BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Devolli i Sipërm, trimëria, krenaria, bukuria dhe... shëmtia (Pjesa e II-të)

Devolli i Sipërm, trimëria, krenaria, bukuria dhe... shëmtia

... Abdurahmani u rrit në Stamboll. Shkollën e lartë e përfundoi në Misir. Për tre vite e gjysmë, emigroi në Zvicër dhe më pas transferohet në Boston të Amerikës. Në vitin 1928, furnizonte me dru trenat që niseshin për në Alaskë. Në kohën e krizës së madhe të viteve 30-të humbi më shumë se gjysmën e pasurisë së tij, por sponsorizimin për çështjen shqiptare, për shoqërinë “Vatra”, nuk e ndërpreu, duke qenë se ishte sponsori kryesor i saj. “Edhe shtëpinë, sikur të shes, nuk do të resht për të dhënë kontributin tim për Atdheun tonë Shqipërinë, sepse asgjë tjetër nuk është më e shtrenjtë se Atdheu”, do të shprehej ai më vonë në shtypin e kohës. Abdurahmani, ishte edhe Sekretar i degës së “Vatra” në Boston. Do të vinte viti 1938 që Abdurahmani të kthehej në Atdhe, në Sinicën e tij të dashur. Gjatë luftës mori drejtimin e Këshillit të fshatit, bashkë me shumë trima të tjerë të fshatit të tij dhe Zonës përreth, detyrë që e kreu me sukses. Abdurahmani ishte njohës i katër gjuhëve. Ai ka meritën edhe për përkthimin në shqip të Librit për Sinicën. Ishte shok i ngushtë i Nolit për të cilin ka shkruar shumë. Shteti i ka lënë në harresë këta atdhetarë, por nuk mund ta linte në harresë atë nipi i tij Alberti që edhe gjyshi i tij Abdurahmani të prehet i qetë, të prehet në paqe sepse për paqen punoi një jetë të tërë, për Sinicën dhe Shqipërinë e shkriu tërë pasurinë e tij. Edhe gjyshi, tani është i qetë që ju plotësua amaneti i tij, edhe nipi Alberti, është i qetë që i plotësoi dëshirën gjyshit, i cili tërë pasurinë e tij e shkriu për çështjen shqiptare dhe Sinicën. Siç e përmendëm në shkrimin e kaluar, andartët grekë i bënë shkrumb banesat e fisit Memelli. Edhe Enverie Memellin, motrën e Fuatit, nuk e mban vendi pa ndërtuar banesën aty ku ajo ka qenë. Bashkë me bashkëshortin Gëzimin, i janë përveshur punës. Të gjithë, japin kontributin e tyre bashkë me kryeplakun Afrim Memelli. Harmonia dhe dashuria për njëri-tjetrin janë karakteristikë e këtij fshati model për dije e kulturë. Por, përsëri Alberti, nuk është i qetë. Shtëpia, do të ishte jo e plotë në qoftë se Alberti nuk do të përfundojë edhe Muzeun e Shkollës. Atëherë do të jetë i qetë, kjo “dallëndyshe” që ikën larg për të gjetur “ushqim” e ta sjellë atë në folenë e vet. Një bashkëpunim të ngushtë kanë me Fuat Memellin, poetin shkrimtarin dhe atdhetarin “24 Karat” që me sy e mendje është pranë fshatit të tij të lindjes. Që të dy, bashkë me anëtarët e shoqatës “Sinica” do të jenë të qetë kur të përfundojnë muzeun e shkollës, e të “ngjallin” kolosët e dijeve dhe dijetarët Dhimitër Farmaqi, Mantho Dono, Petraq Samsuri, Mihal Pani, Lavdie Patelli, Jani Depo, Dhionis Pavllo, Stavri Dimashi, Nasi Zarkadha e shumë e shumë të tjerë që shkrinë tërë jetën për edukimin e brezave që sot me dije e aftësi, kanë “pushtuar” botën. Vetëm sinicarët, që dinë forcën dhe vlerën e dijeve i dolën për zot Papa Kristo Negovanit, i cili ndiqej nga turqit. Një grup fshatarësh sinicarë me në krye Serafin Gjergo e morën dhe e strehuan në shtëpi. Pas tre ditësh, fshati rrethohet nga turqit. Papa Kristo Negovani del nga penxherja e pasme, largohet i shoqëruar nga Gaqo Themeli dhe vendoset tek përroi i Rakonidhjes ku qëndroi atje 8 ditë. Ushqimin ia çonte Taso Dimashi dhe bashkëshortja e Petro Dimashit. Negovani qëndroi në Sinicë