BREAKING NEWS

“Ku je SPAK? Pse nuk e çon deri në fund këtë dosje”/ Taulant Balla shpërthen ndaj Sali Berishës e familjarëve të tij dhe nuk lë gjë pa nxjerrë: Pastrim parash me...

“Ku je SPAK? Pse nuk e çon deri në fund këtë
x
BREAKING NEWS

Artan Hoxha tha se mund të jetë vrarë, ‘ringjallet’ Talo Çela dhe bën këtë lëvizje nga arratia, Klodiana Lala jep detaje

Artan Hoxha tha se mund të jetë vrarë, ‘ringjallet’
x
BREAKING NEWS

Shpërthim i fuqishëm pranë një karburanti në Shkozet, dyshohet për të lënduar

Shpërthim i fuqishëm pranë një karburanti në Shkozet,
x
BREAKING NEWS

Prej më shumë se 3 dekadash në sistemin e drejtësisë, KPK shkarkon nga detyra prokuroren e njohur (EMRI)

Prej më shumë se 3 dekadash në sistemin e drejtësisë,
x
BREAKING NEWS

SPAK një tjetër goditje të fuqishme/ Nis hetimet pasurore për 32 emrat 'VIP' që bënë bujë në mega-operacionin, në “sitë” llogaritë bankare dhe pronat e paluajtshme

SPAK një tjetër goditje të fuqishme/  Nis hetimet pasurore
x
BREAKING NEWS

Digjet raundi i dytë/ Mbledhja në Komisionin e Ligjeve për zgjedhjen e Presidentit të ri zgjat vetëm 3 minuta, ja çfarë pritet të ndodhë sot në orën 18:00

Digjet raundi i dytë/ Mbledhja në Komisionin e Ligjeve për
x
BREAKING NEWS

‘Bomba’ e Arian Çanit, zbulon lëvizjen e papritur që do bëjë kryeministri Rama shumë shpejt: Nuk e ka lënë me kaq

‘Bomba’ e Arian Çanit, zbulon lëvizjen e papritur
x
BREAKING NEWS

Avokati i PD Indrit Sefa sqaron detajet se si Berisha e ka humbur në gjykatë PD-në, ja çfarë do ndodhë me “Foltoren” pas gjykimit të Apelit

Avokati i PD Indrit Sefa sqaron detajet se si Berisha e ka humbur në
x

Opinion / Editorial

Dështimi i “sovranizmit populist” fshehur mbas konservatorizmit si ide e Steve Bannon aktruar në 8 janar!

