BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Deri kur do të vazhdojmë të mbetemi ithtarë të prijësve dhe jo të ideve?

Deri kur do të vazhdojmë të mbetemi ithtarë të

…Edhe kur e dimë që ata po na udhëheqin drejt “greminës” edhe kur nuk e dimë ku po na çojnë? A ka të drejtë Faik Konica, kur shkruan: “Shqiptarët, rendin pas prijësve dhe jo pas ideve”? Dhe me poshtë: “Errësirë e padijes na i ka prurë të gjitha këto të këqija. E vërteta është se kemi shumë armiq, po më i madhi e më i keqi armik i Shqipërisë është vetë shqiptari”! Le të ballafaqohemi me aktualitetin, me situatën në të cilën ndodhemi ku injoranca, hipokrizia, shpërfillja e halleve që ka Shqipëria e shumë të tjera si këto, kanë arritur kulmin. Vazhdojmë të ndjekim nga pas prijësit edhe kur këta bëhen përfaqësues të antivlerave të këtij populli dhe jo të vlerave të tij. Rendim pas një pakice edhe kur shohim që këta vuajnë nga mentaliteti i të kaluarës dhe jo nga idetë për të ardhmen. Rendëm pas Haxhi Qamilit për të mbajtur “Babën” e vjetër, rendëm pas diktatorit, aq sa atë e quanim Perëndi që pavarësisht disa të mirave, e mbylli Shqipërinë e prapambetur në “kotec” për të mos parë as diellin e as hënën, rendëm pas njërit apo tjetrit udhëheqës të Klasës Politike post komuniste, pa i vënë atyre rëndësi edhe kur shpreheshin “Ç’i q... tëmën Shqipërisë, e rëndësishme është të bëhem unë President”, apo “Pas meje, kiameti të bëhet”! Kemi sot një Klasë Politike pa një bosht “kurrizor”, pa synime të qarta se ku po e çojnë Shqipërinë, pa integritet, pa dinjitet, jashtë dyerve të Europës e në vendin ku “lulëzojnë” tërë të këqijat, në vendin më të varfër të Europës. A mund të përparojë Shqipëria me “llogjet” e Klasës Politike post komuniste, pa e ditur se ku po e çojnë atë? Të tjerët kanë imponuar politikën tek ne, ata drejtojnë ekonominë, ne, vetëm u kemi shtrirë dorën të tjerëve, ku qytetarët nuk jetojnë të sigurt në vendin e vet, ku mirëqenien e kërkojnë jashtë kufijve... Kështu ndodh kur ne, vazhdojmë të ecim me mentalitetin e fillimit të proceseve demokratike, “Ne qeverisim bota na ndihmon” e përkthyer “Ne shkatërrojmë e vjedhim, bota na ndihmon e na ndërton”! Vendit i mungojnë politikanët me integritet, i mungojnë ata që fitojnë respektin e dashurinë e shumicës, por kënaqen kur fitojnë vetëm dashurinë e një pakice apo të simpatizantëve që janë ithtarë të tyre pavarësisht që nuk shohin përtej interesave të tyre të ngushta e ca më pak të halleve që ka Shqipëria... Le të kthehemi pas, nëntëdhjetë e tetë vite pas në shtatorin e vitit 1923 e të dëgjojmë atdhetarin Fan. S. Noli në Parlament, kur flet për pesë anarkitë. “…E pesta, anarkia e idealeve: këtu idealet e errëta, të shtrembra e të mumifikuara të Fanarit e të Buharës përfyten e përleshen në një luftë për vdekje me idealet e gjalla, elegante dhe të ndritshme të Perëndimit. Na mungojnë vetëm idealet e antropofagëve. Po për të zënë vendin e këtyre kemi kolltukofagët, krimba të verdhë me kokë të zezë, që rriten me plagët e infektuara të Shqipërisë në lëngim, këpushë, që mund t’i copëtosh, po jo t’i shqitësh nga trupi që kafshojnë e thëthijnë. Herodoti na tregon se në betejën navale të Salaminës, një athineas kapi një anije persiane me dorën e djathtë e s’e lëshonte gjersa ia prenë; ahere e kapi me dorën e mëngjër; ia prenë edhe këtë; ahere e kapi me dhëmbë dhe s’e lëshoi gjersa i prenë kokën. Sikur të ngjallej Herodoti përsëri do të shikonte që kolltukofakët tanë janë më të fortë se ky trim legjendar i vjetërsisë greke. Që t’i shqitësh këta tanët nga kolltuku duhet t’u preç jo vetëm duart e kokën, po edhe këmbët e trupin… Më tej: “A ka ideal më të lartë, se sa të nxjerrësh vendin tënd nga shpella e errësirës, ta shërosh nga plagët shekullore, ta lirosh nga thonjtë e nga gërshërët e hydrës së anarkive? A ka ideal më bujar se sa të krijosh e të vesh një racë të re, të fortë e të disiplinuar, me fenë e detyrës në zemër, me diellin e lirisë në ballë e me flamurin e sakrificat për të mirën e përgjithshme në dorë? Ja një punë për një komb ndërtonjës, për nation-buldier, ja një punë për një trim legjendar, ja një punë për një gjysmë perëndi”.

