BREAKING NEWS

Zgjedhjet për kreun e PD/ Spartak Ngjela zbulon prapaskenat ‘bombë’ dhe paralajmëron Sali Berishën: Ja si gënjeu stafi i tij i çoroditur dhe i trembur

Zgjedhjet për kreun e PD/ Spartak Ngjela zbulon prapaskenat
x
BREAKING NEWS

“Ku je SPAK? Pse nuk e çon deri në fund këtë dosje”/ Taulant Balla shpërthen ndaj Sali Berishës e familjarëve të tij dhe nuk lë gjë pa nxjerrë: Pastrim parash me...

“Ku je SPAK? Pse nuk e çon deri në fund këtë
x
BREAKING NEWS

Artan Hoxha tha se mund të jetë vrarë, ‘ringjallet’ Talo Çela dhe bën këtë lëvizje nga arratia, Klodiana Lala jep detaje

Artan Hoxha tha se mund të jetë vrarë, ‘ringjallet’
x
BREAKING NEWS

Shpërthim i fuqishëm pranë një karburanti në Shkozet, dyshohet për të lënduar

Shpërthim i fuqishëm pranë një karburanti në Shkozet,
x
BREAKING NEWS

Prej më shumë se 3 dekadash në sistemin e drejtësisë, KPK shkarkon nga detyra prokuroren e njohur (EMRI)

Prej më shumë se 3 dekadash në sistemin e drejtësisë,
x
BREAKING NEWS

SPAK një tjetër goditje të fuqishme/ Nis hetimet pasurore për 32 emrat 'VIP' që bënë bujë në mega-operacionin, në “sitë” llogaritë bankare dhe pronat e paluajtshme

SPAK një tjetër goditje të fuqishme/  Nis hetimet pasurore
x
BREAKING NEWS

Digjet raundi i dytë/ Mbledhja në Komisionin e Ligjeve për zgjedhjen e Presidentit të ri zgjat vetëm 3 minuta, ja çfarë pritet të ndodhë sot në orën 18:00

Digjet raundi i dytë/ Mbledhja në Komisionin e Ligjeve për
x
BREAKING NEWS

‘Bomba’ e Arian Çanit, zbulon lëvizjen e papritur që do bëjë kryeministri Rama shumë shpejt: Nuk e ka lënë me kaq

‘Bomba’ e Arian Çanit, zbulon lëvizjen e papritur
x

Opinion / Editorial

Deputetët qiraxhinj në PD, bëjnë sehir sherret në partinë që i bëri me mandate me pahir

