BREAKING NEWS

Çfarë do të diskutohet në Samitin e Tiranës më 6 dhjetor që do zbarkojnë liderat e BE-së? Zbardhet axhenda e plotë

Çfarë do të diskutohet në Samitin e Tiranës më 6
x
BREAKING NEWS

Pritet të mblidhet me urgjencë KQZ, zbardhet vendimi më i fundit që do merret për Ori Nebiajn dhe Petrit Dodën

Pritet të mblidhet me urgjencë KQZ, zbardhet vendimi më i fundit
x
BREAKING NEWS

Drejtësia shqiptare në zi! Ndërron jetë në moshë të re avokatja e njohur e vendit tonë, kishte nevojë për transplant të palcës jashtë vendit, Adriatik Lapaj jep lajmin e trishtë: Do më marrë shumë malli!

Drejtësia shqiptare në zi! Ndërron jetë në moshë
x
BREAKING NEWS

Surpriza e motit për ditën e nesërme, çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Surpriza e motit për ditën e nesërme, çfarë pritet
x
BREAKING NEWS

Paskal Milo akuzon rëndë kryeministrin: Rama ka gënjyer në deklaratën që bëri në Izrael, ja për çfarë bëhet fjalë

Paskal Milo akuzon rëndë kryeministrin: Rama ka gënjyer në
x
BREAKING NEWS

Burri vrau gruan me foshnjen në bark, trondit gazetari dhe ngre pikëpyetjet e forta

Burri vrau gruan me foshnjen në bark, trondit gazetari dhe ngre
x
BREAKING NEWS

Mbrëmje dramatike! Messit hedh "KO" Meksikën, Argjentina “merr me vete” Poloninë në fazën tjetër

Mbrëmje dramatike! Messit hedh "KO" Meksikën, Argjentina
x
BREAKING NEWS

Vrasja e 35-vjeçares shtatzënë nga burri, thirrja urgjente: Gra dhe vajza, jemi të rrezikuara