As më shumë e as më pak kjo është “vorbulla” ku endemi në këta tridhjetë vite. Vetëm “kolltukofagët” apo “oligarkët” e sotëm, janë shtuar me shumicë në këta tridhjetë vite, kolltukofagë që shohin vetëm xhepin e tyre dhe jo interesat e vendit, të qytetarëve. Vallë, a nuk ka probleme më madhore Shqipëria, që vazhdon të mbahet peng nga njerëz pa ideale, që rrjepin Shqipërinë, nën hundën e këtij shteti që “dremit”? Sot po shohim që problemi “më madhor” i Shqipërisë, na paska qenë shpallja “non grata” e Sali Berishës nga Amerika dhe përjashtimi i tij nga grupi parlamentar i PD-së. Siç po shohim të tërë janë hedhur në sulm për këtë “fatkeqësi” kombëtare, njësoj sikur të ishte përjashtuar Shqipëria nga Planeti Tokë! Hej Zot! Ithtarë, ish-pushtetarë, kolltukofagë, gazetarë, simpatizantë, servile etj. etj. të gjithë në një korr të përbashkët, “Ç’na gjeti ne me “gjëmën” që i bënë Berishës”. Siç tregojnë “bathët”, këto “tralalara” do të vazhdojë të mbajnë “peng” Shqipërinë edhe për shumë vite të tjera, sikur qytetarët të mos kenë halle të shumta duke filluar nga mungesa e ujit, e rrugës e deri tek siguria që nuk e kanë, tek trajtimi shëndetësor, arsimimi, puna, mirëqenia që e kërkojnë jashtë kufijve e mungesa e perspektivës…Veprimi i fundit i Amerikës me Sali Berishën tregoi edhe njëherë fytyrën e vërtetë të këtyre palo udhëheqësve dhe jo vetëm të Saliut, që mbi interesat e Shqipërisë, kanë interesat e tyre të ngushta, interesat e pushtetit personal. Shqipëria dhe hallet e saj, janë lënë mënjanë. Shqipëria, sot, është kthyer në një “thes të grisur” që hajdutët e pushteteve, me ligjet e tyre i kanë zhvatur gjithçka edhe drurët edhe gurët…Them veprimi i Amerikës, sepse në këtë vend, tridhjetë vitet e fundit nuk ka patur e nuk ka për të patur Zot, as pushtet, as drejtësi, as ligj e as katandi. Pse kjo klasë politike pret që dinjitetin dhe prestigjin e saj t’ia vendosi Amerika? Për pasojë kjo bëri atë që një pjesë të gjuajnë “me gurë” Amerikën dhe pjesa tjetër, ta përdori si “strehë”për t’u “trimëruar”! Amerika merr rrolin e “arbitrit” sepse e di që këtu nuk ka Zot dhe mbase, kush e di i intereson që edhe në të ardhmen të mos ketë Zot! Vallë, nuk e kanë ditur kush është Sali Berisha? Meqë “nuk e kanë ditur” kush është, këtë po u a thotë vetë ai, është “dinjiteti” është “integriteti”, është “Partia Demokratike”, është “perëndia” është vetë “Shqipëria”! Po deshët mos e besoni. Ja kush e themeloi dhe e drejtoi Partinë e shpresës, partinë e të ardhmes në fillimet e saj. Ja pse nuk ka askush shpresë tek Partia Demokratike as sot që është në opozitë dhe as nesër që nuk ka kush shpresë për të ardhur në pushtet. A e beson kush sot Sali Berishën si “politikani i duhur” që e bëri Shqipërinë “bahçe me lule” dhe “të bukurën e Europës”? Mos vallë ai e la trashëgim Bashën për të përmirësuar imazhin e Partisë Demokratike? Kush e beson këtë, përderisa ai më mirë se kushdo tjetër e dinte që Basha ishte dhe mbetet një “kukull”, një “marionetë” në duart e tij dhe se qëllimi i vërtetë i “Plakut” nuk ka qenë përmirësimi i vlerave të partisë, por i pushtetit personat të tij edhe pa qënë në pushtet. Shikoni, dëgjoni dhe binduni juve qytetarë që një “bishë e plagosur” premton: “Do të ngre në piedestal Partinë Demokratike”! Ç’po na dëgjojnë veshët! Meqë nuk e ngriti atë në “piedestal” kur kishte “vuxhut” dhe “këllqe”, do ta ngrejë tani që i kanë rënë dhëmbët dhe i janë thyer kryqet dhe vetë me gojën e tij e pohon që PD-ja është katandisur në “leckë”. Edhe një “dygishtak” me