BREAKING NEWS

Ish-kryeministri e akuzoi si të shitur te Balla, reagon ashpër Bardhi: Po poshtëron veten, ka përdorur pushtetin për të rritur zerot në llogarinë e tij, shpif për këdo që...

Ish-kryeministri e akuzoi si të shitur te Balla, reagon ashpër Bardhi:
x
BREAKING NEWS

“Ish-kryetarit i vinin mesazhe dhe s’përmendte emrin e kundërshtarit”, Sali Berisha nuk harron të sulmoj Bashën: U angazhua për llogari të...

“Ish-kryetarit i vinin mesazhe dhe s’përmendte emrin e
x
BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë informon qytetarët: Si paraqitet situata epidemiologjike në Shqipëri në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë informon qytetarët: Si paraqitet
x
BREAKING NEWS

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja, sa do të shitet litri i naftës, benzinës dhe gazit

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja, sa do të shitet
x
BREAKING NEWS

Agron Duka dhe Fatmir Mediu propozuan emrin e tij për President të ardhshëm, reagon Dash Shehi: Të gjitha mbeten manovra politike

Agron Duka dhe Fatmir Mediu propozuan emrin e tij për President të
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama i zhgënjyer nga largimi i Dybala-s: Po të isha kryeministër i Italisë do e bëja Chiellinin ministër

Kryeministri Rama i zhgënjyer nga largimi i Dybala-s: Po të isha
x
BREAKING NEWS

Qeveria merr vendimin e rëndësishëm për federatat sportive dhe sportistët elitarë

Qeveria merr vendimin e rëndësishëm për federatat sportive
x
BREAKING NEWS

Aksident i rëndë/ Makina përmbyset në kanal, plagosen dy persona, dërgohen me urgjencë te Trauma

Aksident i rëndë/ Makina përmbyset në kanal, plagosen dy
x

Opinion / Editorial

Dëshmorët dhe Qemal Stafa

Dëshmorët dhe Qemal Stafa

Rinia në luftë për çlirim

Më 5 maj 1942 në Tiranë u vra nga fashistët italianë udhëheqësi i rinisë Qemal Stafa. Ky vit është 80 vjetori i rënies heroike të këtij të riu revolucionar që në moshë të re dha gjakun për lirinë e vendit të tij. Ishte Qemal Stafa dhe plot të rinj të tjerë shqiptarë që kur zëri i atdheut që rënkonte nën pushtimin fashist, ngriti zërin e fuqishëm dhe u bashkua në lëvizjen e madhe të kohës, që quhej antifashizëm, jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë Europën e civilizuar.

Ishte lëvizja antifashiste që bëri bashkimin e forcave përparimtare të botës, pavarësisht regjimeve të tyre komunist apo borgjez, për t’u bashkuar në koalicionin e madh botëror, për luftë kundër të keqes së madhe që po përparonte me shpejtësi në zemër të Europës, siç ishte nazi-fashizmi.

Këtë lëvizje më shumë se kushdo e përkrahu edhe rinia shqiptare, e cila u vendos në ballë të lëvizjes, në ballë të luftës, duke filluar që nga njësitet guerile, për të mbushur më të rinj radhët e njësive të ushtrisë partizane. Rinia e të gjitha profesioneve, punëtorë dhe fshatarë, nxënës dhe student, inteligjenca përparimtare e kohës e përkrahu fuqishëm këtë lëvizje të madhe, e përkrahu dhe populli i vuajtur shqiptar, po thuaj se shumica e shqiptarëve. Populli së bashku me të rinjtë dhe organizatat politike që u krijuan në kohën e Luftës së Dytë Botërore, ishin luftë, por në këndvështrime të ndryshme. Lufta nisi dhe bitisi me fitoren e madhe të popullit, pasi ai iu qep nga pas bijve më të mirë, ata që veten e quanin partizanë, antifashistë dhe komunistë.

