BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Opinion / Editorial

Detin me këmbë, po Basha nuk doli në bregun e fitores

Detin me këmbë, po Basha nuk doli në bregun e fitores

Kryekëshilltari Berisha në mbledhjen e kryesisë së PD i dha udhëzime pa fund të emëruarit të tij në krye të partisë. Më esencialja, kryesorja që bëri bujë dhe u komentua më shumë në rrethet politike e mediatike ishte ajo që: “Lider të bën fitorja, po që të arrish atë, duhet t’i hysh detit në këmbë”. Dhe këtu nuk bëhet fjalë vetëm për fitore pushteti. Po të gjitha llojet e fitoreve. Porosia që lideri duhet të përplaset, të piqet, të rrihet me vaj e me uthull, të përgjakë militantët, të godasë policinë, të pushtojë institucionet, t’u largohet zgjedhjeve, të djegi mandatet, të bëjë të pamundurat, ta kthejë ëndrrën në realitet, të bëhet i padukshëm, njeriu fluturues ose të çajë detet e oqeanet, duke ecur në këmbë nën dete. Në realitetin praktik, është e pamundur nëse nuk je perëndi, sirenë, peshku fluturues apo njeriu amfib si personazhet e Zhyl Vernit. Nëse nuk je i ngjashëm me njeriun e legjendës i cili thau detin për të kapërcyer ushtrinë e tij në bregun përballë. Me fjalë të tjera, pasardhësi të bëjë egzaktësisht itinerarin e kryetarit këshillues që vetëm juridikisht nuk është në krye të partisë. Realisht është ai që drejton partinë dhe skenarisiti i parë i hartimit të strategjisë dhe taktikave që kanë brenda vetes përvojat më të “mira” barot, automatik, mitraloz, tanke, molotov, hunj e gurë, shembujt e rrëzimit të pushtetit që nga greva në Valias tri dekada më parë, vjedhjen e votave në 1996, hapjen e depove të armatimeve, rënien dhe grushtin e shtetit në,1997- 1998, 21 janarin 2011, Gërdecin e famshëm dhe tërë betejat që kanë pasur brenda vetes jo logjikën, po forcën, imponimin, përmbysjen e rendit kushtetues dhe delegjitimimin ekstrem të institucioneve. I tërë meraku i porosidhënësit që na kujton “Porosinë e madhe”, është si pasardhësi të jetë kopje e ustait, të ketë të njejtën trajektore dhe vektor në rrugëtimin drejt pushtetit. Kjo këshillë ka qenë në fuqi në tërë këto vite për liderin e PD, Basha. Këshillat nuk i kanë munguar që ditën e parë për t’i mësuar si “fitohen” votat brenda forcës politike. Si shndërrohet humbja në fitore dhe si të shfaqet ky eksperiment në tërë ekranet e TV, siç ndodhi në zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës, ku votat u gjendën në kutitë e gabuara dhe ku fletët e votimit të fitores u futën bashkë me faturat e picave në kuti dhe vullneti i qytetarëve të Tiranës u lexua sipas mënyrës së Berishës. Po njëherësh për të ndjekur taktikat që i dhanë aq shumë fryte partisë në ato vite, ku me protestat e dhunshme, si ajo e sulmit me të gjitha armët mbi kryeministri e ministri në televizionin kombëtar, ku u deklarua fitorja mbi “pushtuesit” socialistë dhe pushteti ra në duart e forcave demokratike. Ja kështu kalohet deti në këmbë.