Dështimi i “sovranizmit populist” fshehur mbas konservatorizmit

Në tetor të 2021-shit, u bë bujë e madhe me një lajm të zonjës Angelakis ose Kokalari, por që nga burri grek kështu njihet më mirë në rrethet e “sovranistëve populistë” dhe miq politikë të ideve të Steve Bannon dhe ish presidentit Trump. Evi Kokalari ose “këshilltarja” e famshme amerikano shqiptare e Berishës, shpallte se do ti bënte një intervistë zotit Bannon e cila do të shfaqej në një TV shqiptar.  Por Shqiptarja Amerikane me burrin grek ose zonja Angelakis Kokalari, mbas një muaji pa arrestimin dhe akuzën e “sovranistit e ideologut” të politikave ksenofove anti hebrehe, anti muslimane dhe raciste, por pro naziste dhe ksenofobe që është ish këshilltari i ish presidentit Trump. Dalja e Angelakis në krah të Berishës, kur ajo nuk kishte një ditë kontribute në PD, kur nuk ishte as në forume dhe as që njihte njeri në parti dhe dalja e teorisë së kthimit të PD-së nën drejtimin e Berishës në “Parti Konservatore” janë jo thjesht idetë e saj, por goma  e fundit e shpëtimit të Berishës nga ish sekretar partie komunist në sovranist dhe medemek konservator. Këto marrëzi vinin si propozime shpëtimi nga USA dhe sigurisht jo kaq shumë nga konservatorët, por nga fushatat dhe pesha e Bannon brenda fuqisë poluliste sovraniste dhe ksenofobe të konservatorëve amerikanë dhe njerëzve që tashmë me anën e Presidenti Trump treguan me sulmin mbi Capitol Hill se kush janë. Në fakt ata ishin dhe janë imitues të Berishës (edhe pse nuk e njohin)  në sulme instuitucionesh por sot Beriosha ka nevojë për mbështetjen e sovranistëve të ideve të Bannon që të mbajë pushtetin dhe justifikojë pse demokratët e Obamës dhe presidentit Biden, me anën e sekretarit Blinken për më tepër hebre nuk e duan Berishën! E sigurisht del dhe Soros (hebreu tjetër sipas ksenofobëve)  që dhe në kohë të Berishës ka bërë gjithmonë veprime në Shqipëri.  Po pra, nuk e duan, se ai (Berisha pra ish komunisti) është një konservator biles Trumpist dhe njeri i të djathtës populisto sovraniste. Kush? Sali Berisha pra....komunisti i fundit në Europë dhe me këshilltare Evi (Kokalari) Angelakis e cila thotë: më mirë fashiste se sa  pjesë e vëllazërisë muslimane që ka ngelur në PD. Muslimanë nga ata të Erdoganit! Berisha prandaj e do sërish PD-në që të rezistojë me shpresën se vjen sërish Trump, Bannon dhe miku i Evit, zoti Grenell që në fakt nuk dihet si është marrë vesh dikur me strategun Bannon, kur ai e dinte se zoti Grenell është gay!  Punët e tija (Grenell) arrogante  kanë prishur raporte në Kosovë dhe nuk kanë pasur çfarë të bëjnë shumë në Shqipëri, sepse është pikërisht “Shqipëria Londineze” e cila nuk do të mund të shkatërrohet kurrë, qoftë dhe nga njerzit shumë të fuqishëm dhe në USA, kur dihet mirë se është ky vend që ka mbrojtur egzistencën e  saj në dekada! Por më duhet të sqaroj më poshtë biografinë dhe idetë e zotit Bannon për të kuptuar se për çfarë u “siguria Berisha” se nesër do të ishte një konservator dhe pse i duhet më domosdo selia e PD! 

Ishin kryesisht hebrenjtë, myslimanët dhe zezakët që u ngritën kundër zgjedhjes së Bannon-it si kryestrateg dhe përgjegjës për linjën politike të administratës së re të zotit Trump. Por çfarë bëri Bannon që ishte kaq e habitshme për të tërhequr urrejtjen e pakicave dhe anëtarëve të Partisë Demokratike? Steve Bannon, i cili mbikëqyri fushatën zgjedhore të Trump, është ish-drejtori i faqes së internetit Breitbart News, një platformë e së djathtës që konsiderohet organi i shtëpisë së së djathtës radikale, ksenofobike dhe antisemite.Pas vdekjes së themeluesit Andrew Breitbart, Bannon i mori vendin dhe e ktheu atë në një pikë të nxehtë për supremacistët e bardhë dhe neo-nazistët.Pas koordinimit të fushatës së suksesshme zgjedhore të Donald Trump, manjati e emëroi atë Kryestrateg të Shtëpisë së Bardhë dhe Këshilltar të Lartë të Presidentit të Shteteve të Bashkuara.Pas presioneve të forta të brendshme, mes të cilave përflitet se kishte edhe ato të Ivanka Trump, vajzës së dëgjuar të Presidentit, Bannon u lirua nga çdo detyrë në gusht të 2017-ës.Pasi u kthye në drejtimin e Breitbart News, për shkak të kritikave të frikës ndaj Ivanka Trump dhe bashkëshortit të saj Jared Kushner, në janar 2018 ai u largua nga posti i tij pasi financuesi më i madh i platformës kishte kërcënuar me një shkëputje.

