BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Opinion / Editorial

Demokracia nuk është ndërtim pa leje

Demokracia nuk është ndërtim pa leje

Me demokracinë janë luajtur skenarë filmash të frikshëm horror. Ky sistem shoqëror nuk është parë si një arritje e madhe e popullit, e kombit për të ndërtuar të ardhmen e tij mbi bazën e parimeve bazë që ka demokracia. Demokracia tek ne në Shqipëri është tjetërsuar, thjeshtëzuar, është tkurrur nga klasa politike, e cila ua ka nxjerrë nga zemra njerëzve. Këtë sistem, ku duhet të sundojë ligji, drejtësia e pavarur, ku liria e njerëzve të jetë e para. E kanë mbajtur me dhunë demokracinë, e kanë përdorur si maskë për të bërë zullume të mëdha në këto tre dekada tranzicion. Sot, pas tre dekadash, politika dhe instrumentat e saj duan ta mbajnë atë në presion, që ajo të mos shpalosë dimensionet e saj, ashtu siç i shohim në vendet e Bashkimit Europian, në kombe ku sundon ligji, shteti i së drejtës. Fuqinë e demokracisë në Shqipëri politikbërja e ka mbajtur të squllët, duke ia deformuar qëllimin, duke ia zbehur vlerat themelore, duke e bërë atë lëmsh në sytë e njerëzve. Demokracia nuk është eksperiment, ndërtim pa leje, nuk është provë, nuk është bankoprovë ku njerëzit duhet të mësohen me dështime, me disfata e të pranojnë se për të shkuar në demokraci ka rrugë të tjera dhe mund t`i kthehemi gjerave nga e para. Kështu është menduar dhe vepruar në Shqipëri nga klasa politike, e cila është përgjegjëse që e ka lënë demokracinë të brishtë për vite e vite me radhë. Ka ndodhur pikërisht kështu, ndaj dhe qytetërimi modern, vendet e unionit, popujt me demokraci profesionale, na kanë mbajtur shumë larg, nuk kanë dashur që shqiptarët t`u bashkohen popujve, që kanë standarde të larta në punë e jetesë. Historia e demokracisë eksperimentale është e gjatë, është e lodhshme, por më kryesore është një histori, që turpëron klasën politike të këtij vendi. Janë luajtur shumë skenarë nga klasa politike për ta mbajtur sistemin e shoqërisë demokratike me dhunë, si dhe i hedhur, si ndërtim pa leje duke mos i lënë asaj hapësirat për të ushtruar vlerat, për të cilat popujt e qytetëruar nuk të falin. Opozitat dhe mazhorancat në çdo rotacion politik, nuk kanë bërë gjë tjetër, veçse ia kanë lënë me testament eksperimentimin pasardhësve në pushtet, në mënyrë që të sigurohet pronësia nga partitë politike. Kanë kaluar disa fushata zgjedhore, janë bërë disa rotacione politike, janë ndërruar disa kryetarë shteti dhe akoma nuk është përcaktuar saktë, cilat praktika janë më të dobishme për të nxjerrë një klasë politike, një elitë politike të fortë, të aftë që të prodhojnë demokraci solide. Ka përvojë të çmuar në vende që prodhojnë formula të qëndrueshme, ka shtete që kanë kaluar shumë shpejt nga ky kolaps, nga kjo zgrjebull dhe kanë ecur shumë përpara. Shqipëria jonë ka mbetur në vendnumëro, sepse klasa politike nuk e ka formimin e duhur integrues për të garantuar demokracinë që kërkojnë njerëzit, që kërkojnë ndërkombëtarët. Politika e papërgjegjshme është shkaktare e këtij tranzicioni të gjatë, të panevojshëm. Shqiptarët nuk kanë gjetur qetësinë e duhur sepse ata që kanë mandate politike, flasin për mbrojtjen e demokracisë nga rreziku i korrupsionit, vetë krijojnë “cuname” duke eksperimentuar, duke vënë në provë me mënyra primitive, me paaftësinë e tyre rolin e madh që ka ky sistem në mbrojtje të të drejtave të njeriut, në mbrojtje të kapitalit njerëzor, që është i pazëvendësueshëm. Të gjithë flasin pa pushim për demokracinë funksionale, por pak i duan njerëzit e drejtë, njerëzit që kanë vlera transformuese, që kanë ide të qarta për sistemin që duam të ndërtojmë mbi baza ligjore, jo klienteliste. Të gjithë krahët e politikës bëjnë sikur duan të përzgjedhin një sistem zgjedhor funksional, ku të ruhet e paprekur vota e popullit, ku subjektet politike të mos kenë mundësi të prekin votën e shenjtë dhe ajo të numërohet e përkthehet në ligj, drejtësi të