BREAKING NEWS

“Më tha shtyhu pas dhe nxori armën...”/ Efektivi zbulon se çfarë ndodhi mes Ludian Zaimit dhe Çaush Saliasit para vrasjes

“Më tha shtyhu pas dhe nxori armën...”/ Efektivi zbulon se
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama i jep postin e rëndësishëm ish-deputetes Vasilika Hysi

Kryeministri Rama i jep postin e rëndësishëm ish-deputetes
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama bën ndryshime të rëndësishme në qeveri

Kryeministri Rama bën ndryshime të rëndësishme në
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron arrestimin e gjyqtarit të njohur, ja çfarë e ka fundosur

Spartak Ngjela paralajmëron arrestimin e gjyqtarit të njohur, ja
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet për kreun e PD-së/ Komisioni hap kutitë e votimit, sa vota morën Berisha dhe Elezi

Zgjedhjet për kreun e PD-së/ Komisioni hap kutitë e votimit, sa
x
BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ Vjen lajmi i mirë nga Infektivi, boshatiset spitali

Covid-19 në Shqipëri/ Vjen lajmi i mirë nga Infektivi, boshatiset
x
BREAKING NEWS

I mituri plagoset me armë zjarri, niset me helikopter drejt Tiranës

I mituri plagoset me armë zjarri, niset me helikopter drejt Tiranës
x
BREAKING NEWS

“Është e dhimbshme që të hapësh ekranin dhe pas 30 vitesh të shohësh...”/ Deklarata e fortë e Robert Papës: Edi Rama nuk do të e jap këtë të drejtë nëse vërteton që...

“Është e dhimbshme që të hapësh ekranin dhe pas
x

Opinion / Editorial

Dështim me 5 nga 6 presidentë?!

Dështim me 5 nga 6 presidentë?!

Mirëdihet që Presidenti i çdo shteti demokratik është një figurë detyra e të cilit është të mbajë ekuilibrin midis palëve. Përgjithësisht përzgjidhen njerëz me përvojë, të ekuilibruar dhe të qetë. Në shumë vende, midis të cilëve po përmend SHBA-në, Francën  si dhe gjitonen tonë, Maqedoninë e Veriut, Presidenti zgjidhet direkt me votim nga populli. Partitë e ndryshme paraqisin kandidatët e tyre. Mund të mos mungojnë edhe kandidatë të pavarur. Populli vendos. Për këtë arsye detyrimin këta lloj presidentësh e kanë ndaj popullit jo aq sa ndaj partive të tyre që i kandiduan. Në vend që ne të ndiqnim këtë praktikë, kur u rrëzua PPSH-ja, ligjëbërësit tanë të PD,PS,PSD,PR-së zgjodhën variantin më të keq. Zgjedhjen e Presidentit ia lanë në dorë Kuvendit. Kjo do të thoshte që partia në pushtet do të kishte edhe Presidentin. Ku ishim? Erdhëm si në diktaturë ku Ramiz Alia zyrtarisht ishte edhe i pari i partisë dhe i pari i Shqipërisë. Nuk jam i gabuar, sepse Presidenti i parë postkomunist i Shqipërisë u zgjodh Sali Berisha, që ishte dhe ka mbetur edhe deri sot kryetari i PD-së?! Se si mund të mbante ekuilibrin ai, një Zot e di! Berisha ishte një antipod i mbajtjes së ekuilibrit. Doemos kështu nuk do të ishte mirë të vazhdohej. Për këtë u bindën edhe perëndimorët që na mbështesnin, sese pas Berishës po një lider partiak u emërua President. Ishte Prof. doktor Rexhep Mejdani, sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste. Sado i nderuar që ishte dhe është Profesor Mejdani, 100 për qind besim te ai kishin vetëm socialistët. Populli tjetër i shikonte me mëdyshje veprimet e tij që s'kishin si të ishin 100 përqind neutrale. Duhet thënë, se në krahasim me modelin e keq Berisha, modeli Meidani ishte shumë më i pranueshëm. Për të dalë nga ngërçi që partia fituese të kishte edhe Presidencën, Perëndimorët me shumë të drejtë ''bindën'' politikanët e mbrapshtë shqiptarë që postin e Presidentit ta zgjidhnin me konsensus. Bukur fare! Po për ç'mirëkuptim mund të bëhet fjalë për politikanët shqiptarë që duan ta shqyejnë për së gjalli njeri tjetrin dhe nuk ngopen?! Po e ilustroj këtë të vërtetë me replikat anti njerëzore dhe anti edukatë midis Berishës dhe Ramës, midis Metës dhe Ramës, midis Bashës dhe Ramës ose edhe replikat bajate të politikanëve të tjerë të të trija palëve. Aq  të ''dashuruar'' pas konsensusit janë ata sa Monika Kryemadhi, gruajua e Presidentit, në mes të Kuvendit qëlloi me këpucë kryeministrin Rama?! Ec e gjeje mirëkuptimin midis këtyre njerëzve?! Mund të shtoja pa frikë:alabakëve.

