BREAKING NEWS

“Meta si oktapodi”, shpërthen Frrok Çupi dhe lëshon paralajmërimin ‘bombë’ për Presidentin: Çështja e floririt do të...

“Meta si oktapodi”, shpërthen Frrok Çupi dhe lëshon
x

Opinion / Editorial

Dëshmorët, ajka e atdhetarisë

Dëshmorët, ajka e atdhetarisë

Kur flasim apo shkruajmë për dëshmorët e LANÇ-it, na ngacmojnë një varg margaritar kujtimesh! Binte dëshmori, partizanëve u pikonte në zemër! Për dëshmorin në këmbë dhe në këngë: “Hakmarrje rini, dëshmori po thërret”! Dhe shpërthenin armët: ia merrte belgjiku, ia kthente automatiku. Ia hidhte mauzeri, iso maliheri! Iso dhe shkëmbinjtë. Krenari e ligjshme! Nga heroizmi i dëshmorit tundej dheu, çlirohej Atdheu. Krenaria për dëshmorët karakterizon gjithë atdhetarët e vërtetë: për madhështinë e tyre, shtylla qendrore e florinjtë njëzetekatër karatë! Dhe floriri shkëlqen mbi dhè e nën dhè. Yjet në qiell duken e “zhduken”, dëshmorët janë yje që kurrë nuk shuhen! I kemi kudo që jemi: në familje, në punë, me shokë, kurdoherë si në tribunën e nderit. Me gjuhën e popullit: “Në krye, flamur lirie. Të qeshur, pallëzhveshur. Zjarr e hekur, nëpër shekuj! O moj Tokë, që i mban në gji, mos ua prish atë bukuri! Emër për emër, i kemi në zemër”! Sot na duhet patjetër modeli i shkëlqyer i dëshmorëve, që janë kulmi i atdhetarisë, ajka e trimërisë, maja e maleve. Kanë ardhur kohë që virtyte të bardha të kthehen në vese të zeza, që dëshmori të quhet kriminel e krimineli dëshmor! Dekorohen ballistë e diversantë e fajtori shpallet personalitet i shquar i Labërisë (?!). Ne veteranët dhe pasardhësit, familjet e dëshmorëve, invalidët e pasardhësit, jemi të patundur si malet. Kemi një çelës të artë: gërmojnë në karakterin e shëndoshë të dëshmorëve, zbulojnë virtytet e tyre për brumosjen e brezave të rinj! Bëmë baba, të të ngjaj! Kush më mirë se bashkëluftëtarët mund të flasin e të shkruajnë për dëshmorët? Kush më mirë mund të tregojë pse dhe si binin ata? Të mos lodhemi kurrë duke folur, shkruar e lexuar për ta! “Ka njerëz që u ngjajnë këngëve, emri i të cilëve kalon gojë më gojë, po vjen një ditë që nuk përmenden. Kurse dëshmorët janë të gjallë, janë në ballë: rrezatojnë, frymëzojnë, edukojnë! I përfytyrojmë: na duket sikur i shohim sot ato pesë vajza trime, që varën në litar nazisto-ballistët! Sikur e shohim sot pionierin hero Met Hasa, që me trupin e tij mbuloi tytën e mitralozit gjerman! Sikur e shohim sot dibranen Rukie Barçi, që prindërit e lanë 4 vjeç e ajo u rrit shërbëtore në të tjerë, u bë 17 vjeç, doli partizane dhe ra duke luftuar në Kashar. Nga jeta, vepra dhe gjaku i dëshmorëve thithim: atdhetari, trimëri, besnikëri, vendosmëri, fisnikëri, ndershmëri, pastërti shpirtërore. Lum si ne që punojmë për lavdinë e tyre. S’ka nder më të madh! Përvojën e kemi. Me veprimtari masive: të bukura, të larmishme, cilësore, mbresëlënëse, atdhetare! I pamë këto të mira shpirtërore edhe në dy takime që u zhvilluan: njëra në Çorovodë, për 100-vjetorin e vitlindjes se dëshmorëve të qarkut Berat, tjetra në Elbasan, në 90 vjetorin e vitlindjes së dëshmorëve të këtij qarku. Prushi i atdhedashurisë së dëshmorëve vazhdon i ndezur. Mjafton shkrepësja jonë, puna jonë që ky zjarr të shkojë në qiell e në flakët e tij të digjet kush mohon gjakun e tyre! S’ka shigjetë blu që e sfidon këtë gjak! Janë ata, pa jemi ne. Përulemi në gjunjë me nderim para dëshmorëve!