Deputetët qiraxhinj në PD, bëjnë sehir sherret në

Sa pa u zhvilluar zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit të vitit 2021, kryetarët e partive në koalicionin me PD, ishin të pranishëm përditë në zyrat e selisë së partisë nga prisnin t`i gradonin dhe t`u jepnin nga një karrige në Kuvendin e Shqipërisë. Në emër të frontit anti mazhorancë, kërkesat e partive minore ishin taksative. Dhe kështu ndodhi. Asnjëri prej titullarëve të partive të vogla që nga PBDNJ e Dules, PDIU e Idrizit, PR e Mediut apo PA e Dukës e me radhë nuk vendosi të dilte në siglën e partisë që përfaqësonte. E vetme doli,LSI e cila kishte pretendime për të fituar mbi tridhjetë deputetë dhe siç janë bërë publike në deklaratat e Bashës, aleanca me këtë parti nuk u kristalizua vetëm për mosmarrëveshjet e krijuara për një numër kaq të madh mandatesh sa pothuaj ishte rezultati i partisë më të madhe opozitare. Në dukje, aleanca e frontit opozitarë, dukej se nuk kishte asnjë çarje apo mosmarrëveshje. Përkundrazi, kudo evidentohej uniteti i pacenuar dhe bashkëpunimi solid mes krerëve të partive të cilat pretendonin për të ardhur në pushtet pas një bojkotimi të gjatë të qytetarëve, duke lënë pa përfaqësim në organin më të kartë të vendimmarrjes, Kuvendin e Shqipërisë. Deputetët e zgjedhur me votën e vitit 2017 braktisën jo vetëm sallën e kuvendit dhe vet demokracinë, po së pari votuesit e tyre që u rropatën në çdo cep të Shqipërisë për t`i bërë deputet dhe përfaqësuar interesat dhe nevojat e tyre, në vendimmarrjet më të rëndësishme në interes të tyre, familjeve dhe vendit. Deri sa të binte gongu dhe të niste votimi për të zgjedhur deputetët në organin më të lartë të pushtetit,kandidatët që prisnin të mernin mandate deputeti të ofruar me aksionet e tyre tek partia më e madhe që pretendonte me të drejt për të marrë pushtetin, si gjithë forcat politike opozitare në botë, në çdo komunikim dhe dalje publike dëgjoheshin premtimet dhe sharjet, mburrjet dhe betimet se ata, përfaqësuesit e aleancës më të madhe në vend, do mbronin me të gjithë forcat deri edhe fizike, fitoren e tyre në zgjedhjet e 25 prillit dhe kishin shpallur ende pa provimin në popull, fitoren dhe emëruar kryeministrin e së ardhmes Lulzim Bashën. Në memorien e shqiptarëve, është fiksuar, si këta kandidat për deputet ardhur pranë selisë së PD-së me kredenciale të marra borxh tek partia më e madhe në opozitë mburreshin dhe betoheshin se do ishin në këmbë në mbrojtje të votës dhe moslejimin e tjetërsimit të saj. Në përfundim të zgjedhjeve ende pa u numëruar votat festuan në oborrin e selisë së PD-së, nisur jo nga treguesit konkret dhe vullneti i votuesve shqiptarë të cilët kishin votuar, jo sipas oreskit të opozitës, po bindjeve të veta, duke i dhënë socialistëve për herë të tretë një mandat bindës me shkëputje dhe diferencë të madhe në kushtet kur mazhoranca vinte nga një drejtim prej tetë vitesh dhe pas tronditejeve të jashtëzakonshme që pësoi vendi ynë me tërmetin e nëntorit të 2019 dhe veçanërisht të pandemisë, kovid-19. Këto dy momente u përdorën nga të dyja palët, si argumente të fitores, po edhe të humbjes. Nga opozita nuk pati anjë ditë të mos vihej në dyshim puna e pamjaftueshme dhe mungesa e masave dhe e vaksinave anti virus dhe u shumëfishuan shifrat e humbjes së jetëve me idenë se kështu favorozohej opozita dhe sulmohej në pikën më të ndjeshme, atë të garancisë së jetës mazhoranca dhe qeverisja e cila evidnetohej si e pafuqishme,pa vullnetin dhe veprimtarinë e duhur për përballimin e dy fatkeqësive të jashtëzakonshme, fatkeqësi të cilat ndër vite kanë krijuar tronditje të mëdha edhe tek vendet më të fuqishme të botës. Po realiteti nuk ishte si propagandohej nga PD dhe aleatët. Qytetarët shqiptarë, evidentuan dhe njohën përpjekjet dhe qeverisë, si për eliminimin dhe përballimin e pasojave të tërmetit, po edhe për përballimin e virusit vdekjeprurës, duke sigurar në kohë rekord në mënyrë permanente dhe sasi të mëdha vaksinën aq të nevojshme për vaksinimin e qytetarëve. Në korin anti qeveri dhe anti shtet, u rreshtuan me zë të fuqishëm, aleatët e vegjël të PD-së. Në deklaratat e tyre vërshuan, fyrejet dhe antamimet kundër qeverisjes dhe u ngritën në qiell denigrimet kundër ministrave dhe tërë organizmave që menaxhonin pandërprerë situatën e rëndë që kalonte vendi. Të vegjlit, kryetarët e partive minore, ata që asnjëherë nuk kanë guxuar në këtë dekadë të dalin në zgjedhje në shesh të mejdanit, me forcat e tyre, të matin mbështetjen dhe të tregojnë se nuk janë si këpushat apo parazitë që u ngjiten të mëdhenjve për të fituar një mandate në kuvend, tërë luftën e tyre e zhvilluan