BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Opinion / Editorial

Desh u rrahëm me “Paron” për partitë e koalicionit

Desh u rrahëm me “Paron” për partitë e koalicionit

Përparimi, apo shkurt “Paro” mavria është fukara dhe kur them kështu është një i vuajtur i tejskajshëm. Me të kam qenë shok shkolle, por të mesmen nuk arriti ta mbaronte. Ju fut punës së bujqësisë, por në kohën e “Xhaxhit” se ç’vodhi nja 2 kv rrush për t’i bërë raki dhe për këtë akt të turpshëm e dënuan mavrimadhin, për përvetësim të pronës shoqërore. Mbas viteve të ashtuquajtura të demokracisë, ai mori triskën e te persekutuarit dhe po me atë triskë përfitoi dhe vëllai i tij i cili mbasi studioi dy vjet në “Plepat e Durrësit” u bë avokat i dëgjuar andej nga krahina jonë e Labërisë, por që vidhte e priste në të dy krahët në të majtë e në të djathtë, madje dhe në qendër. Për dy vjet dhe Parua, megjithëse kishte qenë tapë-topi në mësime, për çudinë e të gjithë neve shokëve të tij që e njihnim mirë e mbaroi të mesmen madje me rezultate të mira. Thuhej me humor se kur mësuesi i matematikës i kishte thënë vendose 5-n në katror, Parua kishte vizatuar një katror në dërrasën e zezë dhe brenda tij kishte futur 5 duke u bërë dhe objekt barsolete. Por ai ishte këmbëngulës dhe diplomimin tij e shikonte si një mundësi të madhe, nga ku mund ti hapej perspektiva dhe meqenëse kishte vuajtur për budallallëqet e tij, mendoi të vishej polic. Pikë së pari ai si polic do ishte shteti në fshat dhe së dyti përveç rrogës, duke qenë se i njihte gjithë kusarët dhe batakçinjtë e zonës që i kishte patur shokë, do të mund të futej në afera enigmatike për t’u bërë dhe ai “dikushi”...ndryshe e dinin vetë ata se ku do përfundonin! Vërtet atje nuk paguan a qira e as drita as ujë e as harxhim gazi, por ama diellin do e shikojë nëpërmjet hekurave të kryqëzuar. Le të zgjidhnin kë të dëshironin. Problemi i madh për të kishte qenë fakti se për sa kohë që ishte opozita në pushtet ai çkrifej, e ngrehosej, madje linte dhe mustaqe, por ama sa herë ajo binte nga pushteti, aq herë e zhvishnin fatziun Përparim i cili nuk pati një ditë të bardhë për të ecur përpara. Kjo do të thoshte se pamja e jashtme e tij njëkohësisht ishte dhe panoramë e shkurtër për fshatarët, por që shërbente dhe si një tregues se cila parti e kishte pushtetin që do të thoshte se nëse e shikonim Paron si kaçorr, doemos që në pushtet ishin demokratët me koalicionin e tyre, po ta shikoje pa uniformë e si ai kaposhi i vitit të ri pa pupla, do të thoshte se në pushtet kishin ardhur socialistët të cilët ia kishin marrë koburen, prangat, madje dhe shkopin, teksa Parua për çudinë e të gjithëve, çdo gjë mund ta jepte madje dhe uniformën që i binte aromë hashashi, por për qamet nuk e dorëzonte dhe s’kishte burrë t’ia merrte bilbilin, ngaqë i duhej për dhëntë. I kishte marrë inat socialistët, sepse ata jo që nuk e kishin një nderim të tyre, psh sikurse e bënte PD-ja me dy gishta e hapur lart duke formuar germën “V”, apo zogistët që përthyenin dorën në mes të barkut sikur t’i kishte zënë diarreja, por ata or vëlla dhe pse ishin bij e nipër të atyre që kishin zbritur nga malet, nuk nderonin as me grusht, vetëm se të lëshonin një buzëqeshje, po ec e ta kuptoje atë buzëqeshje, nëse ishte buzëqeshje me tërë mend, apo ta kishin me të kredhur dhe ishte nënqeshje e hidhur?! Pikërisht për këtë gjë, ai ishte bërë tejet nervoz dhe më patën thënë se ai shante mbarë e mbrapsht, grindej me këdo, mallkonte dhe përdorte një fjalor sa vulgar aq dhe banal. Një miku im më tha se Parua, më parë nuk kishte qenë ashtu, por qëkurse ai kishte lexuar “Mërgatën e qyqeve” i kishte pëlqyer shumë personazhi Hisan Maçi, i cili në çdo bisedë të nervozuar përdorte “çibukun” e tij, për sharje duke akuzuar komunistët për çdo gjë që ai nuk dakordësohej. Që nga ai moment Paros i ishte shtuar dhe më shumë mllefi antikomunist, bile aq shumë, sa që dhe një pallat po të ishte ngritur në kohën e Enverit, ai duhej shembur me çdo kusht se vetëm ashtu do çrrënjosej komunizmi. Madje diku kishte thënë që dhe flamurin kombëtar ta bënin blu me shqiponjë të bardhë, por mund të ishin dhe llafe boshe për të përdhosur figurën e Paros. Këto edhe mund të mos i besoja po të qe se nuk do ishim bërë të dy ne objekt i një sherri të madh. Ndodhi që e takova rastësisht ashtu të dobët e të drobitur, as pesëdhjetë kile burrë. Unë sigurisht që nuk kisha komplekse ndaj dhe u ulëm për një kafe. Në bisedë sipër, ashtu sikurse e kemi ne zakon që mbas përshëndetjeve të përzemërta dashamirëse e gjithë mall u hodhën në politikë.