Ranë në këtë luftë, jo pak, por shumë, shumë 28.000 mijë dëshmorë vaditë tokën shqiptare, por dhe tokën e Kosovës dhe të ish-Jugosllavisë, si ndihmë e lëvizjes dhe të kontributit në aleancën e madhe të drejtuar nga SHBA-Angli-BS.

Vlerësimi për dëshmorët në kohën e socializmit...

Kontributi i gjakut të derdhur nga qeveria e Enver Hoxhës, pas çlirimit të vendit u nderuar dhe u vlerësua për familjet e dëshmorëve. Shteti monist nxori ligje dhe sanksionoi vendin dhe figurën e dëshmorit të dëshmorit të Atdheut. Kudo në të gjithë vendin figura e dëshmorit u vlerësua, u ngritën simbole të tyre, si vendprehjet e dëshmorëve në 36 grup varrezash në të gjithë Shqipërinë. U bënë përmendore dhe lapidarë, ku luftëtarët dhe partizanët shkruan faqe heroizmi dhe derdhën gjakun për lirinë e vendit. U vendosën pllaka përkujtimore në nderim të kësaj lufte dhe të njerëzve që u gjendën në ballë të saj. U ngritën dhe buste për heronj dhe dëshmorë, u bënë shtëpi muze dhe muzeume të kësaj lufte të madhe. Shumë institucione, shkolla, rrugë dhe fshatra morë emrin e dëshmorëve, për t’i nderuar dhe përkujtuar për veprën e tyre heroike.

Nderim për të rënët në luftë, por dhe për sakrificat e patriotëve, atdhetarëve, rilindasve dhe kapedanëve të çetave patriotike, u bënë vlerësime dhe u shpallën dëshmorë. Nderimi për ta mori vulën e një populli të tërë dhe figura e tyre u zmadhua e nuk u hodh një njollë mbi veprën e tyre heroike. Vlerësimi dhe qëndrimi ndaj dëshmorëve, ndaj simboleve të tyre ishte për t’u admiruar.

Për të gjitha këto simbole të ngritura nga populli shqiptar, midis tërë halleve dhe problemeve të shumta shoqërore dhe ekonomike të kohës, u tregua kujdes dhe vëmendje nga organet e pushtetit për t’i ruajtur dhe mirëmbajtur, për t’u lënë brezave historinë e tyre dhe të luftës së bërë për liri dhe çlirim të vendit.

Në kohën e demokracisë dhe të sharjeve politike...

Por me ardhjen e lirisë së fjalës, simboli i dëshmorit, pavarësisht se u bënë ligje për atatusin e Dëshmorit të Atdheut, u katandis në gjendjen më të mjeruar. U arrit deri aty sa mbi varret e dëshmorëve u vendos dora për shkatërrim.

Dhe sot që po shkruajmë fatkeqësisht monumentet e brigadave sulmuese, të betejave historike, të bustet të dëshmorëve dhe të heronjve të saj, buste që u ngritën në monizëm, paraqesin një pamje të shëmtuar të dhunimit të një epoke plot lavdi. Vallë e shikojnë këtë gjendje të tyre forcat politike që kurrë nuk u drejtohen për t’i parë dhe vendosur një lule apo të t’i rregulluar dhe kthyer në identitetin e tyre si bota e përparuar dhe e civilizuar. Opozita e sotme dhe pinjollët e atyre që ikën nga gryka e pushkës partizane, sot priten me lule dhe me kurora.