Më parë Steve Bannon mori përsipër një projekt shumë ambicioz. Për të ndërtuar një urë ideologjike që bashkon Shtetet e Bashkuara dhe Evropën, për t'i dhënë një shtëpi të përbashkët, të quajtur Lëvizja, për të gjithë populistët dhe sovranët e Kontinentit të Vjetër dhe të Ri. “Deus ex machina” i këtij plani, gazetari dhe ish-strategu kontrovers i Donald Trump, i cili gjithashtu përfundoi në aferën Russiagate, Bannon donte ta çonte fjalën edhe në Evropë, por tani arrestimi i tij mund t'i komplikojë shumë planet. Gjithsesi në historinë e ngritjes së pushtetit të Presidentit Trump, nëpërmjet Breitbart, Bannon është bërë një lloj standardi i kundërinformacionit në internet dhe ka nxitur teori të ndryshme konspirative, nga thashethemet për origjinën jo-amerikane të Barack Obamës deri te thashethemet sipas të cilave Huma Abedin, krahu i djathtë i Hillary Clinton dhe gruaja e kontroversit Anthony Weiner, është një spiun i Arabisë Saudite. Një ish-oficer i Marinës dhe më vonë bankier biznesi për Goldman Sachs, Bannon shërbeu gjithashtu si producent në shfaqje televizive dhe sitcom. E cilësuar nga Business Week "operatori politik më i rrezikshëm i Amerikës", këshilltari i dikurshëm politik i Trump ka fituar besim në qarqet konservatore amerikane falë një serie dokumentari si "Generation Zero" mbi krizën e fundit të madhe financiare dhe biografisë së Michelle Bachmann "Fire from the Heartland”, si dhe filmi për ish-guvernatorin e Alaskës dhe të dashurën e çajit Sarah Palin, “The Undefeated”.Duke synuar zgjedhjet evropiane në maj 2019, Bannon solli kështu besimin e tij në Kontinentin e Vjetër për të bashkuar partitë e ndryshme sovrane. Katër do të ishin pikat kyçe të këtij lloj aleance:Më shumë sovranitet shteteve, kthimi në kufij, kufizoni repptësisht emigracionin, mposhtja e rreptë e  islamin radikal. Praktikisht shkatërrimi i Bshkimit Europian. Një projekt që gjeti menjëherë mbështetjen e Matteo Salvinit dhe Giorgia Melonit, por që synon gjithashtu të lidhë AfD ( e ka arritur)  në Gjermani, Fronti Kombëtar në Francë, Partinë e Lirisë në Holandë, Demokratët Suedez në Suedi dhe Partinë Austriake të Lirisë në Austri.Përveç kësaj Bannon, do të kishte edhe mbështetjen e bllokut të vendeve të Vishegradit (Polonia, Republika Çeke, Hungaria dhe Sllovakia). Kurse eksperimenti me Berishjën ishte një fund i pa lavdishëm i Angelakis, (miqve të saj andej që kujtuan se në Shqipëri hyjnë marrëzitë e sovranistëve të supremacisë së bardhë anti muslimanë si në Amerikë)  e cila sigurisht nuk kishte as forcën dhe as nuk dinte se çfarë do të thoshte të merrej me shqiptarët të cilët në fakt teoritë e Steve Bennon i kanë në vend të letrave higjenike. Po marrëzie zuri vend të plotë mbas “non grata” të Berishës për të bërë komunistin e fundit në Europë, sekretarin e partisë së Enver Hoxhës, një konservator dhe me ( hahahaha) mbështetje nga konservatorët Trumpistë amerikanë. Më e shumta që bëri Berisha ishte një fjalosje me tre katër veta nga Amerika në foltoret e tij të një marrëzie Berishiane. Praktikisht 8 janari i dha fund dhe “sovranizmit populit” fshehur mbas konservatorizmit, nëpërmjet Berishës, të ideve të Steve Bannon të elaburuara nga gruaja shqiptare e grekut Angelakis.  Në fakt, ëndrra e Steve Bannon është të "sjellë të gjithë populistët” nën një çati: nga Evropa në Shtetet e Bashkuara në Amerikën e Jugut, Izraelin, Indinë, Pakistanin, Japoninë, për të përfaqësuar njerëzit e zakonshëm kudo që ata të përçmohen. dhe të braktisur nga elitat e kështu të bëjnë pastaj dhe atë rend “pothuaj” të ri që në fakt është provuar si teori dhe praktikë mes luftës së parë botërore dhe asaj të dytë. Po dhe që shkaktoi miliona viktima.  Jo më kot thotzë Angelakis se është më mirë të jetë fashiste se sa....muslimane sikundër ka lindur ( si besim i familjes e kam fjalën)  dhe ka pasur familjen e saj në Gjirokastër.