BREAKING NEWS

Momenti i SHUMËPRITUR! Holanda ndryshon qëndrim për Shqipërinë, i jep dritën jeshile për të nisur procesin integrues në BE

Momenti i SHUMËPRITUR! Holanda ndryshon qëndrim për
x
BREAKING NEWS

“LAJMI QE PRISNI”, kryeministri Edi Rama bën publik informacionin e rëndësishëm: Ia dolëm edhe kësaj sfide!

“LAJMI QE PRISNI”, kryeministri Edi Rama bën publik
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela lëshon ‘BOMBËN’ ndaj Lulzim Bashës: Ka procese penale në SHBA, ja mesazhi i ambasadores Yuri Kim

Spartak Ngjela lëshon ‘BOMBËN’ ndaj Lulzim Bashës:
x
BREAKING NEWS

Largimi nga politika i Gramoz Ruçit, Spartak Ngjela tregon dy arsyet dhe plas paralajmërimin e fortë: Do të ketë pasoja për PS-në!

Largimi nga politika i Gramoz Ruçit, Spartak Ngjela tregon dy arsyet dhe
x
BREAKING NEWS

Ishte krahu i djathtë i Arta Markut kur drejtonte institucionin e rëndësishëm/ KPK merr vendimin e menjëhershëm dhe shkarkon prokuroren e njohur të Tiranës

Ishte krahu i djathtë i Arta Markut kur drejtonte institucionin e
x
BREAKING NEWS

VENDIM zyrtar! Bashkimi Europian jep lajmin e shumëpritur për Shqipërinë

VENDIM zyrtar! Bashkimi Europian jep lajmin e shumëpritur për
x
BREAKING NEWS

Dhunohet drejtoresha në Bashkinë e Tiranës, policia fundos autorin. Zbardhet shkaku (EMRI+FOTO)

Dhunohet drejtoresha në Bashkinë e Tiranës, policia fundos
x
BREAKING NEWS

Grupimi 'Për PD-në' del në konferencë të jashtëzakonshme, Harxhi bën denoncimet e forta: Vëzhguesit janë kërcënuar! Ja cila është shkelja më e rëndë!

Grupimi 'Për PD-në' del në konferencë të
x

Opinion / Editorial

Demokraci e menderosur!

Demokraci e menderosur!

