BREAKING NEWS

“Kush e furnizon Monikën?”, Frrok Çupi plas ‘bombën’ për Ilir Metën dhe ngre alarmin për atë që pritet të ndodhë pas 24 korrikut: Hetimet kanë ardhur në dorën e...

“Kush e furnizon Monikën?”, Frrok Çupi plas
x
BREAKING NEWS

Ben Andoni paralajmëron ‘tërmet’ në Partinë Demokratike, tregon a do ketë bashkim PD-LSI: Do hanë kokat e tyre e më pas radhën e ka...

Ben Andoni paralajmëron ‘tërmet’ në Partinë
x
BREAKING NEWS

LSI drejt fundosjes? Fatos Klosi paralajmëron lëvizjen që do bëjë Ilir Meta

LSI drejt fundosjes? Fatos Klosi paralajmëron lëvizjen që do
x
BREAKING NEWS

“Kanë marrë mesazhe nga SHBA”/ Ben Andoni plas deklaratën e fortë, zbulon për çfarë i është dhënë garanci Metës dhe Kryemadhit

“Kanë marrë mesazhe nga SHBA”/ Ben Andoni plas
x
BREAKING NEWS

Analisti i njohur plas 'bombën', tregon çfarë e pret LSI-në: Meta nuk do ketë kohë për...

Analisti i njohur plas 'bombën', tregon çfarë e pret
x
BREAKING NEWS

“Meta-Kryemadhi po luajnë lojën”, Fatos Klosi del me deklaratën e fortë dhe paralajmëron zhvillimet e reja: Nuk janë kaq të qetë sa duken!

“Meta-Kryemadhi po luajnë lojën”, Fatos Klosi del me
x
BREAKING NEWS

Rreziku i një katastrofe bërthamore dhe kriza më e madhe në histori që do të përjetojë Evropa, ja dy planet e frikshme që po përgatit Putin, Zelensky alarmon botën

Rreziku i një katastrofe bërthamore dhe kriza më e madhe në
x
BREAKING NEWS

Spartak Braho: Balluku pjesë e oligarkisë politike të Ramës, rruga Kardhiq-Delvinë aferë e pastër korruptive

Spartak Braho: Balluku pjesë e oligarkisë politike të Ramës,
x

Opinion / Editorial

Dështimi opozitar për president konsensual nuk është baraz me procesin “ta tërheqim zvarrë”!