dy pare mend ka të drejtë të pyesë: “Mos vallë ky “Udhëheqës legjendar” tani e mori vesh ku është katandisur partia? Mos vallë tani e njohu kush është Lulzim Basha? Përderisa e ka ditur mirë, pse nuk foli njëherë kur ishte koha, por sot që “zjarri” i përvëloi “prapanicën”? Pse ky nuk u shqetësua njëherë për dëmin që i ka sjellë Basha Partisë Demokratike dhe Shqipërisë bashkë me të, por sot që kërkon të shpëtojë imazhin e tij të lyer me “katran” nga koka e deri tek thonjtë e këmbëve? Pse nuk u shqetësua njëherë për të këqijat që i ka sjellë Shqipërisë, por sot që po e mbyll me turp, karrierën e tij politike? Po të donte ai Shqipërinë, do të kishte shpëtuar imazhin e tij duke dhënë dorëheqjen qysh kohë më parë kur u vendos në krye të turmave për të sjellë demokracinë pavarësisht se si e “katranosi” atë dhe nuk do të kishte vazhduar luftën brenda llojit vetëm për të konsoliduar pushtetin e tij, por jo për të mirën e Shqipërisë. Berisha, e la Lulzimin të çojë në këtë derexhe Partinë Demokratike sepse, nuk i dhimbte as partia, as Shqipëria. Po “kukulla” pa bythë Lulzim, çfarë thotë: “Më imponuan të marr këtë vendim”! Ky adoleshent, është më naiv nga ata që mërmërisin para mësuesit kur nuk kanë bërë detyrat e shtëpisë. Po kush e sulmoi Bashën më shumë për këtë mërmëritje? Ata që i thurnin lavde dje kur si një “kokoroc” drejtonte flakadanët kur hidheshin mbi forcat e rendit, kur këndonte Himnin e Republikës si gjeli majë plehut, kur entuziazmohej nga ithtarët e tij që godisnin me varre dritaret e thyenin xhamat e ndërtesës qeveritare, në pamundësi për të rrëzuar Qeverinë Rama me alternativa! Ja, këta janë ithtarët që sot thërrasin “Basha, Basha” dhe nesër të thërrasin “legen”! Ç’dreqin lider është ky që e tërheqin prej hunde të tjerët, kur as vetë nuk e di ky humbës “profesionist” se si e mori këtë vendim? Por, a është i vetëm? Jo, ai është në vazhdën e politikanëve të tjerë, të djeshëm e të sotëm që presin nga të tjerët t’i imponojnë të marrin vendime dhe vetë “kapsallitin” sytë për të parë ku ka për të vjedhur. Kjo tregoi edhe njëherë që përpos të gjitha atyre që janë thënë, Berisha e ka drejtuar Partinë Demokratike edhe pa qenë kryetar, me një “manekin” si Basha. Tani Z. Basha, mbaj parasysh porosinë e popullit “Mblidhi këmbët o karkalec”, sepse Berisha, edhe i “plagosur” do të të “përpijë” sepse ju “rriti” bashkë me fëmijët e tij, të mësoi “abetaren” e tani ju, nuk dhatë dorëheqjen, por e “lëmshurrosët” edhe më keq edhe veten edhe Partinë e na “morët në qafë” Berishën “flori”! Këtej e tutje me Berishën, nuk ka “paqe nën ullinj” pavarësisht që “armikun më të madh e keni Edi Ramën”! Prandaj këtu nuk bëhen asnjëherë “zgjedhje të lira e të ndershme” siç “kërkon” Basha, sepse një pakicë të irrituarish, ecin ose prapa Bashës, ose prapa Berishës, ose prapa Ramës dhe jo pas ideve që ata përfaqësojnë, pas Shqipërisë. Po sezoni i ri parlamentar, çfarë tregoi? Tregoi atë që është kryesorja që edhe në të ardhmen rrugaçëria politike e opozitës me Bashën do të vazhdojë, bile më me intensitet se atëherë kur dogjën mandatet, kur u prezantuan me aktin rrugaçëror, atë të grisjes së fletëve të votimit. Deputetë të rinj, avazi i vjetër. Edhe në të ardhmen do të kemi një opozitë “copa copa” do të kemi një mazhorancë që do të merret duke mbledhur “copat” e opozitës në qese siç mblodhën copat e grisura të fletëve të votimit apo duke bërë Rama batuta si ajo me instinktin e opozitës, sepse vetëm kafshët veprojnë me instinkte apo reflekse dhe jo me logjikë…