Qeveritë e majta dhe të djathta në këto 30 vite nuk morën mundimin t’i shtonin përmendoret e lapidarët, por i rrënuan më shumë gjurmët e një kujtese të lënduar për hakmarrje politike. Turp për të gjitha forcat politike që kërkojnë të vijnë në pushtet e që janë në pushtet, duhet ti respektojnë e nderojnë dhe jo t’u hedhin gjemba dhe driza veprës së tyre. Populli shikon dhe dëgjon... Në këto vite të demokracisë u përbaltën heronj dhe dëshmorë, pati një shkatërrim të simboleve të tyre, dhe kujt nuk i hyri gjembi në këmbë. Shumë institucioneve, shkollave dhe rrugëve ju hoqën emrat e dëshmorëve dhe u zëvendësuan me emra që e kishin shitur me kohë Shqipërinë. U luajt shumë me emrat e vendosura të dëshmorëve dhe ky është një mallkim i madh që do ta vuajmë në jetë. Shumë mirë, le të vendosin emra të tjerë, por le të ngrenë objekte të reja dhe të vendosin emrat e tyre, por jo të heqin emrat e atyre që dhanë jetën për liri dhe çlirim. Në këtë drejtim nuk u gjykua asnjëherë drejt dhe me përgjegjësi, por dhe kështu vazhdon edhe sot të veprohet nga pushteti. Sa herë që vijnë festat e nëntorit të madh, por dhe dita e dëshmorëve, fillon një zhurmë dhe sherr i madh sa që gati është për të plasur lufta. Forca të caktuara politike edhe sot, ata që u rreshtuan në pushtuesin dhe këtë e thonë sot vetë pushtuesit, kërkon të vendosë në piedestal tradhtarë dhe kolaboracionist, por historia është bërë dhe shkruar një herë, ajo nuk mund të shkruhet dhe bëhet si u do qejfi disave politikanëve, tradhtarët janë tradhtarë dhe partizanët janë fitimtar. Në ditën e dëshmorëve nderohen të gjithë ata që dhënë jetën për një Shqipëri pa pushtues të huaj, por dhe të gjithë dëshmorët e tjerë që kanë rënë dhe kanë sakrifikuar për popullin shqiptar. Ende dhe sot forca të caktuara politike kërkojnë që të mos nderohen dëshmorët e luftës partizane dhe dëshmorët e tjerë të Atdheut, si dhe në programet politike të tyre nuk thuhet një fjalë për nderimin e traditave patriotike të popullit shqiptar në shekuj.

Dëshmorët nuk nderohen në rrugë...

Në këto vite të demokracisë kanë rënë dëshmorë, në luftë kundër krimit të organizuar, në misione paqeruajtëse, në luftë për mbrojtjen e jetës së njerëzve dhe të pronës, në krye të detyrës, në ushtri dhe në polici, por dhe në manifestime e demonstrata të organizuara nga forcat politike, sipas ligjeve në fuqi. Ende është për të ardhur keq që këtë dëshmorë të Atdheut të nderohen në rrugë, kur për ta mund të ishin ngritur memorialë ku të vendoseshin karafilat e kuq. Akoma më keq që trupat e tyre duhet të ishin vendosur në varrezat e dëshmorëve dhe jo të lihen në varrezat publike. Nuk mund të nderohet dëshmori në rrugë, për ta ligji i ka përcaktuar të gjitha detyrimet që ka pushteti dhe shoqëria për vlerësimin e figurës së tyre. Ka ardhur koha që në vitin e Qemal Stafës, të 80 vjetorit të rënies të tij, të ketë një përkujdesje më të madhe si nga pushteti qendror, por dhe nga bashkitë e vendit. Kërkohet një lëvizje e madhe dhe nga Organizata e Dëshmorëve dhe Organizata e Veteranëve, për të qenë në krye të veprimtarive, për të nderuar me të gjitha format dhe mënyrat që jep ligji figurën e dëshmorit.

Ky vit për Tiranën që është dhe kryeqyteti i rinisë evropiane, duhet që në këtë drejtim të synohet në rregullimin e të gjithë busteve, pllakateve murale të kujtesës, lapidarëve dhe rrugëve me emrat e dëshmorëve, të pajisjes së muzeve me relikte të dëshmorëve, por dhe me botime të jetës dhe veprimtarisë së tyre. Kudo në të gjithë vendin nderimi për të rënë, por sidomos për të rënët gjatë vitit 1942, ku mjaft dëshmorë dhe heronj ranë në lulen e rinisë, duhen respektuar dhe duhen vendosur në piedestalin e lirisë për të mos u cenuar kurrë nga kushdo në jetë të jetëve.