BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Opinion / Editorial

Demokracia nuk na lumturoi, por na shtoi dhe ca të këqija...

Demokracia nuk na lumturoi, por na shtoi dhe ca të këqija...

Para disa javësh, në kushtet e thatësirës së madhe, në një kronikë televizive, një grup banorësh që jetonin buzë lumit Bistricë e që kishin patur ujë të pijshëm me bollëk në monizëm, ankoheshin për mungesën e tij prej muajsh. Për sqarimin e situatës së acaruar, para këtyre banorëve të revoltuar u paraqit vetë drejtori i Ujësjellësit dhe u mundua të justifikohej me kushtet e thatësirës së madhe, me zgjatjen tej parashikimeve të vapës së korrikut dhe gushtit,me shpërdorime të ujit nga banorët e të tjera si këto. Në atë moment, duke mos u bindur nga justifikimet e drejtorit, një banor i moshuar u ngrit e tha shkurt: “mirë, or, zoti drejtor mirë, të gjitha këto që thua ti po bëjmë sikur i besojmë, por ne e kishim ujin dhe na iku. Pse në monizëm kishim ujë 24 orë, dhe nuk dëgjuam njëherë justifikime të tilla. Edhe atëhere kishte vapë, kishte thatësirë, por s’mbeteshim një orë pa ujë. Se po të justifikohej drejtuesi për mungesën e ujit, ai i madhi atje lart ia priste gjuhën. Ujë ka me bollëk, por ai derdhet në Bistricë, sepse nuk punohet nga vartësit tuaj, nuk ka kontroll!” Duke marr shkas nga ky shqetësim i atyre banorëve, shqetësim që e kanë shumica e komuniteteve në Shqipëri, mund të pyesësh natyrshëm: mirë, le të vuajmë për ato që na munguan vazhdimisht, po ato të mira që patëm në monizëm pse u prishën, dhe nuk u ruajtën e nuk u përsosën në të mirë të njerëzve tani në periudhën e demokracisë.!? Një emision investigativ një mbrëmje dha pamje fëmijësh të ngujuar në zonat e Veriut, të cilët kishin braktisur shkollat se i ruheshin hakmarrjes së hasmit. U shfaq në ekran edhe kryetari i shoqatës së pajtimit të gjaqeve që afërsisht u shpreh: se rrënjët e kanunit janë të thella, sedra e sëmurë e patriarkalizmi i egër i malësorit nuk zbuten kollaj, se shoqatat e pajtimit të gjaqeve kanë bërë shumë,por prapë nuk kanë patur rezultate të plota etj., etj.! Është kollaj të bësh justifikime, apo të derdhësh edhe dy pika lot bashkë me ato nëna zemërbrengosura e vogëlushë ëndrravrarë, por pyetja e logjikshme është: pse u rikthye hakmarrja, kujt i pëlqeu ky ves i shëmtuar, ky instikt i egër kafshëror, ky antihumanizëm i tërbuar!? A nuk ishte një arritje e madhe e monizmit zhdukja e hakmarrjes, ruajtja e jetës së tjetri jo nga armiku i huaj, por nga komshiu katil, apo malësori syskuqur nga etja për gjakmarrje!? Po pse këtë sukses të madh, këtë vllazërim dhe harmoni njerëzore ,ndoshta edhe të detyruar, pse nuk e ruajtëm e të mos hapnim më plagë të reja!? Pse atëhere nuk ngriti krye ai “patriarkalizmi i egër” e ajo “sedra e sëmurë e malësorit hakmarrës”, pse u shkulën “rrënjët e kanunit gjakpirës”, që mundohen të justifikohen sot shoqatat e pajtimit të gjaqeve dhe ata që e kanë për detyre të mbrojnë ligjërisht jetën e njeriut!?! Si u arrit në monizëm që gjakësi ngrihej në mes të mexhlisit dhe jo vetëm falte gjakun,por edhe e shtrëngonte sinqerisht në qafë hasmin e tij! Le të ishte edhe sinqeritet i shtirë, por ç’rëndësi ka, shpëtohej një jetë njeriu, fëmija shkonte lirshëm në shkollë, komshiu përshëndeste çdo mëngjes bashkë me lindjen e diellit komshiun me të cilin i kishin shtëpitë përballë, dy hasmit punonin bashkërisht në arë, e asnjë jetë rinore apo e moshuar, nuk ndërpritej egërsisht e për kapriçllëk nga plumbat e hakmarrjes.

E kush është ai njeri që do ta falte fitoren e madhe të zhdukjes së gjakmarrjes të arritur në monizëm me lustrat e demokracisë sot, që pasi përqafohen e hazdisen në disko nën efektin e hashashit e lakuriqësisë, të rinjtë marrin kallashët e hanë kokat e njeri -tjetrit. E kush është ai i marrë që do ta ndërronte diktaturën e atëhershme me një demokraci të tillë si kjo jona ku vriten ëndrrat e bukura rinore në mes të ditës, ku të futet hajduti në shtëpi e jo vetëm që të merr paratë,por edhe jetën sikur me qenë zog pule?!

