë ndryshuar me dashje, me strategji personalitetin e njerëzve, shoqërisë në sjelljet e saj të përditshme. E kam fjalën sigurisht në ngjashmëri me sëmundjen, por që unë e “bëj të barabartë” me atë sëmundje që kemi sot në shoqërinë shqiptare për të mos pasur aftësi për të bërë alternativë përballë elitokracive korruptive PS, PD, LSI. Demenca politike shoqërore në Shqipëri ka lejuar “elitokracitë korruptive” që korrupsioni ta ketë shtatoren më të madhe se sa “Shtatoren e Lirisë” qyteti New York-ut. Kur erdhi në pushtet në Greqi pikërisht Syriza dhe gjatë kohës për të cilën po përgatitej jashtë pushtetit unë dhe shumë si unë, thoshim se grekët mirë apo keq, kanë aftësi të gjenerojnë elitë të re dhe alternativë politike përballë Pasok dhe Nea Demokracia. Mirë apo keq, Syriza erdhi në pushtet e papërlyer, e paprovuar në pushtet dhe përballi një krizë të madhe të botës e shkaktuar nga pikërisht Greqia dhe dy partitë korruptive si shumë e përfolura Pasok dhe Nea Demokracia. Po kështu dhe për 5 Stelle në Itali. E normalisht shoqëria kosovare nga tepria e “partizanëve në pushtet” të luftëtarëve me partitë e ndara nga UÇK, por dhe më Lidhjen Demokratike sigurisht bënë baltë pushtetin korruptiv. Mirëpo me Lëvizjen e Vetëvendosjes Kosova ka kohë që ka përgatitur si alternativë politike. Po pra, me njerëz të tjerë, mendime dhe ide të tjera disi të ndryshme ose fare ndryshe dhe mirë apo keq, (aspak keq) kanë shpresë se do të shkëputen nga llumi i korrupsionit. Shoqëria kosovare po e përsëris, mirë apo keq, (aspak keq) arriti të mos ketë “demencë politike” si shoqëria e shtetit shqiptar, që nuk ka dalë dot as nga indoktrinimi ideologjik enverist e po ashtu dhe nga vesi i korrupsionit politik këto tre dekada në post diktaturë. Çfarëdo që të ndodhë në Kosovë sigurisht që ka shpresë. E ky është dallimi me ne. Çfarë do të ndodhë në Shqipëri mbas 25 prillit, shpresa është e vakët, e sëmurë dhe e përdhunuar nga elitoktraci korruptive, të cilat nuk lejojnë asgjë të ndryshme nga super prepotenca e “tre dhëmbshit” ose “sfurkut” PS, PD, LSI. Kur në 2013-n, erdhi në pushtet Rilindja e Ramës mbi PS-në e vjetër dhe të madhe, shumë kush mendoi se kishim të bënim me një forcë politike ndryshe nga e ajo e Sali Berishës. Tani mbas tetë viteve pothuaj të gjithë ata që nuk janë militantë ose të lidhur me të majtën ish-komuniste të PPSH-së ose nënës së PSSH-së, e kanë të qartë se asgjë në themel nuk është ndryshe në mos është ndryshe për keq nga sofistikimi i korrupsionit që është me shifra më i madh, por me ligje të tilla dhe nganjëherë dhe arrogancë të tyre dhe lidershipit. Në Shqipëri PS, PD dhe LSI, nuk lejojnë asnjë lloj lëvizje tjetër të zhvillohet, sepse ose kanë krijuar mbrojtjen më të madhe të mundshme të korrupsionit dhe krimit ekonomik që është “demenca politike e shoqërisë” e kontrolluar nga ata. Çdo individ, grup apo ide e lirë dhe ndryshe menjëherë sundohet, sabotohet dhe shkatërrohet nga elitokracia korruptive e përbashkët mes PS, PD dhe LSI. Kanë fuqinë e pushtetit, fuqinë e parave dhe fuqinë e gangsterëve politikë për të bërë “tërbjet” çdo ide të re dhe çdo individ që bën të ndryshojë mendim masa. Në korrupsionin e tyre, janë të gatshëm të bëjnë dhe krim mbi persona dhe grupe që i rrezikojnë politikisht. Po, mund të shkojnë deri në krim dhe kanë shkuar. Të shkatërrojnë ekonomikisht dhe politikisht më keq se Enveri ideologjikisht në kohën e diktaturës. Mirë se kanë hedhur “trutë e gomarit” shoqërisë dhe kryesisht militantëve të vendeve të punës, por zhvillojnë një luftë të re klasash akoma më të pamëshirshme se sa Enveri, Mehmeti dhe klika groteske kriminale e komunistëve shqiptarë që bëri për 45-së vite rresht dhe që e filloi që në vitin 1941 si me ballistë dhe legalistë apo patriotë dhe me komunistë idealistë, social demokratë dhe të majtën shqiptare. Thjesht në përfundim, ricikloi veten në sajë të Ramiz Alisë dhe Sali Berishës apo Fatos Nanos deri sa kemi ardhur në kohë të Edi Ramës. Por asgjë nuk ka të re, thjesht po ajo gjë me kostume të ndryshme dhe aftësi korruptive të barabarta për nga e keqja nga aftësitë ideologjike vrastare të Enverit. Sot ne jemi shoqëria më në “demencë politike” në rajon. Si ne nuk është as Mali i Zi që bëri një ndryshim. As si Maqedonia. E sot Kosova është një dhjetëvjeçar përpara, sepse shoqëria aty nuk vuan akoma nga “demenca politike”. Kjo sigurisht nuk është vetëm faji elitoktracive të inkriminuara në partitë e mëdha të Shqipërisë. Jo është dhe kryesisht unë e besoj se: faji i madh është i një shoqërie që pajtohet, konfirmohet me krimin dhe korrupsionin. Shoqëria shqiptare është e tillë. Ajo pranon jetën në krim dhe korrupsion sepse kujton se janë veti të demokracisë dhe shtetit ligjor, sepse kështu ua kanë shpjeguar Berisha, Nano, Rama, Meta etj. etj. Nuk i refuzon masivisht dhe nuk rebelohet kur e shfrytëzojnë lidershipet kriminalë dhe korruptivë që mban mbi krye. E sigurisht kjo është e keqja e madhe e vërtetë e një shoqërie retro politike dhe kulturore.