Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Demokracia nuk i ngjan "cunamit", as shpërthimeve si në Gërdec o t-rex politik!

Postuar: 16/03/2019 - 07:12

Ditën e sotme të 16 marsit, lidershipi "demokratik" mbase përveç se ditë e shtunë, e ka lënë si protestë, sepse është dhe një ditë pas 15 marsit, i cili është momenti tragjik i shpërthimit të Gërdecit ose krimit shtetëror mafioz dhe kriminal të vitit 2008! Dje, një gazetar pikërisht në këtë datë, kishte thirrur një prej njerëzve më përgjegjës të tragjedisë si krim shtetëror të Gërdecit! Po pra, ish ministrin e Mbrojtjes, i cili po jepte leksione demokracie pikërisht në datën 15 mars kur në një sekondë qeveria e tij, ai, por dhe kryeministrit të tij i kishin vdekur 26 persona (as Enveri nuk ka vrarë në një sekondë kaq njerëz) dhe plagosur 150 pa përmendur shkatërrimin e një fshati të gjithin! Kishte fytyrë, kishte fjalë për të folur pikërisht një person i tillë, kur akoma plagët nuk janë mbyllur! E gazetari "i famshëm" e merrte në këtë datë, për ta pyetur këtë farë burri për ndërhyrjen e rusëve te ne! Se sa kishin nevojë rusët të ndërhynin te një njeri i tillë, i cili akoma nuk është përgjigjur për viktimat, këtë gjë "pallat" e televizionit nuk po e pyesnin?! Sigurisht rusët, as që kanë nevojë të bëjnë kaq keq, kur ka akoma njerëz si ky ish ministër i qeverisë e cila ka përgjegjësinë se hodhi në erë një fshat të gjithin, duke vrarë dhe plagosur shumë njerëz! E po këta individë që ishin atëhere në qeveri, sot do të tentojnë të largojnë Edi Ramën kryeministër, i cili i "rrahu shpatullat" njeriut numër një të fatkeqësive tona, që nga koha e "Traktatit të Varshavës" kur Shqipëria doli dhe u pranua SB-ja në PPSH, ose doktori i fatkeqësive në përdhunimin e demokracisë në Shqipëri! Po pra, Rama i rrahu shpatullat se mesa duket "ju dhimbs shumë fukaraja" për fatkeqësinë, e cila erdhi si pasojë e aferave të qeverisë së tij me trafikantë armësh! Dje doktori i Gërdecit dhe 21 janarit, por dhe i vitit 1996 si vjedhje votash, por dhe doktori i Piramidave dhe Grushtit të shtetit në 14 shtator etj., etj., - tha se 16 marsi do të jetë një "Cunam"! E kuptoni, se sa dijeni dhe respekt, ka për demokracinë ky farë burri!? Ai nuk njeh formën dhe as përmbajtjen e demokracisë! Njeriu që hipi sipër lëvizjes së dhjetorit e cila ishte sa kontroll dhe marrëveshje e komunistëve që po ndërronin lëkurë, as që ka të bëjë fare me ide dhe parime demokracie! Ai nuk pranon kurrë parimin e demokracisë, i cili është shumica në pushtet dhe pakica në opozitë! Këtë parim themelor ai nuk e ka pranuar kurrë këto tridhjetë vitet e fundit, sepse është "brumosur" me parimet leniniste të PPSH-së së tij të dashur! Ja çfarë thotë Lenini për demokracinë: demokracia është një shtet që legjitimon nënshtrimin e pakicës ndaj shumicës dhe është e ngjashme me një organizim i krijuar për përdorim sistematik të forcës së një klase kundër një tjetre, nga një pjesë e popullit ndaj tjetrës! Në fakt, ky është koncepti leninist i Sali Berishës për demokracinë dhe kështu e trajton ai atë! Sepse ai e di mirë si një komunist konkret i kohës së tij dhe kësaj tani, se Lenini thotë: Mos luaj kurrë me kryengritjen, rebelimin, por kur e nis, fute mirë në kokë se i duhet shkuar deri në fund! E pikërisht këtë gjë ka në kokë prej kohësh Sali Berisha dhe bolshevikët e tij në parti! Të gjithë e dinë se "demokracia më e keqe është më e mirë se diktatura më e mirë, por në të vërtetë Sali Berisha ka për demokraci