- Po ti kë do votosh më tha Parua - se unë do votoj të djathtën e bashkuar. Kur unë i thashë se do votoj PKSH-në, ai shqeu sytë dhe për t’u bindur më tha: - Si është e mundur? Ti ore komunist qelbanik, bir bushtre, ti dashke plumbin ballit, enverist i qelbur, të martofsha plakën në piramidë të kufirit, qen bir qeni, maskara kaluar maskarenjve 400 breza, po ju keni hak, se nuk ju çuam në litar e në hanxhar, ju pjellë e keqe e diktaturës më të egër të botës, ti naziskin i lindur që livadhis ndaj dhe bilbilos kështu për atë parti që mua më nxiu jetën... - Sepse ti vodhe- e ndërpreva dhe ia ktheva i rebeluar, madje sherri në tavolinë tërhoqi vëmendjen dhe të publikut e që sigurisht dikush kishte lajmëruar policinë se unë me Paron kishim prishur qetësinë publike. E them këtë sepse aty menjëherë me sirena takuar u gjend një makinë policie të cilët si me porosi na morën pa na pyetur fare na ulën në sediljen e prapme dhe hetimin na e bënë rrugës.

- Hë djema si do e zgjidhim këtë punë - na pyeti njëri dhe pa pritur aspak përgjigjen vazhdoi: Doni disa ditë në qeli apoooooo...?! Parua që ja dinte vlerën qelisë i bërë si pulë e lagur ua ktheu: Aman jo, në qeli jo. - Epooooo nderi shpërblehet me nder ja ktheu ai që rrinte në vendin e parë pa e kthyer aspak kokën, teksa dhe unë ndjeva një goditje të lehtë me bërryl nga Parua, por që ishte e kotë, sepse unë nuk e kuptoja se ç’donte të thoshte me atë sinjal, po të mos ma shpjegonte lehtë në vesh: Hidhu se unë s’kam kokërr leku. Sigurisht që pagova unë të gjitha dhe për Paron, paçka se ai më ishte betuar se do më jepte ballit gjysmën e lekut. Kur zbritëm vetëm sa e përshëndeta, por në largim sipër po mendoja, po ky vëllai i tij avokat, a mendon për vëllanë tjetër, apo mos vallë janë dy persona krejt të panjohur me njëri-tjetrin, pra dhe pse vëllezër, janë përfaqësues të dy klasave të ndryshme? Me të vërtetë si është mundur që një i varfër të votojë ekstremin e djathtë apo dhe partitë pseudo “të majta”? Nuk e kuptojnë se kapitalizmi është një dhe i bashkuar? Ndërkohë, nuk di pse mu kujtua krahasimi që Lenini u bënte këtyre situatave analoge kur partitë e borgjezisë, të cilat qëndronin në krye të masave duke i nanurisur ato me slogane e premtime marramendëse e duke zbukuruar situatën me “Kalidoskop” gjithfarë ngjyrash deklaronte: Ja këto janë “Partitë borgjeze, fatkeqësisht të proletariatit”!

Shënim: Rastësia e emrave që mund të përkojë, nuk ka të bëjë aspak me personazhe realë.