BREAKING NEWS

Nuk ka qetësi! Tërmeti shkund Shqipërinë, ja sa ishte magnituda

Nuk ka qetësi! Tërmeti shkund Shqipërinë, ja sa ishte
x
BREAKING NEWS

Arti shqiptar në zi, ndërron jetë poeti dhe shkrimtari i njohur (FOTO+EMRI)

Arti shqiptar në zi, ndërron jetë poeti dhe shkrimtari i njohur
x
BREAKING NEWS

Demokratët morën sot goditjen e madhe, reagon Kreshnik Spahiu dhe bën deklaratën e fortë: Ja pse kjo parti duhet të shkrihet

Demokratët morën sot goditjen e madhe, reagon Kreshnik Spahiu dhe
x
BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat e rasteve me Covid në 24 orët e fundit në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat e rasteve me Covid
x
BREAKING NEWS

“Gërdeci është vrasje masive”/ GJKKO mbylli hetimet për Fatmir Mediun, shpërthen i revoltuar Erion Braçe dhe nuk lë gjë pa thënë: Mos guxoj kush të...(VIDEO)

“Gërdeci është vrasje masive”/ GJKKO mbylli hetimet
x
BREAKING NEWS

GJKKO mbylli hetimet për ish ministrin Fatmir Mediu, SPAK nuk humb kohë dhe bën lëvizjen urgjente, del kundër Gjykatës së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit dhe e paralajmëron

GJKKO mbylli hetimet për ish ministrin Fatmir Mediu, SPAK nuk humb
x
BREAKING NEWS

A do të hetohet Fatmir Mediu? GJKKO jep vendimin për ish ministrin

A do të hetohet Fatmir Mediu? GJKKO jep vendimin për ish ministrin
x
BREAKING NEWS

Arben Pëllumbi bën njoftimin me rëndësi, Partia Socialiste pritet të dalë në një konferencë urgjente

Arben Pëllumbi bën njoftimin me rëndësi, Partia Socialiste
x

Opinion / Editorial

Demokratët i besuan Lulzim Bashës drejtimin dhe ringritjen e PD-së

Demokratët i besuan Lulzim Bashës drejtimin dhe ringritjen e

Nuk është aspak e vështirë për të konstatuar atë që edhe gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve të 25 prillit 2021, por edhe tani gjatë zgjedhjes se Kryetarit të Partisë Demokratike ku u pa se grupi “Për PD-në” nën maskën për demokratizimin e saj,  ata nuk bënë gjë tjetër, por vetëm sa treguan të njëjtën linjë me akuza kundër Bashës ashtu sikurse edhe kundërshtari politik i PD-së, Partia Socialiste. Ata duke vepruar me cinizëm, nihilizëm dhe egoizëm idhnak e vetanak, ata de fakto propaganduan me dashakeqësi se Partia Demokratike nën drejtimin e Lulzim Bashës i humbi zgjedhjet dhe për këtë arsye sipas tyre Basha duhej të jepte dorëheqjen ose të moszgjidhej kryetar më13 qershor 2021 nga anëtarësia e PD-së. Pavarësisht përpjekjes djallëzore të tyre,  anëtarësia e Partisë Demokratike në mënyrë referendare e rizgjodhi përsëri Lulzim Bashën kryetar të saj. AntiBashët, ose më saktë grupi “Për PD”, atyre u faturohet në një masë të konsiderueshme kontributi përkrah blerjes së votës nga Rama, e që bënë të mundur masakrën dhe devijimin e vullnetit të popullit ne zgjedhjet e 25 prillit 2021. Kjo të jep përshtypjen se reagimi egoist i rivalëve të Bashës sikur e paskan mezi pritur humbjen e Partisë Demokratike si “fakt”, mjet e justifikim për të marrë ndonjëri prej tyre drejtimin dhe kryesimin e Partisë Demokratike, pra më e rëndësishme për ta paska qenë largimi i Bashës nga kryetar i PD-së se sa humbja edhe me vota të vjedhura e të blera të zgjedhjeve të 25 prillit 2021, ku më i zëshmi dhe më i zellshmi kundër Bashës ishte Bujar Nishani. Ata kështu mohonin faktin e masakrës elektorale të blerjes së votës nga pushteti dhe Edi Rama. Pra ky grup pseudopër PD ishte në një linjë edhe me llumin mediatik, me sharlatanët gazetarë, opinionistë e analistë dhe mediat televizive dhe ato gazetareske në përgjithësi dhe me ndonjë përjashtim tepër të rrallë, pra pothuajse të gjithë akuzuan, shpifën,  trilluan e propaganduan kundër Lulzim Bashës. Këta pra: antiBashët brenda PD-së dhe mediat, që të dyja, të sponsorizuar nën rrogoz nga pushteti i Ramës u bënë bashkë kundër rizgjedhjes së Bashës për kryetar të PD-së. Kjo gjë nxori në dritë se sa shumë pengesa paska pasur Basha në rrugën dhe në misionin e tij për ta kthyer Partinë Demokratike në pushtet; tregon se sa të vështirë e paska pasur Basha realizimin e misionit për ripërtëritjen dhe ringritjen e PD-së, pasi nuk paskan mjaftuar vetëm grupet e tjera antiBasha si Topalli, Patozi, Hajdari, Murrizi si dhe patericat Bregu, Imami, Ristani e Bode, por paska pasur “kalë Troje” edhe brenda PD-së me në krye Bujar Nishanin, të cilët edhe e paskan sabotuar fitoren e PD-së dhe të Lulzim Bashës. Mirëpo anwtarësia e Partisë Demokratike nuk ra në kurthin e tyre, por me intuitë dhe me meritë arritën që Bashës t’ia ribesojnë drejtimin e Partisë Demokratike, demokratizimin, forcimin e ringritjen e saj për t’u përballuar dhe sfiduar pushtetin e votave të blera, pra rikthimin e legjitimitetit demokratik kundër krimit elektoral, kundër korrupsionit dhe për triumfin e demokracisë dhe për ndarjen nga tranzicioni.