BREAKING NEWS

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për Shërbimin Arsimor, reagon 'flakë për flakë' ministrja Evis Kushi, tregon vendimin që pritet

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për
x
BREAKING NEWS

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot Kongresin e jashtëzakonshëm në stadiumin “Air Albania”, rizgjidhen strukturat. Zbardhet e gjithë axhenda

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot
x
BREAKING NEWS

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado të vogël”, Rama del me mesazhin e fuqishëm për të gjithë socialistët

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado
x
BREAKING NEWS

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe në administratë, emrat me më shumë vota drejt katapultimit në qeveri

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe
x
BREAKING NEWS

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof për të rritur pazarin, deputetët demokratë kundër rikthimit të tij

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof
x

Opinion / Editorial

Demokratët e Bashës në super resort, socialistët si stallë me lopë

Demokratët e Bashës në super resort, socialistët si

Kryetari i PD-së,Lulzim Basha, përgjithësisht, është treguar politikan i kujdesshëm në etiketimet për kundërshtarët politikë. Kur bëhet fjalë për epitetet në bllok, përgjithësimet, akuzat, etiketimet, ato që prekin një tërësi bashkësi të gjerë shoqërore, ka bërë kujdes për ta ndarë të veçantën, individin, liderin nga e përgjithshmja, funksionarin politik nga grupime të gjera shoqërore, partitë politike. Kjo mënyrë të sjelluri është vlerësuar pozitivisht në të bërit politikë, krahasimisht me liderë të tjerë, të disa të partive minore, të cilët i kanë në majë të gjuhës etiketimet në bllok, fyerjet dhe epitetet, duke u përpjekur t`i zhvlerësojnë kundërshtarët në sy të opinionit të gjerë shoqëror. Edhe pse jo në vijimësi, kjo është cilësuar si “Risia Basha”. Kur i është dashur të ekspozojë performancën ndryshe, ka shpalosur butësi, ka reflektuar dashuri, paçka se në jo pak raste ka qenë i sforcuar më shumë për t`u shitur ai që nuk është. Referuar videove të shumta që ka shfaqur gjatë qëndrimit në vile, në makinë, gjatë fjalimeve, para demokratëve për t`u ndezur entuziazmin dhe fituar brohoritje, duartrokitje që jo pak raste kanë qënë frenetike, në mitingje, shitur kjo si entuziazëm pa kufi dhe padurim për të ardhur në qeveri si kryeministri i ri. Së fundi, po në realitet që para zgjedhjeve të 25 prillit, veçanërisht pas zgjedhjeve, në turin e marshimit të madh, qytete e për çdo fshat, në takimet me demokratët e pezmatuar, natyrisht për t`u rrëmbyer zemrat, si lider i sakrificës, njeriu i aksionit, i cili i siguron demokratët se Edi Ramën nuk do ta zërë vjeshta në karrigen e kryeministrit pasi ai betohet se do ta rrëzoj regjimin e tij të korruptuar, kriminal dhe banditesk. I gjithë bashkëbisedimi dhe kontaktet nëpër Shqipëri, kanë një qëllim të vetëm. Vërtet humbi pushtetin, po së paku të fitojë partinë në ndeshjen këtë herë të brendshme, mes të vetëve. Në aksionin për t`u zgjedhur kryetar, në zgjedhjet e përgjithshme të partisë në 13 qershor, ku demokratët janë ftuar të votojnë, këtë herë ballë për ballë katër rivalë, të cilët kanë shpallur ambicien për të marrë partinë. Një garë, është një garë dhe këtu nuk ka vend për qortim. Secili nga rivalët po shpalos platformën dhe strategjinë e vet për të drejtuar partinë në kushte të reja pas humbjes fatale të zgjedhjeve të përgjithshme. Pas kritikave dhe etiketimeve pa sens të Bashës, këtë