Ja më së fundi dhe Shqipëria, ëndërruesja e madhe e demokracisë e shumë vuajtura “nën diktaturën enveriane” më së fundi shpaloset ashtu sikurse është, ashtu e zhgënjyer, e turpëruar, e nëpërkëmbur nga ata që e prostituojnë çdo ditë, pa folur këtu për të huajt, të cilët tallen duke na treguar një letër karamele gjithëngjyrëshe marramendëse. Ne fukarenjtë, të cilët nuk kemi parë ngjyra kaq të bukura e ngazëlluese, kënaqemi duke marrë letrën në duar e duke u mburrur ua tregojmë njëri-tjetrit, teksa ëmbëlsirën e hanë të huajt dhe mbas kësaj na e bëjnë me sy duke na premtuar se këtej e tutje çdo gjë do të rregullohet madje na e përcaktojnë se Shqipëria meqenëse ndodhet në kontinentin europian vendin e ka në Europë dhe jo në Afrikë! Por përtej meditimeve të kancelarive perëndimore dhe ambasadorëve bythëpërdredhur të saj, diku në dy fshatra të Tropojës, dy djem të rinj mi ngatërrojnë shumë keq mendimet, madje më bëjnë që dhe unë ta mallkoj kohën, e cila na poshtëroi e vazhdon të na poshtërojë kaq shumë, aq sa ajo madje gajaset me të madhe e ngre supet si për të thënë: Po ç’faj kam unë? Unë për të gjithë vendet e globit eci e njëjtë, jeni ju ata që s’dini se ç’bëni e me këtë rast ajo duke ecur pa u ndalur na mallkon për paaftësinë tonë. Po pse, si na qenka halli i këtyre dy të rinjve dhe ç’lidhje kanë këta me demokracinë e shumëpritur dhe me “diktaturën e mallkuar të Enverit”, të cilën asnjeri nuk e përjetoi?! Pse jo dhe me kohën që jetojnë? Në fakt njeri prej tyre vetëm origjinën ka nga fshatrat e Tropojës, sepse aty tashmë jo vetëm i ati e ka braktisur kullën e vet, por dhe i biri, i cili vetëm emrin e ka marrë prej malit të Shkëlzenit dhe nëse e pyet për fshatin e tij se ku bie, rrezik të vërë dorën andej nga malet e Kurveleshit, teksa tjetri është e ka ngelur aty autoktonus. Të dy kanë halle, por sikurse thotë populli halli, hallit nuk i ngjan. Tjetri djalosh, është ai që rrezaton më shumë se dielli, por që është mbuluar tërësisht nga retë e zeza të sistemit tonë shoqëror, të cilat kanë kohë që kanë mbuluar jo vetëm Shoshanin, por të gjithë Shqipërinë. Le të meditojmë pak për djaloshin nga Shoshani, i cili kursen lekët 30 lekët e një panineje apo byreku që duhet ta konsumonte çdo mëngjes, pra lekë të gjakut të tij. Dhe pse? Sepse nuk i dilej dhe këto kursime do t’i nevojiteshin për të blerë kostumin e maturës. Rrënqethëse dhe drithëruese teksa mendon për atë familje prej 6 personash, të cilët mbajnë frymën me 5 600 lekë në muaj. E ç’ndryshim kanë ata, por dhe shumë prej nesh nga jetesa në skllavërinë njerëzore të dy mijë viteve më parë? Absolutisht asnjë ndryshim! Në pamjen e parë duket sikur me të vërtetë ai “shijon demokracinë”, por demokracia e tij qëndron te fakti se i kanë hequr nga qafa vargonjtë e hekurt të perandorive të ndryshkura skllavopronare, por njëkohësisht po me këta zinxhirë metalikë u kanë prangosur ekonomikisht zemrën dhe shpirtin. Te ky djalë i ri tropojan, i cili mund të ishte nga Shishtaveci, Tamara, Fani, Shkozeti, Levani, Bilishti, Mesapliku etj. shikoj shpirtin e tij brilant, i cili për të mos iu bërë barrë halleve të familjes kafshonte nga pak me dhimbje të durueshme shpirtin e tij të dhunuar nga të pashpirtët. Por si i ndodhi këtij djaloshi e menderosura demokraci e goditi padrejtësisht dhe sa të tillë ka Shqipëria? A i kanë venë ndonjëherë gishtin kokës rrumpallokracia, kusarokracia, shkërdhatokracia, banditokracia, vrastarokracia dhe e gjithë klasa e rrufjanokracisë, se te ky djalosh shikojmë një shtresë të tërë që vuan për bukën e gojës? Si mundet vallë, si mundet të na vrasin kështu në këtë mënyrë dhe ne heshtim? Si nuk futet një herë në grevë urie nga inati i gjithë Parlamenti dhe të djegin mandatet për hallet e popullit duke e vendosur gjithë aparatin shtetëror përballë një të drejte njerëzore për të jetuar me dinjitet?! Po punëtorët dhe fshatarët, njerëzit që jetojnë në kufijtë e mizerablitetit, si mundet ta durojnë këtë gjendje? Shteti, nuk duhet të mburret me nenet kushtetuese që t’u sigurojë qytetarëve të vet të drejtën për punë me shkresurina, sepse me të tilla shkresa as “Balua” im në fshat që ruan dhëntë, nuk denjon të ngrejë këmbën e prapme e t’i pshurrë, për t’u treguar gjithë qenërisë se pikërisht te kjo shkresë fillojnë “qenëria njerëzore” që sundon popullin. Jo, shteti së pari duhet t’u krijojë mundësinë për fronte pune dhe këto fronte pune hapen, vetëm atëherë kur kastës drejtuese i ka ngelur sadopak dinjitet kombëtar, paçka se përjetohet sistemi i egër i kapitalizmit. Te djaloshi nga Shoshani, që rrjetet sociale mbushen hapësirat boshe të shkrimit, teksa gazetat botojnë me nënvizime, qëndron ajo pjesë e vuajtur e shoqërisë shqiptare, e cila duke qenë e dënuar, mallkon vetveten me shpirt kohën që e zhgënjeu. Po të kujt partive janë ata, që i heqin këto vuajtje, mos vallë të selisë së kuqe që u tjetërsua