BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Opinion / Editorial

Demokratë, “non grata” amerikane nuk është për PD-në dhe as për Bashën

Demokratë, “non grata” amerikane nuk është për

Nuk mbrohet Berisha me terminologjinë tashmë si lider “historik” dhe kjo si lider “historik” i tij nuk mund të përdoret as si alibi, as si justifikim dhe as si shpëtim të Berishës për heqjen e “non grata” dhe as si mbrojtje politike kundër saj nga Partia Demokratike. Përjashtimi që Basha i bëri Berishës nga Grupi Parlamentar i PD-së është i justifikuar dhe meritor deri në sqarimin e plotë të asaj deklarate që shpalli DASH për Berishën; është vendim mëse serioz dhe tregues për besnikërinë e PD-së në marrëdhëniet me SHBA-të si dhe tregues në seriozitetin moral e ligjor të PD-së për VETING-un politik dhe të luftës kundër korrupsionit. Berisha si ish-lider i PD-së, ajo si historike me të mirat e me të këqijat e saj, ai dhe historikja e tij i përket të së shkuarës, i përket tranzicionit të PD-së, sepse: si historia ashtu edhe demokracia nuk bllokohen, nuk rrinë në vend e as nuk lëvizin prapa. Tani është koha që PD duhet të dalë nga tranzicioni në mënyrë që ta marrë pushtetin dhe ta nxjerrë edhe Shqipërinë nga tranzicioni dhe detyrimisht duhet që e vjetra që e mbajti PD-në në tranzicion të largohet e të mos sillet si fantazmë. Historia ecën, lëviz, evoluon e ndryshon sepse ndryshojnë kohët, rrethanat e ngjarjet. Sot PD-ja ka Bashën kryetar dhe të rinjtë në krye të saj. Berisha dhe e vjetra politike në PD-në duhet ta pranojnë e ta njohin se ata janë tashmë e shkuara. Z. Berisha ka afro 30 vite në krye të detyrave politike e të pushtetit që ia ka dhënë PD-ja dhe a e di ai se prej 30 vitesh në SHBA janë ndërruar e kanë shkuar diku 5 Presidentë!? Berishës duhet t’ia kujtojmë se edhe presidentët historikë e të lavdishëm amerikanë si Bush e Klinton janë në pension politik, e po kështu edhe ish-kancelari Helmut Kohl, kryeministri britanik Toni Bler dhe tani edhe kancelarja Merkel. Vetëm diktatorët e autokratët, vetëm ata që duan të jenë të përjetshëm, ata gjithnjë fabrikojnë teorira konspiracioni, alibira me tradhti e me tradhtarë dhe gjithfarë asish e ashtush thashetheme gjërash. Ju të foltoreve me Berishën në krye, tani lëreni kohën dhe demokracinë e PD-së të lëvizin e të ecin lirshëm; mos i pengoni L. Bashën, G.Dumën, J.Tabakun, G.Bardhin, F.Xhaferrajn, E.Alibeajn, A. Gjekmarkaj, F. Açkën etj.; mos e pengoni konsolidimin dhe forcimin e PD-së që ajo të dalë nga tranzicioni dhe të vijë në pushtet; mos u përpiqni si hije që ta mbani peng partinë, të tashmen dhe as të ardhmen e saj; mos u vini gurë në rrota aleancës së PD-së me SHBA-të dhe mos i jepni oksigjen pushtetit korruptiv e të dështuar të Edi Ramës! Demokratët e dinë tashmë se shpallja “non grata” nga DASH është për ish-kryetarin, ish-presidentin, ish-kryeministrin dhe deputetin Sali Berisha, dhe kjo shpallje “non grata” nuk është për Partinë Demokratike dhe as për kryetarin legjitim të saj Lulzim Basha. Foltorja e zhurmshme anti-Basha në fakt është si një lëvizje e dëshpëruar anti-SHBA. Kurrë nuk do të mundet që berishizmi dhe mbështetësit e tij ta kundërvënë Partinë Demokratike kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi një gjë e tillë do ta çonte në izolim dhe në asgjësim PD-në. Është hipokrizi e mashtrim i madh të deklarohesh si pro SHBA dhe nga ana tjetër të sulmohet Lulzim Basha pse vendimi i tij për përjashtimin e Berishës erdhi pikërisht në përputhje më vendimin e DASH për shpalljen “non grata” të Sali Berishës. Nuk mundet që një demokrat i mirëfilltë, i sinqertë dhe i ndërgjegjshëm që ta pranojë këtë foltore dhe mesazhin e qëllimin e saj për ta mbrojtur Sali Berishën politikisht. Foltoret anti-Basha është një sallë llomotitjeje intrigash, akuzash, thashethemnajash kundër Bashës po që në fakt janë edhe anti-SHBA. Nëse Partia Demokratike, instancat e larta të saj mblidhen dhe i kundërvihen vendimit të SHBA-ve për shpalljen “non grata “ të Berishës, atëherë PD-ja do të izolohet ndërkombëtarisht si një organizatë politike, e cila mbron korrupsionin dhe pandëshkueshmërinë e tij. Tani besoj se është mëse e qartë dhe e faktueshme se PD-ja nuk është në qeverisje sot dhe Lulzim Basha nuk është Kryeministër vetëm nga fakti se PD-ja nuk paska qenë e shkëputur nga e vjetra berishiste, dhe këto foltoret e sotme po e vërtetojnë më së miri këtë gjë. Basha paska qenë në hall të madh nga grupet dhe nga intrigat e intrigantët brenda Partisë Demokratike, të cilët e paskan sabotuar fitoren e PD-së, pasi atyre më shumë u paska interesuar dhe dëshiruar humbja e Bashës dhe për inat të Bashës u paska interesuar e dëshiruar edhe humbja e Partisë Demokratike më 25 prill 2021. Jo vetëm Partia Demokratike, por cilado parti politike shqiptare, e cila është anti-SHBA, ajo është kundër demokracisë, por edhe kundër interesave kombëtare shqiptare; është kundër ndërtimit të shtetit ligjor e demokratik; është kundër Shqipërisë dhe kundër Kosovës. Kush është kundër SHBA-ve është prokorrupsionit dhe kundër zhvillimit, kundër progresit dhe kundër integrimit të Shqipërisë. Prandaj kurrë nuk do ta pranojnë dhe as nuk do ta lejojnë këtë gjë demokratët e Partisë Demokratike, as kryetari Basha, as forumet e larta, as deputetët e PD-së dhe as strukturat e saj, sepse Partia Demokratike është forca politike më proamerikane. Askush nuk do të mundet që t’i përçajë e as t’i manipulojë demokratët me gënjeshtra, intriga e me spekulime, as ata brenda PD-së, as “agjenturat” e pushtetit të Ramës dhe as korrupsioni e mercenarizmi i mediave.