atë "proletaren" dhe luftën e klasave, duke u ndarë vetë si klasë dhe bërë luftën ndaj asaj tjetrës që e konsideron si - klasë të ndryshme nga vetja! E dinë qartë dhe mirë se "demokracia nuk pranon as cuname dhe as shpërthime revolucionare" e për më tepër të pranojë shpërthime si Gërdeci pa i ndëshkuar! Demokracia dhe pse me "rrahje shpatullash" toleron, ajo nuk harron shpërthime të tilla! Nuk harron urdhërat për të armatosur njerëzit, kundra njëri tjetrit! Këta urdhëra janë dhënë nga leninist - stalinist Sali Berisha! Biles, ai ka bërë thirrje anti kushtetuese disa herë dhe në kuvend për armatosje, a thua nuk mjaftoi hapja e depove nën qeverinë e tij dhe e shikuar "në dritë të syrit" nga ti! Një leninist që nuk pranon humbjen, kërkon "cuman" që ditën e parë të mazhorancës së re, sepse ai në parim nuk pranon pakicën dhe shumicën të ndara në opozitë dhe pushtet! Sali Berisha nuk njeh pushtet demokratik në kuvend, pikërisht të pakicës! Doktori nuk njeh institucione të pavarura! Ai nuk ndërtoi asnjë gjykatë jashtë tij, asnjë prokurori jashtë tij, asnjë institucion kontrolli jashtë tij, asnjë shërbim sekret jashtë tij, asnjë pushtet vendor jashtë tij, asnjë rektorat jashtë tij, asnjë komision kuvendor jashtë tij, asnjë tender jashtë tij! Sot akuzon Ramën, për gjëra që i ka bërë absolutisht më keq vetë! Po dhe kërkon "cunam" që në realitet nuk ka dhe nuk mund të pranohet, sepse demokracia nuk vjen asnjëherë me dhunë! Nuk aplikohet me dhunë dhe për më tepër - nuk bën thirrje për dhunë! Këto tre gjëra Sali Berisha dhe kukulla e tij akoma më e shpërfytyruar psikologjikisht dhe filozofikisht Lulzimi, nuk i pranojnë! Kurse të tillë monstra kanë tre muaj që bëjnë haptas thirrje për dhunë me 16 mars! Duke ditur mirë se kush bën thirrje për dhunë, kur ka thirrur popullin në protestë në demokraci, mban përgjegjësi ligjore! Duan të tregojnë forcë (dhunë dhe mundësisht përgjakje) që bota të vijë pastaj e nga "frika" t’i hipë edhe një herë në marrëveshje pushteti të gjithë monstrat e pushtetit në Shqipëri, si në pakicë dhe shumicë! E di mirë se Rama nuk vret, por do të barazojë viktimat e 21 janarit me të! Do fatkeqësi njerëzore, për të ardhur në pushtet me dhunë! Doktori është një "t rex" politik dhe po ta lejosh bëhet dhe "t rex" i vërtetë tiranik, sikundër kishte dëshirë në fillimet e tij si President! Sot ai këtë gjë do të provokojë dhe riprovojë, e sigurisht nuk do të ndalet! Problemi është se "demokracia" nuk mund të pranojë të tillë tiranosaurë të politikës në kohën e saj! Ato janë prodhime të qelbura diktature dhe duhen flakur jashtë, ose futur brenda në institucionet e drejtësisë së demokracisë! 

Nga Besi BEKTESHI

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/05/2019 - 07:54

Shqipëria dhe shqiptarët po përjetojnë atë që pritej.

Postuar: 19/05/2019 - 07:52

Veprimi i 18 shkurtit i opozitës së votuar për të dalë përfundimisht nga parlamenti është dënuar

Postuar: 19/05/2019 - 07:50

Në intervistën në VOA, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, u përpoq të dukej si një tjetër Moni

Postuar: 18/05/2019 - 07:38

Prof.

Postuar: 18/05/2019 - 07:36

Dy ditë më parë, opinioni publik papritmas u informua se PD & LSI dërgoi në KQZ listën e komi

Postuar: 18/05/2019 - 07:34

Në "dashurinë" e tyre prej pothuaj tre dekada media shqiptare, ka marrë sëmundjet &quot

Postuar: 18/05/2019 - 07:32

Me lindjen e pluralizmit dhe daljen në skenë të Partisë Demokratike, shqiptarët menduan se lindi