BREAKING NEWS

E qëlloi me pistoletë në sy të fëmijës, dalin pamjet nga sherri që solli dy viktima në Kavajë

E qëlloi me pistoletë në sy të fëmijës, dalin
x
BREAKING NEWS

A po e dëmton Alibeaj Partinë Demokratike? Analisti komenton situatën para zgjedhjeve: Berisha ka supërmacinë, por del i humbur se…

A po e dëmton Alibeaj Partinë Demokratike? Analisti komenton
x
BREAKING NEWS

Analisti i njohur tregon "puçin" me të cilin mund t’ja marrë Alibeajt vulën dhe logon e PD-së: Ja kush është shpëtimi i Berishës

Analisti i njohur tregon "puçin" me të cilin mund
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu plas deklaratën e fortë: Ja pse Berisha do braktisi partinë

Kreshnik Spahiu plas deklaratën e fortë: Ja pse Berisha do braktisi
x
BREAKING NEWS

Gazetari Hoxha parashikon çfarë do të ndodh me kandidatin e PD, Roland Bejko

Gazetari Hoxha parashikon çfarë do të ndodh me kandidatin e
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu tregon arsyen e fortë: Ja pse largohen kandidatët nga Alibeaj

Kreshnik Spahiu tregon arsyen e fortë: Ja pse largohen kandidatët nga
x
BREAKING NEWS

Gara për Tiranën në 14 maj, analisti zbulon sekretet në fushatën e Këlliçit

Gara për Tiranën në 14 maj, analisti zbulon sekretet në
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu flet me emra: Këta dy politikanë të fuqishëm do bashkohen në një parti pas 14 majit