Vrasja e 35-vjeçares shtatzënë nga burri, thirrja urgjente: Gra
x

Opinion / Editorial

Demokracia amerikane dhe ne

Demokracia amerikane dhe ne

Katër ditë më parë, më 8 nëndor 2022, mbi 152 milionë amerikanë votuan në zgjedhjet për dy dhomat e Kongresit amerikan në Shtetet e Bashkuara. Presidenti i sotëm amerikan deklaroi përpara këtyre zgjedhjeve, se demokracia amerikane ishte në rrezik. Po pse demokracia më e madhe në botë, ajo amerikane, e vjetër 184 vjet, ishte këto ditë në rrezik? Që nga zgjedhjet presidenciale të 3 nëndorit 2020, vendi më i madh demokratik në botë kishte hyrë në një pikëpyetje të madhe. Për herë të parë në historinë e zgjedhjeve të lira të këtij vendi, një president humbës nuk i njihte zgjedhjet. I deklaronte ato të manipuluara dhe mashtruese. Deklaronte se ia kishin vjedhur fitoren. Këto ishin cilësime të rënda, për një vend që kishte bërë 46 palë zgjedhje presidenciale në historinë e tij dhe ku asnjëherë pala humbëse nuk i kishte deklaruar mashtruese. Ish-Presidenti Trump pajtoi një armatë juristësh për të hedhur në gjyq administrata të zgjedhjeve të shume nga shtetet ku u zhvilluan garat më të ngushta. Ishin me dhjetra gjyqe të hapura. Në asnjë prej tyre nuk fitoi. Edhe pse ishte e qartë që ai kishte humbur dhe fliste të kundërtën, për të mos u dukur humbës në sytë e mbështetësve të tij(për të votuan 78 milionë qytetarë amerikanë), sërisht vendi më i madh demokratik në botë u nda më dysh. Asnjëherë në 235 vitet e ekzistencës së tij paqësore dhe demokratike, me përjashtim të kohës së Luftës Civile, qytetarët dhe mbështetësit e dy partive kryesore politike në SHBA(Partisë Demokratike dhe Partisë Republikane) nuk ishin ndjerë aq larg njeri-tjetrit dhe aq të ndarë. Në dy ekstremet e këtyre forcave politike, mbështetësit arritën sa të urreheshin me njeri-tjetrin. Ish-Presidenti Trump demonizoi votën e hedhur me postë. Vuri në dyshim themelet e demokracisë amerikane, që ishin zgjedhjet e lira, që zhvillohen prej tashmë 184 vitesh. Nxiti një turmë ekstremistësh të djathtë të sulmonin dhe dhunonin më 6 janar 2021 Kapitolin, ndërtesën e Kongresit Amerikan, tempullit të lirisë dhe demokracisë amerikane. Pushtimi disa orësh i Kapitolit nga turma e revoltuar hyri në ndërgjegjen e qytetarëve amerikane, si ngjarja më e rëndë në historinë e demokracisë së tyre dy shekullore. Ish-Presidenti Trump u angazhua të përzgjidhte vetë një pjesë të mirë të kandidatëve republikanë për në zgjedhjet e një të tretës së senatorëve dhe të 435 përfaqësuesve të Dhomës së Përfaqësuesve më 8 nëndor 2022. Të pëlqyerit e tij u cilësuan si “mohues të rezultatit të zgjedhjeve presidenciale të 3 nëndorit 2020”. Shumica e politikanëve republikanë, duke parë influencën e madhe të Trump në zgjedhësit e tyre, heshtën. Për herë të parë që nga koha e Luftës Civile, përmes qytetarëve amerikanë u ndje frikë dhe pasiguri, për shkak të mosmarrëveshjeve politike në vendin e tyre. Frencis Fukuyama, një nga studjuesit më të njohur të demokracisë dhe shtetit të së drejtës, i shpreh se “aty ku hyn frika dhe pasiguria, demokracia nis të vdesë”. Shumë nga qytetarët e përgjegjshëm amerikanë e panë në rrezik demokracinë e jetës së tyre, që për ta ishte diçka e vyer po aq sa liria. Dhe votuan më 8 nëndor për ekulibrim të pushteteve mes dy partive. E panë qartë dasinë e madhe që u kishte sjellë ish-Presidenti Trump me sjelljen e tij prej autokrati dhe mohuesi të lirisë dhe pastërtisë së zgjedhjeve në SHBA. Dhe nuk votuan të përzgjedhurit e tij, por i dhanë mjaftueshëm vota Partisë Republikane, e cila duket se do të marrë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve. Ndërsa senatin duket se do ta ketë sërisht Partia Demokratike si shumicë minimale. Realizuan ekulibrimin e forcave të tyre politike, në një kohë kur thirrjet për mohim të zgjedhjeve të lira dhe orekset ekstremiste, sidomos nga krahu i djathtë i politikës amerikane, ishin shtuar së tepërmi. Me fjalë të tjera, ndëshkuan me votë përpjekjet e ish-Presidentit Trump për të rikthyer fantazmën e zgjedhjeve të manipuluara, katandisën në një sprovë mjerane përpjekjet e tij për të qenë kandidati numër një i republikanëve për garën zgjedhore presidenciale në vitin 2024 dhe i kthyen vendit të tyre qetësinë. Po ne? Ne kemi dy gara zgjedhore, ato të vitit 2017 dhe ato të vitit 2021, ku opozita jonë nuk i njeh, pse i deklaron të manipuluara, njëlloj si Trump. Sigurisht që zgjedhjet tona kanë shumë defekte dhe mangësi në organizim. Ka dhe shumë raste të influencimit të papërshtatshëm të votës dhe madje blerjes së votës, sidomos në zonat tona rurale. Por këto raste nuk kanë përbërë kurrë një masë kritike për të mohuar rezultatin e zgjedhjeve. Megjithatë, përfaqësuesit kryesorë të opozitës sonë më 2017 dhe 2021, nuk e kanë njohur rezultatin e zgjedhjeve, njëlloj si Trump. Nuk kanë pranuar se kanë humbur. Një sjellje e tillë, kur arriti të ndante gati në dysh Amerikën, llogarit se sa ka ndikuar për keq dhe për ngritje tensionesh politike, tërësisht artificiale, tek ne. Opozita jonë sot është në udhëkryq, pse është kapur peng nga dy personazhe që tashmë i takojnë së kaluarës, pasi nuk ngjallin as shpresë, as edhe japin perspektivë për qytetarët. Zgjedhjet vendore të 14 majit 2023 sigurisht që do ta japin një vendim popullor për këta dy pengmarrës të së ardhmes dhe bjerrës profesionistë të shpresës së vendi ynë mund të ketë një opozitë konstruktive dhe konkurruese. Dhe ndoshta gara politike pas shtatë muajve, pra pas 14 majit 2023, do të mund të pastrohet dhe qartësohet, për t’ua lënë vendin garuesve të rinj në rradhët e opozitës sonë. Deri atëhere, do të kemi protesta të thirrura nga të dy personazhet pa kostum politik(një politikan i mirëfilltë është një figurë që ngjall shpresë), por jo opozitë konkrete, për të vënë realisht qeverisjen e sotme përpara trysnisë, përgjegjësisë dhe pasigurisë për arritjen e fitores në zgjedhje.