BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Deri në 25 prill Zoti u mbrojttë më pas, Zotin do e keni në tokë!

Deri në 25 prill Zoti u mbrojttë më pas, Zotin do e keni në

Prej një viti nga marsi 2020 deri sot janë hedhur akuza lumë mbi menaxhimin e pandemisë që nuk është thjesht shqiptare, po globale. Çfarë beteje epike është bërë nga politika, analistët e opinionistët e njehsuar me opozitën për të krijuar idenë se këtu në Shqipëri nuk është bërë asgjë për të përballuar Covid-19. Covidi i është lënë në dorë Zotit! Për t`u mbushur mendjen shqiptarëve se shteti është inekzistent çfarë nuk thuhet. Si numri i vdekjeve është shumë herë më i lartë nga shifrat zyrtare. Jo pak nga kampi opozitar flasin për shifra të papublikuara, fshehje të të vdekurve. Me numrin e atyre që nuk ia arritën të mundin virusin vdekje prurës dhe në çdo vend të botës meritojnë respekt dhe përulje, përcjellje me dinjitet dhe qetësi, dhimbje dhe kurajo për të afërmit e tyre, po luhet loja e shëmtuar e shifrave. Jo pak kërkojnë shifra shumë më të larta, të tjerët shpifin për mungesë transparence, fshehje të vdekjeve, sikur ata që ikin nga virusi, janë numra pa adresë nuk kanë emra e familje, miq, të afërm dhe mund të luash për politikë. Loja me vdekjen, propagandimin e skenave nga morgu përmes pamjeve makabre nga individë pa shpirt, vetëm për të poshtëruar sistemin e shëndetësisë, janë shoqëruar me shpifje pa fund nga krerët e politikës dhe analistë e opinionistë që nuk i kanë kursyer shpifjet dhe anatemimet në emër të përfitimit politik. Janë bërë të padurueshëm, pa asnjë fije respekti nga qytetarët. Janë përbuzur prej atyre që kanë kaluar sëmundjen edhe ata që gëzojnë shëndet të plotë. Një sulm i jashtëzakonshëm është ndërmarrë ndaj mjekëve të vijës së parë. Ata janë sharë për mungesë shërbimi, janë barazuar me individë që kanë shfaqur vese, siç ishte rasti i sanitares në spitalin Covid 2 “Shefqet Ndroqi”, e cila u kthye në simbol të së keqes u barazua me qeverinë në një kohë që nuk përfaqëson armatën e shëndoshë të personelit mjekësor dhe infermierëve që japin maksimumin, kanë privuar familjet e tyre në shërbim të pacientëve. Këtë nuk e themi ne. E deklarojnë ata që kanë pasur rastin të provojnë kujdesin e tyre në ditët e vuajtjeve dhe betejës për të fituar mbi vdekjen. Janë të shumtë ata që pasi kanë lënë spitalin, fitoren e tyre mbi vdekjen nuk ia atribuojnë organizmit apo guximit personal, po mjekëve të palodhur të gjendur për t`u shërbyer me shumë devocion. Kameramani i njërit prej televizioneve që pati një përvojë të tillë është domethënës. Nga ekrani u tha shqiptarëve se mbi kokë i qëndruan pesë mjekë dhe infermiere pa ndërprerje deri sa ia arrit ta mundte virusin e rrezikshëm. Deklarata të tilla i thonë me gjithë shpirt mijëra qytetarë për përkushtimin dhe korrektesën e mjekëve. Pa ta nuk mund ta fitonin betejën. Ky përkushtim nuk errësohet nga veprimet e individëve të veçantë që përfitojnë nga fatkeqësitë e atyre që luftojnë me vdekjen dhe aktet e tyre janë të dënueshme dhe të papranueshme. Sistemi shëndetësor shqiptar që duhet pranuar se nuk është në perfeksion, ka mangësi krahasuar me sistemet e vendeve të zhvilluara, ia ka arritur këtë vit të rënduar t`ia dalë dhe të përballojë betejën më të rëndë që ka kaluar në këtë shekull. Ata kanë