Ç'është e vërteta dhe e drejta duhet thënë se konsensusi  ishte sukses i madh vetëm me rastin e  zgjedhjes si President i zotit Alfred Moisiu. Një nga dy arsyet kryseore të këtij suksesi është se Moisiu kishte qenë oficer i lartë i PPSH-së. Ati i tij, Gjeneral Spiro Moisiu, kishte qenë edhe Komandant i Ushtrisë Nacional Çlirimtare. Me rrënjë e me degë ai ishte i majtë. Nga ana tjetër, me që koha evoluoi, ai nga PD-ja u emërua Ministër i Mbrojtjes. Pra, Alfred Moisiu u takonte të dy kahjeve të kundërta të spektrit tonë politik. Arsyeja tjetër me shumë rëndësi është karakteri i tij burrëror. Si njeri i ndershëm dhe i ndërgjegjshëm  që është, detyrën për të mbajtur ekuilibrin pa anësi midis dy bajlozëve ai e zbatoi me sukses. Kjo ishte arsyeja që në fund të mandatit as PD-ja  dhe as PS-ja nuk deshën që ai të riemërohej. Ai nuk kishte mbajtur anën e asnjerit. Të dy palët nuk e dëshironin më. Ky mohim kategorik i vlerësimit të punës së njeriut të ndershëm ia rrit edhe më shumë vlerat zotit Moisiu.

        Pas tij nuk mund të them se pati konsensus kur President Sali Berisha emëroi Bamir Topin që ishte zëri numër dy i Partisë Demokratike. Socialistët jo e jo, po edhe populli neutral i etur për qetësi, drejtësi e ndershmëri, nuk shpresonte se zoti Topi mund të ishte neutral. Nuk besonte se nuk kishte për t'i anuar kërraba nga partia e tij. Mirëpo kur po zhvillohej demonstrata e 21 njanarit  ndodhi një e papritur. Berisha u konfliktua me Presidentin, sepse Bamiri nuk plotësoi  urdhërin e tij. E quajti të paligjshëm. Kaq u desh që Bamir Topi të bëhej lanet nga doktori dhe ta konsideronte si armik aq sa Topi, pas Presidencës, nuk u kthye më në PD. Vetëkuptohet se pas këtij konflikti askush nuk mund të mendonte se Presidenti po mbante anën e PD-së. Edhe pse i djathtë ,për momentin ai nuk i takonte realisht asnjë partie.

Nuk mund të themi se Presidenti Bujar Nishani, ish Ministër i Brendshëm i PD-së, ishte fryt i një konsensusi. Ai ishte dhe mbeti besnik i Sali Berishës aq sa  mbështeti edhe protestuesit e PD-së  që ngritën krye pse po zbukurohej dhe modernizohej parku i Liqenit Artificial të Tiranës!? Edhe ai, hajde të themi se mund të pranohet, deri sa pas tij, Ilir Meta si President është një skandal më vehte. Si mund të jetë mbi palët një President kur bashkëshortja e tij është opozitarja më e flaktë që frymëzonte anëtarësinë e LSI-së deri për të përmbysur qeverinë!? Demonstratat paqësore të opozitës ku kërcisnin bombat molotov, digjeshin makinat e sulmohej kryeministria, populli nuk mund t'i harrojë. Jo vetëm kaq. Presidenti Meta u bë palë me opozitën duke e quajtur qeverinë të uzurpuar nga gangsterë dhe hajdutë. Me pathos revolucionar si komunist që ka qenë ky President ftoi i bëri thirrje popullit të rrëmbejë sfurqet e ç'të kishte për të mbrojtur votën që mund t'ia vidhnin gangsterët e qeverisë!? Pse Gjykata Kushtetuese nuk e pa të arsyeshme që ai të shkarkohej, kjo nuk do të thotë se Ilir Meta është një President normal. Përkundrazi ai është një President 100 përqind partiak dhe anormal, prandaj dhe nuk ka dashur ( jo se nuk e di) të qendrojë mbi palët.

 Gabimin për të caktuar një president partiak PS-ja, pra vetë Rama e bëri dhe dy tre javë më parë kur elitës së socialistëve u kërkoi të propozonin secili nga 3 emra për President. Siç edhe ka dalë në shtyp, të tërë të votuarit janë socialistë, duke filluar nga Nano, Ruci, Rama, Server Pëllumbi, etj. Pra, i njëjti avaz alla Glorius Romana?! Çuditërisht, është për t'u përgëzuar po Rama që disa ditë më parë hoqi dorë nga ai votim! Në një intervistë televizive ai tha i sigurtë dhe i vendosur që Presidenti nuk ka për të qenë nga Partia Socialiste?! Kthesë 180 gradëshe?! Zoti Kryeministër dhe Kryetar i PS-së Pavarësisht nëse është evoluim i juaji apo ka ndikuar Juri Kim dhe Europa te ju, vendimi juaj është për t'u përgëzuar. Është një rreze drite në qiellin gri. Po ,me që arritët deri në këtë stad, që vullnetarisht partia në pushtet të heqë dorë nga emërimi i Presidentit, do t'ju lutesha (besoj këtë kërkon dhe populli) që qysh tani të nisni punën për hartimin e legjislacionit përkatës që Presidenti të zgjidhet nga populli. Do t'u jepet zgjidhje një herë e mirë pazareve të pista e të prapshta partiake që janë bërë deri tani për këtë post. Ju që i drejtoheni popullit për shumë probleme, jepini atij të drejtën të vendosi edhe për Presidentin e vet. Të jeni të bindur se populli nuk ka për të votuar njerëz si Berisha, Basha, Meta apo të tjerë titullarë të spikatur partish. Të jeni i sigurt se midis të këqinjve (edhe po të jenë të tillë) populli ka për të zgjedhur më të mirin. Ai më i miri nuk ka për të qenë kurrë shëmbëlltyrë e presidentëve më të këqinj që kemi patur këta 30 vjet. Mjaft më me Presidentët që emërohen nga partitë tona të korruptuara!  Duke hartuar ligjin që Presidenti të zgjidhet nga populli ju keni për të mbetur në histori ashtu si për aeroportin e Vlorës, për aeroportin e Kukësit, për tunelin e Llogarasë, për spitalin e Fierit dhuratë nga Er Dogani, për informatizimin e Shqipërisë , për planin që keni shpalosur për Skavicën...