BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Opinion / Editorial

Deti është joni!

Deti është joni!

Debatet mes Greqisë dhe Shqipërisë për detin dhe kufijtë që kërkohen të ndryshojnë sipas diktatit grek, janë një problem i krijuar enkas me qëllime të pabesa të Athinës zyrtare. Dhe gjithë këtë situatë grekët e kanë stisur me paramendimin tinëzar të përvetësimeve siç ka bërë në shekuj.

Vlen të themi se kur vjen problemi për detin e quaj me vend të sqaroj së pari se termi "mare nostrum" dhe Deti Jon, nuk nënkuptojnë të njëjtën hapësirë detare. Me termin "mare nostrum" sipas civilizimit romak dhe deri sot përfshihet gjithë Deti Mesdhe, ku bën pjesë edhe Deti Jon. Pra, kur themi Deti Jon, nuk nënkuptohet përkthimi në latinisht i këtij termi. Deti Jon përfshin hapësirën poshtë vijës që lidh Otranton me Vlorën dhe lag brigjet e banuara përherë nga shqiptarët si në Ballkan, ashtu edhe në gadishullin Apenin. Termi “JON” ka të bëjë me faktin se që në antikitet është konsideruar si i veçantë, domethënë në radhë të parë si joni, që lag tokat tona. Ndërsa në Kodin Romak "mare nostrum" njihte bashkëpërfshirjen ne detin Mesdhe, me të drejta të barabarta të të gjithë civilizimeve që ai lagte. Deti Jon si emërtim dhe si përkatësi nuk është përkthyer as në greqisht e as në latinisht. Vetëm pas lindjes së teorisë së Vorio Epirit në literaturën greke filloi të përdorej i përkthyer në greqisht.

Përveç termit të mësipërm, si në shkrimet e antikitetit edhe në hartografi, është emërtuar edhe me termin Fusha e Zonjës, si pjesë e pandarë e bregut shqiptar, e parafytyruar si një fushë ujëmbledhëse e lumenjve shqiptarë që derdhen në të: Pavlla, Kalasa, Bistrica, Kalama (Thiamis) e lumi i Nartës (Artës).

Me pretekstin e shfrytëzimit të rezervave naftëmbajtëse, grekët kërkojnë legalizimin e aneksimit të Detit Jon, kësaj radhe si dhuratë nga vetë shqiptarët. Një grackë e denjë që përputhet me termin dinakëri greke.

Me ligjërimin e detit, tërthorazi kanë ligjëruar edhe tokën. I vetmi ndryshim është në formë. Tokën e aneksuan me forcë, me terror e genocid shtetëror, me bekimin e Evropës, detin (de juro) edhe tokën e kërkojnë me miratimin e vetë shqiptarëve.

Kërkojnë ligjërimin e kufirit detar, kur nuk pranojnë kufirin tokësor edhe pse është padrejtësisht në favor të tyre që nga viti 1913?! Pas një marrëveshjeje të firmosur si kufi kombëtar duam apo s’ duam, me mendjelehtësi, me paaftësi ose larg qoftë për motive më të errëta, ne bëhemi përgjegjës para çështjes madhore të kombit. Pas një ligjërimi të tillë grekët do të thonë: pse pretendoni që ato territore që na dha Europa në 1913 janë treva shqiptare, kur dihet që toka dhe deti janë të pandara në vijën e ujit? Domethënë ju me ndërgjegje reflektuat që si toka edhe deti i përkasin Greqisë deri aty ku fillon Deti Jon. Keni firmosur me paanësi, në paqe e pa u detyruar ose shtrënguar Greqia ose Europa. Mjaft na çatë kokën me teorinë e kombit shqiptar, që siç e thonë shkencëtarët greke e serbë, nuk egziston.

Që kur filloi lundrimi e deri në ditët tona, ujërat kanë shërbyer si autostrada pa taksë e tarifë. Me këtë kufi ujor grekët duan të ndërtojnë një autostradë ushtarake për realizimin e ëndrrës së tyre vorio epiriote. Është e papranueshme, jo vetëm marrëveshja për detin, por çfarëdo marrëveshje tjetër me Greqinë, pa u hequr më parë ligji i luftës dhe pa u pranuar e vërteta historike pa infektimin shovinist të qarqeve ekstremiste greke.

Ideja e pasurimit nga shfrytëzimi i rezervave të naftës për popullin e thjeshte është vetëm një mirazh. Bile, edhe sikur nafta të rrjedhë si në vendet arabe, çmimi i saj vendoset në bursën e Nju Jorkut. Ata që do të përfitojnë, do të jenë ata pushtetarë e politikanë që do të firmosin kontratat dhe kompanitë e naftës.

A e keni menduar ndonjëherë se çfarë katastrofe mjedisore mund të ndodhë në rast avarie me derdhjen në det të naftës bruto? Atëherë adio turizëm dhe punësim e zhvillim ekonomik për popullin e thjeshte, sepse bregdeti ynë shkëmbor nuk mund të pastrohet lehtë e në kohë të shkurtër nga nafta bruto. Dhe katastrofat në puset e naftës ndodhin kudo, pavarësisht nga teknologjia moderne.

Epilog

Nëse i referohemi një shkrimi të Bilal Xhaferit, shkrimtarit të shquar çam të botuar në Çikago të SHBA më 1976 “Grekët e kanë pushtuar Epirin me trastën e lypsit”, mund të themi me kurajo se veç tokës, grekët tanimë duan edhe detin që është i joni dhe më tej akoma siç kanë bërë me pabesi, si arma e tyre më e shtrenjtë, grekët duan edhe Vorio-Epirin. Dhe të gjitha këto ata i kushtëzojnë me lëshime të vogla që nuk mund të krahasohen me lëshimet që ata kërkojnë nga Shqipëria. 

Nga Ahmet BRAHIMI