Në zbatim të këshillës të atit shpirtëror, Basha vendosi t’i hyjë vërtetë detit në këmbë. Eksperimenti ishte nata e 13 prillit. Pas një turi pafund nëpër Shqipëri në mobilizimin e “ushtarëve”, grupeve të sulmit që goditën si kamikazë, godinat më të rëndësishme të shtetit, kryeministrisë dhe kuvendit, dy godina që ishin bosh në orët e vona të natës, ku brenda tyre ishte thjeshtë hija e Ramës, pikturat, kolltuqet dhe kompjuterat. Ishte zbatimi i këshillës për t`iu futur detit pa asnjë mjet lundrimi, ashtu çipllak dhe për t’u drejtuar triumfator drejt bregut të pushtetit që aq shumë ishte komentuar 13 prilli si dita e triumfit të madh. Kjo datë në kalendarin horoskopik është shenjuar si dita ters e muajit. U provua vërtetë tersllëku në protestën, Berisha-Basha-Kryemadhi të prirë nga doktori i cili u vendos në krye të turmave. I përkëdhelur nga brohoritjet e emrit të tij, ai la në hije pasardhësin, i cili vetëm sa këndoi zëngjirur “Hymnin Kombëtar”. Ajo që ndodhi në protestën e natës së 13 prillit edhe për hidhtësinë e pjesëmarrjes së reduktuar, ishte vërtetë tragjike. Të gjithë e panë live, se si u ndez flakë qendra e Tiranës. U sulmuan pa mëshirë dyert e Kryeministrisë dhe Kuvendit. U bojatisën blu fasadat e godinave më të bukura të kryeqytetit. Sa paradoksale?! Ata zhurmojnë për godinën e teatrit nga karton si monument kulture, u sulën mbi kryendërtesat që konsiderohen monumente të arkitekturës kombëtare që datojnë në vitet 1935-1936. Po “arkitektët” e rinj, ata që në vend të lapsit dhe vizores, kanë rrëmbyer hunjtë e urat e zjarrit dhe për telajo kanë zgjedhur trupin e Shqipërisë, vizatuan një karikaturë të përçudnuar, ku populli shqiptar pa fytyrën e “progresistëve” atyre që duan t’i mbushin mendjen shqiptarëve se janë shumica që do zhvillojë këtë vend. Me moton, shkatërro, hidh në erë, shkarravit, digj, shkrumbo pasurinë kombëtare, dhanë leksionin më të shëmtuare terrorizues para shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve. Hipokrizia u gris. Maskat e atyre që propagandojnë përparimin dhe demokracinë dhe djegin Shqipërinë ranë si gjethet në vjeshtë. Lulzim Basha me tabor iu fut vërtetë detit në këmbë. Jo në ditë për diell, po në stuhi dhe errësirë, në mesnatë, duke nxirë edhe më shumë partinë dhe misionin, të ardhmen e vendit. Duke rendur detit me këmbë mes dallgëve, Bashës iu mpak ushtria i ikën luftëtarët. Edhe pse i dukej se ishte akullthyesja që ecte drejt polit të pushtetit bregut të shpresës dhe fitores. I duket se ia mbërriti të korri sukses mbi “pushtuesit” që i kanë grabitur qeverinë. Dhe në këtë ecjen si në legjendë sipas këshillës së doktorit, Bashës i dukej vetja, biri i legjendës, si të ishte vetë Odiesa që ecte drejt melodisë së sirenave në bregun e Itakës. Po deti ishte vërtetë i thellë. Basha provoi se sa e vështirë është t’i hysh detit në këmbë. Dhe sa larg të mban këshilla e keqe. Nuk të bëjnë punë armatosja me lëndë plasëse, shkopinjtë, tullat, pompat e bojës, grupet e sulmit, kapuçonët e zinj që dukeshin më të zinj se nata, mbuluar si grabitësit në Rinas. Po ata ishin një grup kriminel. Atë detyrë dinë të bënin.

