BREAKING NEWS

“Ku je SPAK? Pse nuk e çon deri në fund këtë dosje”/ Taulant Balla shpërthen ndaj Sali Berishës e familjarëve të tij dhe nuk lë gjë pa nxjerrë: Pastrim parash me...

“Ku je SPAK? Pse nuk e çon deri në fund këtë
x
BREAKING NEWS

Artan Hoxha tha se mund të jetë vrarë, ‘ringjallet’ Talo Çela dhe bën këtë lëvizje nga arratia, Klodiana Lala jep detaje

Artan Hoxha tha se mund të jetë vrarë, ‘ringjallet’
x
BREAKING NEWS

Shpërthim i fuqishëm pranë një karburanti në Shkozet, dyshohet për të lënduar

Shpërthim i fuqishëm pranë një karburanti në Shkozet,
x
BREAKING NEWS

Prej më shumë se 3 dekadash në sistemin e drejtësisë, KPK shkarkon nga detyra prokuroren e njohur (EMRI)

Prej më shumë se 3 dekadash në sistemin e drejtësisë,
x
BREAKING NEWS

SPAK një tjetër goditje të fuqishme/ Nis hetimet pasurore për 32 emrat 'VIP' që bënë bujë në mega-operacionin, në “sitë” llogaritë bankare dhe pronat e paluajtshme

SPAK një tjetër goditje të fuqishme/  Nis hetimet pasurore
x
BREAKING NEWS

Digjet raundi i dytë/ Mbledhja në Komisionin e Ligjeve për zgjedhjen e Presidentit të ri zgjat vetëm 3 minuta, ja çfarë pritet të ndodhë sot në orën 18:00

Digjet raundi i dytë/ Mbledhja në Komisionin e Ligjeve për
x
BREAKING NEWS

‘Bomba’ e Arian Çanit, zbulon lëvizjen e papritur që do bëjë kryeministri Rama shumë shpejt: Nuk e ka lënë me kaq

‘Bomba’ e Arian Çanit, zbulon lëvizjen e papritur
x
BREAKING NEWS

Avokati i PD Indrit Sefa sqaron detajet se si Berisha e ka humbur në gjykatë PD-në, ja çfarë do ndodhë me “Foltoren” pas gjykimit të Apelit

Avokati i PD Indrit Sefa sqaron detajet se si Berisha e ka humbur në
x

Opinion / Editorial

Demonstrata pa parulla.... dhe froni i një mbreti pa kurorë!

Demonstrata pa parulla.... dhe froni i një mbreti pa kurorë!