në rozë, apo të asaj blu-së së errët më të errët nga deti i natës?! Të jenë republikanët apo ballisto- zogistët?! Pfuuu në djall vajtshin të gjithë! E kush pj...dh për partitë kur bëhet fjalë për mbijetesë tej kufijve njerëzorë? Sistemi aktual i shërbimeve sociale është nga më të ulëtit në të gjithë Europën, teksa a e dini ju se ai djaloshi tjetër me emrin Zeni e që është derivati i parë i atij që i shkaktoi aq tragjedi këtij vendi nuk i dihet se në cilën kabare të Europës harxhon paratë?! Babai i djaloshit të parë betohet se për një muaj nuk merr më shumë se dreka e një deputeti dhe se sa ha makina e Zenit në një ditë... hanë 6 shoshianët e familjes në fjalë për një muaj. Dhe Rama se bashku me Rilindjen e tij na mburren se po ecin përpara dhe kaq shumë është lulëzuar Shqipëria sa që merr punëtorë nga Bangladeshi apo mbase dhe nga shkretëtirat mongole. Është shteti ai që ka zhburrëruar dhe ka zhvirgjëruar njeriun e ndershëm, pse jo dhe në disa raste është vetë shteti ai që i mëson njerëzit t’i futen rrugës së krimit teksa disa nga më të ndershmit përfundojnë me vetëvrasje! Dhe të tillë në të gjithë Shqipërinë ka me mijëra e me mijëra. Mburren shtetarët (Kini dëgjuar ndonjë fjalim deputeti që të shajë shtetin që përse ka të varfër dhe njerëz që vetëvriten për hallet ekonomike?! Besoj – kurrë!) dhe premtojnë paga të larta. Bukur le ta mbajnë fjalën, por a mendon kush për pensionistët dhe familjet që jetojnë me asistencën shoqërore? Do thotë dikush po mirë ore mirë të drejtë ke dhe ti, po shteti ku t’i gjejë? T’i gjejë me sytë plasur e ku të dojë, të mos vjedhin Gjinër, Gjonër, Zaganjorë, Mediaiat, Berishajt, Liliputët, Ramët, Ruçët, Bashajt, Rulajt, Tritanër e shejtanër, ministra e zv/ministra, të cilët pasurohen nëpërmjet tenderave pa folur këtu për një pjesë të mirë të administratës shtetërore të rangut drejtor drejtorish prefektë e n/ prefektë, a bashkish e deputetë. Apo presin zgjedhjet e tjera të na turpërojnë me rritje pensionesh me 2%. Po mirë o zoti Rama një mësuese që e hoqën nga puna në ishullin e Sazanit dhe ngeli pa punë i kujt është faji që e mbyllët shkollën atje dhe që ju dhe paraardhësi juaj i jepni 16000 lekë? Po ai llogaritar në fermë a kooperativë, i cili mbas 20 vitesh pune e kap një pension prej 8 mijë lekë të reja si i bëhet me atë? A duhet të jetojë dhe ai? Jo, jo z. Rama! Reformën njerëzit e ndershëm e në krye të shtetit e fillojnë nga mos rritja e pagave te tyre, por nga rritja graduale e atyre qe jetojnë në kufijtë ekstremë. Ky do të ishte shteti i të drejtës që ju me ish-homologun tuaj kriminel na përbetoheshit se do i kthenit dinjitetin Shqipërisë dhe shqiptarëve. Por ja që ai “burri i ndershëm” e i pacipi, i cili tashme mbasi vuri në hall Amerikën përbetohet nga avokatitë dhe gjykatat e Parisit se jo vetëm se është burrë i ndershëm që se “ban ma nana”, por se ka në dorë ende planin “b...c... e s”... që ku i dihet se si e kanë kuptimin e që mua ma merr mendja se do të thotë : “Boll se na çatë sumën”. Ja pra kjo është ajo shtresa tjetër,është shtresa, e cila paturpësisht duke vjedhur me të dyja duart ulërijnë më fort se të tjerët “Kapni kusarët”! E kini ju dëshirën që si shtet t’i kapni? Aty i kini. Ua kaloni në filtër e një për një të gjithëve pasuritë e luajtshme e të paluajtshme me prokurorë, gjykatës, avokatë, deputetë, ministra, rektorë e drejtorë të çfarëdo lloj rangu, pa folur këtu për evazionet fiskale qe të gjithë i shikojnë, por mbyllin sytë sepse u bashkëngjiten mitmarrjeve pa pikë turpi dhe të nesërmen mbajnë kumtesa për “rolin negativ të korrupsionit në shtetin e të drejtës”. Pra bëjeni shtetin funksional në interes të masave të gjera të popullit. Por kjo në kapitalizëm është gjë që s’bëhet, sepse shteti nëse do të bënte këtë atëherë djaloshi nga Shoshani i Tropojës mund të ecte i qetë në tokën e tij pa menduar përtej Shqipërisë... sigurisht në këtë rast do vihej në mendime dhe Zeni tjetër i Tropojës, të cilit jo se do i vinte keq për bashkëvendorin e tij, por dhe ai do të vuante shumë për të gjetur rrugë, forma e metoda të tjera se si të punojë sa më pak e të marrë sa më shume, si të vjedhë dhe në të pastajmen të dalë në ballë ndër të parët për të bërtitur “Kapni kusarët”! Tani për tani flet dhe ulërin i ati, por kot populli nuk e thotë “Bëmë baba të të ngjaj”! Po vallë do mundet dot shteti ta bëjë këtë gjë?! Aq sa Don Kishoti realizoi ëndrrën e tij! Ore mirë që Sala u shpall “non grata” nga amerikanët po sikur të na e bëjnë president?! Mos u çuditni, pse a nuk e dinte PS-ja se “Lili-puti” vidhte me të dyja duart dhe na e bënë president? E tani duan ta heqin. Pse ngaqë vodhi shumë dhe ua kaloi të tjerëve apo si?! Kështu që për analogji nuk është çudi që Salën, PS-ja (po ia hodhi dhe kësaj here) të na e bëjë president dhe më vonë ta propozojë për shkarkim, sikurse po bëjnë me “Lil-floririn”! Botë e çudirave!