BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Demokracia, që Jefferson nuk përmend mes tiranisë dhe lirisë!

Demokracia, që Jefferson nuk përmend mes tiranisë dhe

Një nga baballarët e lartë të themelimit të shtetit amerikan është Thomas Jefferson. Ai është praktikisht redaktuesi dhe formuluesi kryesor i “Deklaratës së Pavarësisë së SHBA-ve” dhe sigurisht një nga njerëzit më të iluminuar kulturalisht, iluminist (politikisht) i vërtetë i kohës, përveç se arkitekt, politikan dhe shkencëtar shumë i zoti! Ai, sigurisht që është njeriu që ka lënë të thënat apo aforizmat nga më të rëndësishmet e kohës së tij, në themelimin e shtetit të madh Amerikan, i transformuar më vonë dhe në kombin e jashtëzakonshëm në ditët e sotme! Në deklaratën e pavarësisë së USA-s, në asnjë rresht, asnjë fjalë, asnjë nga 18 pikat e rëndësishme të shprehura në të, nuk përmendet fjala “demokraci” apo termi politik – demokraci! Po, përmendet disa herë tirania dhe sigurisht koncepti liri! Absolutisht në brendësi dhe kontekst- demokracia nënkuptohej, por si term, apo fjalë e vetme dhe e cituar, ajo nuk është në deklaratën e Pavarësisë së SHBA-ve e firmosur me 2 korrik dhe e futur juridikisht si hyrje në veprim, me datën e famshme 4 Korrik 1776! Në ato kohë, ne kishim në trevat shqiptare – vigjiljen e dy pashallëqeve të mëdha, ose atij 75 vjeçar të dinastisë së Bushallinjve shkodranë dhe më vonë pashallëku i Janinës i Ali Pashait!

Nejse – pse them se nuk kishte asgjë për “demokracinë” në deklaratën e famshme të Pavarësisë së SHBA-ve?! Nuk dua t’i bëj analizë kohës dhe perceptimit të asaj kohe për modelin politik demokraci! Ajo kohë për Jefferson-in, kishte prioritet lirinë dhe largimin e tiranisë! Kurora Mbretërore nga kontinenti i vjetër ishte kthyer në tokat e Amerikës në një tirani, për tashmë kombin e ri që po formohej në atë mrekulli gjeografike dhe njerëzore, nuk mund ta pranonte më gjatë! Tirania po pengonte, po robtonte, po vriste, nuk po lejonte zhvillimin dhe sigurisht njerëzit si Jefferson; John Adams, Benjamin Franklin, Robert, R, Livingston dhe Roger Sherman formuluan dhe firmosën si pesë baballarët themelues dhe kartën e madhe të Pavarësisë së USA-s! Mbas tyre ishin dhe të tjerë firmëtarë?! Jefferson dhe disa aty, ishin vërtetë “arkitektë” apo ndërtues dhe gati gati “Masonë”, por kjo është një çështje tjetër, që nuk ka lidhje me shkrimin! Të “Iluminuar” dhe të ndarë mendje për largimin e tiranisë – njerëz të tillë, po kërkonin dhe rivendikonin për popullin e tyre pikërisht lirinë! Ata nuk mund të thërrisnin në ndihmë – demokracinë, sepse ishte shumë herët, shumë pa sens në fillim, dhe sigurisht me probleme të mëdha në vendin ku akoma kishte skllavëri dhe ligjet e ashpra të Mbretërisë si një tirani për kolonitë edhe ajo! Pra, duhej liria! Demokracia apo “liria me ligje” – apo liria në respekt të ligjit ishte shumë larg dhe konceptualisht e historikisht! Do kalonin vite e vite, do të bëheshin dhe luftëra të shumta dhe do të binte skllavëria, do të prodhohej ligjërisht votimi masiv, pastaj dhe i grave dhe do të vinte dhe liria e njerëzve me ngjyrë! Pra demokracia donte kohë dhe nuk dilte në asnjë rresht të deklaratës së pavarësisë së SHBA-ve?!