Mundet të jenë raste të rralla në botë kur një demonstratë, një tubim apo grumbullim njerëzisht të të çarvalitur, mblidhen në një datë dhe orar të caktuar, për të demonstruar e protestuar kundër vetvetes . Në fakt për hir të së vërtetës në turmë bandën e Saliut e vetmja parullë e hedhur, ishte ajo që tashmë dihet nga të gjithë...”O Sali o hero gjithë Shqipëria ty të do”. Parullë kjo e cila nuk hidhej rastësisht . Ajo u hodh jo pa qëllim, vetëm e vetëm për t’i treguar shumicës së partisë së tyre, por dhe shumicës së shqiptarëve se është pakica ajo që e do atë dhe po e deshi pakica, për rrjedhojë duhet ta dojë domosdoshmërish dhe shumica në mos me hir me pahir. Këto veprime e të tjera si këto të planifikuara dhe organizuara qysh më parë, u ngjajnë veprimeve naziskine të mbështetura në kodin “Main Kampf “ të cilat u shkruan në gjendje ekstaze nga Hitleri. Nëse Hitleri në vitet 30 të të shekullit të kaluar, mendonte se duhej të vinte në vend nderin familjes së madhe të Gjermanisë së poshtëruar, për analogji ish mbreti i shqiptarëve për nga meskiniteti i dhe edukata e mjedisit familjar të huazuar këto prej shpellave të errëta, tashmë nuk e ka aspak mendjen as te Partia Demokratike, as te Shqipëria dhe as te kulla e Vuçidolit. Jo aspak! Ai tashmë në të kundërt të Hitlerit që hodhi botën në luftë për Gjermaninë ka hallin e të ardhmes së familjes dhe pasurisë së tij dhe është i gatshëm të djegë gjithçka me gjithë Shqipërinë. Mbreti dinak i trembet një dhome akoma më të errët, asaj dhome ku është përmbi pasuritë e tij marramendëse, dhomës ku nuk paguan as një lloj takse nga ku ushqimin e ka gratis me të vetmin ndryshim se diellin e shikon me një orar të caktuar dhe se banja nuk është më larg se tre metra nga krevati. Por ja që Saliu gabon, gabon dhe tregohet me të vërtetë një malok i trashë.(Nuk po përdor fjalën “ malësor” sepse kjo fjalë mbart burrëri, fisnikëri , besë, trimëri, bujari pra në kuptimin më të gjerë të gjitha tiparet e denja të një shqiptari verior ). Saliu gabon sepse amerikanët vërtetë e shpallën “non grata” për Amerikën e tyre, por jo për Shqipërinë dhe në këtë rast dhe vet drejtësia shqiptare ja ka dhenë mesazhet që nuk kanë ndërmend aspak për ta dënuar, madje ata e kanë ende frikë dhe rrezik i mbushin pantallonat plotë nga që mund të jetë Saliu ai që do i dënojë në të ardhmen. Ku i dihet si rrotullohet kjo dynja ?!..Pra ky njeri i tmerruar për vdekje, por dhe me egon e një deliranti që vuan prej sëmundjes së madhështisë, për tu siguruar ndërmori hapin e çuditshëm, atë të puçit brenda për brenda partisë së tij. Po si është e mundur teksa ai ishte në kryesinë e Partisë ? Madje edhe pse Luli ka qenë kryetar de jure, de fakto ai për respekt të tij nuk mund të rrinte kurrë pa marrë veprime kolegjiale. Le të marrim si shembull “djegien e mandateve” nga ku për nga mënyra e marrjes ekstreme të vendimit, kuptohet se fjalën e parë e ka dhënë Saliu dhe pikërisht bazuar në mendimet e tij është vendosur. Populli shqiptar e di mirë dhe nuk i ka harruar fatkeqësitë që i ka shkaktuar kjo mostër .Sa të jetë ai në skenën politike Partia e ashtuquajtur e demokracisë kurrë nuk ka për të fituar, madje të gjitha dështimet e deri tanishme nuk janë si rezultat i vaktësisë së Lulit, por egërsisë fashiste të Saliut .Nëse me të vërtetë pretendohet se ka patur divergjenca parimore,me partinë ku militonte le të formonte parti tjeter sikurse formoi dikur Neritani i cili doli si fraksion, apo sikurse veproi Polloja. Shtrohet pyetja nëse Saliu do i drejtohej organeve gjyqësore për të krijuar një Parti të re, apo të rinovuar demokratike, a do e miratonin organet e drejtësisë? Sigurisht që po dhe do të miratohej . Nëse llogjika të çon se do të miratohej, përse Saliu zgjodhi rrugën e ashpër të ushtrimit të forcës dhe brenda Partisë së tij ? Pikërisht këtu qëndron “sekreti”. Mos e mendoni se Sala duket aq budallë sa tregon paraqitja e tij e jashtëme sëbashku me gjithë lëvizjet dhe artikulacionet spontane e të pakontrolluara pathologjike të tij. Jo aspak ! Ai i llogaritë i mirëbën jo si Luli, por me shumë kujdes. Lëvizjet e fundit të tij janë “sms” për Amerikën. Them për Amerikën, sepse ai organet tona të drejtësisë as që i menderos ngaqë ishte ai që