Dështimi opozitar për president konsensual nuk është baraz

Ishte e pritshme që negociatat për presidentin e ri të republikës të përfundonin siç ndodhi realisht me raundin e parë. U dogj një shans! Edhe pse prej muajsh sapo nisi starti kushtetues për zgjedhjen e presidentit pasues të Ilir Metës dhe u kërkua me ngulm për t`i dhënë procesit karakter gjithëpërfshirës. Proces, ku secili faktorë politik i njohur edhe ligjërisht, parti të regjistruara në gjykatë sipas ligjit  si dhe shoqëria civile, opinion i gjerë shoqëror përmes propozimeve direkte të kontribuoj realisht me propozime serioze për një president mbi palët, realisht i pavarur, garant i unitetit kombëtar, i cili të bëjë institucionalisht diferencën pozitive për të arritur në përfundim në një president,burrë shteti të vërtetë, i cili për atë që përfaqëson t`u sjell shqiptarëve qetësi dhe shpresë, garanci dhe optimizëm. Më në fund qytetarët e këtij vendi mos të mbajnë mend vetëm tingëllimën e dekoratave apo zhurmën alarmante të fjalimeve plot pathos e sherr brenda që nxisin dasitë dhe ndezin zjarret, hedhin palët kundër njëra tjetrës, jo si të jenë të gjithë shqiptarë e qytetarë të këtij vendi, po banorë që i ka zënë halli dhe janë strehuar në këtë cep të globit kur në realitet janë lindur dhe rritur në mijëravjeçarë në këto troje, kanë lindur e rritur fëmijë dhe i kanë dalë zot vatanit, duke derdhur gjakun dhe sakrifikuar jetët në interes të atdheut tone, tokës stërgjyshore që quhet Shqipëri. Pikërisht për t`i dhënë fund garave të njëanshme dhe tendencave për një pushtet më shumë, për mos të deleguar në krye të shtetit, atë që do partia, po njeriun që dëshiron Shqipëria, u mendua se faktorët politik do uleshin dinjitetshëm në tavolinën e dialogut për ta arritur tek figura më përfaqësuese dhe që asnjë parti politike të mos deklaroj se ky është presidenti ynë dhe të kërkoj më pas të ketë në krye të piramidës shtetërore president mbi palët dhe jo ushtar të bindur që të thotë lepe- peqe  të mbroj, jo qytetarin, po partiakun me të gjitha format të paligjshme. Edhe pse për muaj me radhë u zhvilluan debate dhe u diskutua me të gjitha energjitë fizike e mendore, fatkeqësisht të gjithë iu kundërvënë të gjithëve. Rithemeluesit kërkuan ballin e tavolinës edhe pse të shpallur non grata dhe të deklaruar si të paligjshëm në këtë proces. Kjo, jo vetëm si non grata, po edhe për faktin si një pjesë e opozitës që është në betejë me SHBA dhe vet ligjin në një kohë kur legjitimiteti i saj është ende një proces i pakryer dhe Gjykata e Apelit që jep vendimin e formës së prerë nuk e ka dhënë ende verdiktin përfundimtar. Përpjekjet e Berishës, kanë qenë titanike dhe imponuese, po e njëjtë ka qenë edhe kundërshtia që kjo pjesë opozitare të mbahet larg tavolinës pasi nuk përfaqëson asgjë në kuptimin etik, moral dhe ligjor. Pra është e palegjitimuar veç të tjerave. Po të njëjtën qëndrim edhe pse ngjyrim paksa ndryshe ka mbajtur edhe pjesa e vlerësuar si PD zyrtare e cila ka në krye zotin Enkelejd Alibeaj i cili ende nuk e ka vendosur cili do jetë pozicioni i tij dhe grupit paralementar që përfaqëson, duke u sjellur rrotull pa asnjë arsye, po vetëm për t`i shpëtuar anatemimit dhe akuzave të pjesë së PD që përfaqësohet nga Komisioni i Rithemelimit. Alibeaj, është sot kryesuesi i grupit parlamentar prej tridhjetë e pesë deputetësh dhe hezitimi për t`u bërë palë e për të moderuar tërë debatin drejt gjetjes së një figure konsensuale nuk ka pse ta kompleksojë dhe ta bëj hezitues. Alibeaj nuk ka mbi shpinë humbjet e PD-së. Ato I mbarti mbi kurriz Lulzim Basha. Nuk është personi që ka bërë politikat e saj. Nuk është i shenjëstruar nga Rithemeluesit edhe për faktin se ka qenë vetëm nënkryetar dhe nuk ka mbi supe asgjë nga e kaluara tetë vjeçare e PD-së në humbjet serial të saj. Në këtë kuptim hezitimi i tij për të qenë në tavolinën e përzgjedhjes dhe propozues për një emër nga e djathta që ai përfaqëson, është vetëm çështje vullneti. Djegia  e raundit të parë nuk justifikohet  me deklaratën e Alibeajt se fajtore është PS. Po Alibeaj me tridhjetë  e pesë deputet që ka në grupin e tij parlamentar a nuk janë përgjegjës për mos gjetjen e fjalës për një konsensus të gjerë për t`i dhënë Shqipërisë më në fund një president që të jetë garant i unitetit kombëtar? Jo formalisht, po seriozisht dhe i sprovuar, verifikuar nga e kaluara dhe i konfirmuar edhe nga e ardhmja në bazë të mënyrës si do bëjë presidentin e ri të republikës. Sigurisht që po. Largimi tinëzisht  i pjesës zyrtare  është pretekst që nesër të thonë: Nuk është yni! Ne nuk e dhamë konsensusin! Dhe loja ngriva- shkriva nuk i jep asgjë pjesës zyrtare të PD-së, veç e komplekson edhe më tej duke e bërë të varur nga inatet dhe akuzat e rithemeluesve së pari të Sali Berishës! Opozita ka një shans të artë ta vërë më në fund në provë, sa serioze është mazhoranca dhe Edi Rama në atë që  trumbetojnë si ngulmues të marrëveshjes mes palëve. Po natyrisht, kjo nuk provohet, duke ua larguar me përdhunë dialogut dhe debatit aq më pak negociatave për një president vërtetë të unitetit kombëtar, mbi palët!