më shumë se 20 ditë ku propagandoi gjuhën shqipe deri sa të largohej për në Negovan. I tërë fshati u vu në lëvizje për këtë patriot të madh, të pushkës e të penës. Në çdo kohë kur bëhej fjalë për patriotizëm, për dije sinicarët, ishin një bllok i vetëm. Sinicarët strehuan edhe Mihal Gramenon në vitin 1905. Ja ç’shkruan Mihal Grameno: “Në Sinicë, i mblodhëm së bashku muhamedanë dhe krishterë ku u treguan programin tonë”. Të gjithë zunë të betohen! Tek këndonin për Mëmëdhenë, vjen lajmi që në fshat, pritet të vijnë rreth 200 ushtarë turq. Përsëri, shkruan Grameno: “E çmuam shumë trimërinë e një gruaje sinicare, e cila bërtiti: “Nuk kemi pse trembemi or burra, le të urdhërojnë ushtarët turq dhe të kuptojnë që dimë të luftojmë edhe ne, gratë e të japim shpirtin edhe ne si burrat”! Mihal Grameno, i dhuron Nuredin Memellit abetaren shqip, e cila kjo u ruajt deri në vitin 1945. Edhe çeta e Çerciz Topullit, vetëm në Sinicë e ndjente veten të sigurtë, të cilët e pritën atë në vitin 1907. Asgjë nuk mundi të pengojë shkollimin e sinicarëve qysh nga fundi i shek të XIX-të e në vazhdim pavarësisht nga reprezaljet e osmanëve turq. Edhe Pandi Kotemelo, ka dhënë një kontribut të madh për Sinicën, i cili në vitin 1987, është dekoruar nga Presidiumi i Kuvendit Popullor me medaljen e Kl III-të me motivacionin: “Aktivist i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, ka dhënë ndihmesën e tij në luftë për liri e pavarësi tërësinë e tokave shqiptare dhe bashkimin e tyre në një shtet të lirë”. Shkolla e parë u hap në vitin 1893, por shumë shpejt ajo u mbyll nga xhonturqit, për t’u rihapur në vitin 1922, ku Abetaren e parë shqip e solli Andon Bixhaku, i cili punonte si emigrant me mësuesin e parë Leonidha Bellkameni që mësonte fëmijët nga 8 deri 15 vjet. Mësuesja e parë në vitin 1908, ishte Praksithe Koci, e cila mësonte 34 vajza. Vetë banorët e fshatit, i kërkuan që ajo të bëhej në Sinicë si Sevasti Qiriazi në qytetin e Korçës. Vazhduan më pas mësues të tjerë si Argjiri Kristo Dimashi, Kolë Meli etj që fshehurazi u mësonin fëmijëve gjuhën shqipe. Ishin të shumtë dijetarët që mësonin e përhapnin mësimin shqip si Kolë Caknaqi, Sotir Cicani, Vasil Karamelo, Vasil Ronxhi etj. Por edhe kjo shkollë përsëri mbyllet, por banorët nuk mund ta lejonin. Shumë shpejt ata marrin mësuese Krisanthi Papajani nga Pogradeci, Irakli Drenova e më pas Naum Prifti etj. Kushdo që njihet me këtë historik edhe në këta pak rreshta nga volume të tëra që janë shkruar për dijen e dijetarët në Sinicë, a nuk kanë të drejtë bijtë e Sinicës, Fuat Memelli dhe Albert Hysolli për të ngritur të “gjallë” këtë muze? Ashtu si pa kuptuar koha kalon shpejt. Mes këtyre banorë nuk të shtyhen këmbët të largohesh, por na duhet të veprojmë kundër vullnetit dhe dëshirës së tyre, për të shkuar në fshatin tjetër Qytezë. Trishtimi në fytyrë nga rruga e keqe, që ka mbetur atje ku e kanë lënë andartët grekë e më në thellësi akoma në kohën e osmanëve, do të kalojë shpejt tek përpara syve të shfaqet Qyteza. Qyteza e Dhimitër Farmaqit, e Petraq Samsurit, e Nasi Zarkadhës. Një fshat me një bukuri të rrallë mes pyllit me shtëpi të bukura të ndërtuara afeo një shekull më parë. Në hyrje të fshatit, takojmë çiftin e të moshuarve Xhirkë dhe Nasi Zarkadha. Xhirka (Haxhireja) kështu e thërrasin në fshat dy herë në ditë do të fshijë rrugën. Nuk e harron traditën. Historia e Xhirkës, është një histori më vete. Nga fshati Sul, është martuar me Nasin me besime të ndryshme, por që këtu, asnjëherë nuk i