BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Opinion / Editorial

Deri sa të pranojnë se nuk kanë pranë qytetarin!

Deri sa të pranojnë se nuk kanë pranë qytetarin!

Nuk ka kauza që PD-ja e sotme të mos i fryjë dhe i shfryjë po vetë. Nuk ka një kauzë qoftë dhe të drejtë parimisht, që mos ta degradojë në qartësinë e shoqërisë shqiptare dhe pikërisht te qytetari shqiptar në mënyrë tragjikomedike. Është në filozofinë e sotme dhe djeshme e kësaj force politike, që të bëjë të pa mundurën që kauzat të duken qartësisht tragjikomedike në sy të qytetarit shqiptar! Kanë arritur në pikën groteske të shterrimit të "sugjestionit" politik me qytetarin shqiptar! Edhe dy kauzat e mëdha të tyre Tahiri dhe Xhafaj në një farë mënyre do të pësojnë "ultësirën" e filozofisë humbëse dhe tragjikisht folklorike të Lulzimit dhe pas tij babait shpirtëror të tij! Për fat të keq po kështu dhe disa prej të rinjve "tragjikomikë" që mundohen të bëjnë protagonistët e partisë në televizione dhe biseda kote mediatike! Nuk ka kauzë që mos ta mbështjellin me misterin e të dhënave të tyre të pa "kundërshtueshme të shtetit paralel". Vetëm kjo mënyrë e të paraqiturit të akuzës dhe provës në pjesën më të madhe të qytetarit normal shqiptar, përbën faktin nervangritës dhe ngjashmërisë me modelin e dikurshëm të "kontrollit punëtor" dhe 1200 lekshave të partisë në sigurim. Përdorimi i figurës së partisë demokratike si një lartësi hetimi dhe përndjekje, si zyrë (SHQUP) ku vijnë të dhëna të ciklit pistë hetimi SHISH dhe Ministri e Brendshme apo Prokurori, bëjnë që pjesa më e madhe e njerëzve, por kryesisht qytetari i mirë të neveritet! Një parti në demokraci që është prodhuese e siguruese, por dhe përdoruese e pistave të tilla të rezervuara për agjensi të specializuara, bëjnë që kjo neveri të kthehet në një nënqeshje ironie dhe në fund në përbuzje të plotë politike. Nuk e kuptojnë akoma individët atje që fabrikimi partiak dhe përdorimi i të dhënave të hetimit dhe të kualitetit shërbim sekret kudo në botë, përbën një shkelje të madhe të demokracisë! Akoma më tepër presin t’ju shtohen rradhët e "popullit" të revoltuar i cili pastaj të kryejë dhe rrëzimin e pushtetit në fuqi. Janë akoma në modelin e "revolucionit të tetorit" dhe nuk kanë faj, se nuk kanë mësuar asgjë më shumë se sa kaq, nga lideri i tyre shpirtëror në fuqi dhe nga marrëzia e liderit të hipur në fuqi që tashmë nuk ka më as fantazi demokratike dhe jo më demokraci në parti! Duken në turmën e tyre ku elementët spikatës përbëjnë dhe natyrën njerëzore më të pa indikuar të tërheqin njerëz mbas vetes. Po sjellin modelet e tyre të irrituar, por sigurisht atë që quajnë popull dhe sidomos qytetarin nuk e kanë me vete.Pse? Po sepse, po ta kishin me vete kauza do të ishte fuqi shpirtërore e qytetarit dhe ai sigurisht do të ishte me shumicën dërmuese i pranishëm dhe demostrues i vazhdueshëm pa nevojën për t’u thirrur.

Disa prej tyre bëjnë dhe analiza të ngushta ku habiten pse qytetarët nuk janë pranë tyre! Akuzojnë gjithçka në botë dhe ato që nuk janë pranë, duke akuzuar se "janë blerë dhe bindur Ramës dhe qeverisjes së tij të korruptuar"! Nuk ulen një herë të vetme të analizojnë, pse nuk kanë qytetarin pranë?! Mirë se e bëjnë popullin e tyre të shitur te "armiku" dhe kështu si arsyetim del se është një "burrë jo i mirë" pra pikërisht populli?! Por për më tepër, në arrogancën e tyre idiote të mos pasjes alternativë, nuk duan të pranojnë se qytetari shqiptar mund të mos jetë me Ramën, por është pothuaj në shumicë, kundra me ta?! Është kundra se janë arrogantë të mashtrimit politik të pushtetit në kërkim, kur je në faj! Akuzojnë ish komunistët se nuk kanë kërkuar një herë të falur për veprimet e tyre në diktaturë dhe harrojnë se demokratët (ata vetë) duhet të kërkojnë të falur me veprimet e të shëmtuara në demokraci! E qytetari e di se janë fajtorë për 7501, për firmat Piramidë, për ’97-tën në rrëzim të shtetit, për brutalitetin në ’98-tën, për megavjedhjet në infrastrukturë, për Gërdecin dhe për 21 janarin sa për të thënë disa faktorë të rëndësishëm. Të gjitha këto ngjarje kanë kryer më shumë vrasje se 45 vite diktaturë. Por në fund të fundit: Cilën kauzë të tyre kishin, që nuk ju rrëzua në kohë ose nuk ju shfry!?

Por unë po pyes se cilën reformë mbaruan vetë dhe që mund të krenohen?! Arsimin? Absolutisht jo, edhe pse ankohen sot për Nikollën. Reformën shëndetësore? Absolutisht jo dhe pse ankohen sot për mazhorancën. Reformën në drejtësi?! Jo vetëm jo, por u munduan të pengojnë sa mundën dhe në fund me presion të madh e kryen dhe sot ai që ishte në krye të reformës akuzohet për vëllain mafioz, i cili po shkon vetë në Itali. Drejtësinë në Shqipëri"mitomanë demokracie" e kanë përdhosur me metodat e tyre donkishoteske dhe folklorike, duke e mbushur me bashibozukë dhe injorantë mercenarë, por dhe pervers pasurimi të paligjshëm. Cili qytetar normal mund t’ju qëndrojnë pranë të tillë kaçakësh me fjalë të ashpra dhe punë të pakryera gjithë jetën e tyre. Dembelë të apasionur të punëve të mira dhe "vullnetar" të paepur të çmontimit të shtetit ligjor, deri në pikën pa kthim. Cilido që mund të vinte mbas tyre do të bënte diçka më mirë dhe sepse mund të ishte "trokë" nga idetë dhe fuqitë.

Një pjesë e dinë mirë se qytetarin nuk e kanë pranë tyre. E kanë të qartë, por nuk duan ta pranojnë dhe lidershipi i "madh" demokrat, i mban me injeksione të ndyta dhe pasigurta kauzash të humbura. Janë në fund të rrugës së pa drejtë si politike dhe ligjore dhe mendojnë se "të eci sa të eci" ngaqë ka mbaruar pothuaj gjithçka. "Kohës po i mbarohet koha" dhe ka disa ngjarje të mëdha që kjo shoqëri dhe qytetari shqiptar do të asistojë. Por me mbarimin e kohës dikush në lidershipin demokrat nuk do të jep llogari vetëm pse nuk është pjesë e kauzave qytetare dhe nuk ka qytetarin pranë, por dhe pse ka lënë vendin pa opozitë të besueshme dhe të mbështetur nga shumica e qytetarëve shqiptarë./ Nga Besi BEKTESHI