BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Opinion / Editorial

Dhuna mbi ekonominë

Dhuna mbi ekonominë

Ekonomia jonë mund të dhunohet dhe pa shkatërruar dhe djegur ndërmarrje, fabrika apo dyqane. Dhuna mbi ekonominë nga protestat me flakëhedhëse dhe me bomba molotov të opozitës së votuar është e pafjalë dhe e pazhurmshme. Nga ana tjetër, dhuna mbi ekonominë është edhe tejet e vështirë të dallohet. Po ashtu edhe të matet. Ndoshta paraqitet e vështirë edhe thjesht për t’u kuptuar, por ama tregohet po aq mizore për qytetarët e këtij vendi. Pse i godet ata në atë që u dhemb më shumë sot: në gjasat për vende të reja pune dhe në të ardhurat e munguara për ekonominë e të gjithëve. Po pse, mund të pyesë shumëkush, ç’punë kanë protestat me të ardhurat e munguara në buxhetin e shtetit, në thesin e të gjithëve? Po, kanë. Dhe shumë. Nga kjo klimë e idhët, e tensionuar dhe e pasigurtë, e gatshme të shpërthejë në konflikt të fortë, familjet shpenzojnë më pak. Bizneset investojnë më pak. Të huajt sipërmarrës që planifikonin të rrezikonin kapitalet e tyre këtu nuk vijnë më. Ose presin për ditë më të qeta. Vetëm për periudhën shkurt-prill 2019, të ardhurat nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), taksë që mat pulsin e konsumit të një vendi, janë 8.8 milionë euro më pak.

Me këtë ritëm dhe këto protesta gati të përditshme në maj dhe qershor, ritmi i rritjes së ekonomisë sonë mund të përgjysmohet. Dhe kjo është e rëndë. Është e rëndë që në vend të rritemi ekonomikisht me 4 përqind, kjo rritje bie fort. Kjo do të thotë mbi 200 milionë euro më pak, pasi prodhimi i përgjithshëm bruto i vendit është diçka mbi 10 miliardë euro. Kjo do të ishte gjysma e së keqes, nëse protestat do të ndaleshin këtu. Me dëmin e shkaktuar deri tani. Që është edhe kështu kolosal. Por protestat duket se do të vazhdojnë. Dhe do të sjellin (sikurse kanë filluar të sjellin) me dhjetëra deri edhe qindra milionë euro më pak në prenotime e vizita të turistëve të huaj, që kishin vendosur të vinin të shikonin Shqipërinë, por që flakëhedhëset dhe bombat molotov mbi shkallët e Kryeministrisë apo në hyrjen e Parlamentit po i bëjnë të mendohen mirë. Dhe nëse protestat do të vijojnë, do t’u thonë jo pushimeve në Shqipëri. Për një ekonomi si kjo e jona, e varur fort nga të ardhurat nga turimi, kjo përbën një goditje mizore. Turizmi dha vjet 1 miliardë e 400 milionë euro. Këtë vit mendohej se do të rritej sërish me shifra dyshifrore. Por veprimtarët turistikë tek ne kanë filluar të shqetësohen. Kanë nisur refuzimet e para të prenotimeve. Arsyeja: pranvera dhe vera shqiptare parashikohen të jenë të tejnxehta jo vetëm nga dielli, por edhe nga trazirat politike. Dhe askush nuk dëshiron të rrezikojë kokën për t’u dëfryer, në një vend me pasiguri të theksuar politike. E si mendojmë ne se do të na rritet sërish turizmi, kur nëpër botë po shpërndajmë vetëm foto dhe filmime me flakë, tym dhe gjëmime bombash molotov të filmuara nga të gjitha mediat ndërkombëtare?

Po rrezatojmë vetëm tension dhe pasiguri? Edhe vetë Parisi, kryeqyteti i turizmit, nga protestat e jelekëverdhëve humbi me miliona turistë gjatë muajve të fundit dhe me dhjetëra miliarda euro. Flakët e së shtunës 11 maj, por edhe shashkat mbi ndërtesën  e Policisë së Shtetit më 13 maj, kanë dëmtuar fort imazhin e vendit. Duke sjellë jo vetëm stepjen dhe mosardhjen e investuesve të huaj. E shtrirë në kohë, kjo gjendje pasigurie të larte gati në shpërthim konflikti po sjell pakësimin e kredisë së bankave për bizneset dhe qytetarët. Po sjell tkurrjen e investimeve të rëndësishme të huaja dhe vendase. Praktikisht rritja e përgjysmuar ekonomike, me vijimin e protestave dhe thellimin e gjendjes së pasigurisë, do të goditej edhe më shumë. Mund të sillte ndaljen e rritjes ekonomike të vendit, që do të përbënte një fatkeqësi ekonomike për të gjithë shqiptarët. Dhe përse do të shkaktohej e gjitha kjo? Vetëm nga loja e papërgjegjshme politike në vend. Dhe a e di kush ndonjë politikan i yni se ç’do të thotë të të bëhet rritja ekonomike e vendit zero? Do të thotë të humbasim 400 milionë euro. E kemi gjithë këtë luks ne, një vend i varfër, me ekonomi tejet të brishtë dhe me njerëz që duan të ikin sa sytë këmbët nga vendi i tyre?

Nga Fatos ÇOÇOLI