Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Deri kur politika do livadhisë me shprehjen “fajin e ka sistemi”?

Postuar: 08/10/2019 - 07:16

Një nga prioritetet e politikës së parcelizuar brenda dhe jashtë Parlamentit është reforma zgjedhore si një nismë prestigjoze e opozitës së re. Kjo opozitë që mendon ndryshe nga ajo jashtë Parlamentit, e konsideron këtë nismë si një betejë për përmbysjen e marrëveshjes së vitit 2008 midis partive PD-PS, që ka sjellë aq shumë kontestime si për zgjedhjet politike ashtu edhe ato vendore. Kjo reformë që do të hedhë themelet e nje sistemi zgjedhor, sipas standardeve të vendeve të zhvilluara demokratike, do të jetë edhe një goditje për politikën e vjetër, që e ka të vështirë të bëjë kthesën historike për ndryshimet demokratike. Herët a vonë gjithnjë historia sjell faturën e skandaleve politike, si një ironi dhe mësim për politikën, e cila duhet t'i konsiderojë zgjedhjet si një e drejtë e sovranit dhe jo të bëhen kurban për interesat e partive. Kjo nismë i fton forcat politike të bëhen bashkë, për të mos mbetur në gjurmët e humbura të së kaluarës, por për t'u bërë të bësueshëm në gjenealogjinë e një të tashme të harruar. Vetëm duke u bërë bashkë do të kapërcehen hendeqet e krijuara nga kapriçot e politikës së vjetër, për të garantuar perspektivën e brezave. E rënduar nga pesha e gabimeve historike të epokës së tranzicionit, kjo politikë ka nevojë për transparencë, analizë dhe nxjerrjen e përgjegjësive, për gjithçka që nuk është bërë mirë dhe që ka frenuar proceset demokratike. Me të drejtë qytetarët e këtij vendi, duke parë se kjo politikë nuk ka një qëndrim unitar në proceset reformuese, i ka quajtur politikanë të skandaleve, që kanë pretenduar gjithnjë mantelin e "origjinalitetit". Kur në fakt qëndrimet antagoniste të tyre brenda formacioneve, ndaj institucioneve, braktisjes së reformave, mos respektimi i autoritetit të gjyqësorit, ligjeve dhe normave që rregullojnë marrëdhëniet shoqërore, i ka zhveshur nga manteli i origjinalitetit. Cinizmi politik për të mbrojtur skandalet politike gjatë qeverisjeve ka krijuar dy sfera të veçanta etike e morale. E para lidhet me shfaqjet e tyre para votuesve, të cilat do të konsideroheshin të papranueshme, kur në fakt papritmas bëhen të virtytshme, në një kontekst me profilin e martirit politik. Këto shfaqje qytetarët po i shohin tek qëndrimet skandaloze të presidentit, në hapat e tij pas shprehjes së Venecias për shkeljen e Kushtetutës, duke sulmuar me lloj-lloj etiketash komisionin parlamentar të shqyrtimit të shkeljeve. Po ashtu lobimet e opozitës jashtë parlamentit, me elementët skeptikë që kundërshtojnë hapjen e negociatave. E veçanta e dytë e maskaradës së skandaleve është populizmi me të cilin kërkojnë të mbrohen këto skandale, kur realiteti flet dhe argumenton akuza në ngarkim të tyre, për krime shtetërore politike e ekonomike të pashqyrtuara. Kjo gjenealogji ka bërë që standardet morale të kthehen në sjellje patologjike të këtyre figurave, që vazhdojnë të jenë aktivë në jetën politike, jashtë dhe brenda Parlamentit duke u vetëquajtur martirë të demokracisë. Ky patologjizëm ka errësuar edhe vizionin e votuesit, i cili është gati të mbështesë sjelljen jo etike e morale të liderit, për përfitime partiake e personale. Kjo frymë i ka mënjanuar nga interesat kombëtare, duke vepruar me vetëdije kundër tyre, kur i gjithë opinioni i shëndoshë i shoqërisë shqiptare po përjeton