Por Thomas Jefferson thotë dhe këtë: “When the people fear the governement, there is tyranny. When the governement fears the people, there is liberty” ose më saktë në shqip –kur populli ka frikë nga qeveria kjo është tirani, kur qeveria ka frikë nga populli kjo është liri! Dakord – kjo ishte gjendja pikërisht atëhere dhe ky ishte modeli! Te ne janë një dorë politikanësh gjysëm tiranë të vegjël, që e kanë përmendur në kohë medemek demokracie këtë thënie! Po po, sa ishin në opozitë – sepse në pushtet nuk ju leverdiste dhe nuk e kishin fare përpara syve apo në veshë! Në fund të fundit, ne si popull tiranë të vegjël kemi pasur! Zogu bie fjala ishte tiran i pothuaj 900.000 shqiptarëve, Enveri arriti të ishte tiran i 3 milion shqiptarëve, kurse Sali Berisha ju afrua gati 4 milion shqiptarëve, por ato kishin fatin se mund të iknin maleve, kodrave, ujrave dhe nga të mundnin?! Raportin me lirinë kjo shoqëri e ka pothuaj si të kohës së Jeffersonit! Mbas 1990-tës demokracia për shqiptarët ishte një “gjëegjëzë” apo një moment alien, jashtëtokësor, i pakuptimtë! Pothuaj si Amerika e 1776-tës! 3 milionë skllevër, të lodhur jashtë mase, të izoluar nga tirania – ju shpjegua nga tirani i fundit ish sekretar partie dhe pas tij dhe të tjerë rondokopë majtas dhe djathtas, e famshmja “demokraci” në Shqipërinë që pak gjë kishte ndryshim nga pashallëqet e Bushatllinjve dhe Ali pashait! Jeffersoni i iluminuar, i lexuar që nga Aristoteli dhe Perikliu te Rusoi dhe revolucionet me rradhë apo te zhvillimit teknik dhe pushtues apo kolonizator, nuk guxonte të kishte në mend – demokracinë! Shkurt, donte të largonte tiraninë dhe vendoste lirinë! Nuk janë (për krahasim) vitet, as shekulli, as koha, as njerëzit, as situata – por zhvillimi ishte pothuaj njësoj!

Te ne e morën kopukët e grisën lirinë! I thanë popullit - bëj si të vijë përmbarë, kënaqu me lirinë, abuzo me të, përdhunoje, (jo dashuroje) sepse të ka munguar (nuk ka dashur të vijë me ty, pra fajtore ajo) dhe me jep votat mua të vazhdoj tiraninë, duke lavdëruar lirinë dhe padyshim demokracinë, të cilën sigurisht e shkatërronte përditë një klasë politike tirane dhe injorante si ajo që kishim dhe kemi ne! Jefferson thotë dhe këtë: It is error alone ëhich needs the support of government. Truth can stand by itself - ose është vetëm një gabim (faj) që ka nevojë për mbështetjen e qeverisë. E vërteta, mund të ekzistojë e vetme! Këtë nuk e përmendin dot as politikanët dhe as filozofët e marrëzisë politike dhe ekonomike që kemi deri tani, ose përpara pak kohësh! Por kjo është ajo që në fakt Thomas Jefferson donte të thoshte realisht dhe që përgatiste futjen e demokracisë në lojë!

Ky ishte dhe momenti i vërtetë i madh në ecjen e SHBA-ve përpara. Duke i vënë rëndësi të vërtetës, ato kishin mundësi të gjenin të drejtën! E kështu, e drejta ishte realisht demokracia! Një shtet i drejtë është në demokraci, dhe vetëm ai, mund të ketë një popull me nivel të tillë jetësor, arsimor dhe kulturor, që të kuptojnë zbatimin e rregullave, ligjeve në liri?! Po pra, nga të gjithë ata lart dhe poshtë! Absolutisht të gjithë!

Nga Besi BEKTESHI