
Sherr mes disa të rinjve në një lokal, raportohet për të plagosur

Ngjarja tronditëse në Gramsh, flet kryeplaku i fshatit: Jemi të shokuar, na ka lënë pa fjalë

Autori pastroi gjakun dhe mbuloi trupat e viktimave, zbardhen detaje të reja për ngjarjen e rëndë në Gramsh

E rëndë/ I riu u ther me thikë në 2 të mëngjesit te Sheshi Skënderbej, policia del me thirrjen e rëndësishme për qytetarët

Sëmuret Edi Rama, kryeministri mungon në eventin e rëndësishëm, zbardhen me shpejtësi detajet

Tragjedia në Gramsh/ Hapen dyert e mortit në shtëpitë e viktimave, fqinji rrëfen situatën mes vëllezërve

Gazetari Robert Papa zbulon arsyen pse SHBA nuk e shpall dot non grata Edi Ramën: Është një goditje e madhe

'Plas' në veri të Kosovës, raportohet për të shtëna me armë, dalin me shpejtësi detajet e minutave të fundit


U shtua edhe një e re që do të zgjasë pak më shumë se tre ditë: Një grusht gjakosës mbi fytyrën e S.Berishës. Ajo që ndodhi sot, më gjashtë të muajit të dymbëdhjetë të vitit, ditën me drekë, me shumë diell e pak re,me ish-presidentin, ish-kryeministrin, ish-komunistin, ish dhe është antikomunistin, ish-mjekun, ish dhe është polispiunin e sa e sa lobeve duke nisur me serbët deri te amerikanët, ish dhe është kryetarin klloun të partisë palodemokratike 79 vjeçarin z.S.Berisha, është një vepër e rëndë, indinjuese, jo e rregullt, plotësisht e ndëshkueshme me ligj. Njëherazi ajo ngjarje, e stërfilmuar dhe e shfaqur nëpër ekrane, është edhe një lloj vepre artistike në miniaturë; një veprim amatoresk me të cilin për vite e vite në vijim më shumë njerëz do të qeshin se sa do të qajnë, më tepër njerëz do të thonë:"Mirë e gjeti" se sa "Obobo, të gjorin, ç'e gjeti!" E në të tilla raste sehirxhinjtë kanë të drejtë që të tallen e të tolliviten me aktorët. Më shumë, kuptohet, qeshin me plakun se sa me të riun. "U skandalizuam nga sulmi fizik sot ndaj një anëtari të parlamentit dhe presim që autoritetet ta hetojnë plotësisht incidentin. Askush nuk duhet sulmuar sepse ushtron lirinë e fjalës në përputhje me ligjin." Kjo është tallja me serioze që mund të bëhej në këtë rast."Një të të tillë artikulim "shqetësimi" e "ngushëllimi" , me fjalët më të goditura në gjuhën shqipe, sinqerisht e them,vetëm diplomacia amerikane mund ta bëjë dhe ne duhet të mësojmë prej saj, edhe në këtë rast fatkeq për ne, kur na u gjakos...një nga 140 anëtarët e Parlamentit. Teknologjia na ka sjellë mundësira të paimagjinuara dhe nëpër blogje e shkrime, media e ku di unë kanë vërshuar zërat dhe avazet e tërë gurmazeve të atyre që nuk u rrihet pa folur. Njëri nga ata mund të etiketohem edhe unë. Por jemi duke ushtruar të drejtën e fjalës, një nga të drejtat më të pavlera në këtë sistem ekonomiko-shoqëror, sistem i cili vlerën më të parë e të fetishizuar ka paranë dhe pronën private. Megjithatë,le të jemi paksa më tepër objektivë, pra të rrimë shtrembër e të flasim drejt. Ty, o lum miku, që ke qenë me tërë ato ofiqe, që ke një gomar me shkollë, një arsenal gjuhësh të huaja, një thes të madh me përvojë udhëheqëse, të kanë ardhur miq. E nuk janë pak por 27 plus 6 kryetarë, presidentë e presidente shtetesh, shumëzoi për katër shoqërues të punësuar për secilin, plus