BREAKING NEWS

Pandemia e COVID! Rama publikon të dhënat dhe jep lajmin fantastik: Krenarë, por kujdes se shikoni ç’po ndodhet në... (Foto)

Pandemia e COVID! Rama publikon të dhënat dhe jep lajmin fantastik:
x

Opinion / Editorial

Detyrimi për të votuar “gomarin më të mirë” një antieuropianizëm folklorik shqiptar!

Detyrimi për të votuar “gomarin më të mirë”

Kryevepra e gjithë fushatës elektorale të Edi Ramës është “fabula e gomarit më të mirë që të çon drutë në destinacion”. E ka përsëritur këtë fabul nga veriu në jug dhe në Shqipëri të Mesme duke e shoqëruar dhe me folklorizmin e idiomës së vendeve ku ka kërkuar që të “marrin gomarin që ju bën punën”. Në Krujë ai në krutançe tha: “Një pjesë jo e vogël vazhdojnë thonë ne jemi familje tradicionale dhe jemi me Partinë Demokratike. Po pse jeni? Se s’më doni mua? Se s’doni komunistët? E para e punës, komunistin e keni atje në krye dhe ka vënë një kukull atje edhe e drejton me telekomandë. Po kur merr gomarin për dru dhe ngjitu atje lart, e shef nga ngjyra apo merr gomarin që të ngjitet lart? Është shumë e thjeshtë. Vota nuk është tifozllëk, jam me këtë apo jam kundër atij. Vota nuk është histori, vota është sot, kush ta bën punën. Mund të imagjinohet kjo garë mes gomarësh që unë qenkam gomar që s’e bëj dot punën edhe e bën Luli? S’më do mua s’ka problem fare, unë nuk kam dalë për të gjetur nuse, e kam gjetur. S’më do mua, bjeri telekomandës fshije fytyrën time. Po punën kush do ta bëjë? Krujën kush do ta bëjë që fëmijët e tu o demokrat të rriten këtu dhe ta kenë këtu të ardhmen e vetë? Taksën zero kush ta vuri ty? Jam bërë si qentë e gjahut që e ndjej se çfarë ka pylli brenda, se pashë një aty te pazari që rrinte më shihte mua. Si mund ta bësh që të shkosh të votosh me këmbët e tua meqë e do gomarin blu edhe pastaj të vijë taksa e sheshtë edhe ta hash më keq se ky këtu. Ti më i vogli ta hash më keq se ai i madhi. Pse? Ti e ke zero taksën”, tha ndër të tjera kryesocialisti Edi Rama.

Bukur shumë. Me këtë Rama ka shpallur veten figurativisht “gomar më të mirë se Lulzim Basha” sepse sigurisht sipas tij, kundërshtari është një “gomar” që fle gjumë. Në garën e gomarëve Rama (figurativisht) shpallet dhe gomari më i mirë për shqiptarët. Dakord xhanëm, kështu thotë ai dhe kështu mund të jetë. Kur shkon puna që Shqipëri do të zgjidhet “gomari që mban më mirë dhe çon më me siguri drutë” ashtu qoftë, le të bëhet garë mes gomerësh. Por...

Mirëpo edhe këtu, jemi larg sigurisht Europës. Dekretet ligje të saj, gomarin nuk e kanë për punë as për shfrytëzim as për përdorim. Po pra ja ligji: Mbrojtja e mirëqenies së gomarit në

racat: gjendja aktuale dhe e ardhmja sfidat. Aktivitetet e Këshillit të Europës në fushën e mirëqenies së kafshëve janë veçanërisht të rëndësishme dhe përfshijnë përpunimin e Konventave dhe Rekomandimeve të ndryshme për mbrojtjen e kafshëve. Në lidhje me specifikën europiane

direktiva, rregulloret ose konventa për mbrojtjen e kafshëve të mbajtura për qëllime bujqësore, nënvizohet - nuk ka mungesë të rekomandimeve specifike në lidhje me mirëqenien e gomarit të fermës. Qëllimi i ligjeve është të sigurojë dhe të promovojë mirëqenien, kujdesin dhe mbrojtjen e gomarit. Në Gjermani nuk e fut dot në punë gomarin, as në Francë dhe biles as Greqia, tani nuk lejon më transport me gomar qoftë dhe për turistë në ishujt e saj. Ka ligje kombëtare dhe konventa europiane që e ndalojnë gomarin të futet në shfrytëzim dhe punë. Kurse Rama thotë “zgjidhni” gomarin që ju bën më mirë dhe më shumë punën dhe ka parasysh veten. Dakord dakord, por ai është kryeministri i Shqipërisë dhe ky lloj folklorizmi kaq irracional dhe pse në grotesk “i bukur si shqiptar” nuk është europianizëm. Do të thoni ju “pse çfarë dreq europianizmi” ka kjo fushatë elektorale? Po ja pra, gomarin që nuk duhet përdorur për dru dhe barra të rënda” mund ta kishte europianizëm. Por as këtë gjë nuk e ka. Pse? Po sepse kryeministrit i është mbushur mendja se “shqiptarët edhe në 2021, kanë nevojë për gomarin e druve” si kryeministër të Shqipërisë. E sigurisht mes dy apo tre gomerëve sigurisht duhet zgjedhur ai që mban më shumë dhe ngjit apo ul më shpejt dhe më i sigurtë drutë. Jam i sigurtë se këto krahasime dhe fabula të bukura të kryeministrit, nuk kanë të bëjnë realisht me gomarin. Ai nuk është se do t’i thotë vetes gomar. Joooo e kam të qartë. Biles as Lulzimit ai nuk do t’i thotë “donkey”. Edi Rama do të na thotë ne shqiptarëve: O fshatarë që përdorni gomerë, merrni gomarin më të zot që ju mban drutë. Pra nuk është fjala se ai do të krahasohet me gomar, se sa na thotë ne – jeni fshatarë që përdorni gomerë. E përderisa na thotë kështu dhe përderisa ne jemi pothuaj ashtu sikundër ai thotë, domethënë se kemi realisht nevojë për gomarin më të “fortë dhe më të zot”. Ai pra që mban drutë e fshatarëve (shqiptarëve) që kanë gomarë dhe që jetojnë në saj të punës së gomarit në ekonominë e fshatarit. E qartë, por kjo gjë nuk ka lidhje me europianizëm. As filozofikisht, as politikisht dhe as fizikisht. Po të jemi europianë, nuk kemi nevojë për gomerë dhe drutë që mbajnë gomarët. Jo, nuk mund të kemi nevojë dhe sigurisht do ta kishim të ndaluar me ligj. Po pra po – përdorimin e gomarit. Atë (gomarin) do ta shikonim të lirë në fushat me barë dhe i mbrojtur nga shumë ligje, shoqata dhe shteti, që ka ligje europiane për mbrojtjen e gomarit. E për më tepër, kur nganjëherë e fshikullojmë të shkretin kur ndalet dhe ngul këmbë të mos lëvizë. Po, sepse ndodh dhe kështu.