BREAKING NEWS

Mediat serbe jehonë vrasjes së tmerrshme në Kosovë: Policia e rrethoi, por autori zgjodhi të vriste veten

Mediat serbe jehonë vrasjes së tmerrshme në Kosovë: Policia
x
BREAKING NEWS

Deputetja demokrate habit me deklaratën: Partia Demokratike ka përgjegjësi për largimin e të rinjve

Deputetja demokrate habit me deklaratën: Partia Demokratike ka
x
BREAKING NEWS

Samiti i BE-së për Ballkanin Perëndimorë në Tiranë, i pranishëm edhe kancelari gjerman, ja kush do ta shoqërojë

Samiti i BE-së për Ballkanin Perëndimorë në
x
BREAKING NEWS

Zgjedhja e kreut të SPAK, avokati bën deklaratën e fortë: Kanë devijuar nga objektivi, nuk po merren me zyrtarët e lartë

Zgjedhja e kreut të SPAK, avokati bën deklaratën e fortë:
x
BREAKING NEWS

Përplasja Braçe-Balla për buxhetin, deputeti i PS-së zbardh prapaskenat

Përplasja Braçe-Balla për buxhetin, deputeti i PS-së
x
BREAKING NEWS

COVID-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë del me njoftimin e rëndësishëm, ja çfarë po ndodh

COVID-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë del me
x
BREAKING NEWS

“Rama kërkon të vrasë fjalën e lirë”/ Çfarë po paralajmëron Berisha: Brenda 6 muajve tre media...

“Rama kërkon të vrasë fjalën e lirë”/
x
BREAKING NEWS

Çfarë i kërkoi gruaja shtatzënë? Zbulohet LETRA e Sokol Halilit pak momente pas aktit të tmerrshëm (FOTO)

Çfarë i kërkoi gruaja shtatzënë? Zbulohet LETRA e
x

Opinion / Editorial

Demokracia duhet ta pranojë kritikën!

Demokracia duhet ta pranojë kritikën!

Një gjë është e çuditshme! Ani pse shpesh herë duket se i pranojnë apo qeshin me to, karikaturat, memet nëpër rrjete sociale dhe humori u dhembin politikanëve tanë shumë herë më tepër nga çdo gjë, madje edhe nga kritika e drejtpërdrejtë dhe logjike. Arsyen nuk e di. Ndoshta sepse karikaturat apo memet, pa fjalë ose me shumë pak fjalë, dëshmojnë e paraqesin drejtpërdrejt disa të vërteta të hidhura, të cilat nuk u pëlqejnë. Dhe e vërteta nuk pëlqehet! Këtu e kam fjalën për karikaturat, humorin dhe memet, të cilat janë normale dhe jo denigruese, as fyerje me karakter personal! Në njëfarë mënyre skicografët dhe “memexhinjtë” i ngjajnë psikologut që qëndron përpara “klientit”, të cilit po i bën psikanalizën me një mënyrë të ftohtë dhe gjykim therës.

Në ditët tona trysnia mediatike është e papërballueshme për të gjithë. Ndaj arti i heshtjes dhe i tolerancës nuk duhet të jenë vetëm nostalgji e një epoke të kaluar. Cikli i informacionit mediatik fillon herët në mëngjes, rreth orës 07.00 dhe mbyllet diku pas mesnatës. Disa politikanë është e qartë se jetojnë prej këtij publiciteti. Publiciteti është oksigjeni i tyre. Pa të u duket se nuk ekzistojnë. Por është mëkat të shohësh njerëz të mençur, të cilët kanë zgjedhur të merren me politikë, që kanë shumë gjëra për të thënë e për të bërë, të vetëshkatërrohen, ndonjëherë edhe në mënyrë spektakolare, thjeshtë se nuk dinë apo nuk munden të heshtin, një ditë apo qoftë edhe një orë... Ajo që nuk kuptojnë është se ka ndryshuar mënyra e komunikimit dhe e të bërit politikë, sikundër ka ndryshuar edhe marrëdhënia e qytetarëve me politikanët. Votuesit sot mund që ta shikojnë një politikan si zgjedhje një apo dypërdorimëshe. Nuk është e rastit që shpesh herë politikanë të rinj, protagonistë rrjetesh sociale e studiosh televizive e braktisin arenën shumë shpejt. Koha politike ecën me shpejtësi dhe është e pamëshirshme.

