BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Opinion / Editorial

Dezertimi përbën tradhti dhe shkelje të betimit ushtarak

Dezertimi përbën tradhti dhe shkelje të betimit ushtarak

Njoftimi nga ana e repartit komando mbi dezertimin apo arratisjen e 4 ushtarëve që po trajnoheshin në një qendër stërvitore në Angli na befasoi, na çuditi dhe revoltoi së tepërmi të gjithëve ushtarakë dhe ish ushtarakëve si dhe mbarë qytetarët shqiptar. Një veprim i tillë është paradoksal pasi shteti, qeveria dhe ministria e mbrojtjes paguajnë jo pak nga taksapaguesit shqiptar për trajtime të tilla dhe ushtarakë të tillë ta shpërblejnë në këtë mënyrë e në këtë farë feje.

Si qytetar por edhe si ish ushtarak, një veprim të tillë, pa as më të voglin ekuivok do ta quaja të papërgjegjshëm, të turpshëm, burracak, e halabak, aventurier, egoist e foshnjarak, të nxituar e tepër të gabuar dhe aspak të motivuar e të justifikuar pavarësisht pagës jo dinjitoze prej 220 euro. Dezertimi konsiderohet tradhti ndaj Atdheut dhe popullit dhe përbën shkelje të rëndë të betimit ushtarak. Teksti i betimit ushtarak është i shkurtër e konciz, por me përmbajtje të lartë. Ai është një himn që bën thirrje për kushtrim e për vetëmohim, që për interesat e larta të atdheut e të popullit të japim edhe jetën po ta lypë nevoja.

Kushdo që ka bërë betimin ushtarak emocionohet, merr dhe çliron energji të paimagjinueshme, merr frymëzim e përgjegjësi të lartë patriotike e atdhetare dhe bëhesh më i përgjegjshëm, më aktiv, më i vendosur, më burrnor e më guximtar për të vepruar në emër të Atdheut, të popullit e të kombit. Prandaj, për sa më sipër kemi të drejtë të themi se betimi ushtarak është i shenjtë dhe si i tillë nuk duhet të shkelet për asgjë e në çfarëdolloj kushtesh e rrethanash që mund të ndodhesh. Të gjithëve na kujtohen episode nga filmi “Ballë për ballë” që kulmojnë me ultimatumin që i jep Xheleznovit komandanti i bazës detare shqiptare kur i drejtohet: Xhelenov ti kërkon të ikësh fshehurazi, por unë do të godas e do përfundosh në fund të detit. Dhe këtë guxim e vendosmëri komandanti shqiptar e merrte veç të tjerash edhe nga formula e betimit ushtarak. Para viteve ‘90-të dita e betimit ushtarak konsiderohej si ditë feste, ushtarëve u jepej hallvë dhe organizoheshin dhe zhvilloheshin aktivitete masive kulturore, artistike, sportive si dhe zhvilloheshin gara për zbërthimin dhe mbërthimin e armëve të këmbësorisë etj.

Të gjitha këto nguliteshin fort në memorien e ushtarëve si çaste të bukura e të paharrueshme është rasti të tregoj një episod sa domethënës po aq edhe humoristik.

Ishte marsi i vitit 1987 dhe në një repart të një Brigade në Lushnjë u zhvillua betimi ushtarak. Komandanti i repartit, i ndjeri Shkëlqim Cufi në respekt të komandës së Brigadës e të disa kuadrove të shtabit të kësaj Brigade në fund të ceremonisë së betimit shtroi një koktejl duke na e shtruar me konjak të markës “Skënderbeu” dhe me llokume.

Mbasi pija e konjakut e bëri efektin e vet, një nga oficerët pjesëmarrës në këtë koktejl i ndikuar nga efekti i alkoolit filloi të fliste e të dërdëlliste ca si shumë. Një kolegu i tij që ish ulur pranë tij mbasi e vuri re gjendjen e tij në mënyrë provokuese e ngacmon dhe i thotë: “ti po të jesh burrë e zbraz pistoletën këtu para komandës së Brigadës”. Dhe tjetri pa e zgjatur fare dhe me një gjakftohtësi të çuditshme nxjerr pistoletën nga këllëfi dhe si triumfator qëllon tre herë në ajër. Të gjithë u befasuam nga ky veprim aventurier, por në mënyrë të veçantë komandanti i Brigadës, i cili në kulmin e revoltimit çohet në këmbë dhe e godet oficerin në parakrah dhe nuk pushonte së kritikuari shkaktarin e kësaj ngjarjeje. Dhe kur e pashë se kolegu im nuk pushonte me fjalët më fyese ndaj oficerit ndërhyjnë duke iu drejtuar në emër: Epo boll o Petraq edhe ti të shkretën se problemin nuk e zgjidhim këtu, këtë çështje do ta analizojmë në parti dhe atje do të mbajmë qëndrim të rreptë. Por për çudi ndërhyrja ime e bëri esëll oficerin e ngjarjes, i cili gati duke mu lutur më tha: më mirë të më qëllojë komandanti me pëllëmbë se sa të analizohem me parti, aman të lutem mos e bëj këtë shoku komisar. E solla këtë shembull për të treguar se atëherë, edhe çështje të tilla gati aksidentale vlerësoheshin shumë e jo më të dezertoje. Prandaj ju sugjeroj që nëpërmjet shërbimeve tona sekrete ushtarake dhe shtetërore në bashkëpunim me autoritetet britanike të kapen dezertorët, të sillen në Shqipëri dhe të ndëshkohen sipas ligjit. Ndryshe nuk mund të frenohet ky fenomen si dhe kriza moralo-psikologjike, që ekziston në radhët e ushtrisë sonë.

Nga Pali NITO