gjashtë qind gazetarë, plus ata që nuk tregohen se janë të pranishëm të një kontinenti të tërë dhe ti, në vend që të presësh këta miq siç të ka hije,shkon e vendos që t'i presësh me protestë! Madje e quan edhe kryeprotestë! A je në binarë njerëzorë apo jo!? Ku të shpie mushka?! Po të thonë të tërë shokë e miq, që ti i emërton ' të mirë e të liq': Hiq dorë nga protesta në këtë ditë! Bëje , bile bëje edhe kryengritje po munde, por jo sot! Por ti, jo se jo! Ngul këmbë si mushka! A e sheh se ç'të gjen kur dëgjon vetëm kokën tënde?Doli një hundëlesh atje tej, i mençur apo i çendur, dhe t'u vërsul e të vuri poshtë! Të shqepi në grushta! Edhe ai që kishe në krah nuk të mbrojti dot. Ata që ti paguan e duhet të të ruajnë u hutuan nga befasia dhe u kujtuan vonë. Prandaj jo të gjithë ta qajnë hallin. Shumica do të të thonë sot e mot: Gjeti atë që kërkoi! Fole e fole, edhe pse i tromaksur, i gjakosur, i lodhur ca nga mosha , ca nga euforia, ca nga frika e sa e sa ndjenja e emocione të tjera të natyrshme të atyre çasteve, ç'nuk the aty për kryetarin e qeverisë aktuale shqiptare, për miqtë, për armiqtë. Por ama, vajte e nga vajte mbete duke i rënë cylës në një vrimë: "Edi Rama, në gjenealogji, në vetësi, në familje , në histori është vetëm kriminel! Madje kryekriminel!". Të të vijë turp nga hija jote që thua të tilla akuza për atë që po kryen një nga detyrat që e ke kryer ti më parë dhe që e ke bërë shumë herë më keq. Ai është vetëm një vazhdues i kujdesshëm, sipas kushteve të reja, i veprës tënde. Po ti hallin e ke gjetkë: ke smirë përse ai po pasurohet e ti mbete atje ku ishe. Përse ai po lavdërohet e ty po të lënë në harresë, përse nuk po të ecin ashtu siç të kërkohet zbatimi i detyrave të ustallarëve të tu për shpërbërjen sa më parë të Shqipërisë. Shumë kush e vuri re nga toni dhe fizionomia jote se çfarë the e si e the për Rusinë dhe Serbinë , çfarë për Amerikën dhe Shqipërinë. Vendit tënd me ato që the ia hape plotësisht varrin. Dhe harrove se kush hap varrin e tjetrit bie vetë brenda! Me sinqeritetin e një bashkëmoshatari , që më dhimbset atdheu më shumë se ti dhe kushdo tjetër si ti, që më digjet shpirti për fëmijët që kanë emigruar dhe do të ishin këtu po të mos ishe ti në krye, për vendlindjen time që është duke rënkuar, për themelet e shtëpive tona që janë duke qarë, po e them mendimin tim: O plak derdimen!Dorëzo detyrën dhe rri i qetë në shtëpinë tënde. Misionin ke kryer shumë mirë deri dje. Sot e prishe! Ik në shtëpi dhe "gëzo"-po të lanë rehat- ditët që të kanë mbetur. Me respekt shumë të kursyer.
Më të lexuarat


Të vonuarit dhe të dëmtuarit e elektoratit !

David Kostelancik ose fundi i alışveriş, alleshverisheve dhe “kukullave” ruse në Shqipëri!

Kryeministri Rama, alibia e gjithë dështimeve të Sali Berishës

Albin Kurti, midis akrobacisë europiane dhe diplomacisë amerikane!

Vulëhumburit...

Zgjedhjet për Berishën kanë përfunduar, manipulimi është faktuar

Eksperimenti, Asociacioni/ Bashkësia...!

A po sjell ciklon amerikan rasti McGonigal mbi Edi Ramën dhe qeverisjen e tij?

Fjala e korifenjve të letrave shqipe për Labërinë

Bardh Spahia sfidon SHBA me dengje bari, Benet Beci kërkon ta kthejë Shkodrënnë “Big Brother”!