shkolloi, ai i punësoi, i mësoi dhe i instruktoi se “ korrupsioni nuk është plagë e sistemit kapitalist sikurse e ka përcaktuar Marksi, por vaj lubrifikant i gjithë sistemit dhe nëse do mungonte ky vaj.....vaj me det për sistemin ! Nga ana tjetër, ai e di mirë që Amerika u ruhet valës së kryengritjeve dhe trazirave shoqërore në vendet ku ajo ka influencë dhe në misionin e vet për të qenë “xhandar ndërkombëtar”. Këtë pikë Saliu e ka llogaritur veçse në mënyrë të gabuar. Vërtetë Amerika i ruhet valëve të kryengritjes së masave, por jo manipulimeve dhe akrobatsive politike për pushtet personal. Pikërisht për këtë ajo është e shqetësuar, sepse riardhja në pushtet e një “mbreti të ç’fronsuar” që tashmë nuk ka as kurorë do të rriste më tej lëvizjet popullore në vend. Ajo dhe gjithë ndërkombëtarët e dinin këtë gjë dhe më parë, por për deri sa kapitalizmi ende nuk ishte i konsoliduar dhe forcuar mirë u duhej një katil-kriminel e xhahil si Sali Berisha. Në rrugën e tij të mundimshme e plotë makthe shpirtërore për t’i shpëtuar drejtësisë..(Drejtësi leshi që ka frike dhe që ende dridhen kur dëgjojnë emrin e Saliut), ai po përgatit dhe aleatin e bandës së përbashkët në rrugën e kusërisë, Presidentin tonë të vogël. I vogël. I vogël ishte dhe Ten Siao Pini i Kinës, por kinezët e quanin “floriri “. Dhe është interesante, sepse këta të vegjlit, të befasojnë të lenë me gisht në gojë , duke qenë plot surpriza dhe florinj.... e që për fatin e keq populli shqiptar, këtë dhuratë të artë të kreut numër “një” të qytetarëve shqiptarë e patëm me bekimin e Partisë Socialiste. Rroftë e qoftë Partia socialiste dhe socializmi i saj kapitalist ! Kështu që në rast shkarkimi të tij, ( presidentit) përveç familjes Berisha dhe pjesës së mbetur të Pd – së, i bashkangjitet dhe familja Meta sëbashku me LSI- në, tashmë të mbetur pa seli, apo më saktë me seli pranë “presidencës”. Për rrjedhojë koalicionit të madh, gjatë këtyre tre dekadave, të korrupsionit aktive dhe pasiv nuk është çudi që t’i bashkangjitet dhe ajo pjesë e Partisë socialiste, të cilët kanë vite që vjedhin në të gjitha fushat dhe sektorët. Veçse këta të fundit, janë hipnotizues fantastikë sepse të vjedhin duke qeshur, duke thëne rroftë dita e çlirimit dhe....lavdi dëshmorëve tanë ! Dhe ne mbas tyre...Urrraaaa ! Kjo bandë e madhe e cila ka qenë në pushtet në kupolat e të gjitha Partive politike, aktualisht ka formuar një front të përbashkët, atë të lidhjes së mafies shqiptare me politikën. Ja përse Saliu livadhis si i do qejfi, sepse ai është i sigurt që korbi nuk ja nxjerr sytë korbit. Saliu nuk e ka hallin me Ramën sepse ai e di që Rama nuk e dënon, por të gjithë e ka me Amerikën. Nëse Amerika do heshtë dhe do e lerë me kaq, pra deri te “non grata” duke thënë: ...” nëse e dënojnë apo nuk e dënojnë Saliun kjo është e ngelet një çështje e vet shqiptarëve dhe drejtësisë së tyre” atëhere...Saliu do merrte frymë lirisht do bënte sikur do e hidhte poshtë skeptrin me gjithë kurorën e vet mbretërore. Në fakt për hir të së vërtetës nuk është vetëm Saliu në hall ,por dhe vet Amerika, sepse asaj do t’i duhej të ndërtonte tashmë jo një bazë të re ushtarake në Shqipëri, por një qytet të madh diku e pak më në veri të Spaçit, duke e quajtur për nder të Berishës “Salburg”, por që për nga madhësia nëse do të ndërtohej mund të ishte i dyti mbas Tiranës. Wow...sa shumë burgaxhinj pordhoka politika! (me falni prodhoka) Kështë që Saliu në jetë të jetëve do i jetonte emri në një qytet të një lloji të veçantëme lagje të tilla si “Piramida”, “Sudja”. “Gerdeci”, ”21 Janari”, “14 shtatori” etj,...etj . Ja pse dhe Amerika është në hall të madh! E me qënë se ra fjala, kjo drejtësia e jonë...a ja ngarkon dot të paktën një herë të vetme të gjithë vlerën e dëmeve të shkaktuara te selia e PD- së liderit udheheqës së prapësirave kriminale të demostratës, apo do i paguajmë përsëri ne me anë të taksave? Sa i mirë që qenka kapitalizmi ? Ka ardhur koha të themi:

Maskarenj batakçinj, kriminele, kusarë, banditë të të gjitha partive bashkohuni !

- SPAKU...ore po “SPAK-u”..çdo të bëjë e pyeta mikun tim demokrat Babalen?

 “SPAK”-u nuk tremb dot as pulat e jo më Saliun ! Dhe unë ika.... ika ..ika... se po të rrija do ikja nga mëndje e kokës.