BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Demokraci, shpresë dhe lot

Demokraci, shpresë dhe lot

 Djegia, apo dorëzimi i mandateve nga ana e deputetëve të opozitës, si dhe protestat e dhunshme që ne po shohim sot, na kthejnë në vitin 1997, për mënyrën se si e kërkon pushtetin kjo opozitë, dhe se si i sulmon institucionet me dhunë ajo.

Demokracia ishte për popullin tonë një aspiratë dhe një synim i shumëpritur prej kohësh. Lufta e popullit shqiptar për “liri dhe demokraci” si dhe “e duam Shqipërinë si gjithë Europa”, u bë motoja e popullit dhe e intelektualëve shqiptarë në të gjithë vendin, megjithëse ajo erdhi në sytë e shumë shqiptarëve, disi pak ndryshe, siç ata e prisnin dhe mendonin, me thyerje, me dëmtime të pronës publike, me vjedhje, dhunë dhe vrasje. Në pushtet, krahas intelektualëve me kontribute erdhën edhe njerëz anonimë dhe pa asnjë meritë në profesionet e tyre, apo në shoqëri, njerëz që nuk kishin pasur prona, befas na u bënë pronarë dhe miliarderë, duke rrëmbyer pronat e të tjerëve. Njerëz që më parë ishin dënuar për vjedhje, apo për rrahje, befas na u bënë të rëndësishëm në Partinë Demokratike dhe pastaj më vonë në atë Socialiste. Shteti u kthye në një pengesë serioze për shoqërinë dhe për lirinë e individit. Do të citoja disa thënie të profesor Përparim Kabos, ku me pak fjalë ai i bën një anatomi të saktë shtetit dhe shoqërisë shqiptare: “Shteti harroi njeriun dhe mendoi për oligarkët”, citon profesor Kabo, dhe përsëri ai vazhdon: “Makuteria, Hedonizmi e zbraz njeriun nga humanizmi. Dehumanizimi i njeriut, shoqërisë dhe i shtetit janë patologji të rrezikshme të globalizmit të sotëm. Kur dehumanizohet shteti? Kur harron njeriun dhe mendon për oligarkinë. Kur dehumanizohet shoqëria? Kur harron njeriun në nevojë. Kur dehumanizohet njeriu? Kur zbrazet nga dashuria njerëzore”. Mungesa e kulturës demokratike në lidhje me ndërrimin e pushteteve, është besoj shkaku i kësaj egërsie dhe i kësaj ngutshmërie, për të arritur sa më parë tek qëllimi apo tek pushteti, pa pritur aspak në zbatimin e rregullave demokratike në lidhje me zgjedhjet dhe pastaj me ndërrimin apo jo të pushteteve në baze të rezultatit të zgjedhjeve. Jam i bindur që rruga drejt pushtetit kalon vetëm nëpër zgjedhjeve, dhe jo nëpërmjet dhunës dhe thirrjeve për largim pa zgjedhje, dhe marrjen e fitores në tavolinë. Të gjithë ne besoj që duhet të punojmë në drejtim të përmirësimit të legjislacionit të zgjedhjeve, formës së organizimit të saj, apo edhe të njerëzve që do të numërojnë votat. Patjetër, kjo do të bëhet nëpërmjet monitorimit të OSBE- ODIHR, nga të cilët ne duhet të këmbëngulim dhe kërkojmë konsulencën e nevojshme në lidhje me zgjedhjet. Thirrjet: “Rama ik” apo më përpara “Nano ik” nuk godasin në shenjë për zgjidhjen e problemit, të mos funksionimit, apo të çalimit të gjërave, të cilët besoj se janë institucionet dhe jo individët.