Po partia e zotit Basha është alternativa e nesërme qeverisëse dhe nuk justifikohet me dhunën, tre herë në javë. Protesta e të shtunës ishte preludi i demagogjisë së opozitës. Ishte dita ku kishin varur shpresat se më në fund qeveria nën trysninë e sulmuesve, grupeve të zjarrit, rrëmujës, goditjes së policisë, plagosjes së djemve e vajzave të popullit do dorëzohej. Dhe tavolina e pushtetit priste e shtruar fitimtarët e uritur. Kjo propagandë shkatërruese, gënjeshtrash për të mbajtur shtrënguar radhët e militantëve, për t’u krijuar iluzionin se me protesta do merret pushtetit ndaj duhet të jenë të gjithë në momentin e ndarjes së plaçkës atje në sheshin para kuvendit po bëhet bajate. Mashtrim i pastër. Nuk ka njeri në Shqipëri, përjashtuar atyre që paguhen dhe marrin detyra specifike, regjisorët e protestës pretendentët për karrige që kanë në mend vetëm dhunën dhe shkatërrimin që janë gati të rrafshojnë pasurinë e bizneset e qytetarëve, që fluturojnë me presh në… që t’u besojnë premtimeve për pushtet pa votë. Kemi tridhjetë vjet që votojmë. Kemi po kaq vjet që kemi parë se pushteti është baraz votë. Eksperimentet në vendin tonë kanë treguar se grushti i shtetit është një iluzion që nuk ka asnjë shans të të sjellë në pushtet. Edhe para 21 vitesh kur këshilluesi i Bashës e provoi në fund përfundoi me bisht nëpër këmbë, u mbyll në kullën e fildishtë të PD-së me tmerrin se i priste ndëshkimi sipas ligjit. Po ligji nuk veproi. Dhe kjo praktikë është vazhdimësi. E njejta ndodh edhe me shkatërruesit që arrestohen e nuk gjykohen. Dhe “ushtarëve” protestues u duket se janë në të drejtën e tyre për t’i vënë zjarrin Tiranës. Se deri ku arrihet, duke iu futur aventurës për të kaluar detin në këmbë e kanë provuar shumë politikanë gjatë këtyre viteve tek ne. Duke bërë iluzionistin, Basha i besoi Berishës. Iu duk i lehtë jetësimi i legjendës së kalimit të detit në këmbë drejt pallatit të ëndrrave kolltukut kryeministror. Po ja që sharra i hasi në gozhdë dhe legjenda nuk u provua. Shteti nuk është kukull prej pellushi që ta rrokullis Basha si “Bubin kaçurrel”. Edhe pse protesta e 13 prillit ishte modeli më i shëmtuar e tinzar, i pabesisë, i paekspozuar dhe kishte brenda strategjinë e shkatërrimit dhe hiles edhe pse u përdor forca dhe u gjakosën policët në detyrë, u dogjën makina e njësi tregtare, u coptuan shtylla e u thyen llamba, u pshurr Kryeministria në një akt poshtërimi e fyerje nga ca shurrash të të pagdhendur dhe kokëmbuluar, përsëri Basha u detyrua të kthehej në SHQUP pa lavdinë e fitimtarit. U dogj edhe profecia e disa kokoroshëve që besojnë se me forcë mund të vijnë në pushtet. Të godasësh policinë që qëndron në krye të detyrës për ruajtjen e jetës së protestuesve dhe institucioneve është krim i rëndë. Dhe ky ishte një nga hapat më të gabuar e të paligjshëm të “ushtarëve” të Lulzim Bashës dhe Kryemadhit. Urrejtja ndaj pushtetit është verbëria që shpaloset në çdo fjalë të liderëve të frontit të bashkuar opozitar. Po 13 prilli është një mesazh për opozitën. Radha e protestave ka përfunduar. Telendisja e militantëve me marshime e sulme çdo javë është bumerangu më i madh për vetë opozitën, natyrisht edhe për të ardhmen e shqiptarëve. Është koha që në fushëbetejë do zbresi populli. Jo ushtria protestuese që trumbetohet si shumica imagjinare. Përpara janë zgjedhjet. Ky është deti, ku Basha duhet ta provojë të kalojë në këmbë. Në kërkim të votës për të fituar shumicën reale, jo atë të numrave fiktiv që përdoret nga opozita si alibia për pushtet në tavolinë. Këtu nis kalimi i politikanëve si kalimtarë të detit në këmbë. Në detin e gjerë e të thellë asnjëri nuk është i vetëm pa kundërshtarët përballë. Këtu provohet shumica. Sa për mburrjet post 13 prillit se: Fituam! Rama iku! Qeveria u shkërmoq. Demokracia triumfoi! Opozita arriti maksimalen. Ditët e pushtetit janë të numëruara. Janë ushqim për adoleshentët politikë. Kryekëshilltari Berisha meqënsë do të jap këshilla, mirë do ishte ta këshillonte Bashën drejt betejave elektorale. Ai duhet të orientonte në këtë fushëbetejë. Duhet t’i hyjë detit në këmbë me zgjedhjet atje ku farkëtohen realisht liderët. Revoltat dhe forca, kërcënimet janë gënjeshtra dhe absurditete që nuk i shtojnë asnjë votë opozitës. Është koha që Basha dhe ortakët opozitarë të lënë mënjanë luftën kundër rendit kushtetues, grumbullimit të grupeve të shkatërrimit dhe mirë do ishte të ecin sipas këshillës të presidentit Meta, duke zgjedhur të udhëtojnë përmbi dete, jo me këmbë, po me mjete demokratike. T’i drejtohen votës popullore. T’i falen sovranit. Boll më me aventura dhe burracakëri. Nëse vazhdohet si në 13 prill, është në të keqen e vet opozitës. Po u vazhdua me aventura, Basha asnjëherë nuk do ta kalojë dot detin në këmbë. Është e sigurtë se do humbasi në thellësitë e detit popullor dhe këshilla e doktorit të mbetet një zë në shkretëtirë.

Nga Bardhyl BEJKO