ngjarjen historike, atë të hapjes së negociatave. Kjo frymë përbën riprodhimin e recetës kokëfortë të opozitë së rrugës, e cila krizën artificiale e legjitimon me kauzën për pushtet. Kjo ndodh kur përpara saj dhe qeverisë, që ka përgjegjësinë për detyrat e ngarkuara nga BE për reformat, por pa nënvleftësuar edhe kontributin e opozitës. Në asnjë vend demokratik qeveritë nuk mund të drejtojnë dhe çojnë përpara proceset demokratike, pa rolin dhe përfshirjen aktive të opozitës. Po për cilin rol efektiv të opozitës flet realiteti shqiptar i ditëve të sotme? Për opozitën e rrugës që u bie kambanave të panikut, të kaosit dhe shkatërrimit të normalitetit të jetës? Për opozitën që fajëson me të drejtë sistemin, por që nuk i ulet për ta ndryshuar atë? Për opozitën që gjeneron dhe fabrikon kauza artificiale, në interes të liderëve në krye të saj për kredo politike? Për një opozitë që ka shpërdoruar besimin e votuesit, duke flakur mandatin e përfaqësimit të tij? Për një opozitë që nuk i kthehet normalitetit të jetës, për rindërtimin dhe kthimin e figurave simbol të hedhur jashtë radhëve të saj? Për një opozitë që nuk ndryshon rrugë, që nuk e kthen mbrapsht shiritin e konstruksionit për t'u ballafaquar me gabimet, iluzionet, keqinterpretimet dhe paradokset? Por sot realiteti shqiptar kërkon medoemos zbritjen e politikanëve të të dy krahëve nga piedestalet e moralit të lartë, që i kanë adaptuar vetes, për tu vënë plotësisht në shërbim të interesave kombëtare,o sot o kurrë. Nëse më 1991 lëvizja për demokraci rrëzoi orakujt e komunizmit dhe ribëri mitin e popullit sovran, çfarë ka mbetur nga ai sovranitet? Këtë përgjigje duhet ta japë politika, e cila mos të bëjë populizëm, por të ulet të bëjë realitet idetë e sovranit, që vota e tij të mos jetë refuzim i shtetit të së drejtës, por garanci e jetës së tij dhe ndëshkim për politikanët e skandaleve të demokracisë. Prandaj, politika e sotme duhet medoemos t'i nënshtrohet gjykimit të sovranit, nëse e meriton ose jo besimin e tij. Ajo duhet të mbajë përgjegjësi për barrën e rëndë të interesave kombëtare, duke e margjinalizuar rolin e saj në krahasim me faktorët e tjerë, si pjestarë në rrugën e përbashkët të integrimit. Këto e të tjera konvulsione shtytëse duhet të bëhen pjesë integrale e ndryshimeve jetike, për një të ardhme të përbashkët. Kështu nuk do të themi më që fajin e ka sistemi, por politika nëse nuk do të jetë në rolin e duhur, për ndërtimin dhe funksionimin e shtetit të së drejtës.

Nga Kastriot ALIAJ

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 13/10/2019 - 07:52

Prej vitesh mbajmë frymën pezull dhe vështrimin nga BE. Shqiptarët edhe pse populli më pro europian, janë të nëmur dhe përjashtuar nga sofra europiane.

Postuar: 13/10/2019 - 07:50

Njerëzit e kanë të qartë moralin e politikës.

Postuar: 13/10/2019 - 07:48

Duhet të pranojmë se në vendin tonë ka ende mjaft njerëz që jetojnë në varfëri, të cilët nuk arri

Postuar: 13/10/2019 - 07:46

Thonë se të vërtetën nga gënjeshtra e ndan vetëm drejtësia. Kështu duhet të jetë ligjërisht.

Postuar: 12/10/2019 - 07:51

Të enjten u shpallën fitues të çmimit Nobel për Letërsinë, autorja polake Olga Tokarçuk dhe shkri

Postuar: 12/10/2019 - 07:48

Nuk është problemi se ka bërë zhurmë kjo marrëzi e "Nobel Prize" me "dekorimin&quo

Postuar: 12/10/2019 - 07:47

Edhe pse nuk në është një risi që ndodh për herë të parë, dorëheqjet seriale nga Kadastra e Vlorë