BREAKING NEWS

E rëndë/ Të shtënat me armë që lanë tre të plagosur mes tyre dhe dy efektivë Policie, Ardi Veliu dhe Tonin Vocaj bëjnë lëvizjen urgjente. Blindohet zona, zbarkojnë RENEA dhe FNSH

E rëndë/ Të shtënat me armë që lanë tre
x

Opinion / Editorial

Dhimitër Ilo Mazniku, veprimtari që punoi për arsimin në Vërnicë të Dibrës

Dhimitër Ilo Mazniku, veprimtari që punoi për arsimin në

- Me rastin e 161 vjetorit të lindjes-

Dibra ka qënë djepi nga kanë dalë shumë njerëz të shquar të dijes që kanë vënë aftësinë dhe mençurinë e tyre në shërbim të komunitetit që i përkasin. I tillë përmendet ndër shumë të tjerë edhe Dhimitër Ilo Mazniku, lindur në Vërnicë të Gollobordës-Dibër, në vitin 1860 në fisin Mazniku. Mbasi mbaroi shkollën fillore në vendlindje, emigroi në Selanik ku punon me babain e tij si shumë bashkatdhetarë të tjerë dibranë. Dhimitri mbaroi gjimnazin në gjuhën frënge dhe ra në kontakt me një organizatë që punonte për pavarësi nga Perandoria Osmane. Më pas Dhimitri u detyrua të largohej në Sofje aty ku qenë strehuar shumë bashkatdhetarë që përndiqeshin nga autoritetet turke. Pasi mbaroi universitetin për mësuesi me rezultate të larta u emërua si mësues në qytetin e Dibrës e më pas kryemësues në shkollën “Otjecparasi” në Sofje. Rezultatet e mira në punë bënë që në vitin 1909 të emërohet inspektor arsimi në Metropoline e Dibër-Kërçove. Krijimi i shteteve mbi baza etnike në Ballkan si: Bullgaria, Serbia e Greqia u shoqërua me të drejtën e tyre për të hapur shkolla për të krishterë që jetonin në territoret turke, por që flisnin gjuhën e tyre. Në krahinën e Dibrës shteti bullgar kishte hapur shkolla në gjuhën bullgare për të krishterët e qytetit të Dibrës dhe fshatrave, kurse për myslimanët dhe kolonët turq, qeveria turke kishte hapur Mejtepet (shkolle fetare) mbas mbarimit të së cilave mësuesit më të talentuar ndiqnin studimet e larta në Selanik apo Stamboll. Shkollat e hapura në gjuhën bullgare administroheshin nga metropolia e Dibër-Kërçovës. Zhvillimin dhe aktivitetin e tyre të ligjshëm qeveria bullgare e mbronte me anë të një inspektori arsimi, i cili kontrollonte mbarëvajtjen e tyre sipas programeve të miratuara nga qeveria bullgare. Krijimi i shteteve mbi bazë etnike në Ballkan u shoqërua dhe me lindjen e nacionalizmave, të cilat në një krahine të Dibrës në të cilën kishte përzierje etnish sillnin probleme të panjohura deri në atë kohë. Popujt e Ballkanit historikisht kishin jetuar ne Perandori fillimisht Romake, Bizantine e me pas Turke. Banoret lëviznin në hapësira pa kufizim dhe vendoseshin aty ku gjenin kushte më të mira jetese. Dibra ishte e banuar kryesisht me shqiptarë, por aty gjeje dhe të krishterë që flisnin bullgarisht, të tjerë që e quanin veten maqedonas, fshatra të banuar me turq që flisnin turqisht, myslimanë që flisnin shqip, por dhe myslimanë që flisnin bullgarisht, të krishterë që flisnin bullgarisht sikundër dhe të krishterë që flisnin shqip. Veç qytetit të Dibrës që kishte hapur shkollë që nga viti 1840 ku mësues ka qenë veç Dhimitrit dhe një banor tjetër i Vërnicës, Kipro Veljanov në vitet 1876-1877, shkolla ishin hapur dhe në fshatrat e Dibrës si Rajqica, Drenok, Selce, Lukovo, Jabllanica, Modric, Sebisht, Erbele, Kercishte, Oboki, Banisht e Vermice. Dhimitri si intelektual që zotëronte gjuhën shqipe, bullgare, greke, turke e frënge arriti të zbuste marrëdhëniet e acaruara midis Metropolitit e Pashait që ndikonin në punën e shkollave e marrëdhëniet midis komuniteteve. Ai u bë figure e dashur për shqiptarët, sllavët e turqit të cilët historikisht kishin jetuar së bashku në ato troje në mirëkuptim pa shqetësuar njëri-tjetrin. Rroli paqëtues i individëve të kalibrit si Dhimitër Ilo Mazniku pa dyshim që luanin rol pa mohuar dhe rolin edukues të mësuesve, por edhe të predikuesve të fesë qofshin myslimanë apo të krishterë.

Në Sofie të Bullgarisë në vitin 1898 ishte krijuar shoqata “Vllazëria Dibrane” ku kontribut të madh kishte dhënë dhe Dhimitër Ilo Mazniku. Objekti i saj ishte të mbronte të drejtat e komunitetit Dibran nq ushtrimin e riteve fetare, në përdorimin e gjuhës, shkollimin dhe ndihma për të vobektit. Për një farë periudhe Dhimitri ishte drejtues i kësaj shoqate, e cila botonte dhe një gazetë me titull “Zëri i Dibrës”. E veçanta e saj ishte që anëtar i saj mund të bëhej çdo dibran pavarësisht nga gjuha apo feja dhe etnia. “Të gjithë jemi dibranë”, thoshte Dhimitri.

Në vitin 1910 Dhimitri punoi diplomat në ambasadën bullgare në Budapest të Hungarisë, dhe në vitet 1928-1929 e gjejmë në Tiranë në përfaqësinë bullgare në Shqipëri. Shteti bullgar që në krijimin e tij mbajti qëndrim dashamires ndaj shqiptarëve që punonin e jetonin ne Bullgari dhe me krijimin e shtetit shqiptar, Bullgaria ishte ndër të parat shtete që e njohu atë. Ndarja nga jeta në gusht 1930 dëshpëroi të gjithë dibranët që e njihnin e që nuk ishin të paktë. Të rrallë janë njerëzit që u del jeta për të lënë një emër të mirë. E pra Dhimitër Ilo Mazniku në 70 vitet e jetës së tij, arriti të lerë kujtime të mira në sajë të veprave që arriti të realizonte.