Herë pas here në emisione investigative në televizione dhe në artikuj e vëzhgime të shtypit të përditshëm jepen konstatime nga veprime të pista që bëhen në prodhimet bujqësore e blegtorale, që nga injektimi i hormoneve kancerogjene në to e deri tek skadimi i afateve kohore të përdorimit. Bën reklama një kompani private për vaj ulliri të virgjër,por në fakt del se ai është i përzier gati përgjysmë me lëndë tjetër të huaj. Fermeri deklaron me mburrje larg kamerave se” prodhimet e tij kanë mbingarkesë hormonesh dhe ai për familjen e vet nuk i konsumon ato”,por në treg i nxjerr me kapadaillëk e bën reklamë si më cilësoret. Një tjetër prodhues “modern” ta shet qumështin për bio e në fakt gjysmën e ka me niseshte. Më tej gjalpin që ti e blen për safi gjalpë, është i përzier me vaj palme. Kompani me emër që bëjnë zhurmë të mëdha me reklamat për prodhimet e tyre cilësore, vetëm kur i bën analizat në laboratorët ushqimorë e merr vesh se sa ta ka futur tregtari. Kështu B 52 e përzier ta shesin si të importit, redbullin ta shesin në bidonë kauçuku gjysmë të mbyllur e konjaku i prodhuar me mbeturina frutash të kalbura,të shitet si konjak importi. Njeri kasap ther e tregton mish në mes të sheshit në kushtet e një pisllëku të patolerueshëm, dhe pasi bën një kontrollor i AKU sikur e gjobit,ai vazhdon përsëri avazin, sepse e ka mësuar me kohë marifetin e “lyerjes së qerres”. Një tjetër mishin maqedonas ta shet për mish “safi” vendi”, e të mbyt në lajka duke ta futur me zor në qese. Të shikosh nga brenda mjediset ku përgatitet e me çfarë përzihen sallamerat e salçiçet që konsumojmë, është për të vënë duart në kokë. Dhe të gjitha këto ndodhin jo se mungojnë ligjet, por se nuk zbatohen ato, se nuk kontrollon askush, ose kompromentohet kontrollori. Më tregonte një pronar lokali që përdorte me shumicë gazin për gatim në lokalin e tij, për ato ditë kur ndodhi shpërthimi i një bombole në Shkodër që u mori jetën pronarëve babë e bir, dhe gjoja u forcuan masat kontrolluese për bombolat e gazit në gjithë vendin. “Më erdhën disa herë për kontroll,- thotë ai,- por askush nuk kontrolloi realisht gjendjen fizike të bombolave që përdorja. Sapo vinin, i ulja në tavolinë dhe pas qerasjes “taverno”, në fund u zgjasja paketën e cigareve që të “ndiznin” edhe një duhan. Brenda në paketë ishin eurot. Ata e dinin këtë, merrnin paketën e fusnin në xhep dhe largoheshin të kënaqur dhe unë kështu gjithmonë dilja “shkëlqyer” me kontrollin. Pyesim, po dikur në monizëm përse nuk ndodhnin fenomene të tilla? Pse nuk guxonte kush të shiste prodhime të tilla të skaduara apo jashtë kushteve të higjienës e cilësisë? Sepse këto veprime ishin kriminale ashiqare dhe çdo prodhues ose kontrollues që bënte shkelje të tilla e priste burgu. Të gjitha prodhimet tona, sidomos ato ushqimore ishin të standarteve evropiane dhe nuk bënte vaki të luante njeri me ushqimin e popullit, se konsiderohej si krimi më i rëndë. Një shitës të fshatit tim e dënuan me burg,vetëm se gjatë një kontrolli të befasishëm u konstatua se ambalazhimi i miellit të grurit ishte antihigjenik. Ishte ky kontroll i fortë shtetëror e meraku i sinqertë për shëndetin e popullit, që bënte të mundur që tek ne jo vetëm të prodhoheshin mallra cilësore e brenda kushteve higjenik, por ata të çanin me sukses tregjet botërore. A e dini se në vitin 1982 vera jonë “Kallmeti” u vlerësua me medalje ari në Francë, për cilësinë dhe etiketimin e saj të mrekullueshëm!? Janë bërë kontrolle edhe tani, mund të jetë vënë edhe ndonjë gjobë qesharake, mund të jetë bllokuar edhe prodhimi përkohësisht,por kompania e ka nxjerrë atë në treg me emër tjetër, e ndaj nuk kemi dëgjuar që të arrestohet kush për shkelje të tilla edhe pse rrezikohet hapur shëndeti i popullit. Shkon i sëmuri e bën analizat në një klinikë shtetërore apo private, dhe në shumicën e rasteve përgjigjet e tyre janë tjetër për tjetër. I sëmuri mendon i qetë i shkreti se është mirë, kur i përgjigjet shkurt sportelistja “negative”, ose shqetësohet e rri pa gjumë kur merr përgjigjen se “analizat kanë dalë keq”, pa e ditur se ku janë flakur kampionet e dorëzuara nga ai. A ka më krim se sa të tallesh edhe me jetën e tjetrit, që e ka gjënë më të shtrenjtë. Ose kirurgu kryen operimin dhe është aq “i përkushtuar” sa harron lëndë të huaja brenda në organizëm. Ti laborant, ti mjek, ti punonjës i shëndetësisë që merr paratë e popullit si pagë apo në formë ryshfeti, a ke pak shpirt e zemër dhe a e vlerëson se edhe jeta e tjetrit është po aq e vlerë sa jeta jote e të afërmve tuaj. Epo këta të këqija nuk i kishim, megjithë fukarallëkun e monizmit. Përmendëm tre aspekte që kanë të bëjnë me jetën, por njeriu një jetë ka dhe kur vjen puna që ajo të ikën si “e qenit në vresht”, nuk ka ç’i duhen as vilat vezulluese, as makinat luksoze dhe as smartet e ajfonet që kanë mbushur tregun.

Nga Ramazan SHERJA