Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Depersonalizimi ideologjik, i kthyer në individualizmin të sëmurë!

Postuar: 15/11/2017 - 07:05

Sikur të shkonte dhe dy apo tre dhjetëvjeçarë të tjerë, një regjim butaforik dhe kriminal depersonalizues shoqëror dhe individual si ai i dikurshmi – sot do të rrezikonim shumë më tepër marrëdhëniet normale me demokracinë! Absolutisht i rrezikojmë edhe sot, sepse akoma nuk jemi “akomoduar” në liri, por nëqoftëse do të vazhdonte të prodhonte ajo lloj shoqërie monstra të dala nga një “mungesë karakteri, individualiteti të vërtete brenda”, normalisht “njeriu i ri do të ishte akoma më hajn, më kriminel dhe më thyerës ligji se sa sot! E dalë një shoqëri nga shteti më autoritar dhe shtypës e dhunues i çdo gjëje që ka personalitet dhe individualitet – krijoi në liri, monstra vrastare ligji dhe ekonomie, por dhe edukate të deri atëhershme! Të kolektivizuar në rrënjë, me sensin e pronës shtetërore dhe “antisensin” e asaj private, të detyruar të mendojmë pothuaj njësoj, por edhe të poshtëruar të flasim njësoj, të futur në kostume të njëjta, fustane të njëjta, deri brekë të njëjta, filxhanë të njëjtë, norma pune të njëjta, zhargon të njëjtë politik, fytyra të njëjta politike, makina të së njëjtës markë, rrugë pune të njëjtë për mijra e mijra individë që punonin në të njëjtën orë dhe me të njëjtin ritëm – depersonalizimi ishte një siguri për të pasur sundim!

Mungesa e individualitetit jo si skaj i veprimit mbi “personalen”, por mbi modelin individual njerëzor natyror dhe karakterial – krijoi dhe nxori të gatshëm, një shoqëri të “pa rruar dhe krehur si pasojë”, të veshur keq dhe të barabartë në halle e varfëri në vitet 1990?! Kjo lloj shoqërie “u mor në dorë” nga ish mjeshtrat e dikurshëm të depersonalizmit politik dhe ideologjik në Shqipëri, për të ndërtuar atë shoqëri apo atë model njeriu krejtësisht “personal” ose më mirë – krijimin e individualizmit “si armik” të kolektivizmit depersonalizues! Sali Berisha dhe të tjerë mbas tij morën përsipër në delirin e tyre për të udhëhequr masat, nxjerrë vendin nga fajet e diktaturës (një pjesë besojnë dhe sot te kjo marrëzi politike drejtuese masash) duke bërë të kundërtën e asaj kohe! Po të kundërtën në çdo gjë! Nuk duhet të shkonin të gjithë në punë, nuk duhet të punonin të gjithë dhe nuk duhet të kishte tre turne, nuk duhet të mendonin të gjithë njësoj (si lideri i partisë tjetër është fjala) nuk duhet të flisnin njësoj si pikërisht lideri i partisë tjetër – hahaha po ashtu duhet të merrje inat tjetrin që kishte një xhakavento si ty! Prona nuk duhej asnjëherë me tjetrin në punë! Lekët duheshin vetëm për vete. Nuk kishe pse shikoje punën e përbashkët – por vetëm tënden! Nuk duhet të pyesje më për shoqërinë, por vetëm për vete! Ligji duhet të ishte vetëm i yti dhe kur nuk ishte i bukur për ty – nuk ishte ligj! Gjithçka individuale në forcën e madhe – që zbuluan te individi që udhëhiqte jetën e tij pavarësisht nga të tjerët!

U kthye marrëzia kolektiviste e depersonalizmit në një marrëzi të plotë individualiste e kohëve të “far west” në perëndimin e largët si ndër filma! Për individualen dhe personalen sigurisht në personalizim të plotë, injorantë, kriminelë, horra vendosën ligjin e tyre mbi shoqërinë! U lanë të lirë të sundojnë me “personalitetin e tyre të fortë dhe guximshëm” që dikur në diktaturë kishin vetëm birucën e burgut si pasojë! Po, sepse dhe në një demokraci ligji – po aty do ta kishin vendin, por që liderët e lartë ish komunistë i konsideruan monstra të tilla si “pionierë të lirisë dhe demokracisë”! Sigurisht për t’u pasuruar individualisht me trafik, kontrabandë dhe krime! Për t’u pasuruar kriminalisht dhe individualisht sa më shpejt, për të krijuar – klasën e kapitalistëve dhe borgjezisë së re shqiptare! Normalisht duke i “turrur” ashpër kundra njerëzve të shkretë të mirë dhe të qytetëruar, që nuk kishin nevojë të leksioneve të tilla morboze dhe kriminale! I morën dhe në gjirin e partisë dhe i bënë dhe furnizues elementësh njerëzorë të mbetjeve më të këqija të diktaturës dhe prodhimit të ri individual, të medemek lirisë që kishte ardhur! Kaluan pothuaj tre dekada që kjo “liri që i bënte keq tjetrit dhe mirë vetëm vetes” shkatërroi sensin shoqëror të marrëveshjes ligjore dhe morale! Prishi kohezionin shoqëror në Shqipëri dhe fajtorët akoma dalin në tribuna dhe bëjnë dhe denoncuesin dixhital! Prodhuan monstra të reja politike që ngjajnë me njerëzit e dalë nga depersonalizmi i asaj kohe, por të fryrë me doping të arsyes më idiote individuale në botë! Kjo lloj shoqërie i bën keq vetes, nuk zbaton ligjin dhe nuk bindet të hyjë në qytetërim: Nuk do, nuk i beson shoqërisë me rregulla të barabarta morale dhe ligjore për të gjithë. E quan këtë gjë – diktaturë dhe komunizëm! Sot kjo lloj shoqërie në individualizëm të sëmurë është e keqja më e madhe jona. Po, dhe do të vazhdojë gjatë!

Nga Besi BEKTESHI

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 8

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/11/2017 - 07:22

Bashkëjetesa me të keqen nuk është një rast i veçuar. Tek ne pothuajse është shndërruar në një fenomen që e takon kudo. Sapo del nga shtëpia. Ecën nëpër rrugët e qytetit. Hyn në një mjedis kulturor, në stadium, në teatër, klub, spital, kudo,ku kërkon një shërbim.

Postuar: 23/11/2017 - 07:21

Projekti TAP, kalimi i gazsjellësit të madh nga Azerbajxhani, sigurisht nuk është as sukses shqiptar, biles as sukses domethënës rrugësh ballkanike – por sukses dhe intere

Postuar: 23/11/2017 - 07:06

Lufta e dosjeve është në pikun e saj. Dosje për këtë, apo për atë protagonist politik, për këtë aferë, apo atë tjetrën. Me shifra astronomike, mbresëlënëse.

Postuar: 22/11/2017 - 07:34

Nga Ramazan Sherja

Postuar: 22/11/2017 - 07:33

Nga Florim ZEQA

Postuar: 22/11/2017 - 07:32

Nga Sokrat NDREÇKA

Postuar: 22/11/2017 - 07:29

Nga Artan Xh. DUKA