shfaqur profesionalizëm dhe kompetencë, gatishmëri dhe janë heronjtë e ditëve tona. Kush e ka provuar, janë dëshmitarë të këtij përkushtimi. Profesionalizmi i tyre nuk ka mbetur të vlerësohet nga analistë që bëjnë veç propagandë. Ata nuk kanë hallin e pacientëve. Detyra e tyre është të hedhin baltë mbi sistemin shëndetësor, mbi qeverinë, të kryqëzojnë Ramën për efekte elektorale. Me sa duket etaloni i sistemit shëndetësor që i referohen nuk është Manastirliu, po Nard Ndoka. Është momenti që në këtë vit të pandemisë të reflektojmë mbi ata që është bërë, jo vetëm në spitalet e specializuara, po edhe në vënien në dispozicion të spitaleve të tjera, atyre në Tiranë dhe rajone nga Shkodra deri në Korçë për t`iu gjendur pranë pacientëve në betejën me Covid-19. Vetëm në këtë periudhë, janë pajisur me medikamente dhe pajisje respiratorë e mjete intubimi dhjetëra spitale, duke blerë kesh apo me tendera të përshpejtuar gjithçka që nevojitet për të zbatuar protokollin e dominimit të virusit të rrezikshëm. E njëjta betejë është duke u bërë edhe për sigurimin e vaksinës, e cila edhe pse ngadalë, po vjen në Shqipëri përmes kanaleve të ndryshme dhe shteti ka vënë në dispozicion të blerjes së saj mbi katër milionë euro. Këto përpjekje nga opozita trajtohen si asgjë. Sikur qeveria është në pritje dhe shqiptarët në dorë zotit në qiell. Sikur këtu virusi i është lënë në dorë rastësisë dhe nuk bëhet asgjë nga sistemi shëndetësor. Nuk është bërë asgjë për sigurimin e vaksinës dhe më shumë se vetë vaksina nga opozitarët tanë, vlerësohet fakti se nga erdhën, cila është origjina se nuk janë vaksina thonë më ekstremët, po injektohet ujë fiziologjik, duke hedhur në erë gjithë përpjekjet e bëra për sigurimin në kohë të vaksinës anti kovid. Akuzat bëhen me ashpërsinë më të madhe edhe pse Shqipëria është nga vendet jashtë BE-së të paktën në Ballkan që ka marrë vaksina nga firmat më prestigjioze edhe pse jo në numër të madh, po kjo njihet nga të gjithë dhe për shifrat ankohen edhe vendet më të zhvilluara. Edhe pse beteja anti-covid është në përmasa të tilla edhe pse përpjekjet janë serioze dhe rezultatet nuk mungojnë, opozitarët kërkojnë të përfitojnë nga humbja e jetëve. Nuk rreshtin së akuzuari qeverinë se ka humbur betejën me virusin. Deri dje ata që kritikonin mbylljen dhe donin hapjen që e konsideronin karantinën burgosje të të drejtave të njeriut, sot kërkojnë të mbyllemi. Po nëse do mbylleshim do ngrihen qytetarët në revolucion. Gjithnjë sipas lojës “ngriva-shkriva”. Pikërisht në emër të tyre, kryetari i PD-së, “kryeministri” në pritje, pasi dëgjon u drejtohet qytetarëve se duhet të bëjnë durim, të presin 25 prillin magjik, ditën që duket se do ndodhi apokalipsi dhe të gjithë do kapërcejmë ylberin e do prekim lumturinë qiellore. Deri në 25 prill, u thotë Lulzim Basha shqiptarëve jeni në dorë të Zotit. E ka në dorë Zoti t`iu shpëtojë ose të marri jetë pasi qeveria u ka lënë në rënie të lirë dhe nuk ka marrë asnjë masë kundër virusit. Se qeveria, lë të vdesin shqiptarët dhe akuza të tjera në përmasa astronomike. Jemi të gjithë në dorë të zotit për paaftësi të Edi Ramës. Prisni pak ngushëllon kryeopozitari, tanimë në krye të “Aleancës për Ndryshim”, numër dy. Edhe pak. Duroni o të duruar. Ne po vijmë. Ju e dini që do zhdukim virusin, do marrë masa, do shkrijë