Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Deri kur do të mbetemi peng të mallkimit biblik të përçarjes?

Postuar: 17/07/2019 - 07:15

Nëse i kthehemi retrospektivës për t'u ballafaquar me shprehjen epokale të bashkimit kombëtar, do të na vijë turp nga mos vlerësimi dhe respektimi i jetës tragjike të kombit tonë. Apostujt e shqiptarizmës nuk kursyen asgjë për aspiratën e bashkimit kombëtar. Ndërsa politikanët e sotëm nuk po lënë gur pa lëvizur, për të futur elementët e përçarjes në dëm të interesave kombëtare. Shprehja epokale e bashkimit kombëtar, për arsye historike mbeti jetime, duke u përmendur vetëm si një fjalë linguistike. Duke patur parasysh shprehjen epike se pa histori nuk ka të ardhme, nuk do të mund të murosim e të harrojmë tragjeditë e së kaluarës sonë të hidhur, si derdhja e gjakut të hakmarrjes, vëllavrasjet, copëtimi i trojeve etnike nga fuqitë evropiane të kohës, kundërshtimi i shpalljes së pavarësisë, nga qarqet e lidhura me sunduesit otomanë, pazaret e qeverive të njëpasnjëshme për interesat e tyre, shitja e trojeve, detit e deri tek lobimet e fundit kundër reformave dhe faktorit shqiptar, e duke vazhduar më tej me kaosin dhe vandalizmat e shkatërrimit të pronave dhe pasurisë sonë kombëtare etj. E të gjitha këto dhe ato që kanë ndodhur në këtë epokë transitive, nuk na kanë mjaftuar të reflektojmë,për t'u çliruar nga mallkimi biblik i të keqes. Ky pasivitet fatal i mos nënshtrimit të gjykimit për interesat e përgjithshme, nuk ka ardhur për shkaqe natyrore, por vetëm për shkaqe të papërgjegjshmërisë njerëzore. Mangësitë e theksuara historike, përbëjnë bazën e goditjes së vlerave tona kombëtare, të cilat u zhvilluan në rrethin e hekurt të prodhimit dhe riprodhimit primitiv, larg ndikimit të lëvizjeve që hapën dyert e qytetërimit modern. Ato nuk u ndikuan fare nga rilindja Evropiane,nga racionalizmi, reformacioni, iluminizmi dhe revolucioni politik e ai industrial, që i dha përmbajtje dhe formë zhvillimeve të fuqishme ekonomiko-shoqërore në Evropë. Mungesa e shtetit dhe bashkimit të trojeve etnike, bëri që shqiptarët të mbetën peng të prakticizmit të kufizuar, në vizionin e tyre mendor, intelektual e moral. Kështu që në të gjitha epokat e kapërcyera, kemi qenë dhe vazhdojmë të mbetemi peng i krizave politike ekonomike e morale, si rezultat i mungesës së organizimit dhe bashkëpunimit kombëtar. Këto rezultanca janë bërë shkaktare të përçarjes rrënimqare, që na ka mbetur si një mallkim biblik, si një satana, që po na kërrus më shumë se pushtuesit mizorë në shekuj. Ky mallkim biblik vazhdon të demonstrohet edhe sot nga politikanët tanë, të cilët të pozicionuar në llogoret e "luftës" absurde politike, që të kujtojnë iliro-shqiptarët e hershëm por edhe të sotmit, që kanë bashkëpunuar me pushtuesit romanë, bizantinë, anzhuinë, sllavë, turq, jugosllavë, grekë, fashistë etj. Kështu që në çdo epokë historike, kryezoti ynë në marrëdhëniet e hershme dhe ato të reja, ka qenë dhe mbetet përçarja. Ajo mbeti si një mallkim edhe atëherë, kur patriotët dhe nacionalistët shqiptarë në kushtet apokaliptike, mendonin se pas shpalljes së pavarësisë ajo do të mbetej një ëndërr e keqe. Por jo, sepse iluzionet u kthyen në zhgënjim, nga që forcat delirante anti-shqiptare,e komprometuan imazhin kombëtar në sytë e Evropës, duke u bërë palë me armiqtë tanë historikë, që Shqipëria të ndahej midis tyre si plaçkë tregu. Ky karakter si natyrë shoqërore e liderëve tanë, po shfaqet edhe sot, sepse është përcaktuar nga mjedisi jetësor i tyre. Ai është i lidhur me mendësitë, veset, interesat e klanit si dhe nga ndikimet dhe lidhjet me të huajt, në forma nga më të ndryshme komunikimi, deri dhe tek lobimet kundër proceseve demokratike dhe kundërshtarëve politikë në Shqipëri. Gjatë gjithë kësaj epoke këta "xhevahirë" të demokracisë, janë ndier vazhdimisht të mangët nga përgjegjësia dhe mendimi kombëtar, sepse nuk kanë qenë sintetizuar e vlerësuar kurrë në mënyrë objektive, për t'i shërbyer Shqipërisë. Tek liderët tanë që morën përsipër ndërtimin e shtetit ligjor dhe demokracisë, ka sunduar kaosi shpirtëror dhe boshllëku i kulturës demokratike. Ata nuk përjetuan shoqërizimin modern të punës dhe mendimin racional, por u veshën me karaktere dhe natyra të ndryshme shoqërore të lidhura me interesat e tyre. Ata dhanë shembullin më të keq në historinë e demokracisë, kur që në hapat e para të saj, nuk u përshkruan nga vokacioni perëndimor, por nxitën dhe ushqyen konfliktualitetin e ashpër për hakmarrje politike. Kështu vendi mbeti nën trysninë e pushtetit të më të fortëve, të të pandëshkuarve, që lanë mënjanë reformat transformuese, dhe fuqizuan pushtetin mafioz në shërbim të interesave të tyre, të familjeve dhe klaneve mbështetës. Gjatë kësaj epoke të mbushur me konflikte, u transformuan në ekstremistë të llojit të tyre, pa shfaqur asnjë premisë e mendësi për të njohur e zbatuar ligjësitë e demokracisë e të evolucionit. Megjithëse praktika dhe eksperienca e demokracive perëndimore nuk ka munguar, përsëri liderët tanë si në drejtimin e shtetit ashtu edhe të partive, në mendësitë e tyre nuk është lexuar kurrë bashkëpunim e dialog, por urrejtje intrigë, pabesi, kokëfortësi, mos respektim dhe mosvlerësim të arritjeve të kundërshtarit. Në ngjashmëri me despotët e lindjes, po përdorin çdo mjet për të glorifikuar e madhëruar veten deri në përmasat e legjendës. Shprehjet groteske të tyre me gjuhë epike, se unë jam burrë shteti, nuk ka trup gjykues që më dënon mua etj. të kësaj natyre, janë sa qesharake aq dhe vajtuese. Aktualisht këto shëmbëlltyra shqiptarët po i shohin tek dy protagonistët kryesorë që kanë trazuar aq shumë jetën e shqiptarëve, siç është presidenti aktual z. Ilir Meta dhe ish-kryeministri Sali Berisha. Edhe pse mbi këta eksponentë të trazirave në Shqipëri, ka një barrë me akuza nga më të ndryshmet, ata përsëri ndihen autoritarë, duke u vënë në krye të një revolucioni absurd për përmbysjen e shtetit. Duke i përdorur besnikët e tyre si mish për top, kanë mëshiruar kultin e shëmtuar të individit, në ndërgjegjen e këtyre njerëzve, që vazhdojnë të besojnë në moralin e tyre të baltosur nga amoraliteti. Të dominuar nga egocentrizmi dhe arkaizmi në zbatimin e parimeve të demokracisë, nuk iu afruan kurrë kulturës së dialogut, por mbetën në rolin e kërcënuesit dhe ekzekutuesit. E gjithë karriera e tyre në krye të shtetit dhe partive, nuk ka patur kurrë një platformë me program e strategji kombëtare zhvillimi. Drejtuesit e këtij revolucioni fantazmë, të veshur me maska demokratike, mjeshtra të dredhive, intrigave, e komploteve, nuk kanë burrëri të bëjnë analizën e marrëzive të tyre, sepse shpresojnë që nëpërmjet përmbysjes së shtetit , t'u shpëtojnë akuzave dhe gjykimeve ndëshkuese. Të mbuluar me hije dhe baltë, nuk mund të bëjnë autobiografinë e tyre me nota pozitive për brezat, ashtu si ish-presidentët e dekadave të para të demokracisë në SHBA, ku thëniet tyre sot janë mësim,përvojë dhe shembull për të gjitha demokracitë moderne dhe sidomos ato në zhvillim. Përse nuk e bëjnë dot këtë liderët tanë? Nuk e bëjnë sepse nuk kanë mëshiruar kurrë idealet, virtytet dhe besimin që iu dha populli për të ndërtuar demokracinë, sepse kanë futur duart në xhepat e tyre në përmasa groteske. Ata që me fillimin e karrierës së tyre, mbetën skllevër të iluzionit, të idealizmit subjektiv, të pragmatizmit farsë dhe paragjykimeve. Ata hynë dhe po dalin nga shoqëria demokratike si njerëz të huaj, që nuk i shërbyen asaj por interesave të tyre familjare e klanore. Si të tillë nuk u bënë mëshirim i zhvillimeve shkencore e shoqërore në Shqipëri, por u karakterizuan nga veprimet e verbra anarki-demokratike të urrejtjes dhe përçarjes kombëtare. Prandaj si një shoqëri me vokacion perëndimor, na del për të detyrë ta kurojmë këtë mallkim biblik, për të mirën e brezave dhe vizionin e të ardhmes.