pavarur. Këto kërkesa janë shtruar për zgjidhje këtu e tridhjetë vjet më parë. Edhe më parë është thënë që të dënohen me ligj ata që shesin dhe blejnë votën. Madje janë ndërtuar akte ligjore për të ndëshkuar trafikantët e votave dhe këtë partitë politike e kanë parasysh. U bë ky eksperiment dikur, u provua dhe nuk dha rezultatin e pritshëm. Në zgjedhjet e kaluara u provuan shumë trafikantë të votave, të cilët nuk morën ndëshkim nga drejtësia. Kur ndodhi kështu, duhet bërë një tjetër eksperiment për të provuar se demokracia sipas modelit të parë dështoi? Tani kërkohet një përzgjedhje tjetër “funksionale”! Me iniciativën e Berishës dhe pëlqimin e Partisë Demokratike u vendos që grupi parlamentar të së djathtës së bashkuar të braktiste Parlamentin shqiptar, tempullin e ligjeve. Sipas demokratëve, realizimi i një skenari të “studiuar”, përmes një modeli, eksperiment i parë në botën demokratike, rezultoi fatal për këtë forcë politike. Deputetët e djathtë u larguan nga poltronët luksozë për t`iu kthyer protestave në rrugë. Ishte një provë e vështirë, e rëndë, me rrisk të lartë për opozitën e bashkuar. Kujtuan se kjo lëvizje, kjo provë, ky eksperiment, do mund të merrte gjykimin pozitiv dhe vlerësimin e ndërkombëtarëve, por ndodhi e kundërta. Demokratët e ndiejnë thellë largimin nga institucioni i votës. U kushtoi shumë dhe këtë po e provojnë. As Luli, as Mona nuk janë në gjendje të thonë se ky eksperiment ishte vrasës, ishte shpërqendrim forcash, ishte dhe mbeti shembulli më i keq se institucionet e demokracisë, vetë demokracia nuk është ndërtim pa leje dhe nuk mund të luhet qorrazi. Proceset demokratike, para së gjithash, kërkojnë vizion, kërkojnë konsensus, kërkojnë njerëz me ide dhe për integrimin e shoqërisë janë të dëmshme eksperimentet, vënë në dilemë votën e sovranit. Eksperienca të tilla janë të frikshme dhe e bëjnë demokracinë të brishtë, sistemin shoqëror të pasigurtë për një të ardhme optimiste. Çfarë menduan zgjedhësit, votuesit për subjektin politik, kur përfaqësuesit e tyre legjitimë lanë tempullin e ligjeve dhe dolën në rrugë për të kërkuar shtet ligjor?! Eksperimenti që aplikoi opozita e bashkuar i shkaktoi humbje kohe, humbje të potencialit intelektual e njerëzor. Po ashtu në aspektin ndërkombëtar pësoi një firo të pazëvendësueshme. Një dështim, si ky i radhës për opozitën e bashkuar është i rëndë dhe tregon se në demokraci ka matematikë, ka llogari të kalkuluara mirë, ndryshe ngrehina shembet dhe s`dihet kë zë nën gërmadha. Po e vuajnë demokratët, njerëzit që e kanë në shpirt këtë forcë politike, por sa vlen sot qëndrimi jashtë institucionit të Parlamentit? Të ndodhur jashtë në rrugë, nuk e gjen përfaqësimin e duhur në vendimmarrje të rëndësishme. Ky lloji eksperimenti i bërë me vetëdije të plotë nga opozita kushtetuese, konfirmon përfundimisht se sistemi demokratik nuk lejon provokime, kërkon maturi në çdo lëvizje që ndërmerr. Në rast se dalja nga Parlamenti i opozitës së bashkuar përbën zgjedhjen e gabuar, alternativë e vetme e këtij sistemi mbetet respektimi i Kushtetutës, konsensusi dhe debati politik brenda kornizave të njohura ndërkombëtarisht. Politika dhe politikanët nuk duhet të kërkojnë zgjidhje jashtë kontekstit të demokracisë reale dhe kjo është tepër e rëndësishme. Në rast se opozita sheh dobësi në qeverisje, sheh korrupsion, shpërdorim të taksave të qytetarëve, dobësitë duhen kërkuar edhe tek vetë opozitarizmi. Dalja jashtë Parlamentit ishte një grackë e vendosur në vendin e duhur për një opozitë të shteruar, ndaj dhe u eksperimentua një model i shëmtuar, i cili penalizoi demokratët dhe aleatët e kësaj force politike. Me demokracinë nuk luhet. Kjo duhet kuptuar mirë dhe në asnjë rast të vetëm nuk duhet anashkaluar. Demokracia reale nuk pranon maskë, nuk pranon as të zhvillohet në serrë diellore, siç ndodh me prodhimet bujqësore. Një demokraci e drejtuar nga njerëz që nuk dinë parimet e integrimit shoqëror, prodhon demokraci hibride.