në sigurimin e një pozicioni në fashën ë numrave të sigurt. Dhe kështu ndodhi. Pati edhe raste ekstreme kur përfaqësuesi që mbahet si zëri i minoritetit grek në Shqipëri, i cili shtrihet në jug të vendit, Gjirokastër e Sarandë nuk guxoi të vendoste kandidaturën në atë zonë që merr përsipër të përfaqësoj, po në Tiranë, ku në përfundim të numërimit të votave arriti shifrën e papërfillshme të katërqind votave ose sa dy autobusë votuesish që dhe një individ i panjohur fare do merrte disa fish më shumë. Edhe pse me kaq vota për hir të pozicionit ndër vendet e para, Dulja, siguroi mandat deputeti, duke qënë ndër më jetgjatët në kuvend, pa ndërpreje për gjithë legjislaturat. Të njëjtët skemë shfryrëzoi edhe Krytari i PR Fatmir Mediu dhe ai i PA, Agron Duka. E kështu me radhë, Shpëtim Idrizi e të tjerë deputet që u votuan me vota të paadresuara dhe pa matur fuqinë elektorale që zotërojnë, pa provuar aksionet që kanë në shoqërinë e përbashkët të frontit opozitarë. Pa i pargjykuar për mënyrën e zgjedhur për tu bërë deputet, pasi kjo është në të drejtën e tyre, ajo që mbetet për t`u komentuar, është pozicioni që sot mbajnë deputetët e akredituar pranë PD që me plot gojën mund të thuhet se janë në atë shtëpi, mysafirë që qëndrojnë me qira ose deputet të huazuar dhe të votuar nga mbështetësit e demokratëve. Një fjalë e urtë e popullit shqiptarë thotë: - Në rrezik e në nevojë, shoku- shokun ta ndimoj. Ose miku i mirë duket në ditë të vështirë. Ka shumë setenca shqiptare që flasin për bashkëpunimin mes miqsh të sinqertë dhe të gjendur pranë atyre që u kanë lënë një pjesë të shtëpisë, i kanë votuar edhe pse vet nuk kanë guxuar të hynë në zgjedhje si individ nën siglën e partisë së tyre që kanë tri dekada që i mbajnë në këmbë, po që kurrë nuk kanë provuar për të garuar të vetëm në emër të elektoratit që i mbështet. Sot, PD, është në ditët e veta më të vështira. E ndarë dhe e përçarë në betejë të frikshme me sherre që rriten dhe shtohen përditë. Me një ngjarje që vuri njollën e turpit si ajo e tetë janarit, jo thjesht disa individëve. Lider e ish liderë, po vet partinë e parë opozitare dhe demokracinë në Shqipëri. Asnjë të mirë nuk kemi ne si shqiptarë në se partia alternativë për të ardhur në pushtet, e ndarë dhe e përgjysmuar, e rreshtuar në llogore si të jenë kundërshtarë e armiq, na jep shfaqjet më të shëmtuar me të cilat i tregon, jo vetëm militantëve të vet, po tërë shqiptarëve, sa larg ka arritur në përçarjen dhe ndarjen mes tyre. Një moment i tillë delikat, do donte mobilizimin e forcave intelektuale që nuk i mungojnë PD dhe të gjenden rrugët e afrimit apo bashkëpunmimit. Dhe kuptohet kjo rrugë nuk është ajo e deklaratave poetike të poteshave të partisë apo pa logjikë që kërkon të gjejë fajtorët jashtë gjirit të Partisë Demokratike dhe forumeve të zgjedhura të saj. Ajo që është habitshme duket në pozicionimin e depuetëve borxhëlinjë, ku asnjëri prej deputetëve që banojnë me qera në selinë e PD-së deri sot nuk është pronocuar apo nuk ka mbajtur qëndrim mbi atë që ndodh në gjyrin e demokratëve. Është për të ardhur keq, si ka mundësi që deputetët e partive aleate nuk kanë një qëndrim të unifikuar apo secili sipas gjykimit të vet. Duket se secili prej tyre pasi e ka në xhep mandatin e fituar me miell hua, me votat e demokratëve të deklarohet mbi situatën që po ndodh në partinë që i ka brenda radhëve si kryetarë të partive aleate. Është koha të dëgjonim dhe njihnim gjykimin e drejtuesve të partive të vogla për aleatin e madh të tyre. Po ata vazhdojnë sipas motos. Ta kemi mirë me dy palët. Si vlerësojnë situatën e acaruar brenda PD-së dhe a nuk u takon atyre që të qëndrojnë në krah të njërës apo tjetrës palë, të mbajnë qëndrime korrkte dhe të tregojnë parimësinë e tyre, pa cënuar demokracinë e brendëshme të PD-së?! Nuk besojmë se qëndrimi i deputetëve të dalë nga votat e demokratëve është parimor dhe i paanshëm. Është koha që secili prej tyre të jetë aktiv. Të flasi dhe negocioi. Të qëndroj në atë krah dhe të mbajë atë qëndrim që i duket më i arsyeshëm. Se kështu siç po veprojnë duke qëndruar në hije, as mish as peshkë, duket se thonë: Kokën hengrshi! Ne ishim me ju. Po sherret duhet ti shuani vet. Ne sot e mot jemi deputet. Dhe nuk ndërhyjmë në punët e brendëshme të Partisë Demokratike. Dhe veprojnë kështu kur dihet se deputet i bëri kryetar Lulzimi! Ndaj sot u themi deputetëve të qylit: Deputetë me qera mos rrini po dukuni. Nuk është koha për të ngrohur duartë në zjarrin që është ndezur mes demokratëve. Ju, iua keni detyrim dhe borxh për të thënë së paku fjalën tuaj. Le të presim e shpresojmë se dputetët qirazhinjë do reagojnë!