Besoj që kjo opozitë nuk ka hallin e mbarëvajtjes dhe manipulimit të zgjidhjeve, dhe të problemeve për të cilat ajo trumbeton, sepse ajo ka vetë një trashëgimi të keqe në lidhje me të gjithë problemet që ajo ngrë. Mendoj që kjo është rruga demokratike në lidhje me ndërrimin e pushteteve, dhe në këtë pikë duhet të këmbëngulë dhe të mëshojë fort opozita, dhe jo të dëmtojë dhe të prishë lojën demokratike mbi zgjedhjet. Mënyra për të kaluar zgjedhjet e përcaktuara të rradhës, duke paraqitur arsye të ndryshme, për mos funksionim të mirë të pushtetit, apo arsyeja për egzistencën e korrupsionit, besoj që nuk janë arsye bindëse për revolta të dhunshme, dhe kërkesë për ndërrim pushtetesh të menjëhershme. Kjo lloj loje të kujton protestat e viteve të shkuara, për ndryshim pushtetesh me dhunë, duke pushtuar institucionet, dhe jo funksionim demokratik të ndërrimit të pushteteve. Me ardhjen e demokracisë të gjithë u pushtuam nga entuziazmi i ardhjes së “pranverës” për shqiptarët dhe kohës së dëshpërimit dhe të një ndjenje të turbullt, do t’ia zinte vendin një “shpresë” dhe një “pranverë” e re. Një frymëmarrje e gjerë shpirtërore do të vinte për mbarë popullin e brengave të mëdha. Shpresuam që ardhja e demokracisë do të sillte një rreze dielli për popullin, gjë e cila i kishte munguar për shumë kohë. Kemi ultimatum dhe jo dialog, për përmirësimin e problemeve që shqetësojnë shqiptarët, gjë e cila ka bërë të mundur riciklimin e krizave. Opozita e dalë jashtë parlamentit jo vetëm po sfumohet, por po pëson një rrudhje, duke bërë veprime ekstreme, që janë pa ide dhe pa program. Ndoshta shkaku i kësaj katrahure është se në politikë janë futur ish komunistët, apo djemtë dhe nipërit e tyre, të cilët nuk e kuptojnë dot demokracinë europiane, por vetëm kuptojnë nocionin komunist mbi demokracinë, ku nuk pranohet pluralizmi i mendimit apo pluri- partitizmi, si një proces demokratik drejt zhvillimit dhe lirisë së ideve.

Këta njerëz “të ndershëm” japin mësime “morali” dhe “nderi” njëri tjetrit, duke u paraqitur si “engjëj”, dhe në fytyrën e tyre ata kanë një maskë, me anë të së cilës ata ëndërrojnë, zhvishen, therin, rrjepin njëri tjetrin, dhe më në fund puthen dhe pushtohen midis tyre pa pikë turpi. Këta njerëz, as korrin dhe as mbjellin, por hambarin e kanë plot. Ata kanë humbur sensin e kohës sepse sot luftohet për ligje, pushtet gjyqësor, dhe reforma. Ata nuk po kuptojnë akoma këtë demokraci që po duam të ndërtojmë, sepse sapo fillojmë të ndërtojmë murin e saj, ne përsëri e prishim, dhe përsëri vetë fillojmë ta ndërtojmë, dhe përsëri e prishim, dhe kështu me rradhë. Akuzat për korrupsion, vjedhje, për manipulim për falsifikim kalojnë vetëm nëpërmjet gjykatës, e cila është garanti dhe jo nëpërmjet fjalëve dhe akuzave gazetareske apo televizive siç është bërë zakon të veprohet qysh prej fillimit të demokracisë. Besojmë kjo nuk është çështje moseksperience, por çështje e një mentaliteti të së shkuarës, sepse besoj se komunistët me veshje demokrati janë gjallë aktivë, dhe janë një pengesë kryesore drejt udhëtimit tonë drejt Europës. Është e pabesueshme që njerëz që kanë bërë gjëra të këqija në këtë vend, të kenë vrarë , hedhur në erë një mal të tërë si Gërdeci, kanë ndërtuar firma piramidale, dhe kanë dëmtuar xhepat e njerëzve, flasin dhe na bëjë “moral” sot neve, që nuk kemi bërë asgjë të keqe në këtë vend. Kjo ka bërë që vendin e shpresës për demokraci dhe europianizëm ta zinte zhgënjimi, hidhërimi dhe lotët. Dhe siç thotë poeti: “Baballarët e kombit” sot janë “lakuriq” jo vetëm trupërisht, por edhe shpirtërisht kështu që mileti do të mund të gjykojë, dhe votojë sipas veprimeve që kanë bërë. “Siç të gjithë e dimë, procesi i kalimit në demokraci ishte shumë i vështirë dhe i dhimbshëm, dhe shpresa që ne patëm për një sistem të ri europian u venit dhe u sfumua shumë shpejt, sepse ndodhën shumë ngjarje të dhimbshme për shqiptarët, që bënë që ata të derdhnin shumë lot. U lanë me lot, dhe gjak nga pangopshmëria dhe babëzia e pushtetarëve rrugët dhe sheshet e qyteteve, si dhe u larguan shumë qytetarë nga Shqipëria, ndoshta për një jetë më të lumtur. Njerëz që kanë vrarë, vjedhur dhe pasuruar me pronat e të tjerëve, bërtasin edhe sot për drejtësi, Europë dhe për zgjedhje të lira, të cilat populli e di shumë mirë që ata zgjedhjet historikisht i kanë vjedhur dhe manipuluar vetë.

Nga Stiljan DEDJA