BREAKING NEWS

COVID-19/ 6 humbje jete dhe 959 raste të reja në 24 orët e fundit në Shqipëri, ja zonat "më të nxehta"

COVID-19/  6 humbje jete dhe 959 raste të reja në 24 orët e
x
BREAKING NEWS

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i përgjigjet Kurtit: Faleminderit

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i
x
BREAKING NEWS

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë për përjashtimin nga PD të Berishës dhe lëshon paralajmërimin e fortë: Këta të tre janë fatkeqësia më e madhe për çdo shqiptar!

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë
x
BREAKING NEWS

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të fillojmë përgatitjet për ...

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të
x
BREAKING NEWS

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen të gjitha takimet. Zbardhet njoftimi zyrtar

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen
x
BREAKING NEWS

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali Berishën: Ndodhet në vështirësi! Aq i fortë është ai, sa kur kishte përballë Ramiz Alinë...

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e fuqishëm për politikën shqiptare

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e
x
BREAKING NEWS

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan qeverinë “Rama 3”, ja kush abstenoi (EMRAT)

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan
x

Opinion / Editorial

Demokracia negative, kur politika, paraja, padrejtësia, vjedhja, korrupsioni, droga e krimi bëhen bashkë

Demokracia negative, kur politika, paraja, padrejtësia, vjedhja,

Asnjë ideologji nuk e prish më shumë shoqërinë se sa një demokraci negative; se sa pseudodemokracia e lirive të veseve, poshtërsive dhe korrupsionit; se sa ajo demokraci e pandëshkueshmërisë së bixhozit, prostitucionit, vjedhjes, krimit dhe drogës. Hidhni sytë shikoni dhe me gjakftohtësi arsyetoni se a nuk është shoqëria e sotme e kërcënuar seriozisht nga një realitet i tillë?! Demokracia shqiptare reklamon, promovon, propagandon dhe helmon me ngjarje, lajme dhe me informacione ordinere të zhurmshme dhe të pavlera, por që edukojnë e tejçojnë mesazhe të dëmshme, që interferojnë e përhapin në publik të këqijat sociale si: krime të shëmtuara vrasjesh, dhunime seksuale, gjyqësi padrejtësish e vetëgjyqësi, lakuriqësira televizive në emisione dekulturore dhe anti traditave të mira e të vyera kombëtare, bashkëjetesa disa vjeçare paramartesore formale dhe lloj-lloj anormalitetesh amorale institucionale, mediatike dhe sociale. Ajo për të cilën flitet e përflitet shpesh dhe më së shumti në Shqipëri nga mediat, nga politika, por edhe nga bisedat mes njerëzve janë tema që kanë të bëjnë me politikën, për paranë e pistë, por sidomos për krimet e drejtësisë, të drogës, vjedhjes dhe të korrupsionit. Aq shumë janë të përhapura padrejtësia gjyqësore, fjalori i pisët, antikultura, pasinqeritetit, josolidariteti, kultivimi dhe trafikimi i drogave dhe korrupsioni në Shqipëri a thua se ato tashmë janë bërë fenomene normale dhe madje edhe si kultura e shprehi, sepse dhe përderisa politika, pushteti, paraja dhe korrupsioni janë bërë bashkë dhe shumëzor e për të mos thënë se janë bërë të pasfidueshëm. P.sh. nuk ka reagim publik dhe as mbështetje publike sa duhet për punën e jashtëzakonshme që po bëjnë SPAK-u dhe vetingu, të cilët po pastrojnë sistemin e drejtësisë. Si është e mundur që ka jo pak njerëz që mbështesin kundërshtarët politikë të vetingut dhe madje edhe kundërshtojnë se përse SHBA shpall “non grata” politikanë e pushtetarë si Sali Berisha që kanë rekorde krimi të korrupsionit, të vjedhjes dhe të atyre që kanë penguar