herë, brenda partisë me ata që janë pjesë e trupit të PD-së dhe kontributorë për një periudhë të gjatë kohore, me personalitetin dhe veprimtarinë e tyre në forcimin e partisë dhe zbatimin e programit politik. Edhe pse rivalët janë pjesë e strukturave udhëheqëse të partisë që drejton, të një ideje e një bashkësie, një partie, po shumë mendime, Lulzim Basha i konsideron rivalët, non grata, bukëshkalë. Sipas kryetarit në detyrë, ata i shërbejnë përçarjes, destabilitetit të strukturave partiake, copëzimit, dobësimit, prishjes së atmosferës, i bien ndesh qëllimeve të mëdha të kryetarit, i cili edhe pse me humbje të thellë, vetëshpallet fitues i padiskutueshëm. Me të drejtë, Rama që nga avioni i citon presidentin amerikan. Besoj se mesazhi, është i hapur dhe vetë Basha e ka marrë të plotë kuptimin se është keq kur si humbës ndihesh i fituar. Pasi lanë duart me të gjithë ata që i kanë dalë Bashës përballë, shpallur armiq të tij personalë edhe pse janë vlera dhe kualitete intelektuale me kontribute që nuk mund të hidhen poshtë me nervozizëm dhe pa arsye qëllon mbi kundërshtarët. Siç duket i vetmi problem i Bashës me rivalët, është cënimi i garës, vështirësimi i saj edhe pse ai e shet këtë si demokraci, por vetëm në teori nëse nuk ke dëgjuar etiketimet për ta, sa herë i bie rasti të jetë para mikrofonave nga cepi në cep i Shqipërisë. Thamë në fillim të kësaj analize se, Basha ka bërë kujdes të ndajë të veçantën nga e përgjithshmja, individët, liderët, funksionarët e skalioneve të ndryshme nga grupet, partitë, bashkësitë e mëdha, të cilët kanë brenda mijëra e qindra mijëra emra dhe individualitete që janë popull, fermerë e peshkatarë, bujq, ata që bëjnë shkencën e madhe apo drejtojnë institucione, analistë të medias dhe përfaqësuesit e popullit në Kuvendin e Shqipërisë. Do ishte e pafalshme nseë kryetari i PD-së do vinte shenjën e barazimit dhe do rrafshonte të tërën me pjesëzën, me individin. Po edhe këtë vlerë që ia njihnin, më së fundi, Lulzim Basha e ka përlyer dhe ka fyer në grup forcën politike që sot gjendet në mazhorancë dhe sapo ka dalë fituese nga zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit, duke dalë forca e parë me mbi pesëdhjetë për qind të deputetëve për legjislaturën e re të shtatorit. Basha pa as më të voglën pendesë, me zërin plot, faqe tërë shqiptarëve e cilëson Partinë Socialiste stallë lopësh, pra socialistët që i kalojnë njëqind mijë qytetarë shqiptarë, që sipas statistikave gati mbi 35 për qind, janë me arsim të lartë dhe mbi 40 për qind me arsim të mesëm nga të cilët më shumë se 35 për qind janë gra dhe vajza me lopët dhe partinë më të madhe në Shqipëri si stallë lopësh. Pikërisht me shprehjen se, Edi Rama e ka kthyer PS në stallë lopësh e përkufizoi situatën në të cilën gjenden sot kundërshtarët e vet politik. Edhe pse krahasimet përgjithësisht çalojnë, ky i tanishmi i Bashës është shumë larg, jo vetëm etikës, fjalorit normal të një politikani që pretendon se është perëndimor dhe nesër të jetë kryeministri i gjithë shqiptarëve, kryeqeveritar, shpëtimtar, i kulturuar, e barazon shumicën dërmuese të qytetarëve me lopët që jetojnë në pleh, flenë e zgjohen mes britmave dhe shkelmave të lopëve laramane apo atyre të racave vendase. Lopët në realitet janë qenie të buta. Në vende të veçanta, konsiderohen mitike dhe as theren as u hahet mishi. Në Indi, besoj se Basha e di që ato mund të kalojnë nëpër autostrada e rrugë qytetase dhe nuk i prek askush. Janë të shenjta. Edhe këtu në vendin tonë, i dalluar si vend me drejtim blektoralo-bujqësor, lopa ka zënë vend qendror në ekonominë tonë