kanë vënë re. Më shumë se 30 vite Xhirka punoi si mësuese në fshatra të ndryshme deri në fshatin Dardhë të Pukës kur iu përgjigj thirrjes për të punuar në zonat e thella. Nuk e mposhtën vullnetin e saj për të dhënë dije e kulturë as 8 orë rrugë që bënte në këmbë një herë në javë deri në qytetin e Pukës. Punoi këtu pak më shumë se katër vite, nga viti 1970 deri në vitin 1974. Sa shumë të lidhur janë me njëri-tjetrin, Nasi dhe Xhirka. Vetmia, ku në fshat kanë mbetur jo më shumë se tetë banorë, i bën të jenë si një familje e vetme. Sakaq, vjen edhe djali i Dhimitër Farmaqit, Nikoja, i cili për shumë vite punoi si mësues në fshatrat e thellë të Përrenjasit. Ka shumë për të treguar Nikoja. “Asgjë nuk na mungon, thotë mësuesi veteran Nasi Zarkadha i cili është afro të tetëdhjetë e katrave. Kemi një ekonomi të vogël, kemi bagëti e shpendë. Por nuk kemi ato ç’ka janë më kryesoret. Na mungon “syri”, na mungon “goja” për vetë faktin që syri nuk sheh një njeri të llafoset, goja, nuk gjen një njeri të bisedojë”. Edhe Qyteza, vuan “sëmundjen” e fshatrave të tjerë të Devollit të Sipërm, largimeve. Shkolla e fshatit, është një shkollë model, siç dinë ta mbajnë qytetarët, por asaj i është venë kyçi. E kush të mësojë në të? Në fund, do t’ia vlente të themi edhe dy fjalë. Në qoftë se do të nisemi nga mentaliteti që “nuk ja vlen të investohet në këto fshatra, përderisa nuk ka banorë”, kjo do të ishte tepër e gabuar. Është e vërtetë që banorët, sidomos të rinjtë janë larguar. Por, në fund të fundit, as Sinica, as Qyteza, nuk do të largohen. Sinica dhe Qyteza do të mbeten simbole të dijes të kulturës, të trimërisë ç’ka kjo do t’i bëjë krenarë brezat që do të vijnë e të krenohen ku kanë lindur të parët e tyre që bota mbarë ta mësojë se dijetarët e profesionistët i kanë të trashëguara këto nga të parët e tyre. Bukuritë e natyrës, do të mbeten aty, bukuri të rralla që rrallë i gjen nëpër botë. Ato do të mbeten aty, do të mbeten aty ato bukuri të rralla me pyjet përreth. Banorët, nuk kërkojnë shumë, kërkojnë shumë pak nga ajo që duhet të ishte bërë për 30 vjet, vetëm rrugën. Vetëm kjo do të popullojë Sinicën e Qytezën, do të vijnë e do të krenohen siç e thamë brezat e të ardhmes dhe turistë të shumtë. Shpresat për ndërtimin e rrugës, janë të mëdha, siç edhe na e tha edhe kryetari i Bashkisë Devoll, djali energjik Eduard Duro. Ka më shumë se një muaj na konfirmoi ai, që projekti i rrugës bashkë me financimin e saj janë dorëzuar në organet kompetente dhe së shpejti presim fillimin nga puna për përfundimin e saj në prag të ditës së votimeve.

Thuhet e flitet shpesh për bukuritë e Devollit. Kjo është e vërtetë, por bukuritë që ka bërë natyra, duhet të plotësohen me ato që do të bëjë dora e njeriut. Vala e Madhe dhe Vala e Vogël në Sinicë, janë mrekulli e natyrës, po t’i shtohet kësaj mrekullie edhe rruga nga dora e njeriut do të bëhet me të vërtetë një mrekulli që do të mbetet për shekuj. Le t’i quajmë si “lajthitje” të çastit disa zëra sikur nga shteti do të merret uji i valave. Banorët, janë shumë të ndjeshëm për këtë të cilët i përgjigjën me vargjet e poetit Fuat Memelli: “Mos e prekni Valën / Ajo s’ju ka ngarë / Mos i a mbutni këngën / Dhe ison me valë. Të bukurën si flutur. / Lëreni me nënën / Nuk ndahet fëmija / Nga nëna e vet / Se sheh Perëndia / Këdo që e prek”. Apo vargjet shpresëdhënëse të poetit Besnik Memelli : “Sinica, nuse e bukur e Devollit/ Rimëkëmbjen tani e ka pranë / Të gjithë të kanë brenda shpirtit/ Edhe pse vitet e kohërat të vranë”.