demokracinë dhe luftën kundër korrupsionit, të atyre që kanë zhvatur e grabitur pasuri dhe paranë publike!? Dhe pastaj edhe tjetra akoma më shqetësuese, si është e mundur që në Shqipëri fiton zgjedhjet një parti, e cila gjatë qeverisjes së saj është akuzuar se në Shqipëri shteti është instaluar prej saj si një narkoshtet? Si ka mundësi që në Shqipëri rifiton zgjedhjet një politikë, e cila nuk përmbushi për 8 vite asnjë standard për hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE dhe jo vetëm kaq, por iu vunë Shqipërisë edhe 15 kushte shtesë për plotësimin e tyre? Si është e mundur që shqiptarët ia besuan qeverisjen një pushteti, i cili si rrugë e mjet punësimi u ofroi shqiptarëve varfërinë dhe eksodin? Si është e mundur që shqiptarët do të qeverisen prej një pushteti kampion për vjedhje e korrupsion, i cili u rizgjodh dhe fitoi me vota të blera etj. Dhe si është e mundur që pushteti t’i ketë blerë votat, por si është akoma dhe më keq e mundur që qytetarët edhe e paskan shitur votën?! Nisur nga këto fakte vjen edhe pyetja se a mos vallë në Shqipëri krimi i drejtësisë, drogës, korrupsionit dhe hajnisë, krimi “demokracisë” si shitblerje vote dhe korrupsioni, hajnija dhe pasurimi i shpejtë janë bërë kulturë publike?! Nuk është e rrallë, por shpesh edhe dëgjohen në biseda ndërmjet qytetarësh për politikanë e për pushtetarë shprehje të tilla si: i lumtë është i zoti, e pati në dorë e vodhi sa deshi. Ndërsa për atë i cili punon ndershmërisht thonë: “hajvan, torollak e frikacak, e pati në dorë e nuk qe i zoti, se sot do të kishte pasur miliona”. Kur kapet ndonjë peshk i madh korrupsioni e abuzimi me paranë publike dëgjohen shprehje nëpër lokale të tilla si: “Ec, ore vëlla, mirë ia ka bërë, se mos mi mori paratë mua, i lumtë ore”. Dhe shprehja tjetër “popullore”, shiko se “po të ra në dorë, e po u bëre deputet, ministër, drejtor apo gjyqtar, bjeri me top, se njëherë të vjen shansi”. Ndërsa për gjyqtarët e prokurorët, të cilët e shesin ligjin dhe drejtësinë dëgjon nga qytetarët fraza të tilla se: “Dëgjo, se filan gjyqtar e prokuror ama pavarësisht se janë horra e të korruptuar, por ama janë burra dhe të besës, sepse lekun ta marrin, por ama fjalën e mbajnë, me ta e fiton gjyqin”. Edhe për kryeministrat shqiptarë në opinionin publik pëshpëritet p.sh. si për Berishën apo edhe për Ramën: “ama janë si janë, por janë burra të besës, se nuk i tradhtojnë shokët dhe as nuk i shesin ministrat e as vartësit e tyre, por i mbajnë e mbrojnë edhe po vodhën edhe po bënë korrupsionin, edhe po shkelën ligjin”. Fenomen tjetër është hipokrizia dhe mosreagimi, mossolidariteti, pandjesia sociale ndërqytetare si dhe urrejtja ndaj talentit dhe suksesit të tjetrit, sipas “parimit” gjithkush për vete edhe duke i shkaktuar dëm e padrejtësi tjetrit me metoda korrupsioni e duke e ushqyer dhe blerë edhe ligjin me para dhe me ryshfet, duke e përvetësuar atë që nuk është e tija. Nuk e di, por puna ka arritur deri aty sa që ndershmëria, virtyti, burrëria e besa shkon deri te paraja, pasuria, e deri te pushteti, se sapo kap paranë, pasurinë e pushtetin njeriu shformësohet e degradohet në amoralitete të tilla si koprracia dhe pangopësia për paranë, nga mashtrimi, gënjeshtra, shpërfytyrimi, paburrëria e korrupsioni e deri edhe te tradhtia kombëtare. Kështu po zbatohet kjo demokraci deri më tani në të dy shtetet shqiptare, si një demokraci negative; demokraci e lirive negative për të përdorur çdo mjet e formë kriminale pasurimi, si një demokraci mashtruese, e shitur dhe e korruptuar, si një demokraci lirie të posteve, të detyrave shtetërore e të autoritetit publik e zyrtar për të bërë zullume, vjedhje, krim e korrupsion.