buxhetin për shëndetin! Dhe vazhdon me angazhimet si për çdo zgjidhje që do u sigurojë shqiptarëve. Ashtu si grave të veja, u thotë prisni 25 prillin. Të papunëve, studentëve, biznesmenëve, të rinjve,p ensionistëve, taksapaguesve, të gjithëve! Deklaron kështu Basha dhe harron se si ishte sistemi shëndetësor para 2013-ës. Si ishin spitalet. Si mikrobet dilnin mbi sipërfaqe, ku buka, uji, mbulesat merreshin nga shtëpia dhe medikamentet nga farmacitë me para në dorë nga pacientët. Duroni që të shpëtoni! Zoti u ndihmoftë! Zoti u mbrojttë! Vetëm ai u ka mbetur. Mëshirë për ju! Dhe fill pas shpalljes së fatkeqësisë që përjetojnë shqiptarët nën këtë qeverisje del në shtegun që ka për zemër, atë që do bëjë ky udhëheqës i madh pas 25 prillit. I është mbushur mendja se me A.D. dy do ia arrijë ta mundi kovidin. Mjafton vetëm entuziazmi i Bashës. Pas 25 prillit shqiptarët nuk do kenë më sytë nga qielli në kërkim të shpëtimit nga zoti i plotfuqishëm sepse Zotin do e zbresin në tokën e shqiponjave. Pra nuk do kemi më një zot qiellor, po një zot tokësor, një fuqi mbinatyrore që do jetë shpëtimtari ynë. Nga dita e zgjedhjeve në krye të punëve dhe në betejën anti virus, Zoti do jetë mes nesh. Do jetë Lulzim Basha dora vetë. Ndaj ta shtymë dhe ca javë. Të arrijmë deri atë ditë kur në tokën tone, mes nesh do zbresë i plotfuqishmi që do na shpëtojë nga pandemia. Një angazhim i jashtëzakonshëm ky që bëhet nga mendje të çartura nga ata që e matin veten me fuqitë e mbinatyrshme. Nuk mund të themi asgjë më shumë e më mirë, më qartë se fjalët e mjekut të paepur, Tritan Kalo për atë që sot e një vit bëjnë mjekët tanë kundër sëmundjes së kësaj kolere. Me të drejtë doktori deklaron, se breg grisurit, ata që na mbajtën në komunizëm pesëdhjetë vjet, sot bëjnë sikur janë engjëj që në realitet ndajnë pasuritë e pafundme të këtij vendi. Dhe doktor Tritani flet nga vija e zjarrit, atje ku mjekët e politikës, babaxhanët që u dhimbset populli futin hundët, duke përgojuar dhe zeruar tërë kontributin e armatës së madhe të profesionistëve, bluzave të bardha. Më troç se doktor Kalo nuk e thotë askush. Dhe ai ka moralin të përbuzë luftën e paskrupullt që i bëhet betejës së mjekëve dhe tërë atyre që i kanë vënë gjoksin përballimit të covidit që merr jetë njerëzore. Me të drejtë, doktor Tritan Kalo anatemon zhurmëmëdhenjtë, ata që u duket se kanë në dorë fatet njerëzore që përrallisin për mrekulli për punë që nuk i kanë bërë kurrë dhe shesin veten si heronj të kotësive, vetëm për të mashtruar popullin. Dhe bën paralelizmin më të spikatur duke u kujtuar shqiptarëve të vetmen armë që kanë në demokraci votën të cilën nuk duhet ta lëshojnë pa u menduar dhjetëra herë dhe nuk ka pse të joshen nga ata që jargaviten sikur kanë mbi supe hallet e këtij populli dhe vuajnë shpirtërisht se nuk i zë gjumi për numrin e të infektuarve dhe atyre që nuk ia dalin të fitojnë mbi vdekjen. Më mirë se kaq, më fortë se doktor Kalo që flet nga llogoret e betejës anti kovid, askush nuk mund të vërë gishtin mbi plagë. Ndaj në këtë përvjetor të pandemisë, jini vigjilentë nga këngët e sirenave të Odisesë që kërkojnë të mashtrojnë me zërat melodiozë. Dhe mos besoni që pas kësaj ditëfitoreje të supozuar, Zoti që është në qiell do na dorëzojë tek zotat në tokë, te Lulzim Basha, Meta, Monika, Mediu me shokë!