Kreshnik Spahiu flet me emra: Këta dy politikanë të fuqishëm
x

Opinion / Editorial

Dëmet dhe vlerat e 6 shkurtit 1967

Dëmet dhe vlerat e 6 shkurtit 1967

Kanë kaluar plot 56 vjet nga 6 shkurti i vitit 1967 dhe kjo  është gjykuar si data kur nisi lufta e ashpër për shkatërrimin e  kulteve  dhe sterilizimin e  ndërgjegjes fetare. Të gjithë e dënojmë ashpër  veprimin  barbar, i cili  pati  një bilanc të hidhur; 2169  objekteve të kultit u shkatërruan, nga këto 740 xhami, 608 kisha e manastire, 157 kisha katolike  dhe 530 teqe, tyrbe e mekame, si dhe qindra  priftërinj e hoxhallarë  të persekutuar. Shumë nga këta objekte që u sheshuan brenda pesë vjetëve, deri në vitin 1971, ishin jo vetëm një dëm i madh material, por edhe shkatërrim i vlerave arkitektonike të pazëvendësueshme, që vështirë të restaurohen më e të kthehen  në gjendjen e mëparshme. Por tek 6 shkurti duhet të shohim edhe anët pozitive që pati, sidomos në krijimin e një mentaliteti të ri për mënyrën e jetesës  në  fshat. Askujt nuk i lejohet ta gjykojë globalisht  një veprim, pa e zbërthyer atë në të gjithë elementët e tij përbërës. Çdo e keqe e ka një të mirë - thotë populli. Në thelb të atij që u quajt “Revolucionarizimi i mëtejshëm i Partisë dhe Pushtetit,” sipas fjalës së Enver Hoxhës mbajtur më 6 shkurt, me përfaqësues të disa ndërmarrje prodhuese, midis të  tjerash dominonte porosia: “Gjithë partia dhe vendi duhet të ngrihen në këmbë, të djegin me zjarr zakonet prapanike e t’i këpusin kokën cilitdo që merr nëpër këmbë ligjin e shenjtë të Partisë për mbrojtjen e të drejtave të grave dhe vajzave”, e cila u afishua në fasadat e  institucioneve shtetërore e  sociale, në të gjithë Shqipërinë. Në këtë thënie të Udhëheqësit monist, janë dy porosi me vlerë: të digjen me zjarr zakonet prapanike dhe të mbrohen ashpërsisht të drejtat e grave dhe vajzave. Të dyja ishin domosdoshmëri e madhe  për kohën. Kërkohej  luftë totale  kundër mentalitet injorant të mënyrës së jetesës  dhe të arrihej emancipimi shpirtëror dhe kulturor i gruas, që ishte pjesa më e denigruar dhe e poshtëruar e shoqërisë. Njerëzit që  i kanë jetuar ato kohë,  nuk duhet të harrojnë kurrë  kulturën e ulët të jetesës, papastërtinë, injorancën, ritet e egra fetare, mungesën  e të ushqyerit, që ishin përditë  mbizotëruese. Mungonte pjata, gota, luga, piruni dhe tryeza në familje, jetohej bashkë me bagëtinë në dhoma me gardh e  të pasuvatuara. Sëmundjet bënin kërdinë, sidomos në fëmijët e vegjël, ku prindërit në vend që t’i dërgonin tek mjeku, u varnin nuskat e hoxhës  në qafë, apo u shtinin fall tek plakat e lagjes. Kjo injorancë sunduese në mënyrën e jetesës u shkurtonte njerëzve gjysmën e jetës, kurse fëmijët i rrëmbente sapo lindnin. Pas 6 shkurtit, si rezultat i përkujdesjes shëndetësore dhe përmirësimit të strukturës së ushqimit dhe mirërritjes së fëmijëve vdekshmëria foshnjore u ul gati  në zero % dhe popullsia pati rritje të ndjeshme në gjithë Shqipërinë. U ngritën shtëpi me struktura të reja, me kredi falas nga shteti, u mobiluan ato me pajisjet e orenditë e nevojshme, si  dhe u rrit kultura e sjelljes dhe shërbimit në të gjitha drejtimet. Familjarët nuk hanin më në një sahan, sipas porosisë së fesë , se “vetëm qeni ha  veç”, por në pjata të veçanta. Akoma më e suksesshme ishte lufta për emancipimin kulturor e shpirtëror të grave, e cila vit pas viti  lartësoi dinjitetin e tyre.  U ndaluan me ligj ngarkesa e gruas, dhe  disa veshje të rënda, antihigjenike të saj. Gruaja që poshtërohej duke u ngarkuar si kafshë, e që nuk guxonte t’i thirrte dot  në emër  burrit, tani u bë e guximshme dhe luftëtare aktive  për  të drejtat e saj. U krijua një frymë e shëndoshë për një jetë të lirshme e  pa koncepte për vajzat. Ato, që më parë as nuk mund t’i shikonin nga larg kuvendet e burrave, tani ngriheshin e denonconin zakonet e egra dhe fejesat e tyre ndrydhëse me “fishek në pajë”. Lufta për të arritur  barazinë e gruas me burrin, nuk ishte slogan, por  realitet i suksesshëm. Vajzat punonin dhe argëtoheshin, shkolloheshin në të gjitha hallkat e sistemit tonë arsimor dhe hapën si dëshirës  dyert e jetës.  Shihni statistikat, se sa vajza me shkollë 7 vjeçare, të mesme dhe të lartë kishte para 1967 dhe sa arriti numri i tyre si rezultat i luftës që u bë pas 6 shkurtit. Vajzat krijonin  jetën bashkëshortore me atë që u donte zemra, duke krijuar familje  të qëndrueshme, të konsoliduar me vlerat e traditat më të mira shqiptare. Vërtet u shembën kishat e xhamitë në fshatra, por ama në vend të tyre u ngritën shkolla e ambulanca, maternitete e qendra shëndetësore, që u vunë realisht në shërbim të shëndetit dhe kulturës  së njeriut. Si u harrua aq shpejt lufta që u bë kundër kanunit të egër të maleve, që rrëmbente sa e sa jetë të pafajshme e ngujonte brenda kullave fëmijë të përlotur, të izoluar  padrejtësisht nga shkollimi. Duke i parë të gjitha këto me syrin e realistit, pyesim: ku është e keqja e 6 shkurtit këtu?  Kush ka më shumë vlerë jeta e njeriut që shkonte “për dhjamë qeni”, apo vlerat e një objekti kulti, që u shembën padrejtësisht? Pastaj dihet, se në shekuj shqiptari në përgjithësi nuk ka qenë ndonjë besimtar i madh. Që në kohën e tij Barleti ka thënë se “Shqiptari është më shumë luftëtar, se sa fetar.”  Të gjithë kemi dëgjuar për moralin e ulët e veprimet antikombëtare të disa hoxhallarëve dhe priftërinjve të atyre kohërave , që shfrytëzonin barbarisht  njerëzit e paditur. Barsoletat, që ende qarkullojnë edhe sot për ata, përcjellin  një realitet historik me moral të ulët, ashtu siç bëjnë jetë boshe sot disa politikane e pasanikë, që spekulojnë në emër të “qejfit pa cak” që u ka krijuar demokracia. Ka 30 vjet që ritet fetare praktikohen  lirshëm në vendin tonë, mandej me frymë sunduese. Kishat dhe xhamia, u ndërtuan  në vendet më të zgjedhura, duke  u zënë vendin ambulancave dhe shkollave e  duke sfiduar  shtëpitë e thjeshta të fshatit. Po bilanci është më i hidhur. Ndërgjegjja e shumicës së njerëzve  ka rënë për tokë, sjellja e të rinjve po mbjellë kudo degradimin e mosrespektin, vendin e kërcënon mplakja e pashërueshme, korrupsioni po bën kërdinë në të gjitha sferat e jetës, sherret grindjet, vrasjet janë të pranishme çdo ditë, sapo hap derën në mëngjes. Më duket se ka ardhur koha për një 6 shkurt tjetër, që ta frenojë ca degradimin që kërcënon vendin. Fjalët denigruese që shkruante një intelektual dikur për dëmet e 6 shkurtit, do t’i citoj ashtu siç i ka shprehur ai për realitetin që ka sjellë sot  demokracia  e cila po “edukon një brez të tërë pa ndërgjegje,  me ideale çnjerëzore, me mungesën e respektin për personin, me mungesën e respektin për lirinë e tjetrit, futi një frymë që nuk ishte as fryma, as tradita kombëtare shqiptare dhe as tradita e humanizmit evropian”.