Nga Kastriot Aliaj

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/08/2019 - 19:41

Jetojmë në milleniumin e ri dhe syri më sheh ende femra që ndezin qiri në terr. Në këto pirgje imazhesh të ngjallin fobi, shoh shpresë pak të ardhmen e tyre, të binjakezuar me atë që shkoi dhe vazhdon të jetë.

Postuar: 25/08/2019 - 08:03

Nuk ka e si mos të ngjallë indinjatë dhe revoltë të brendshme te njerëzit e ndershëm, jo vetëm at

Postuar: 25/08/2019 - 08:01

Oratori i shkëlqyer, luftëtari trim dhe Hero i Popullit Memo Meto, kur është pyetur se ç’ës

Postuar: 25/08/2019 - 07:58

Një udhëtim drejt humnerës.

Postuar: 25/08/2019 - 07:56

Po po, e dogjën malin e Shëngjinit me qëllim dhe sigurisht te ne është absolutisht epidemi kjo ll

Postuar: 24/08/2019 - 07:51

Studio më e freskët televizive me moderator Çim Pekën nuk kishte si të çelte siparin ndryshe, veç

Postuar: 24/08/2019 - 07:49

Një fushatë malinje dhe ç’kombëtarizuese po vazhdon prej kohësh me ulje ngritjet e saj nga