kombëtare, veçanërisht para çlirimit, ku ishte e vetmja qenie e gjallë që mbante familje të tëra dhe për të respektuar, po shumë herë edhe nga halli, jetonte nën një çati në dy dhoma të ndara me tek tullë, me familjen dhe natën të gjithë ishin të detyruar të dëgjonin pëllitjet e tyre që i linin pa gjumë po të nesërmen gjithçka harrohej se mbushnin vedrën me qumësht të shëndetshëm për të gjitha moshat. Jo pak fëmijë, janë rritur me qumështin çudibërës që është i vetmi që zëvendëson qumështin e gjirit të nënës. Nuk e them për ilustrim as për modesti, po edhe unë, jam rritur me qumësht të lopës që mbante një i afërmi ynë në lagjen tonë. Po le t`i lëmë epërsitë e lopëve dhe t`i kthehemi etiketimit nga Basha se PS, është parti që shndërruar në stallë lopësh. Pra sikur të gjithë socialistët janë baras me lopët e bindura. Kur duan udhëheqësit i mjelin votat. Kur dëshirojnë i skartojnë. I lënë pa ushqim. Të uritura. Shkurt i trajtojnë, jo sipas vlerës biologjike që ato kanë dhe asaj ekonomike që japin ushqimin aq të nevojshëm për jetën. Natyrisht, Basha e kishte në dorë të na barazonte edhe me stallën e derrave, dhive, deleve, gjelave të detit, pulave shqerake. Po na kurseu. Stalla është simbolikë kuptohet. Ai i referohet jetës politike të partisë në pushtet. Aludon se në këtë forcë politike nuk ka demokraci të brendshme. Se nuk zhvillohen gara. Se autokrati, Edi Rama u ka mbyllur portën e konkurrencës gjithë të tjerëve. Se me arrogancën që shfaq, ka larguar personalitetet e spikatura, shkurt e ka kthyer partinë në një ahur pa gjallesa të ndërgjegjshme brenda. Në realitet, Partia Socialiste, është organizëm i gjallë, ku gëlojnë jo qenie shtazore, po njerëzore, me zemër, mendje, fuqi, energji, ndërgjegje, aspirata që zhvillojnë debate dhe bëjnë kritika deri edhe për Ramën kur vjen puna. Për administratën dhe shërbimet defektoze. Për zgjedhjet dhe hapjen e partisë për të pranuar në gjirin e saj individë me vlera. Natyrisht socialistët kanë nevojë të hapen më shumë. Të jenë fleksibël. Të shtojnë radhët, të pakësojnë të pakënaqurit, të vlerësojnë kualitetet e individët me më shumë vlera, të luftojnë anësitë dhe të shpartallojnë klanet, të cilat nuk është se mungojnë aq më shumë nepotizmin dhe mangësi të tjera që janë në të përditshmen e kësaj force politike. Po të gjithë në PD, besojmë se nuk janë dakord që socialistët, kryetari i PD-së, t`i trajtojë si të ishin lopë në skartim, të thara që nuk mund të riprodhojnë asgjë. Si të ishin jo qenie të gjalla, po thjesht ca numra e shifra, pa asnjë vlerë për shoqërinë. Etiketimi i PS dhe barazimi me stallën e lopëve, është fyerje kolektive që bën kryetari Lulzim Basha. Në gjykimin e tij, socialistët janë thjesht, ca lopë të mbyllura në stalla, pa ajër, pa dritë, në errësirë, pa ushqim. Pa mundësi për të garuar, thjesht ca individë që shërbejnë vetëm për të votuar. Dhe në këtë etiketim apo klasifikim, mbetet që demokratët e Bashës, jetojnë në superdemokraci, në resorte e hotele me pesë yje, se PD, është partia e vlerave dhe kualiteteve, e zgjedhjeve demokratike. Do donim dhe do ishim të kënaqur kështu të ishin, në majë të demokracisë, në salla luksi, të kënaqur, të lumtur se vëllezërit tanë janë. Po nëse Basha i ka ngjitur të vetët kaq lart në resorte dhe u ka garantuar demokraci pa kufi nuk i lejohet që palën tjetër, PS, socialistët edhe pse kundërshtarë politikë, t`i barazojë me individë të strehuar në stalla lopësh, ku vegjetojnë dhe nuk jetojnë, i komandojnë, po nuk i pyesin. Nuk shkon raporti: Demokratët e Bashës, banorë në detin e demokracisë, socialistët, strehuar në stallë lopësh.