Një politikan i “shkollës së vjetër” nuk do të mund të mbijetonte në xhunglën e sotme të komunikimit dhe rrjeteve sociale. Do t’i duhej të përshtatej. Mënyra se si do të përshtatej është çështja. Prandaj arti i heshtjes vazhdon të jetë i dobishëm për politikanët, sikundër edhe toleranca dhe pranimi i humorit! Por për politikanët tanë ndoshta mund të ketë humbur edhe ndjenja e humorit, në një epokë, kur në dialogun publik mbizotëron kanibalizmi dhe urrejtja ndaj tjetrit.

Kushedi! Por dhuna dhe niveli i reagimeve personale, apo i mbështetësve të politikanëve kundrejt humorit, karikaturave dhe memeve ka ndryshuar shumë në krahasim me më parë.

Raportime faqesh në rrjetet sociale, sulme personale, bullizëm, sharje, fyerje akoma edhe kërcënime janë pjesë e një rutine të re e, natyrisht, shqetësuese. Sikundër është shqetësues edhe reagimi i egër e kanibal i njerëzve të tjerë, vëzhguesve, “tribunës” së gazetave e rrjeteve sociale, të cilët nuk merren me gjë tjetër, përveçse të komentojnë pa lexuar apo kuptuar çdo gjë që shohin apo nuk u pëlqen e vjen pas oreksit. Dhe komentet negative vërshojnë lumë, sidomos nga militantët partiakë, militarët, ata që manipulohen të parët, që paguhen të parët. Dhe që zakonisht paguhen shumë pak... Një karikaturë ose një meme është e keqe për qeverinë apo “X” politikan, sepse gazeta, portali apo “memexhiu” nuk u pagua aq sa duhet nga paratë e pista; tjetra është shumë e butë, sepse u paguan mirë nga politikani apo qeveria. Hajde t’u shpjegosh taborreve të rrjeteve sociale se asgjë nuk funksionon kështu si ata mendojnë. . Hajde t’u shpjegosh se karikaturat, memet dhe humori janë një proces i thellë krijues dhe se autorët e tyre nuk qëndrojnë përpara bllokut të skicave apo kompjuterit në pritje të udhëzimeve se si dhe çfarë do të përgatisin. Dhe për këtë arsye edhe zemërimi është edhe më i madh.

Natyrisht që politikanëve u leverdis që karikaturave dhe memeve t’u veshin dhe atribuojnë motive të tjera. Mendojnë se kështu mund të gënjejnë lexuesit, qytetarët, të cilët nuk bëjnë pjesë në grupet e talibanëve të tyre, të cilët besojnë gjithçka për të mbrojtur... shefin, idhullin. Të cilët do të linçojnë këdo që guxon të qeshë apo të pëlqejë karikaturat dhe memet...

Më duhet të pranoj se me kalimin e viteve dhe, veçanërisht në ditët tona kur përdorimi i rrjeteve sociale është bërë nga modë mënyrë jetese dhe pushteti, kam një lloj një “respekti” të veçantë për ata që merren me politikë. Nuk e kam fjalën për atë lloj respekti që tredh kritikën. Në asnjë mënyrë, jo! Politikanët që e kanë ndjenjën e humorit, madje autosarkazmën meritojnë respektin më të thellë. Por duhet t’i njohësh dikujt meritën, pavarësisht se çfarë mendon apo bindjes me të cilën vepron, pra duhet t’i njohësh dikujt meritën që ka marrë rrezikun duke hyrë në politikë se ka hyrë në makinerinë kanibale të rrjeteve sociale, thashethemeve e sharjeve, të ambientit total toksik. Ndaj për këtë arsye mund edhe të justifikoj disa politikanë, të cilëve brenda një ambienti të tillë helmues u ka rënë mbrojtja përballë humorit dhe kanë zgjedhur reagimet e tilla të tyre e pasuesve të tyre. Por nga ana tjetër është shtuar shumë respekti për karikaturistët, “memexhinjtë”, të cilët guxojnë të bëjnë punën e tyre me zgjuarsi, talent e pa rënë në populizëm e tifozllëk. Që durojnë bullizmin, sharjet e fyrerjet nëpër rrjetet sociale, sulmet e pabesueshme personale, akoma edhe kërcënimet e hapura nga gjasme trimat e anonimatit e të tastierës.

Demokracia ka nevojë për politikanë tolerantë e që të durojnë humorin e kritikën. Demokracia ka nevojë edhe për karikaturistë që t’i rezistojnë trysnisë, presionit të padrejtë dhe “vrasjes së personazheve” të tyre. Unë shpresoj që politikanët tanë të rigjejnë humorin e tyre, nëse e kanë pasur ndonjëherë. E sigurt është që karikaturistët dhe “memexhinjtë” nuk do ta humbasin humorin e tyre!. . .